LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë nënën në spital, autori e priti jashtë pallatit, 10 të shoqëruar

•Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha) ishte nën vëzhgimin e vrasësit të tij. •Autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit, duke qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit. •Pak minuta pasi Papa ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës. •Arsyeja se përse biznesmeni kishte ardhur në Tiranë ishte nëna e tij. Ai kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për ta vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.• Që prej momentit të vrasjes, policia ka shoqëruar në komisariat për të ju marrë dëshminë e tyre të paktën 10 personave, dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës.•Për të zbardhur ngjarjen, janë ngritur 2 pista hetimi që kanë të bëjnë me vrasje që mund të kenë lindur për trafikimin e lëndëve narkotike dhe po ashtu edhe vrasje për çështjen e pronave apo dhe të bizneseve pasi 49-vjeçari njihej si biznesmen ndërtimi, dispononte disa prona, por edhe një hotel në Sarandë.•Edmond Papa jetonte prej disa kohësh në Britani të Madhe. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ I shtrirë në mes të lokalit, dalin pamjet pak minuta pas atentatit ndaj Edmond Papës në Tiranë

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë
Edmond Papa

TIRANË-Kjo është fotoja pas vrasjes së Edmond Papës brenda një lokali në Selitë. Viktima u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, i cili hapi zjarr ndaj tij duke e vrarë me 9 plumba, e më pas u largua me vrap në rrugicat e lagjeve. 

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë

Edmond Papa nga Saranda, i cili u ekzekutua një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, rezulton se ka ndërruar mbiemrin nga Hoxha në Papa. 49-vjeçari, Edmond Papa dyshohet se e ka ndërruar mbiemrin gjatë kohës që ka jetuar në Greqi.

Papa rezulton se është pronar i hotel 'Blue Sky', si dhe kishte një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit Papa në Tiranë, Policia ngre 2 pista hetimi, shoqërohen në komisariat 10 persona

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë
Edmond Papa

TIRANË- Policia ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë 10 personave, dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës. Për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa janë ngritur 2 pista hetimi që kanë të bëjnë me vrasje që mund të kenë lindur për trafikimin e lëndëve narkotike dhe po ashtu edhe vrasje për çështjen e pronave apo dhe të bizneseve pasi 49-vjeçari njihej si biznesmen ndërtimi, dispononte disa prona, por edhe një hotel në Sarandë.

Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë një rikthim të grupit hetimor për të bërë dhe një kqyrje tjetër në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një person të maskuar të cilin nuk kanë mundur që ta identifikojnë pasi ka qenë me kapuç në kokë. Personi që i mori jetën Edmond Papës, e priste 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. Viktima kishte mbërritur të premten në Tiranë së bashku me të ëmën e tij, të cilën e kishte sjellë në kryeqytet për vizitë mjekësore. Papaj kishte shkuar tek banesa e vëllait të tij në zonën e Selitës. Ai kishte zbritur tek lokali poshtë pallatit për të konsumuar kafe.

Por vrasësi, i cili e priste aty pranë, shikonte të gjitha lëvizjet e Edmond Papës. Sapo 49-vjeçari hyri brenda lokalit, edhe vrasësi shkoi brenda ambienteve të këtij biznesi. Ai iu afrua deri pranë tavolinës dhe e qëlloi mbi 6-7 herë me pistoletë. Më pas u largua në këmbë nëpër rrugica. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga grupi i hetimit thonë se vrasësi kishte ardhur në këmbë dhe u largua po në këmbë. Ai mbante në kokë një kapuç, çka për momentin është i paidentifikueshëm.

3 VITE ME PARE

Sot do vizitonte nënën në spital! Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autori po e priste në këmbë para pallatit

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeç, i cili u vra ditën e djeshme në zonën e Selitës, kishte ardhur bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë. Por 'detyra' e tij nuk u çua deri në fund. Ai gjeti vdekjen, brenda lokalit që ndodhet në lagjen e vëllait të tij, në banesën e së cilit la mamanë pak minuta para se të ndodhte krimi i rëndë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit. Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit. Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.

Edmond Papa kishte prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur "Blue Sky" në qytetin bregdetar. Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

3 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë, kjo është makina luksoze "G Class" e Edmond Papas

Vrasja e biznesmenit/ Erdhi në Tiranë për të sjellë
"Mercedes-Benz G-Class" i Edmond Papas

TIRANË- Ky është mjeti luksoz, i tipit "Mercedes-Benz G-Class" në pronësi të 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në atentatin në Tiranë. 

Makina luksoze shihet e parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua 49-vjeçari. Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën "Fadil Bodinaku", në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të personit me inicialet V. Sh..

Autori, ende i paidentifikuar kishte vënë një kapuç për të mos u parë nga personat që ishin në lokal. Në momentin që Papa hyri në lokal dhe porositi kafenë, autori u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.

Policia tashmë ka kryer sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të kryer zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Edmond Papa ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur "Blue Sky" në qytetin bregdetar. Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

ekzekutohet edmond papa edmond papa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet