LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në Këshillin e Legjislacionit: Mandati i Xhaçkës të shqyrtohet në 12 shtator

• Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. • Në mbledhje Këshilli i Legjislacionit ka vendosur ditën e sotme që mandati i deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare për këtë sesion. • Si rrallë herë PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shqyrtohet në seancën që do të mbahet të enjten e 12 shtatorit. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se maxhoranca ka detyrimin për të votuar pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese. • Në draft-raport kërkohet nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që në seancën e parë të Kuvendit më 12 shtator të miratohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. • Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mandati i Olta Xhaçkës/ Këshilli i Legjislacionit: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtohet në seancën e 12 shtatorit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Këshilli i Legjislacionit

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka vendosur ditën e sotme që mandati i deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare për këtë sesion. Në mbledhjen e sotme mes debatesh u vendos që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shqyrtohet në seancën që dp të mbahet të enjten e 12 shtatorit. 

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.  Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Debat mes Felajt dhe Çupit: Kjo godine ka vite që është rrumpallë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Dhurata Cupi

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve. Në diskutimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se Këshilli i Legjislacionit është organ për dhënie mendimi. Ndërsa nga ana tjetër deputetja Dhurata Çupi ka theksuar se ka vite që godina e Kuvendit është në gjendje rrumpalle dhe në kaos legjislativ ku askush nuk e respekton.

Pjesë nga diskutimi:

Felaj: Mendon se mund të jemi më të kursyer në kohë dhe në retorikë. Këshilli për legjislacionit është këshillimor, për të dhënë mendim për vendimin e GJK. Për çështjen në fjalë jemi marrë shumë gjatë. Meqë jemi organ i dhënies së mendimit, të japim mendimin e përbashkët dhe kryetarja e Kuvendit, mocionin me debat ta përfshijë në seancë plenare. Këtë mendim duhet t’i japim kryetares së Kuvendit. Nuk do isha të futeshim në raporte, të mblidhemi dhe njëherë për të miratuar raporte etj etj. Mund ti referohemi nenit 14.

Çupi: Faleminderit zonja Felaj. Në fakt ka vite që kjo godinë dhe godina përballë gjendjen në një rrumpallë dhe kaos legjislativ ku askush nuk respekton atë. Nuk keni pikën e respektit për çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja. Ka një urdhër të kryetares së Kuvendit që kërkon mbledhjen e Këshillit Legjislativ të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit nr 55. Ka një rregullore që ka pikë 1 dhe 4 , por ka dhe pikën 8 për një raport. Nuk mund t’i dalim në dritare dhe të njoftojmë Spiropalin, por duhet një raport me shkrim. Fakti që jemi dakord për një raport, mund t’ia paraqesim kryetares.

1 VITE ME PARE

Mandati i Olta Xhaçkës, PD-PS me një mendje: Votimi të jetë seancën e parë plenare

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka paraqitur draft-raportin që do i dorëzohet Kuvendit ku analizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në raportin e PD-së i sugjerohet Kuvendit hapat që duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit të kësaj gjykate. 

“Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese. Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, pasi nuk është në pozitat e interpretuesit të parë dhe origjinal të tyre, për sa kohë që për çështjen konkrete është shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimmarrjen e saj ka konstatuar se mocioni i jo më pak se 1/10-ës së deputetëve plotëson kriteret juridiko-formale për vënien e saj në lëvizje nga Kuvendi, ndaj ky i fundit nuk ka pasur hapësirë për të vlerësuar sërish ato” tha Çupi.

Nga ana e saj deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk ka nevojë për mendim të arsyetuar nga ana e këshillit, pasi kanë të bëjnë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese

"Biem dakort që kryetares t'i propozohet që projektvendimi të përfshihet në seancën e parë plenare" tha Bushka. 

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën, brenda javës GJK të shqyrtojë në themel çështjen

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se deputetja Olta Xhaçka ka shkelur Kushtetutën më mandatin e saj. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Bardhi ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mandatin e Xhaçkës ta shqyrtoj ajo, por këtë vendim Kuvendi e ka shkelur me këmbë. Po ashtu Bardhi ka shtuar maxhoranca ka detyrimin për të votuar pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

"GJK në vendimin 55 të vitit 2024 ka konstatuar se një mazhorancë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të GJK. Në rastin konkret me vendimin 1 të 2023 GJK ka dhënë identik të njëjtin vendim por me një vendimmarrje politike të paprecedentë në historinë e Kuvendit ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të GJK.

Unë uroj që në këtë pjesë të mbetur të legjislaturës uroj që të merrni sa më pak vendime antikushtetuetuese. Të gjitha veprime që shkojnë kundër bashkëjetesës në Kuvend. E vërteta është që kjo çështje ka nisur diskutimin në qershor 2022. Jemi më shumë se dy vite me vonesë për të zbatuar një dispozitë të Kuvendit. Kolegia juaj është kapur në flagrancë përmes përfitimit të pasurive publike. Kjo përben një shkelje të rëndë të Kushtetutës që duhet të shqyrtohet në themel nga GJK.

Ju po i jepni mesazhin më të gabuar drejtësisë se nëse merr vendime pa leje nga Edi Rama ato nuk do zbatohen. Këtë keni bërë deri më sot. Në frymën e reflektimit tuaj që vendimet e GJK zbatohen, rruga e vetme që kuvendi të zbatohet janë 4 rekomandimet që i paraqesim kryetares së Kuvendit. Keni detyrimin për të votuar pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne duhet të dërgojmë brenda javës që vjen në Gjykatën Kushtetuese mocionin e 1/10. Gjykata ta shqyrtojë në themel çështjen dhe të vlerësojë nëse është apo jo në papajtueshmëri," tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet draft-raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi në seancën e parë të miratojë vendimin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
PD

TIRANË- Draft-raporti i Partisë Demokratike në Këshillin e Legjislacionit është zbardhur në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në draft-raport kërkohet nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që në seancën e parë të Kuvendit më 2 shtator të miratohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu në raport thuhet se Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, ndaj duhet që të detyrohen të votojnë vetëm “PRO”.

Draft-raporti:

Në mbështetje të neneve 124 dhe 132 të Kushtetutës; nenit 81 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; si dhe neneve 14 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli i Legjislacionit i paraqet këtë Raport Kryetares së Kuvendit, DUKE REKOMANDUAR SA MË POSHTË:

Në përputhje me vendimin nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, si dhe me përcaktimin në vendim se: “në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj.”…… “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”;
MËNYRA E VETME PËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI TË GJYKATËS KUSHTETUESE ËSHTË NDJEKJA E PROCEDURËS PARLAMENTARE SI MË POSHTË:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin.

Një kopje e ketij raporti i dorëzohet Kryetares së Kuvendit, një kopje ruhet në Zyrën e Arkivës së Kuvendit, dhe një kopje i shpërndahet për dijeni deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Me dorëzimin e këtij Raporti, përgjegjësia e Këshillit për Legjislacionin sipas nenit 87 të Rregullores së Kuvendit konsiderohet e përmbushur.

Në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin u diskutua dhe morën pjesë anëtarët e Këshillit, sipas zbardhjes së bërë në procesverbalin e mbledhjes së datës 27.08.2024.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Raporti
1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Nis mbledhja e Këshillit të Legjislacionit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Dhurata Çupi

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka nisur mbledhjen ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetese duhet që të respektohen nga Kuvendi në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.  Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

1 VITE ME PARE

“Po bën si xhongler politik”, përplasje mes Bardhit e Gogut: Veç këta kanë lodhje. Korreshi: Ju paskan anuluar prenotimet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Keshilli i Legjislacionit

TIRANË- Debatet mes anëtarëve të maxhoranës dhe opozitës nuk kanë munguar në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Duke diskutuar në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, deputetet demokratë kanë debatuar me Tonin Gogun në lidhje me draft-raportin drejtuar kryetares së Kuvendit.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Pretendimi i mazhorancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale. Veç këta e kanë këtë lodhje, ne nuk lodhemi, dua të di se çfarë duan kolegët se s’po i kuptoj, nuk duan raport, po thonë që raportin ta hartojë administrata, ju lutem na qartësoni.

Gogu: Një sekondë se seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrojtjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fus në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mendja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë.

Korreshi: Ne po shkallojmë tani, ne e kërkuam kushtetuesin apo ekspertin? Ne kemi kuptuar që ose kanë qenë shezllonet e shtrenjta atje ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mendje tani, ishalla i bëni pushimet në Divjakë me mushkonjat, shyqyr që arriti kjo ditë që të çoni një copë letër tek Kuvendi.

1 VITE ME PARE

Deputetët 'përfundojnë' pushimet, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit për mandatin e Olta Xhaçkës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ PS-PD në një mendje në
Olta Xhaçka

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Pas kërkesës së deputetëve opozitarë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ditën e sotme. 

Në mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo. Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.  Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

olta xhaçka këshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet