Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. • Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. • Daçiç ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. • Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policer Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur. • Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviç ka vdekur prej plagëve të marra. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar raportin e mediave serbe se një shqiptar ka vrarë një efektiv serb. • Kurti në një konference për media ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. • Kurti po ashtu ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast. • Arrestohet shoferi i cili drejtonte makinën që transportonte autorin e dyshuar të vrasjes së policit serb në Serbi. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb në Serbi dhe me një telegram ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.
6 artikuj për këtë temë.
GJERMANI- Autori i dyshuar për vrasjen e policit serb në Serbi, Artan Hajrizi ka reaguar lidhur me gjetjen e pasaportës së tij në vendngjarje. Me një video-call nga Gjermania, Hajrizi mohon të ketë qenë autori i vrasjes ditën e djeshme të policit Nikolla Krsmanoviq.
Sipas Hajrizit, ka qenë vëllai i tij Faton Hajrizi i cili i ka vjedhur dokumentet dhe pasaportën. Në video Hajrizi tregon pamjet nga stacioni policor në Gjermani, ku thotë se ka deklaruar atje dokumentet e vjedhura.
Hajrizi deklaron se nuk ishte në dijeni që vëllai i tij i kishte vjedhur pasaportën.
“Nuk kam qenë unë aty në momentin e vrasjes.” insiston Hajrizi.
Gjithashtu kur u pyet nëse do ti dërgonte një mesazh publik të vëllait ai tha: Fatonin vetëm të vdekur mund ta gjeni se i gjallë ai nuk dorëzohet. Nuk dua t’ia di se ku është sepse çdo gjë e kisha pritur nga ai, por që do të më vidhte dokumentet jo.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb në Serbi. Më një telegram Vuçiç ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.
“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”.
Vuçiq e quajti atë hero dhe tha se nuk e harrojnë sakrificën e tij ndaj detyrës.
“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegram.
Mbrëmë pas mesnate një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij.
SERBI- Arrestohet shoferi i cili drejtonte makinën që transportonte autorin e dyshuar të vrasjes së policit serb në Serbi. Shoferi H.M është ndaluar nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme teksa dy policë kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, dhe e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. Njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke goditur zyrtarin Nikolla Kërsmanoviç në gjoks i cili ndërroi jetë, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit e lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Ndërkohë autori i vrasjes është ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tij.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar raportin e mediave serbe se një shqiptar ka vrarë një efektiv serb. Kurti në një konference për media ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. Kurti po ashtu ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.
“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së. Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, tha Kurti.
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.
Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiç ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.
Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policer Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviç ka vdekur prej plagëve të marra. Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikoptërë./REL