Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Situata me motin e keq duket se është përmirësuar në vend. • Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatare shiu, situata mbetet nën kontroll dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. • Ndërsa në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por pa shfaqur problematika. • Në qarkun e Lezhës hidrovori i Tales është vënë në punë, pas riparimit të argjinaturës. • Në Kurbin vijon puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar. • Rreshjet e para të dëborës kanë nisur në qarkun e Korçës. Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. • Rreshje të tjera ka pasur edhe në zonën e Vithkuqit dhe Shtyllës.• Rreshjet e dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arritur në 40 cm. • Strukturat përkatëse ndodhen në zonë, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimin e lirë të automjeteve.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arritur në 40 cm. Strukturat përkatëse ndodhen në zonë, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimin e lirë të automjetve.
Edhe në askin rrugor Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore, mbi lartësinë 1000 m. Në lidhje me këtë situatë dy borëpastruese po punojnë në terren, në mënyrë që situata të mbahen nën kontroll./Dosja.al
SHKODËR- Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatre shiu dhe situata mbetet nën kontroll. Në Shkodër situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
Ndërsa në rrugën e dëmtuar në fshatin Kamicë, është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. Në Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar, por nuk raportohen problematika.
Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër
Bashkia Shkodër
Situata paraqitet e qetë. Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.
Bashkia Malësi e Madhe
Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatare. Nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr.
Bashkia Vau Dejës
Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar. Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.
Bashkia Pukë
Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.
Druk Lezhë
Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht./Dosja.al
LEZHË- Situata me motin e keq ka prekur edhe qarkun e Lezhës. Hidrovori i Tales në Lezhë është vënë në punë, pas riparimit të argjinaturës. Në Kurbin vijon puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar.
Në Mirditë po mbahen në monitorim, dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës. Ndërsa, hidrovorët po punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje, por është brenda kuotave jo problematike,
Informacion mbi situatën
Bashkia Kurbin
Sot do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të kohës dhe prurjeve të lumit, si dhe grupet e punës do të vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve. Nga OSHEE do të vazhdojë puna për riparimin e linjës së fshati Skuraj.
Bashkia Lezhë
Sot do të vijojë puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar me mjetet e DRUK, bashkisë, FA dhe operatorëve privatë. Dje janë ndarë 100 dëngje bari të siguruara nga bashkia. Do vazhojë puna për vlerësimin e dëmeve, si dhe shpërndarja e ndihmave, të cilat pritet të vijnë nga RMSH, (rreth 300 pako). Niveli i ujit ka rënë me 10 cm, teksa pasi është mbyllur çarja e argjinaturës, është vënë në punë hidrovori i Tales. Vijon puna e ekipit të emergjencave për largimin e ujit në bodrume/parkingjet e pallateve në Shëngjin e Lezhë. Nga OSHEE raportohet se në orët e mëngjesit ka shfaqur defekt fideri 7, që furnizon Hidrovorin Grykë Zezë dhe lagjen Nënë Tereza të qytetit, grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e tij.
Bashkia Mirditë
Do mbahen në monitorim dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës ndërsa mjetet bashkiake duke parë reshjet e shiut, do ndërhyjne ku është me emergjente. Furnizimi me ujë ka vazhduar rregullisht, kurse me energji elektike ka patur ndërprerje të herë pas hereshme por është rikthyer. Hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje por është brenda kuotave jo problematike, po kështu dhe lumit Mat, pavarsisht shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë./Dosja.al
KORÇË- Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. Rreshje të tjera ka pasur edhe në zonën e Vithkuqit dhe Shtyllës. Sipas informacioneve paraprake, rreshjet janë të pranishme nga Km 9, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë në rrugë.
Deri në këto momente situata nuk paraqet problematika, kjo pasi rreshjet nuk janë intensive. Gjithashtu probleme nuk janë shafqur as në qarkullimin e automjeteve./Dosja.al