LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin, DËSHMITË, e bija: Mami i gjeti babit letra nga një franceze! Aty u bë më keq

•Vajza e Bedrie Lokës që u vetëvra disa ditë më parë në Durrës është marrë në pyetje nga hetuesit për të mësuar detajet që çuan në ngjarjen e rëndë. •Ajo ka dëshmuar se nëna e saj ishte e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjiksht për shkak të sherreve dhe konflikteve në shtëpi. •Madje siç tregon ajo 41-vjeçarja ditët e fundit ka përsëritur disa herë se do të vriste veten pasi nuk mund të përballonte të gjitha situatat e rënda që ndodhnin në familje. •Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. •Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023. •E reja tregon dhe momentin e fundit të komunikimit me nënën e saj, pak para se kjo e fundit të pinte fotoksinë. •Sakaq, vëllai i Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. •Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza. 

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Akuzohet se e shtyu drejt vetëvrasjes, publikohet momenti kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Foto ilustruese

Momenti i videos që shihni është shkëputur nga një prej 3 materialeve që ka administruar prokuroria me dyshimin se 41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jetës më 3 Janar.

I gjithë momenti është filmuar nga djali i vogël i çiftit, i cili ia kishte dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.

Prokuroria thotë se këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë. 

2 VITE ME PARE

“Babi i thoshte mamit ke dashnor”, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të Bedrie Lokës: E goditi me grushte e shqelma 4 ditë para Vitit të Ri

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Foto ilustruese

DURRËS-Fëmijët e mitur të Bedrie dhe Xhemal Lokut rrëfejnë se prindërit e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme. Në dëshmitë e dhëna, ata tregojnë se babai dhunonte mamanë, madje e akuzonte për tradhti.

D. Loka: Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00. Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im.

K. Loka: Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 27 dhjetor, kur ka ardhur babi, krijoi një konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë. i ka thënë mamit lloj lloj fjalësh, i kia thënë do të vras. ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma. Më datë 1 janar pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte nuk do të shkosh te gjyshi. Babi im e shante, e ofendonte me fjalët më të ndyra. I thosh që ke dashnor, i thosh që ti shkon në hotele…

 

2 VITE ME PARE

"Më dhunuan vëllezërit e Bedries"/ Flet vëllai Xhemal Lokut: Nuk e di kush ia hapi Tik-Tokun

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Foto ilustruese

DURRËS-Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të familjes së kunatës së saj. Loku ka mohuar zërat se mund të kenë qenë të përfshirë në hapjen e Tik-Tokut të së ndjerës. Nga ana tjetër ai ka mohuar që të jetë përdorur dhunë ndaj Bedries duke thënë se vëllai i tij nuk ka të bëj me ngjarjen. 

Jam dhunuar nga vëllezërit e Bedries. Bëra denoncim, por s'ma morën në konsideratë. Më dhunuan. S'e di se kush ia hapi TikTok-un. Ne i kemi dhënë kurajo. Asaj i ka dalë një foto me disa fjalë. Ajo më pas ka pirë ilaçet. Në punë, Bedries i janë gjetur ilaçe. Ka qenë një ngjarje para 10 vitesh kjo e 40 mijë eurove. Nuk ka pasur dhunë, asgjë. Ai nuk e ka fshehur telefonin dhe s'e ka fshehur te motra ime. Telefoni u mor te shtëpia e vëllait tim dhe jo te i motrës sime. S'e dimë se kush i deklaron këto gjëra. Ikëm te QSUT, e çuam atje. Ato hapat ia kanë gjetur disa herë ato ilaçe, në xhep apo në punë”.-tha ai. 

 

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Prokuroria: Dhunohej nga burri, kemi gjetur armë dhe fishekë të fshehura në kotecin e pulave

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Bedrie Loka

DURRËS- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak ditë më parë ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jetës Prokuroria e Durrësit ka reaguar në lidhje me hetimet e deri tanishme. Sipas Prokurorirë dyshohet se viktima dhunohej nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka i cili është arrestuar pas ngjarjes.

Këto dyshime nga Prokuroria kanë rezultuar pas deklaratave të marra nga familjarët e të ndjerës dhe nga kqyrja e telefonave celularë. Gjithashtu nga veprimet e të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se  Xhemal Loka ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të 41-vjeçares e cila e çoi në marrjen e një vendimi aq të rëndë.

Gjithashtu në njoftim bëhët me dije se nga kontrollet e kryera në banesë është gjetur e mbështjellë me peshqir në kotecin e pulave një armë dhe 114 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Sipas prokurorisë më datë 05.01.2024, është regjistruar procedimin penal nr. 26, të vitit 2024 për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pasi më datë 02.01.2024, në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Manzë, Durrës, ka mbërritur njoftimi se shtetësja B. L., ka konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë në banesën e saj dhe është dërguar me urgjencë nga familjarët e saj fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës e më pas në Qendrën Spitalore Tiranë”. Me marrjen dijeni për sa më sipër, është realizuar këqyrja e banesës së familjes ku jetonte e ndjera, ku “në katin e parë të banesës janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase. Pavarësisht faktit se gjendej e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare (QSU) “Nënë Tereza” Tiranë dhe nën kujdesin e mjekëve, më datë 03.01.2024, shtetësja B.L. ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore. 

Menjëherë më pas, ky material hetimor është regjistruar si procedim penal dhe nën drejtimin e prokurorisë është bërë e mundur kryerja e veprimeve hetimore nga policia gjyqësore mbi bazën e të cilave u krye ndalimi i të dyshuarit Xh.L., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases B. L., parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje.

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është kqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës … gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.

Për sa më sipër nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është kërkuar të vleftësohet si i ligjshëm ndalimi i këtij shtetasi dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Lidhur me kallëzimin penal të të ndjerës B. L.,rezulton të jetë regjistruar procedim penal për veprën penale të “Falsifikimit kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal dhe hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

2 VITE ME PARE

Xhemal Loka mohon akuzat në gjyq: Më kanë kërcënuar njerëzit e saj, nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Bedrie Loka dhe Xhemal Loka

DURRËS- Bashkëshorti i i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka deklaruar se është kërcënuar nga njerëzit e ish-gruas së tij. Duke folur para gjykatës, Loka ka deklaruar se atë e kanë marrë në telefon anonimisht kur ndodhej në Greqi dhe e kanë kërcënuar. Po ashtu ka thënë se me gruan ka pasur debate vazhdimisht, por jo konflikte që të shkonte në masë ekstreme.

"Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vete. Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim. Më ka kërkuar të qëndroj e të mos largohem pa nisur djalin për Itali, sepse nuk e përballoj dot se duheshin disa dokumente. I kam thënë se do të qëndroj deri me datë 10 janar. Por ti bëj ç’të duash, por ama kur të dalësh të kesh me vete një fëmijë. Nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi. Kurrë nuk kam përdorur armë. Nuk di se çfarë don ajo armë në shtëpinë time," tha ai.

2 VITE ME PARE

‘Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten'/ Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Bënë sherr edhe atë natë kur piu helmin

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Bedrie Loka

DURRËS-  Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës pak ditë më parë. Djali ka deklaruar se babai i tyre ushtronte dhunë ndaj mamasë dhe se një herë ai nga Greqia e ka kërcënuar duke i thënë se ‘unë ty do të bëj të vrasësh veten’. Dhe natën kur 41-vjeçarja i dha fund jetës, sherri mes tyre ka zgjatur për disa orë. 

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain", tregoi djali. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

Nën akuzë se shkaktoi vetëvrasjen e gruas, Gjykata e Durrësit lë në burg Xhemal Lokën

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Seanca gjyqësore për Xhemal Lokën në Durrës ka nisur mesditën e sotme. Loka doli para togave të zeza ditën e sotme ku Gjykata vendosi që të miratonte masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u kërkua nga Prokuroria. 45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

'Fjeti mbi lekët e djalit tim'/ Vjehrra e Bedrie Lokës: Xhemali i fali videon e 'Tik-Tok' dhe 40 mijë eurot, s'ka faj ai

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Vjehrra

DURRËS-  Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41- vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë. Vjehrra tha se djali i saj i kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj. Sipas saj Xhemali i kishte falur Bedries për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë. 

“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe letkët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim", tha ajo. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

'S'e vrau Tik-Tok', dua drejtësi për motrën time'/ Vëllai i Bedrie Lokës: Fëmijët kanë dhënë prova! Kunati u bë shkak

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Bedrie Loka, lajmërim

DURRËS-  Vëllai i 41-vjeçares, Bedrie Loka, Mahmut Bushi deklaroi sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti se shkaktar i vdekjes së motrës së tij është kunati. Ai tha se e motra nuk vdiq nga Tiktok-u, por nga dhuna dhe keqtrajtimet e bashkëshortit të saj.

“Çfarë deklarojnë njerëzit e tjerë, sidomos vëllai i kunatit tim, ia kam lënë drejtësisë. Të dhënat i merrni nga policia e shtetit. Dua drejtësi për motrën time. Unë jam me një vdekje, më ka vdekur tezja. Për këto informacione që jepni, apo dhe vëllai i kunatit tim, nuk e di se çfarë kanë thënë fëmijët. Nëse kanë dhënë mashtrime, të zbardhet e vërteta. Dua të zbardhet e vërteta. Motra ime ka denoncuar rastin e Tiktok-ut edhe në Tiranë. Nëse kunati i motrës time thotë se fëmijët e saj nuk kanë dhënë dëshminë e vërtetë, ju keni të drejtë që t’i drejtoheni policisë. Fëmijët e motrës sime kanë dhënë prova. Shkaktari i vdekjes së motrës sime, është i shoqi i vetë, burri i saj! Burri i motrës time është shkaktuari i vdekjes! Nuk më intereson se ça kanë deklaruar fëmijët. Motra ime nuk vdiq nga Tiktok-u, i lutem medias dhe policisë, pasi nëse është e vërtetë do të dalë në Tiranë dhe do të vrasë veten. Nuk e di se kush e ka hapur Tiktok, duhet të hetohet.”, tha ai. 

2 VITE ME PARE

“Fëmijët gënjejnë, i kanë kërcënuar dajat”/ Vëllai i Xhemal Lokës mohon akuzat: S’kishin konflikte, nuk e ka dhunuar nusen

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS-  Vëllai i Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes, ka folur ekskluzivisht për “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

“Nuk janë të vërteta çfarë kanë deklaruar ata. Nuk mundem tani të shprehem shumë. Të drejtat e njeriut janë që vëllai im nuk ka dhënë as nuk ka vrarë nusen e vet, se nuk është nga ata njerëz. Unë jam taku thuajse për ditë me kunatën dhe vëllanë”, tha ai.

Lidhur me një dëshmi ku thuhet se vëllai i tij i ka marrë 40 mijë euro të ndjerës, ai i hedh poshtë.

“Jo, vëllai im ka qenë kundër dhunës, dhe i a ka fal gjithçka. Jo vetëm atë, dhe shkakun e Tik Tok i ka dhënë kurajo. Unë kam dhe shumë më shumë, që do flas, pres të mbaroj punët e mia dhe do kërkoj të drejtat e mia. Kam qenë në dijeni të historisë së Tik Tok, i fundit që e kam marrë vesh. Më ka marrë ish-kunata ime, i fundit që më kanë marrë dhe më kanë thënë që të shkojmë në komisariat. Kam shku kur ata kishin deklaruar diçka më përpara. Dyshimin e ka pasur të kushërira e saj që ia kishte hapur. Kanë pasur një farë konflikti. Por nuk i njoh ata, nuk jam dot më shumë informacione. Marrëdhënia mes vëllait dhe nuses ka qenë shumë e mirë. Deklarata e fëmijëve… Kanë mashtruar, i kanë kërcënuar dajat e tyre. Kam qenë prezent kur kanë deklaruar fëmijët, por s’më kanë lejuar të futem brenda. Por daja i tyre ka qenë brenda në polici dhe i ka kërcënuar me fjalë të rënda, dhe policia e di shumë mirë. Se unë isha jashtë komisariatit dhe i dëgjoja zërin. Kanë tentu të më dhunojnë dhe mua. Mund t’i shikoni dhe videot. Deklarata janë akuza, unë garantoj se janë akuza”, tha ai për News24. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

'Lëre atë muhabet dhe qepe'/ E bija e Bedrie Lokës, tregon bisedën e fundit me të! Zbulohet letra e francezes që i dedikohej Xhemalit

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Banesa e Bedrie Lokës

DURRËS- Detaje te reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Vajza e viktimës është marrë në pyetje nga hetuesit për të mësuar detajet që çuan në vetëflijimin e Bedries. Ajo ka dëshmuar se nëna e saj ishte e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjiksht për shkak të sherreve dhe konflikteve në shtëpi. Madje siç tregon ajo 41-vjeçarja ditët e fundit ka përsëritur disa herë se do të vriste veten pasi nuk mund të përballonte të gjitha situatat e rënda që ndodhnin në familje. Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

“Gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Madje e reja tregon dhe momentin e fundit të komunikimit me nënën e saj, pak para se kjo e fundit të pinte fotoksinë.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, vijon më tej rrëfimin e bija.

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

2 VITE ME PARE

Vetëflijimi i 41-vjeçares në Durrës/ DETAJE-Bashkëshorti tentoi të arratisej nga Shqipëria, u kap me mijëra euro në xhep nga policia

Vetëvrasja e Bedrie Lokës! Kunati mohon akuzat për Xhemalin,
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. 

Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor që çoi në vetëflijimin e 41-vjeçares, bashkëshortin e saj, Xhemal Loka. Pas ngjarjes së rëndë, ai ka tentuar të arratisej nga Shqipëria.

Në banesën e Xhemal Lokës, në anën jugorë të banesës, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”.

Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Po ashtu mësohet se teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.

bedrie loka xhemal loka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet