LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë, arrestohet bashkëshorti për dhunë, Policia: E kërcenonte me thikë

• Bedrie Loka, e cila vrau veten katër ditë më parë, duke konsumuar fotoksinë ka pasur presion nga bashkëshorti i saj. • Xhemal Loka është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi është zbuluar se ai i bënte presion dhe dhunonte 41-vjeçaren. • Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste. • 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. • Fillimisht kushërira e së ndjerës ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social TikTok. • Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr. • Sot në Tiranë është mbajtur një protestë sensibiluzuese kundër dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale. 

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës: Ishte më e shkëlqyera

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Foto ilustruese

TIRANË-Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës. Këngëtarja Zajmina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti.

Këngëtarja ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zajmina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

 

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, fqinji: Ishin familje e mirë, nuk kam dëgjuar për sherre mes çiftit

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,

DURRËS- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka reagime të shumta kanë dalë duke shprehur shokimin e madh për këtë ngjarje. Në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares ka reaguar edhe fqinji i saj, Ylber Xhulja. Sipas dëshmisë së fqinjit viktima ishte një grua e mirë dhe shumë punëtore.

"Ishte grua e mirë, shumë punëtore. Ishin familje e mirë," deklaroi fqinji i 41-vjeçares.

Ai tha se bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi dhe se nuk kishte dijeni për sherret mes çiftit. Më tej fqinji shtoi se kishte dëgjuar për rastin e TikTok por nuk i kishte parë kurrë vetë.

“Ishte emigrant, si unë. Vinte ikte. Rrinte disa kohë. Nuk kam dëgjuar për sherre. Nuk kishin asnjë konflikt. Ishin njerëz të thjeshtë. Fëmijët iu rritën. Kisha dëgjuar fjalë për sherrin për Tiktok-un, por se kisha parë. Fjalët kisha dëgjuar,” shtoi fqinji.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

2 VITE ME PARE

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Sonila Meco

Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën nisim sërish “të ëndërrojmë” humnerën e tjetrit. Gjithnjë e më të paktë shohin punën e tyre, gjithnjë e më të paktë pasurojnë ditën përtej “reels”-ave të rrjeteve sociale, edhe më të paktë gjejnë motivimin tek aftësitë e tyre kur leku nuk respekton më meritën a talentin dhe më të paktët fare, një grusht arrijnë të ushqejnë orët e panginjura të jetës me kënaqësi shpirtërore.

Konsum, konsum, konsum, komercializim i ekzistencës deri në detajet më private, ekzibicionizëm i një luksi të shfrenuar, sensacionalizim i banales, të gjitha i kemi pasur meny ditore bashkë me të mirat e rrjetit, por të tërhequr në mënyrë virale më së shumti nga skandalozja, përçudnimi, dhunimi.

Ndjekës të pafundmë, si konsumatorë të dalldisur e dehur pas virales, pa një gllënjkë empatie, pa shpirt, pa zemër, por vetëm me “stomak” të uritur për zhurmë, reklamë, famë, parà, idhuj. Por më të zellshëm janë “haters”, urryesit, ata, që edhe nëse kanë të drejtë teksa kritikojnë e nuk bien dakord me dikë, nuk mjaftohen. Duan ta shpërbëjnë, shkatërrojnë, mallkojnë, fyejnë, denigrojnë, ta njollosin, murosin, gurosin, ta shkelin, rrjepin, shqyejnë tjetrin me “lirinë” e pafundme, që garanton rrjeti, anonimati, mjeti shpërndarës, gjurulldia e pakontrollueshme e një shoqërie me institucione të lodhura, të shembura. Dhe këtu nuk është veç “liria e pafundme” e rrjetit, që shkakton viktima, por thelbi i ndyrë njerëzor, që keqpërdor lirinë edhe sikur me pikatore ta ketë.

Një nënë 41-vjeçare e katër fëmijëve vret veten, e bullizuar në TikTok nga adresa anonime. Tmerr!

Por nuk ka si të jetë tjetër shoqëri ajo e para vetëvrasjes së Bedries dhe një tjetër pas.

Kush skandalizohet tani nga ngjarja (dhe me të drejtë) kishte motive të forta për t’u skandalizuar edhe para saj. Me po të njëjtin mllef, me po të njëjtin kut moral, me po të njëjtin pasion.

Sepse aty, nga i njëjti “mejdan”, që kryqëzoi Bedrien ushqehet përditë e më e pangopur një shoqëri e tërë, pleq pa pensione; fëmijë pa kontroll prindëror; adoleshentë nën presione hormonesh; bashkëshortë, që shtrihen me kurriz e flirtojnë secili në llogarinë e vet deri ndaj të gdhirë; nëna të dëshpëruara nga suksesi me temina i të tjerave; baballarë të demoralizuar nga “burra” të aftë të shijojnë jetën (në TikTok); të rinj në kriza identiteti nga bollëku prej “punëve” me bereqet të moshatarëve në rrjet; të divorcuar të zhgënjyer nga paaftësia për të mbajtur familje të sheqerosura Instagrami; profesionistë të shkurajuar nga monetarizimet e sfidave të të papunëve në TikTok; prindër të dorëzuar ndaj modeleve “të suksesit” prej nga frymëzohen bijtë e bijat; nxënës të inkurajuar të diskreditojnë mësuesit, që ende kërkojnë detyra shtëpie; gra e burra të zhytur në përroin psiqik të “challenge”-ve, rutinave dhe videove selfie; manjakë të eksituar nga “bujare” e “bujarë” imazhesh në kufij pornografikë pa asnjë kufizim; xhelozë e inatçorë të stimuluar nga çdo formë anonimati dhe në fund, por jo e fundit, inteligjenca artificiale e gatshme për të çmontuar e përdhosur imazhet e atyre, që “u hanë shpirtin” përdoruesve të rrjetit me e pa të drejtë…

Të gjitha ishin edhe dje, edhe një orë pas vetëvrasjes së Bedries dhe do të jenë aty.

Ndaj t’i kërkosh sot qeverisë të ndalë tik-tok-un si fajtorin e vetëvrasjes së një nëne të bullizuar është si historia e Ksanthit të lashtësisë greke, që premtoi të pinte detin teksa i dehur vinte bast me kapitenin e rojeve. Por kur i doli pija e kuptoi ç’kish bërë i kërkoi ndihmë Ezopit të shpëtonte nga zotimi se do të pinte detin nëse humbte. Dhe Ezopi i sugjeroi të deklaronte se vërtetë pati premtuar, se do të pinte detin, por jo dhe ujin e lumenjve, shiut, a ujëvarave, që derdhen në të. “Ndajini dhe ndalini ato dhe unë do ta pi detin”, deklaroi më në fund Ksanthi.

Si ta ndash detin (tik-tok-un) nga ushqyesit e tij, që nga “shitësit” e gjithçkaje veç për famë tek mediat, që venerojnë llumin. Se këtu “pas hekurave” nuk duhet të shkojë

tik-tok-u, por i gjithë sistemi, që mban gjallë pjesën kërcënuese, vrastare, përdhunuese të tij. Tik-tok-u ka edhe gjëra të bukura, këshilla të vyera, reagim politik, zell anti-censurues, siç është njëkohshëm mjeti e sheshi favorizues edhe i shkatërrimit shpirtëror, moral e njerëzor për miliona gra e burra të tjerë viktima potenciale. Ama “limfa”, që e ushqen këtë rreth, ajo, që e mban gjallë, nuk është avatari, algoritmi, por shoqëria, që marroset pas mjetit e sheshit për mos t’u ndjerë e përjashtuar, për t’u konformuar, për të plotësuar mangësitë e jetës reale, për t’u konfirmuar edhe pa talent, për të fituar edhe pa meritë, për të triumfuar edhe pa djersë, për t’u respektuar edhe pa vlera, për të “vrarë” këdo urren me dhe pa arsye pa u dënuar kurrë.

Ky skandalizim, që i paraprin ndonjëherë edhe një nevoje për protagonizëm, këto protesta, që i paraprijnë ndonjëherë edhe një nevoje për “të larë” ndërgjegjen kishin po kaq arsye për të ekzistuar edhe para vetëvrasjes së Bedries, por pas tri ditësh do të treten sërish mes përpjekjes për “monetarizim” dhe vëmendje.

Kjo sa i takon reagimit me komandë dhe veç prej tragjedisë.

E sa për Bedrien e gjorë, që la 4 jetimë dhe për të gjithë viktimat potenciale të rrjetit dua t’u kujtoj se teknologjia po sfidon çdo shpirt njerëzor, se me Inteligjencën Artificiale, jo video origjinale, por të sajuara na kanë që sot viktima.

Mund të gdhiheni një mëngjes e të shihni veten protagonist në video të ndyra virale, ku s’keni pasur asnjë lidhje. Mund të shfaqeni perversë, kriminelë, manjakë, aktorë/e pornografikë, hajdutë, sadomazokistë e striptistë/e pa qenë kurrë të tillë, por veç në fantazinë e maskarenjve, që duan t’u bëjnë keq.

Ndaj nuk ka kufinj kjo betejë çnjerëzore e imponuar nga zhvillimi teknologjik. Jemi të gjithë të rrezikuar seriozisht nga mendjet diabolike, xhelozët, armiqtë e të panjohurit, që thjesht s’duan të të shohin mirë.

Por nuk e ndalon dot as mbyllja e tik-tok-ut e as skandalizimi nga i njëjti rrjet ku mbillen edhe fitimet e privilegjet.

Nis e sos me edukimin kjo histori, me ndërgjegjësimin, me kultivimin e njerëzores, më shumë se kurrë, me forcimin e shtetit e institucioneve, shtetit të së drejtës, me mençurimin e maturimin e shoqërisë, rezistencën me mish e shpirt ndaj kaosit vleror e moral prej të cilit askush nuk është imun.

Andaj e përforcoj më shumë së kurrë, kujdes nga skandalizimi me komandë për arsyet e gabuara, sepse prodhon të keqe po aq vrastare sa edhe vetë krimi, por mendjen tek reagimi i përhershëm ndaj modeleve shkatërruese të një shoqërie virtuale me vese reale.

2 VITE ME PARE

Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra: Motrën s’e vrau Tik Tok-u, por bashkëshorti!

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Mahmut Bushi

DURRËS- Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, që u vetëvra disa ditë më parë, për shkak të bullizmit dhe dhunës psikologjike, ka fajësuar kunatin e tij. Duke folur për mediat, Mahmut Bushi ka deklaruar se ka qenë burri i saj, Xhemal Loka, që e ka çuar drejt vetëvrasjes

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai.

Vëllai i 41-vjeçares duke folur sot për mediat, tha se në 23 vite të martuar motra e tij, as 23 minuta nuk i ka pasur të bardha

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë," tha ai.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

2 VITE ME PARE

Një jetë që iku dhe shoqëria e dështuar që mbeti

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka

Vetëvrasja ose vrasja e Bedrie Lokës mëngjesin e 2 janarit në Durrës, është dështimi i shoqërisë dhe institucioneve shqiptare për t'i bërë ballë bullizmit dhe dhunës psilologjike. Në momentin e parë që dikush i kishte publikuar një foto bullizuese në rrjetin social TikTok, 41-vjeçarja vendosi që të bënte denoncim në policinë e Durrësit. Por në atë kohë, policia nuk e pa të arsyeshme që reagonte për mbylljen e llogarive që bullizonin nënën e 4 fëmijëve në Durrës. 

Por veç kësaj, Bedria nuk mori as mbështetjen e familjes së saj dhe bashkëshortit të saj. I dha 4 fëmijë, i qëndronte besnike, kujdesej për familjen dhe e vetmja gjë që kërkonte mbrapsht ishte mbështetja emocionale qe Xhemal Loka e kishte për detyrë ta bënte. Por as këtë nuk e bënte.... E vetmja mënyrë për të ishte dhuna fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Edhe pse dhunues dhe abuzues në jetën reale, Xhemal Loka 'kujdeset' që në rrjetet sociale të shfaqet si një person i pikëlluar. Loka, me anë të veprimeve të tij kishte shtyrë bashkëshorten Bedrie Loka që të vriste veten duke konsumuar fostoksinë ditën e 2 janarit në Durrës.

Ai e kërcënonte me thikë dhe në sy të fëmijëve shpesh i bënte presion duke i thënë se do e vriste. Por në momentin që 41-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve ndërmori vetë hapin e rëndë, që t'i jepte fund jetës për shkak të bullizimeve dhe presioneve të shumta, Xhemali vendosi që të në Facebook, të shprehte dhimbjen e tij. 

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Loka me anë të një postimi në Facebook, ka hedhur fjongon e zezë, që vendoset në rast fatkeqësie. Por ky veprim nuk zhbën të gjitha rastet kur 45-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. 

Por për fat të keq, Xhemal Loka nuk është "burri" i vetëm shqiptar që e bën këtë. Ka me mijëra të tjerë, në familjet shqiptare dhe jo vetëm. Xhemal Loka, nuk ishte burrë e as mashkull nuk ishte. Një burrë nuk fshihet pas krimit të tij me fasada në Facebook.

Një burrë nuk dhunon as fizikisht dhe as psikologjikisht bashkëshorten e tij, duke u fshehur pas një thikë dhe një arme. Vrasjes së Bedrie Lokës duhet t'i shkohet deri në fund. I pari që duhet të dënohet maksimalisht është bashkëshorti i saj, që nuk diti kurrë të jetë bashkëshort dhe as baba.

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, Avokatja e Popullit: Alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Foto ilustruese

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka ka ardhur edhe reagimi i Avokates se Popullit, znj. Erinda Ballanca. Për mes një postimi në "Facebook" Ballancaka ka bërë thirrje për të gjithë komunitetet e platformave të mediave sociale duke u kërkuar që të ndërtojnë një mjedis mbrojtës. Më tej në reagim thuhet se “mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë dhe se duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet në përditshmëri.

"Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës," thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së një gruaje në Shqipëri, si pasojë e fyerjes dhe denigrimit personal në një platformë sociale, ishte thellësisht tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.
Pranimi i një realiteti ku të gjithë kemi ndjeshmëri dhe vulnerabilitet është thelbi i një komuniteti të shëndetshëm, e kundërta është bullizëm! Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës.

Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë, duhet të mbajmë në vëmendje thelbin e humanizmit dhe respektit reciprok. Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen! “Mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë; duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet tona në përditshmëri. Avokati i Popullit bën një thirrje të dedikur për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqi kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Me kokën poshtë momenti i arrestimit të Xhemal Lokës në Durrës

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Xhemal Loka

DURRËS- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i 45-vjeçarit Xhemal Loka në Durrës. Loka ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila 4 ditë më parë ka vrarë veten duke konsumuar fotoksinë. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.

 

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

 

2 VITE ME PARE

Detyroi gruan që të vetëvritej, del fotoja e Xhemal Lokës në Durrës

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Xhemal Loka

DURRËS- Fotoja e mësipërme është e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vetën tre ditë më para në Durrës. Loka u arrestua ditën e sotme nga Policia, pasi u zbulua që ai i bente presion dhe e kërcënonte gruan e tij. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

2 VITE ME PARE

U helmua me fotoksinë, arrestohet bashkëshorti i 41-vjeçares në Durres, Policia: E ka kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Arma

DURRËS- Xhemal Loka, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vetën tre ditë më para në Durrës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Loka u arrestua ditën e sotme nga Policia, pasi u zbulua që ai i bente presion dhe e kërcënonte gruan e tij. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste. Ndërkohë që gjatë arrestimit, i është gjetur në banesë një armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij. 45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, shoqërohet në polici bashkëshorti

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Policia

DURRËS- Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që u humbi jetën duke konsumuar fostoksinë, është shoqëruar në Polici. Sipas policisë ka dyshime se Xhemal Loka ka shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes. Dyshimet janë shtuar edhe pas dëshmisë së vëllezërve të saj, që treguan se ai ishte njeri i dhunshëm dhe agresiv.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizmit në TikTok, vëllezërit e saj: Burri e dhunonte

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Në Tiranë mbahet protestë,
Policia

DURRËS- Vëllezërit e 41-vjeçares që u vetëvra tre ditë më parë në Durrës nga bullizimi në rrjetet sociale, kanë deklaruar se burri i saj ishte konfliktuar. Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë theksuar se kunati jetonte në Greqi dhe dy herë në vit vinte në familje.  

Një prej vëllezërve ka deklaruar se kunati ishte i dhunshëm dhe agresiv.

Ai ashtu është” tha një prej vëllezërve.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve,  3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka xhemal loka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet