LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Bie motivi i hasmërisë, Policia zbardh ngjarjen: Arrestohet autori, krimi për shkaqe pronësie!

•Policia ka zbardhur këtë të martë vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, ngjarje e regjistruar një ditë më parë në Kurbin. •Mamli u gjet i pajetë nga banorët e zonës në një copë tokë të sapohapur në një zonë pyjore, teksa në trupin e tij u konstatuan 3 plumba. • Dy ishin pistat ku po hetonte policia, hasmëria dhe një konflikt pronësie, dhe në përfundim të hetimeve ka rezultuar se shkaku i vrasjes është për motive pronësie. •Policia sqaron se është vënë në pranga dhe autori i krimit Dashnor Tota 53-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur një konflikt pronësie me viktimën. •Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. •Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Ja kush është 67-vjeçari që u ekzekutua për çështje pronësie dje në Kurbin

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Bie motivi i hasmërisë, Policia
Dod Mamli

KURBIN- Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit.

Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.

Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. 

1 VITE ME PARE

Ekzekutoi 67-vjeçarin në Kurbin për motive pronësie, vihet në pranga autori

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Bie motivi i hasmërisë, Policia
Pamje nga vendi i ngjajres

KURBIN- Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin, Dodë Mamlin në Kurbin.  Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.

Njoftmi i Policisë:

Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Bie motivi i hasmërisë/ Zbardhet vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, Policia: Identifikohet autori, ngjarja për shkaqe pronësie

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Bie motivi i hasmërisë, Policia
Pamjet

KURBIN- Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin është zbardhur ditën e sotme. Bëhet me dije se autori i vrasjes së të moshuarit Mamli është identifikuar me emrin Dashnor Tota. Ndërkohë që ka rënë motivi i vrasjes për arsye hasmërie, pasi sipas policisë shkaku i vrasjes është për shkaqe pronësie. 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë. 

Njoftimi i Policisë:

Kurbin Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri, të 67-vjeçarit, në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00 të datës 24.02.2025, se një shtetas ishte vrarë me armë zjarri në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Për hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe me specialistët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit D. T., i cili dyshohet se për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin D. M. Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën dhe po kryhen veprime të tjera hetimore me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Shoqërohen mbi 10 persona nga policia, dy pista hetimi të hapura në lidhje me ngjarjen

Vrasja e Dod Mamlit në Kurbin/ Bie motivi i hasmërisë, Policia
Pamje nga vendi i ngjajres

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë të Laçit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje nga policia. Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Policia po monitoron të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autorëve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre. Më tej bëhet me dije se nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se viktima ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.

Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras. Pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë.

dod mamli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet