LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi kontrollon rendin. OSBE-ODIHR: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës! Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore (REAGIMET)

• Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkëmbi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie. • Lidhur me tragjedinë kanë reaguar edhe Kryedemokrati Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, OSBE dhe figura të tjera politike. • Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një akt kriminal të shëmtuar dhe një tjetër provë e pasigurisë së thellë që mbizotëron në vend dhe kërkoi që drejtësia të veprojë me dënimin më të rreptë ndaj autorit të krimit. • Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit Kalaja. • Po ashtu edhe Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes së gjykatësit të ndjerë dhe ka kërkuar masë maksimale ndaj agresorit. • Kryeministri theksoi se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi. • Demokrati e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë. • Sakaq, Bardhi kërkoi dënim maksimal për autorin dhe porositësit e krimit dhe u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministres së Brendshme Albana Koçiu të japin menjëherë dorëheqjen, për shkak të dështimit në garantimin e sigurisë në gjykata. • Po ashtu edhe Prezenca e OSBE-së ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë dhe e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës. • Ata kanë shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin drejtësinë në vend përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

16 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prokurori i Përgjithshëm: Cenim i thellë i shtetit ligjor, të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Olsian Çela

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pasi mori tre plumba në kraharor, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat.

Në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, “e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor”.

“Prokurori i Përgjithshëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha aspektet. Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja makabër e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon KLGJ: Ky akt cënon themelet e shtetit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit pasditen e sotme. KLGJ shkruan se ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit te së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat. Më tej shkruhet se KLGJ dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave.

REAGIMI:

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ ILD: Të angazhohemi në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
ILD

TIRANË- Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Me anë të një deklarate ILD shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. ILD gjithashtu thekson se tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik.

Reagimi i ILD:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe plagosja e dy qytetarëve nga të shtënat me armë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit e këtij akti kaq të rëndë.

Tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik. Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë.

Në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe çdo instancë shtetërore ligjzbatuese duhet të angazhohemi pa humbur kohë në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë, që ushtron detyrën në emër të ligjit. Duke shprehur solidaritetin me trupën gjyqësore, inkurajoj çdo gjyqtar e çdo prokuror, që përtej ngjarjes së rëndë, të vazhdojë detyrën duke zbatuar ligjin./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasjen e gjyqtarit/ Delegacioni i BE-së: Dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal! Nevojë urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
foto ilustruese

TIRANË- Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalasë teksa ishte në detyrë. Me anë të postimi në rrjetet sociale, EUDEL dënon fuqimisht këtë ngjarje kriminale dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Kalaja.

Gjithashtu EUDEL shkruan se ky rast tragjik thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave.

Reagimi i Delegacionit të BE-së:

EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal. I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Akt i rëndë..."/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon SPAK: Të rritet siguria në gjykata dhe punonjësit e drejtësisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
SPAK

TIRANË- SPAK ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Apelit. Me anë të deklarate SPAK ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja dhe plagosje e dy qytetarëve të tjerë. Gjithashtu SPAK ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të vrarë dhe e konsideron aktin e rëndë si një nevojë emergjente për të rritur sigurinë nëpër gjykata. Ndër të tjera, SPAK kërkon rritje të sigurisë edhe për të gjithë punonjësit e drejtësisë.

Reagimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës.

Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Meta: Akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.

"Ekzekutimi i gjyqtarit në krye të detyrës, Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit është një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues. Ky krim shumë i rëndë, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor nuk është rastësor, por rezultat i inkriminimit të Qeverisë me segmente të krimit, që ka sjellë dështimin për të garantuar rendin dhe sigurinë e jetës.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Kalaja dhe kolegëve gjyqtarë, shpreh bindjen e thellë se zgjimi kombëtar për të mposhtur frikën nga krimi që ka kapur shtetin është e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë e jetës dhe rikthyer shtetin e së drejtës," shkruan Ilir Meta,"/ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Gjykatës së Apelit Tiranë/ Reagon Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë: Sulm ndaj drejtësisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
foto ilustruese

TIRANË- Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë. Me anë të një deklarate, Unioni e ka cilësuar ngjarja e sotme si një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.

Gjithashtu Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore.

Reagon Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë:

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse.

Ky akt barbar përbën sulmin më të egër e të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, ndaj jetës e integritetit të gjyqtarëve, si dhe ndaj vetë rendit kushtetues të shtetit të së drejtës. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve gjyqtarë, duke u gjendur pranë tyre në këtë moment të rëndë humbjeje e tronditjeje të thellë për gjithë trupën gjyqësore.

Ngjarja e sotme është një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon marrjen e menjëhershme të masave konkrete institucionale, për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh në një klimë të përhershme armiqësore ndaj sistemit gjyqësor, e cila prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi. Në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë do të vijojë të kërkojë me forcë respektimin, mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo gjyqtari, që shërben me integritet për drejtësinë dhe shoqërinë.

Gjithashtu, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë siguron të gjithë publikun se, diskursi armiqësor dhe sulmet fizike nuk do të mundin të frikësojnë gjyqtarët në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i shërbyer publikut, duke i ofruar drejtësi, për të cilën dha jetën e tij, në krye të detyrës gjyqtari, babai, familjari e njeriu i mirë, kolegu ynë i paharruar Astrit Kalaja./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon ministri i Drejtësisë: Akt i rëndë kriminal

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur babë e bir. Me anë të postimi në rrjetet sociale, Lamallari dënoi aktin kriminal dhe e cilësoi kapërcim të vijës së kuqe cenimin dhe sulmin ndaj njerëzve të drejtësisë. Gjithashtu ai shprehu edhe ngushëllimet për familjen e gjyqtarit. Në fund, Lamallari nënvizoi se Ministria e Drejtësisë qëndron në krah të institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i ministrit të drejtësisë:

Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë e që shteti do ta mbrojë me vendosmëri e me çdo çmim.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që sulme si ky dhe i asnjë forme tjetër të cënojnë besimin e publikut te drejtësia e as të errësojnë përpjekjet tona të vijueshme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Paralelisht me nevojën e rishikimit e sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje në Kodin e ri Penal, për të cilin tashmë kemi nisur konsultimin publik. Armëmbajtja pa leje si vepër penale nuk do të trajtohet më siç është trajtuar deri më sot.

Siguria e njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë. Asnjë akt kriminal si ky i sotmi nuk do të mundet kurrë të frikësojë drejtësinë e as misionin e magjistratëve. Ministria e Drejtësisë qëndron në krah të institucioneve të drejtësisë.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, për të afërmit, kolegët e tij dhe për të gjithë trupën gjyqësore. I uroj shërim të shpejtë dy personave të tjerë të mbetur të plagosur nga ky akt kriminal. U prehsh në paqe i nderuar gjyqtar Kalaja!/Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Astrit Kalasë/ Reagon Gjykata e Lartë: Garantimi i sigurisë fizike të gjyqtarëve, përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur, babë e bir. Me anë të një deklarate, Gjykata e Lartë thekson se garantimi i sigurisë fizike të gjyqtarëve, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore. Gjithashtu Gjykata e Lartë nënvizon se çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor.

DEKLARATË E TRUPËS GJYQËSORE TË GJYKATËS SË LARTË

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare. Në një shtet të së drejtës, gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar në ushtrimin e detyrës së tij, jo vetëm nga pikëpamja fizike e infrastrukturore, por edhe përmes një klime publike të respektit dhe përmbajtjes në gjuhën që përdoret ndaj figurës së tij. Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor.

Gjykata e Lartë vlerëson se garantimi i sigurisë fizike e institucionale të gjyqtarëve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, reagon KLP: Të tronditur nga ngjarja e rëndë, goditi sistemin e drejtësisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë. Për këtë ngjarje makabër ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në reagim, KLP shprehet se janë të tronditur nga ngjarja që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Më tej thuhet se vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës.

Reagimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi.

Në këto çaste zie, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke shprehur solidaritetin e plotë me gjithë trupën e drejtësisë.
Kjo tragjedi na kujton domosdoshmërinë e një uniteti të fortë institucional dhe përgjegjësie të përbashkët shtetërore, për të mbrojtur çdo përfaqësues të drejtësisë që shërben në emër të ligjit./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit/ Reagon Albana Koçiu: Policia nuk ka asnjë përgjëgjesi për ngjarjen

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Ministrja e Brendshme ka dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu thekson se forcat e Policisë së Shtetit në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave. Gjithashtu ajo thotë se  forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë: Jemi thellësisht të tronditur, është një ngarje ALARMI për sigurinë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Foto ilustruese

TIRANA- Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë, ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë. Mes tyre ka reaguar edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila e ka cilësuar këtë ngjarje si një alarm serioz për nivelin e sigurisë në institucionet e drejtësisë dhe më gjerë.

Dhoma e Avokatisë theksoi se janë të tronditur thellësisht nga kjo ngjarje, duke shtuar se duhet të jetë nje thirrje alarmi per sigurinë, e jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarve dhe prokurorëve e më tej. 

Reagimi:

Te tronditur thellesisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambjentet e gjykates te Gjyqtarit te Gjyjates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i percjell familjes ngushellimet me te thella . Kjo ngjarrje eshte gjithashtu nje goditje per te gjith sistemin e drejtesise  dhe shtetit te se drejtes.  Kjo ngjarrje, per kedo eshte nje thirrje alarmi per sigurine, se pari te jetes dhe shendetit te kolegeve, gjyqtarve dhe prokuroreve dhe njekohesisht nje thirrje edhe per avokatet per thellimin e punes per ndergjegjesimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per c’ka atyre ju takon ligjerisht dhe per pritshmerite ne  proceset ku ata perfaqesojne palet./ Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

"Ngushëllime vëllazërore familjes"/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Edi Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbasditen e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, babë e bir. 

Me anë të një postimi në "X", Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe ka kërkuar masë maksimale ndaj agresorit. Gjithashtu Kryeministri theksoi se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike.

"Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore," tha Rama. 

7 MUAJ ME PARE

"Ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci"/ Gazment Bardhi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ministrat të japin dorëheqjen

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas së rëndë në Gjykatën e Apelit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë.

Gjithashtu Bardhi kërkoi dënim maksimal për autorin dhe porositësit e krimit dhe u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministres së Brendshme Albana Koçiu të japin menjëherë dorëheqjen, për shkak të dështimit në garantimin e sigurisë në gjykata.

Postimi i plotë:

Tronditëse ngjarja e rëndë kriminale në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ky akt i pashoq është prej atyre që të lënë pa fjalë. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të gjyqtarëve dhe profesionistëve të drejtësisë, apeloj që autori i këtij akti shokues të marrë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të jap vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit, për pasojë sot është dita për një reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Kjo është ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu që janë titullarët e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë në gjykata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e tyre të punës.

Një gjyqtar/prokuror në detyrë nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do pamundësonte ushtrimin e lirë dhe pa frikë prej tyre të detyrës së shenjtë të dhënies së drejtësisë. Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndëshkuar maksimalisht këtë akt të rëndë që ky akt i paprecedentë të mos kthehet në normalitet./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Dënojmë me forcë këtë akt"/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon OSBE: Sulmi i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
foto ilustruese

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, OSBE e ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë dhe e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës. Gjithashtu ata kanë shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin drejtësinë në vend përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Reagimi i plotë

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë. Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Akt i shëmtuar dhe kriminal”, reagon Berisha për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Krimi kontrollon rendin, kërkoj dënim maksimal për autorët

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit/ Berisha: Krimi
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal të shëmtuar dhe një tjetër provë e pasigurisë së thellë që mbizotëron në vend. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha kërkoi që drejtësia të veprojë me dënimin më të rreptë ndaj autorit të krimit, si dhe ndaj çdo personi tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë apo porositës i kësaj ngjarjeje tragjike.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar këtë akt si një goditje ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike.

Reagimi i Sali Berishës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.
Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

sali berisha edi rama astrit kalaja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë