LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi. Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

• Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. • Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik. • Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së. • Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit. • Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të gjyqtares Gjoka për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. • Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit. • Gjithashtu deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. • Në përfundim, opozita thekson se për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme.

6 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

“Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka”/ Grupi Parlamentar i PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë sepse cënohet interesi publik

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Partia Demokratike

TIRANË- Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjin, duke konstatuar mbarimin e statusit të saj si magjistrate dhe largimin nga detyra.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit. Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor.

Në përfundim, opozita thekson se për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese të drejtësisë dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në punën Tuaj. Në shkresë citohen në mënyrë të plotë dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e 3 ligjeve të miratuara me shumicë të cilësuar, që ndalojnë një gjyqtar të dënuar me vendim të formës së prerë që të ushtrojë funksionin e gjyqtarit./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

“Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka”/ Grupi Parlamentar i PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik...

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Partia Demokratike

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të gjyqtares Irena Gjoka për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit. 

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor.

“Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit,” thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Në përfundim, opozita thekson se për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast.

Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar," thuhet ndër të tjera. 

Shkresa drejtuar SPAK:

Mbi zbatimin e parimit të barazisë përpara ligjit ndaj gjyqtares znj. Irena Gjoka

Drejtuar: Z. Klodian BRAНО Drejtues i Prokurorisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 18, pika 1, parashikon se “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Por për fat të keq, gjatë ushtrimit të kompetencës së vet kushtetuese, Prokuroria e Posaçme, përmes vonesave në hetime, po përpiqet të devijojë nga zbatimi i këtij parimi kushtetues, duke krijuar një situatë të paprecedent në sistemin e drejtësisë dhe duke cenuar parimin kushtetues të “gjykatës së caktuar me ligj”. Prej kohësh në media është bërë i njohur rasti i fshehjes së dënimit nga autoritetet greke nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar znj. Irena Gjoka.

Sipas këtij denoncimi mediatik¹, znj. Gjoka ka qenë e debuar dy herë nga Greqia dhe është dënuar po në shtetin Grek nga një gjykatë penale për kryerjen e veprës penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Konkretisht, në media janë bërë publike këto dokumente: a) Urdhër dëbimi nga policia greke, datë 24.12.2002, për tentativë hyrjeje në territorin grek me vizë të falsifikuar. Dokumente zyrtare të Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarit, Policia Greke, datë 14 gusht 2025, Prot. Nr. 1623/25/1741610, vërtetojnë se ndaj saj u hap një dosje penale për Greek newspaper Proto Thema, date 4-5 May 2024, page 1, page 16. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË b) c) veprën penale të falsifikimit, bazuar në nenin 216 të Kodit Penal Grek, si dhe se pasaporta e saj u sekuestrua. Urdhër dëbimi nr. 7/13-2-2003, nga policia greke, datë 13.02.2003. Znj. Gjoka Maneku i kundërshtoi të dy urdhrat e dëbimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Athinës. Kërkesa e saj u rrëzua me vendimin nr. 320/2006, datë 03.06.2006.

Vendim penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës, Greqi, nr. 1447/2005, datë 7 korrik 2005, për veprën penale të falsifikimit, duke e dënuar me tre muaj burgim dhe 1 500 euro gjobë (më pas e konvertuar në gjobë), si dhe duke urdhëruar shkatërrimin e pasaportës së sekuestruar që përmbante vizën e falsifikuar. Pavarësisht se këto fakte u bënë publike nga media, rezulton se znj. Gjoka nuk i ka deklaruar ato zyrtarisht pranë autoriteteve përkatëse, siç kërkohet nga ligji, pasi kjo do të çonte në përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare, sipas nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016. Për të shmangur përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare, ajo nuk i deklaroi këto fakte as në formularët zyrtarë të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin, nr. 138/2015. Mosdeklarimi i informacionit të kërkuar në këta formularë përbën një vepër penale më vete sipas ligjit. Më datë 20 Janar 2026, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencës që i njeh ligji nr. 138/2015, deklaroi se dokumentet e publikuara në media janë autentike dhe njoftoi publikisht se: nr. “Mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me 40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.”.

Në këtë mënyrë, përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit.

Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor. Në këtë kuptim, në emër të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehim shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit.

Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.

Me respekt, GAZMENT BARDHI

5 MUAJ ME PARE

Zbardhet formulari i vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka/ Nuk deklarohet asnjë rast dënimi apo hetimi nga shteti në Grek

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË- Formulari i vetëdeklarimit të gjyqates Irena Gjoka është zbardhur. Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet dhe deklaroi se vendimi i dënimit nga autoritetet greke është i vërtetë. Ndërsa, në formularin prej 7 faqesh, gjyqtarja nuk ka deklaruar në asnjë rast se ka qenë e dënuar apo e hetuar në Greqi.

Siç shihet edhe nga dokumenti, formulari është shumë i detajuar pasi individi që e plotëson duhet të deklarojë nëse ka ndryshuar ndonjë nga të dhënat, gjithashtu nëse është arrestuar apo proceduar penalisht brenda apo jashtë vendit. Ndërkohë pritet se çfarë do të ndodhë me 'fatin; e gjyqtares, vendim i cili i takon KLGJ-së ./Dosja.al 

 

5 MUAJ ME PARE

'Prokuroria mbyll verifikimet për Irena Gjokën'/ BIRN: Gjyqtarja rezultoi e dënuar në Greqi

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË- Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi.

Prokuroria bëri me dije se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

“Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Një burim në Prokurorinë e Përgjithshme i tha BIRN në kushte të anonimatit se verifikimi kishte gjetur së vendimi ndaj Gjokës nga drejtësia greke ishte autentik. Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e Prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit në KPA ish-komisionerja Publike  Irena Nino u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./Reporter.al

5 MUAJ ME PARE

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi!

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik.

Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së.  Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit.

Njoftimi zyrtar:

"Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Çfarë shkruhej në mediat greke? 

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

KLGJ kërkoi verifikim të pasurisë! Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Vendimi për shkarkimin i takon KLGJ-së”/ Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka ditën e djeshme. Gjoka është gjyqtarja e akuzuar nga opozita se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit të vetingut kur ka fshehur një proces gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentash.

Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka publikuar të dhëna për gjetjet përfundimtare të kontrollit të figurës së Gjokës. Por sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dokumentat janë dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor që kërkoi një kontroll të dytë të figurës së saj.

Njoftimi zyrtar:

"Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”./Dosja.al

irena gjoka spak klgj partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet