LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3 persona, nën hetim anglezi dhe një shkodran, policia në ndjekje të 'të fortit'

• Në atutomjetin tip “Land Rover Defender”, në të cilin hipi personi që vrau biznesmenin dhe eksponentin politik Ardian Nikulaj, ndodheshin tre persona. Këto detaje janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur automjetin përgjatë fshatit Kukel. • Dyshimet janë që motori që autori përdori në krim, është futur gjithashtu në këtë mjet, megjithatë verfikimet janë në proces sipër. Gjithashtu po shqyrtohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në disa lagje të Shkodrës, që njihen për praninë e personave me precedentë penalë. • Policia ka rënë në gjurmët e një të ‘forti’ të përfshirë në vrasje të bujshme në Veri të vendit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por raportohet se ai është pikasur nga kamerat e sigurisë teksa udhëton me motor dhe i veshur me ‘uniformën’ që mbante autori ditën e vrasjes. • Nën hetim është edhe një shtetas anglez që u largua me urgjencë nga Shqipëria, sapo pa ekzekutimin e Nikulajt, pasi ndodhej në lokal në ato çaste. Pronari i hotelit ka rrëfyer se ai trembur, por autoritetet shqiptare dyshojnë se anglezi ka shërbyer si informator.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO: Vajza e Ardian Nikulajt poston pamjet prekëse të të atit: Fluturo lart ëngjëlli im i bukur, do na mungosh!

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Ardian Nikulaj

LEZHË- Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë brenda biznesit të tij në Shëngjin, ka publikuar një video prekëse të të atit. Në rrjetin e saj social "TikTok", Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i lindjes së të atit. 

Ky i fundit me tortën përpara duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë, si shenjë falenderimi për duartrokitjet. Ndërsa videon e bija e ka shoqëruar me këngën "See you again", ndërsa i ka bërë edhe një dedikim të shkurtër: Fluturo lart ëngjëlli im i bukur, do na mungosh bab'! 


Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gjakmarrja përfshin edhe të huajt! Anglezi shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj, erdhi dhe ndihmoi për ELIMINIMIN e Ardian Nikulajt

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Ardian Nikulaj

LEZHË- Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt dyshohet se ka ardhur nga Britania e Madhe. Nga disa javë hetimet, Policia e Lezhës ka arritur në përfundimin se urdhëri ka ardhur nga jashtë, e dyshohet se ka lidhje me gjakmarrjen, duke përjashtuar pistat e tjera për motive politike, të shkuarën kriminale apo konkurrencë në biznes. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNeës" se motori tip “Skuter”, me të cilin autori u largua pas krimit, dyshohet se është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës. Ndaj dhe deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.

Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen, por prezenca e shtetasit anglez në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se ai ka lidhje me ngjarjen. Qëndrimi i tij në zonën e Shëngjinit ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit. Pikërisht ky person mendohet se është ai që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Po ashtu, në rrugë operative është mësuar se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj, por e vizitonte Shqipërinë për herë të parë. I huaji është shok fëmijërie me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj, si pasojë e gjakmarrjes së dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë. Gjithsej nga të dy familjet kanë humbur jetën 5 persona, përfshirë edhe biznesmenin. Ndaj për të mësuar më shumë lidhur me rolin e të huajit në ngjarje, Policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t'i sekuestrohet aparati i telefonit për të zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer ditën e krimit.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT” në hotelin e tij, ndërsa në vitin 2000 i ishte vrarë vëllai, Pëllumb Nikulak. Nga ana tjetër janë vrarë Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, lirohet turistët, nuk kanë lidhje me vrasjen e biznesmenit

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Ardian Nikulaj

TIRANË- Vrasja e biznesmenit të njohur Ardian Nikulaj ende s'ka autor. Kur kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi, grupi hetimor ende s'ka pikasur autorin, i cili dyshohet se ishte i paguar. Teksa hetimet vijojnë, mesditën e sotme policia gjeti makinën dhe shoqëroi 2 turistë të huaj të cilët thanë se kanë marrë një shtëpi me qira në Kukel dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Por, pas intervistimit ata u lanë të lirë, pasi u konfirmua se nuk kishin lidhje me ngjarjen. 

Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit dyshohet se ka shërbyer si informator. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi anglezi, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Nuk kthehem më kurrë në Shqipëri”/ Çfarë tha anglezi që pa vrasjen e Nikulajt, hetuesit letërporosi drejt Anglisë

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Ardian Nikulaj

TIRANË- Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka shërbyer si informator në vrasjen e Ardian Nikulajt, është shprehur se nuk do të shkelë më në Shqipëri. Siç raportohet, në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi anglezi, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.

Shkak është bërë fakti që ka parë me sytë e tij ekzekutimin e një personi. Megjithatë, dyshimet për përfshirjen e tij janë ended he hetimet vijojnë. Shteti shqiptar ka nisur një letërporosi dhe po kërkon të bjerë në kontakt me turistin e huaj që dyshohet se organizatorëve të atentatit u ka shërbyer si informator.

Anglezi është larguar menjëherë pas vrasjes nga Shëngjini. Ai ka shkuar në Rinas, por rrugës ka ndërruar dy taksi gjë që ka futur në dyshimet hetuesit. Me taksinë e parë, anglezi ka shkuar deri në Fushë Krujë, aty ku ka marrë taksinë e dytë. Më pas ka mbërritur në Rinas, aty ku i ka hipur avionit dhe ka fluturuar për në vendin e tij.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Nikulajt, policia bie në gjurmët e të ‘fortit’ të përfshirë në vrasje, kamerat e pikasën në Kryebushat me uniformë dhe motor

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Ardian Nikulaj

TIRANË- Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj, por ende nuk është zbardhur roli i tij. Pamjet filmike të marra nga kamera të ndryshme sigurie, në data e orë të ndryshme pikasin një person që lëviz i veshur me rroba policie në Kryebushat të Shkodrës. Pamja e tij është identike me atë të personit që shfaqej në videon që tregonte ekzekutimin e Nikulajt. Një tjetër detaj që e përforcon këtë pistë është edhe fakti që ai lëviz me motor, njësoj si autori i ngjarjes.

Sipas të dhënave jo zyrtare, Panorama shkruan se policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrëa kanë nisur verifikimet e lëvizjeve të një personi që dyshohet i përfshirë në një nga atentatet më të bujshme të ndodhura në qytetin verior, më shumë se një dekadë më parë. Detajet në lidhje me këtë person, i cili doli i pastër nga akuzat që iu bënë për vrasjen e asokohshme, nuk janë bërë publike për shkak të hetimeve.

Pista kryesore ku u fokusuan hetimet ishte ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve që kishte pasur viktima. Edhe pse Nikulaj nuk ka qenë ndonjëherë i hetuar apo i akuzuar për vrasje, Policia e Lezhës, për tri ditë me radhë kërkoi të binte në gjurmë të ndonjë personi të familjes Lekstakaj në dy fshatra të Lezhës, por në fakt ata rezultojnë që nuk kanë hyrë në Shqipëri prej shumë e shumë vitesh. Ata e kanë akuzuar publikisht Nikulajn se u ka vrarë dy familjarë.

Po ashtu edhe një familje tjetër, me mbiemër Kolndreu, që u tha se ishin konfliktuar fizikisht me Nikulajt, refuzuan të ishin pjesë e kësaj ngjarjeje dhe madje kërkuan që t‘i përgjigjen edhe sipas Kanunit familjes së viktimës.  Priten dëshmi të tjera nga ana e familjarëve të afërt të viktimës, por edhe të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Në mjetin ku hipi vrasësi i Nikulajt ndodheshin tre persona, e gjithë Shkodra në ‘lupën’ e autoriteteve

Vrasja e Nikulajt/ Në “Land Rover Defender” ndodheshin 3
Mjeti ku hipën autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, “Land Rover Defender”

SHKODËR- Në atutomjetin tip “Land Rover Defender”, në të cilin hipi personi që vrau biznesmenin dhe eksponentin politik Ardian Nikulaj, ndodheshin tre persona. Këto detaje janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur automjetin përgjatë fshatit Kukel.  Dyshimet janë që motori që autori përdori në krim, është futur gjithashtu në këtë mjet, megjithatë verfikimet janë në proces sipër.

Modeli i rrallë i kësaj makine do të bëjë që hetuesit ta kenë më të lehtë verifikimin e saj, kështu që janë duke u verifikuar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugët që mund të ketë përshkruar ajo. Gjithashtu po shqyrtohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në disa lagje të Shkodrës, që njihen për praninë e personave me precedentë penalë.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet