LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit nuk ndalen, sulmojnë shtëpinë e kryetarit të Komunës

 • Franca ka parë natën e pestë të trazirave, me përleshje të rënda midis policisë dhe rebelëve në qytetin jugor të Marsejës. • Rreth 719 persona u arrestuan gjatë natës, nga më shumë se një mijë një natë më parë. • Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka përshëndetur një natë "më të qetë" dhe ka vlerësuar 45,000 oficerët e policisë të vendosur. • Rebelët në një periferi jugore të Parisit sulmuan shtëpinë e kryetarit lokal dhe qëlluan me raketa gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. • Trazirat filluan pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, Nahel, në periferi të Parisit të Nanterre të martën.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kancelari Scholz shpreh “shqetësim” për trazirat në Francë

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman shprehu sot “shqetësimin” e tij për trazirat e vazhdueshme në Francë, të cilat çuan në anulimin e një vizite zyrtare në Gjermani nga presidenti francez Emmanuel Macron.

"Ne kemi lidhje miqësore me Francën dhe jemi një çift që sigurohet që Bashkimi Evropian, i cili është kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë, kështu që sigurisht që po e shikojmë me shqetësim" atë që po shpaloset në vend,"- tha Olaf Scholz, një intervistë në televizionin publik ARD.

"Jam plotësisht i bindur se kreu i shtetit francez do të gjejë mjetet për të përmirësuar shpejt situatën,"- shtoi ai.

Protestat e dhunshme shpërthyen fillimisht në Paris dhe më pas në qytete të tjera pasi një adoleshent me origjinë afrikano veriore vdiq nga plagët e marra kur një polic qëlloi mbi të ndërsa ai refuzoi të ndalonte makinën e tij. Viktima i identifikuar me emrin, Nahel u varros të shtunën pas një ceremonie fetare në xhaminë e zonës Nanterre, në periferi të Parisit. Trazirat e shkaktuara pas vrasjes së tij u dënuan nga i gjithë spektri politik, ndërsa kryeministrja Elizabeth Bourne i quajti protestat dhe dhunën në vend, "veprime të papranueshme". 

 

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë/ Macron takim URGJENT me anëtarët e qeverisë

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
Emmanuel Macron

PARIS- Franca po përjeton trazira pas vrasjes së 17-vjeçare, ndaj edhe presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar një takim me qeverinë e Francës. Sipas njoftimit të Presidencës, pjesë e takimit do të jetë kryeministrja Elisabeth Bourne, ministri i Brendshëm Gerald Darmanen dhe ministri i Drejtësisë Eric Dupont-Moretti.

Protestat e dhunshme shpërthyen fillimisht në Paris dhe më pas në qytete të tjera pasi një adoleshent me origjinë afrikano veriore vdiq nga plagët e marra kur një polic qëlloi mbi të ndërsa ai refuzoi të ndalonte makinën e tij. Viktima i identifikuar me emrin, Nahel u varros të shtunën pas një ceremonie fetare në xhaminë e zonës Nanterre, në periferi të Parisit. Trazirat e shkaktuara pas vrasjes së tij u dënuan nga i gjithë spektri politik, ndërsa kryeministrja Elizabeth Bourne i quajti protestat dhe dhunën në vend, "veprime të papranueshme". 

3 VITE ME PARE

Të frymëzuara nga trazirat në Francë, arrestohen 6 adoleshentë në Zvicër gjatë protestave

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
foto ilustruese

ZVICËR- Gjashtë adoleshentë u arrestuan pas trazirave në qytetin zviceran të Lozanës, të frymëzuar nga trazirat në Francë, tha policia zvicerane më 2 korrik. Më shumë 100 të rinj raportohet se dëmtuan dyqanet në qendër të qytetit zviceran.

Edhe pse intensiteti i dhunës ishte ndjeshëm më i ulët sesa në Francë, edhe në Lozanë u hodhën gurë dhe u thyen xhamat e objekteve gjatë natës. Një dyqan atletesh është dëmtuar veçanërisht shumë. Përveç gjashtë të rinjve, në qytetin frëngjishtfolës zviceran u arrestua edhe një i rritur.

Ndërsa, në Francë u regjistrua nata e pestë radhazi e trazirave pas vrasjes së një 17-vjeçari nga një polic gjatë një ndalimi trafiku. Vetëm gjatë natës së fundit, në Francë u arrestuan gati 800 persona, ndërsa një natë më parë ishin arrestuar 1.311 të tjerë. Një zjarrfikës duke shuar flakët e një makine të ndezur nga protestuesit në Nanterre të Francës, më 2 korrik 2023.

“Duke u bërë jehonë të ngjarjeve dhe trazirave që shpërthyen në Francë, më shumë se 100 të rinj u mblodhën në qendër të Lozanës dhe dëmtuan bizneset”, -tha policia e Lozanës në një deklaratë.

Dhuna filloi “pas disa thirrjeve në rrjete sociale”, tha policia dhe “disa xhama dyqanesh u thyen”.

“Në shumë raste, oficerëve të policisë u desh të shpërndanin të rinjtë agresivë, të maskuar, që po gjuanin me gurë dhe koktej Molotovi”, tha policia.

Rreth 50 policë u dislokuan për shpërndarjen e të rinjve. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Të arrestuarat ishin tri vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeçe – një boshnjake, një portugeze dhe një shtetase somaleze; tre djem të moshës 15 deri në 17 vjeç – një shtetas zviceran, një gjeorgjian dhe një shtetas serb; si dhe një zviceran 24 vjeç.

“Mjaft qartë, ajo që del nga ajo që kemi parë është se këta të rinj gjatë natës u frymëzuan nga situata në Francë”, tha një zëdhënës i policisë së Lozanës për AFP.

Pierre-Antoine Hildbrand, këshilltari i Lozanës që mbajti konferencën e sigurisë, i tha transmetuesit publik zviceran RTS se “asgjë nuk i justifikon këto përpjekje të organizuara për t’i plaçkitur dyqanet”. /REL

3 VITE ME PARE

VOA: Francë, bie intensiteti i trazirave

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
Foto ilustruese

Në Francë ka rënë intensiteti i protestave të dhunshme, pasi dhjetëra mijëra policë u nxorën në rrugë në të gjithë vendin. Trazirat filluan pas vrasjes nga policia të një adoleshenti me origjinë afrikano-veriore të martën. Rreth 45,000 policë, përfshirë njësitë speciale, u nxorën në rrugë në tre qytetet Paris, Lion dhe Marsejë krahas automjeteve të blinduara dhe helikopterëve.

Autoritetet shtuan masat e sigurisë në zonën më të njohur të Parisit, ‘Champs Elysees’ pas thirrjeve në rrjete sociale për mbledhjen e demostruesve në sheshin e famshëm.

Rruga, zakonisht më e vizituara nga turistët, ishte e mbushur me forca sigurie që kryenin kontrolle. Në fasadat e dyqaneve u vendosen dërrasa për të parandaluar dëmtimet dhe plaçkitjet e mundshme.

Të rinjtë e ndaluar nga policia në ‘Champs Elysee’ thanë se ishin të zemëruar me policinë pas vrasjes së 17-vjeçarit, i qëlluar nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku të martën në periferi të Parisit, Nanterre.

“Personi që u vra ishte adoleshent dhe për këtë arsye po dalin në protesta më shumë adoleshentë. Ne e mbështesim këtë lëvizje sepse kjo që po ndodh është e padrejtë”, tha një vajzë e maskuar që nuk pranoi të identifikohej.

“Imagjinoni sikur kjo t'i kishte ndodhur vëllait tim, në rrugë, sepse ai nuk pranoi të ndalonte. Dua të them se ne nuk jemi të sigurt këtu. Duhet të jemi të sigurt me policinë, por kemi frikë prej tyre. Nuk është normale”, tha një tjetër vajzë me maskë që foli gjithashtu në kushte anonimiteti.

Protestat e dhunshme shpërthyen fillimisht në Paris dhe më pas në qytete të tjera pasi një adoleshent me origjinë afrikano veriore vdiq nga plagët e marra kur një polic qëlloi mbi të ndërsa ai refuzoi të ndalonte makinën e tij. Viktima i identifikuar me emrin, Nahel u varros të shtunën pas një ceremonie fetare në xhaminë e zonës Nanterre, në periferi të Parisit.

Por, jo të gjithë pajtohen me demonstruesit. Banorët e qytezës L'Hay-Les-Roses, rreth 10 km në jug të Parisit, dënuan dhunën e përdorur nga protestuesit që vuri në shënjestër edhe rezidencën private të kryetarit të bashkisë.

“Mbrëmë, protestuesit e dhunshëm, të cilët kishin qëllim të sulmonin dhe plaçkisnin bashkinë, por nuk mundën për shkak të barrierave, përfunduan duke sulmuar shtëpinë e kryetarit të bashkisë, Jeanbrun”, tha Pierre, banor i qytetit.

“Ata po thyejnë gjërat pasi duan të përhapin terror, të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur dhe të përpiqen të rrezikojnë vendin. Por nuk mendoj se ata e kishin në shënjestër një individ apo një kryebashkiak të caktuar”, tha Marie Kristina, banore e L'Hay-Les-Roses.

Presidentja e rajonit Ile-De France që përfshin këtë qytet dhe Parisin, u shpreh e bindur se protestave të dhunshme po u vjen fundi.

“Jam e bindur se dhuna do të ulet në ditët në vijim. Të gjitha trupat, forcat që janë në terren po punojnë për ndërtimin e një sigurie të re në rajon, ndaj kam shumë besim. Ajo që po ndodh është dhunë e madhe e një grupi të vogël njerëzish që janë të organizuar dhe trajnuar shumë mirë dhe që duan të sfidojnë qeverinë. Por shteti nuk do të dorëzohet dhe ne do të luftojmë”, tha Pecresse.

Ministria e Brendshme tha se 1,311 persona ishin arrestuar mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën u arrestuan edhe 200 persona të tjerë./VOA

Trazirat konsiderohen si një goditje për imazhin e Francës e cila do të organizojë Lojërat Olimpike në vitin 2024.

Presidenti Emmanuel Macron shtyu një vizitë shtetërore në Gjermani që do të fillonte të dielën për të trajtuar atë që tani konsiderohet si kriza më e rëndë për qeverinë e tij që nga demonstratat e dhunshme në fund të vitit 2018.

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë! Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë nga policia: Po e përdorin Nahelin si justifikim

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
protesta

FRANCË- Pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë nga policia ka bërë thirrje për qetësi. 

"Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat. Po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”,- tha gjyshja.

Ndër të tjera ajo tha se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

3 VITE ME PARE

Trazirat për vrasjen e 17-vjeçarit! Irani thirrje Francës t'i japë fund trajtimit të dhunshëm të protestuesve

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
protesta

IRAN- Irani i bëri thirrje qeverisë franceze që t'i japë fund trajtimit të dhunshëm të popullit të saj, pas një vale trazirash të shkaktuara nga vrasja e një adoleshenti nga policia, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani në Twitter u kërkoi gjithashtu qytetarëve iranianë të "përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në Francë" dhe u tha atyre që ndodhen atje të shmangin "zonat e konfliktit", duke paralajmëruar "situatën e pasigurt dhe të paparashikueshme".

“Ne rekomandojmë qeverinë franceze dhe policinë që t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të protestuesve dhe të tregojnë përmbajtje, duke shmangur çdo dhunën. Qeveria franceze duhet të ndalojë trajtimin e dhunshëm të qytetarëve të saj duke respektuar parimet njerëzore, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të demonstruar në mënyrë paqësore,” -tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.

3 VITE ME PARE

Vazhdojnë trazirat në Francë, sulmohet shtëpia e një kryetari komune

Vrasja e 17-vjeçarit nga Policia/ Kaos në Francë! Protestuesit
Proteste

FRANCË- Protestuesit e rinj vazhduan përleshjet me policinë në Francë deri në orët e hershme të mëngjesit të 2 korrikut. Në natën e pestë të trazirave të shkaktuara nga vrasja e një adoleshenti nga një zyrtar policor, protestues sulmuan shtëpinë e një kryetari komune me një makinë të djegur.

Megjithatë, në përgjithësi, raportuar se intensiteti i dhunës ishte më i ulët, në krahasim me netët e mëparshme. Policia njoftoi se gjatë natës janë arrestuar 719 persona – në krahasim me 1311 arrestime një natë më parë – në mbarë vendin, pas dislokimit masiv të forcave të sigurisë me synimin për t’i shtypur trazirat më të ashpra sociale në Francë në vitet e fundit.

Kjo krizë, e cila u përhap me shpejtësi, paraqet një sfidë të re për udhëheqjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si dhe po ekspozon pakënaqësitë e thella për diskriminim në lagjet më të varfra. 17-vjeçari Nahel, vdekja e të cilit nxiti trazirat, u varros të shtunën në një ceremoni myslimane në qytetin e tij të lindjes Nanterre, në periferi të Parisit.

E përderisa nata binte mbi kryeqytetin francez, një turmë e vogël e njerëzve u mblodh në Champs-Elysees për një protestë për vdekjen e Nahelit dhe kundër dhunës policore. Kjo turmë u përball me qindra oficerë që ruanin rrugën dhe butikët e saj luksoz, si Cartier dhe Dior.

Në një lagje më pak luksoze të Parisit verior, protestuesit hodhën breshëri fishekzjarrësh dhe ndezën zjarre si barrikada. policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Një makinë e djegur goditi shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, l'Hay-les-Roses, gjatë natës. Disa shkolla, stacione policie dhe dyqane janë djegur dhe vandalizuar gjatë ditëve të fundit, por një sulm i tillë personal në shtëpinë e një kryetari komune është i pazakontë.

Përleshjet mes protestuesve dhe policisë shpërthyen në Marsejë, por u shfaqën më pak intensive se përleshjet e një nate më parë, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës. Një kontingjent i përforcuar i policisë arrestoi 55 persona atje.

Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur. Por, ky veprim ka zemëruar më tej ata që e shohin sjelljen e policisë si shkakun e krizës aktuale në Francë.

Trazirat ndikuan në agjendën diplomatike të Macron. Zyra e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se Macron telefonoi të shtunën për të kërkuar një shtyrje të asaj që do të ishte vizita e parë shtetërore e një presidenti francez në Gjermani në 23 vjetët e fundit. Macron ishte planifikuar të udhëtonte për në Gjermani më 2 korrik.

Qindra policë dhe zjarrfikës francezë kanë mbetur të plagosur nga trazirat që shpërthyen pas vrasjes së Nahelit, megjithëse autoritetet nuk kanë publikuar shifrat për të plagosurit në mesin e protestuesve. Në Guajanën franceze, një 54-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një plumb qorr.

Më 1 korrik, ministri i Drejtësisë i Francës, Dupond-Moretti, paralajmëroi se të rinjtë që shpërndajnë thirrje për dhunë në platformën Snapchat ose aplikacione të tjera mund të përballen me ndjekje penale. Macron ka fajësuar rrjetet sociale për nxitjen e dhunës.

Dhuna vjen pak më shumë se një vit para se Parisi dhe qytetet e tjera franceze të presin atletët olimpikë dhe miliona vizitorët për Lojërat Olimpike verore. Organizatorët thanë se po e monitorojnë nga afër situatën, ndërsa përgatitjet për garën po vazhdojnë.

Në një varrezë në majë të kodrës në Nanterre, qindra njerëz qëndruan përgjatë rrugës më 1 korrik për t'ia dhënë lamtumirën Nahelit. Nëna e tij, e veshur me të bardha, hyri brenda varrezave pranë një xhamie mes duartrokitjeve dhe shkoi drejt varrit. Shumë nga burrat ishin të rinj, arabë ose me ngjyrë, që vinin për të vajtuar një person, për të cilin thoshin se lehtë mund të kishin qenë vetë ata.

“Historia e Nahelit është çakmaku që ndezi gazin. Të rinjtë e pashpresë e prisnin. Na mungojnë strehimi dhe vendet e punës, dhe kur kemi [punë], pagat tona janë shumë të ulëta”, tha Samba Seck, një punëtore transporti 39-vjeçare në periferinë e Parisit, Clichy-sous-Bois.

Këtë javë, nëna e Nahelit i tha televizionit France 5 se ishte e zemëruar me oficerin që qëlloi djalin e saj në një ndalesë trafiku, por jo me policinë në përgjithësi.

“Ai pa një fëmijë të vogël me pamje arabe. Ai donte t'ia merrte jetën”, tha ajo. Familja e Nahelit ka prejardhje nga Algjeria.

Një video, ku shihet momenti i vrasjes së tij, shfaq dy oficerë në dritaren e makinës, njëri me armën drejtuar shoferit. Kur adoleshenti lëvizi përpara, oficeri qëlloi një herë përmes xhamit të përparmë. Oficerit të akuzuar për vrasjen e Nahelit iu ngrit një akuzë preliminare për vrasje të qëllimshme.

Trembëdhjetë persona që nuk respektuan ndalesat e trafikut ishin qëlluar për vdekje nga policia franceze gjatë vitit të kaluar dhe tre të tjerë këtë vit. Këto raste kanë nxitur kërkesat për më shumë përgjegjësi nga ana e policisë. Në Francë ishin zhvilluar protesta masive kundër dhunës policore dhe padrejtësisë racore edhe pas vrasjes së George Floyd nga policia në Minesota të SHBA-së.

Marrë nga REL

proteste ne france

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet