LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e vrau! Kamerat e sigurisë zbuluan autorët, Velo e largoi Boden me Audi

• Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. • Andrew Bode bashkëpunoi me Albano Velon për vrasjen e biznesmenit nga Saranda. • Andrew Bode ka emrin e tij të dytë, ndërsa emrin tjetër që përdor është Edvin Bode. • Mban dy emra për shkak të problemeve me drejtësinë. • 44-vjeçari është shpallur në kërki, por mendohet se ka ikur ilegalisht jashtë vendit. • Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar. • Në vendin e ngjarjes ka shkuar me Smart, e më pas është larguar me Audi, së bashku me Velon. Me të mbërritur në Astir ka marrë një taksi dhe ka shkuar në banesën e tij tek Kodra e Diellit. • Të nesërmen është kthyer në vendin e krimit dhe ka marrë Smartin për ta kthyer në vendin që e kishte marrë me qera. • Vrasja e Papës mendohet se është për hakmarrjen e Aleksandër Sadikajt, por nuk përjashtohet dhe mundësia që të jetë porositur.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Djali i tij mori pjesë në vrasjen e Papës, efektivi Dilaver Velo është kallëzuar nga PD-ja për shpërdorim detyre

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Albano dhe Dilaver Velo

TIRANË- Efektivi i policisë Dilaver Velo, i cili është babai i Albano Velos, rezulton të jetë kallëzuar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre. Velo është në listën e efektivëve të kallëzuar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre në kallëzimin për zgjedhjet e 25 prillit. Ky kallëzim është bërë më 7 prill të 2021.

Tashmë, efektivi Velo është pezulluar nga detyra, pasi djali i tij dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës.

Në kallëzimin e depozituar, PD ka akuzuar Velon për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal.

“Shtetasit e mësipërm kanë shkelur Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor nëpërmjet: Intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të anëtarëve të Partisë Demokratike të zhvillojnë aktivitetet e parashikuara prej tyre në Njësitë Administrative 4 dhe 8, duke i kërcënuar këta të fundit me sanksione administrative/penale. Vizitave dhe intimidimit me anë të punonjësve të administratës shtetërore të pronarëve të bar/kafeve ku Partia Demokratike ka zhvilluar takime, duke i kërcënuar që në rast se lejojnë mbledhje në të ardhmen do të gjobiten nga organet e tatimeve dhe policisë. Kërcënimi me anë të telefonit apo personalisht nëpërmjet punonjësve të administratës shtetërore të aktivistëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të opozitës me qëllim që të largohen nga veprimtaria në këtë parti dhe të mos ushtrojnë të qetë të drejtat e tyre ligjore dhe në rast mostërheqje do të përballen jo vetëm me dënime atyre dhe familjarëve të tyre, por dhe me dhunë fizike.”, thuhet në kallëzimin e PD.

3 VITE ME PARE

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Papa, Bode rezulton pronar i një biznesi në Korçë

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Albano Velo dhe Andreë Bode

TIRANË- Andrew (Edvin) Bode, 44-vjeç dyshohet se është ekzekutori i Edmond Papës. Ky person, rezulton se është pronar i një biznesi në Korçë, që merret me import dhe eksport, prodhim dhe shitje të ujit të pijshëm.

44-vjeçari me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Bode, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh, por në Gjendjen Civile është regjistruar me emrin Andrew Bode.

44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Dyshohet se ka ikur nga vendi në mënyre ilegale. Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

3 VITE ME PARE

Në shoqërinë e njëri-tjetrit duke drekuar me miq, FOTOT e dy autorëve të vrasjes së Edmond Papës, shkon dhe me pushime bashkë

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Albano Velo dhe Andrew Bode

TIRANË- Albano Velo dhe Andrew Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Dosja.al ka siguruar fotot e tyre në rrjetet sociale, teksa darkonin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të dy ata, sipas informacioneve, janë miq të afërt të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e

Fillimisht dyshohet të dy janë hakmarrë për shokun e tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë të paguar për vrasjen e bërë tek Komuna e Parisit.

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e

Për vrasjen e Papës, 30-vjeçari Velo është vënë në pranga në Rinas, pasi po kthehej nga Franca, ku ishte larguar vetëm 4 ditë pas atentatit në një lokal në Tiranë. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, Andreë Bode, 44-vjeç, i njohur edhe me emrin Edvin. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Ky është Andrew Bode, i riu që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Edmond Papa dhe Andrew Bode

TIRANË- Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Bode, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh. Por në Gjendjen Civile është regjistruar me emrin Andrew Bode.

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Andrew Bode

44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Dyshohet se ka ikur nga vendi në mënyre ilegale. Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

3 VITE ME PARE

Zbulohet emri i vrasësit të dytë të Edmond Papës/ Andrew Bode shkoi me Smart për të ekzekutuar, të nesërmen u kthye në vendin e krimit. Askush s'e pa...

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që e
Albano Velo, Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Zbulohet emri i personit të dytë, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa. Bëhet fjalë për Andrew Bode, 44 vjec i lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Burime nga "TvKlan" bëjnë me dije se Bode mban edhe një emër tjetër, por me emrin e lartpërmendur është regjistruar në Gjendjen Civile. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar. Ashtu si dhe Albano Velo ishte larguar drejt Francës për të humbur gjurmët e tij. 

Bode së bashku me Velon u filmua nga kamerat e sigurisë së një lavazhi afër vendngjarjes, teksa shfaqet me një makinë tip Audi, të cilën Albano Velo e dërgoi për ta larë. Kjo makinë me shofer 30-vjeçarin është përdorur për ruajtjen e lëvizjeve të biznesmenit si dhe për të marrë ekzekutorin, Andreë Bode pas krimit brenda lokalit në zonën e Komunës së Parisit. Teksa Velo e priste me Audi, Bode ka shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë tip Smart, që e kishte marrë me qeea. 

Pasi ka qëlluar mbi Edmond Papën, është larguar me Audin e drejtuar nga Velo, kanë udhëtuar së bashku në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e Astirit. Më pas, Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e Kodrës së Diellit.

Të nesërmen, më 17 Nëntor, ai është kthyer sërish në vendin e krimit dhe pa rënë në sy ka marrë makinën tip Smart. Deri më tani, dyshohet se vrasja e Papës është bërë për hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në atentatin me tritol të Qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Bode dhe Velo rezultojnë të kenë njohje me Sadikajn, deri më tani dyshohet se janë miq të ngushtë, por nuk dihet rrethanat sesi janë njohur. Megjithatë përveç miqësisë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë paguar për vrasjen e biznesmenit.

ekzekutohet edmond papa andrew bode arrestohet albano velo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet