LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis aplikimi për skemën e rimbursimit, në fuqi edhe fondi për mësuesit që jetojnë larg

• Qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale nga 34 mijë në 40 mijë lekë të reja. • Vendimi hyn në fuqi nga 1 prilli i këtij viti dhe u komunikua sot nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ku u morën edhe disa vendime të tjera. •  Qeveria vendosi rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, ndërsa ministrja Ibrahimaj konfirmoi se drafti i amnistisë fiskale po vazhdon të hartohet. • Rritje kanë pësuar edhe pagat e ushtarakëve me 7% sipas ministrit Niko Peleshi. Një lehtësim vjen edhe për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë 5-50 kilometra larg shkollave, ku Ministria e Arsimit do të bëjë rimbursimin e kostos së transportit.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Inkubator për qershitë", Krifca njofton masën e qeverisë për fermerët e Devollit

 

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Frida Krifca, fermeret e Devollit

 

TIRANE- Ministrja  e Bujqësisë, Frida Kridca tha se qeveria ka në plan ta luftojë fenomenin e shpërdorimit të prodhimit të fermerëve, marrë shkas nga rasti i Devollit, ku fermerët jo vetëm hodhën frutin por prenë edhe pemët e mollëve të mbjella, duke ndërtuar një inkubator. Ky inkubator-laborator, sipas saj do të bëjë certifikimin dhe më pas daljen në treg të produktit vendas. 

"Kjo është sfidë e Ministrisë. Skema është një instrument. Skema e rimbursimit është parë për të ndërtuar kapacitete. Sisteme që rrisin kapacitete dhe konkretisht në Korçë ne kemi mbi 15 pika të reja grumbullimi dhe përpunimi dhe kanë mundësi ti tjetërsojnë për të dalë më pas në tregje. Kjo është sfidë dhe po e adresojmë. Në Korçë isha para dy javësh dhe atje po ndërtojmë një inkubator, ku bashkë me fermerët dhe bashkitë, kumbullat dhe qershitë do ti mbledhim në laborator, do ti certifikojmë për tu shtuar vlerën. Po shohim mundësitë për të zbutur këtë fenomen."-tha ministrja./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

VENDIMI/ Miratohet fondi, ministria paguan transportin për nxënësit e punonjësit që banojnë mbi 5 km larg shkollave

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Nga Ministria e Arsimit

TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbulojë kostot e transportit ë të gjithë punonjësve dhe nxënësve që jetojnë 5 kilometra larg shkollave. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit tha se vendimi i sotëm e ka rregulluar dhe këtë problematikë.

Pjesë nga prononcimi: 

Miratuam vendimin për përdorimin e fondeve publike për të gjithë punonjësit arsimorë dhe nxënësit jashtë zonave të banimit. I kemi dhënë zgjidhje një problemi të madh. Nëse vendbanimi i tyre përkon në distancën mbi 5 kilometra përfiton, ndryshe nga më parë që nuk e përfitonte. Me këtë vendim kemi rregulluar këtë gjë, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi për transportin. Ky fond ndihmon dhe nxënësit që udhëtojnë mbi 2 kilometra, që jetojnë në qendra rezidenciale, që vijnë nga shtresa në nevojë, me aftësi të kufizuara, ata që ndjekin procesin mësimor dhe institucione publike, godinat e të cilit janë në procese kontruksion e sipër. 

3 VITE ME PARE

Krifca: 3.3 mld lekë për fermerët, mbështesim naftën, serat dhe anijet e peshkimit

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar fondi 3.3 miliardë lekësh për tu ardhur në ndihmë fermerëve. Në një prononcim për mediat, Krifca thotë se me paratë do të financohet programi i naftës. Ajo shtoi se prioritet do të kenë edhe sistemet e prodhimit në sera, luleshtrydhet dhe rrushi. 

Pjesë nga fjala e Krifcës:

I gjithë totali i mbështetjes është 3.3 miliardë lekë. Të gjitha sistemet që kanë të bëjnë me naftën do të financohen me 1.4 miliardë lekë. Anijet e peshkimit do të mbështeten gjithashtu, sistemet e prodhimit në sera, gjithçka që ka të bëjë me perimet, rrushin apo luleshtrydhet. Edhe këtë vit do të vazhdojmë me mbështetjen e tregjeve të reja në bashkëpunim me bashkitë. Sidomos me bashkitë që nuk kanë mundësi të hapin tregje të reja. Së fundmi do të vijojmë me politikën tonë të skemës kombëtare të trjanimit për rinovimin e dijeve për fermerët tanë. 

3 VITE ME PARE

Peleshi: Rriten me 7% paga e ushtarëve, mesatarja shkon 870 mijë lekë

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Niko Pleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se paga për ushtarët është rritur me 7%. Në një prononcim per mediat, Peleshi tha se paga mesatare për ushtarët ka shkuar në 870 mijë lekë të vjetra. Ministri u bëri thirrje të gjithë të rinjveë që të aplikonin për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ai tha se duke qenë pjesë e FA-së, të rinjtë kanë dinjitet dhe trajtohen mirë. Ai shtoi edhe se të gjithë studentët do të marrin pagën 550 mijë lekë plus 100 mijë lekë kuotë mujore për ushqimin. 

Pjesë nga deklarata e Peleshit: 

Është miratuar rritja e pagës me 7% për të gjithë ushtarakët. Siç e keni vënë re, rritja e pagave nuk ëhstë më një fenomen spontan, është duke u bërë i përvitshëm, do të kemi rritje pagash që ushtarët të trajtihen me paga dinjitoze. Ne duam të arrijmë nivelet e hapësirës ku bëjmë pjesë, në NATO. Nëse jeni 18 vjeç dhe jeni pranuar në Akademi, menjehrë fillon pagesa prej 55 mijë lekësh plus 10 mijë lekë që është trajtimi ushqimor. Studentët jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen me rrogën bazë të një ushtari. Paga rritet sipas gradave dhe niveli mesatar me këtë vendim është 870 mijë lekë. Vitin e kaluar e kemi rritur dhe nëse e krahasojmë pagën e një ushtaraku sot dhe një vit më parë, sot është 40% më e lartë. Kjo është një arsye se përse të rinjtë duhet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Pjesë e Reformës së procesit të rekrutimit na nxjerr nga zyrat e fshehta në qendrat e qyteteve. Ka shumë arsye për të qenë pjesë e FA-së, ke trajtim të mirë, pagë të mirë dhe je pjesë e NATO-s. Do të fillojmë dhe trajtimin me banesë për të gjithë ata që kanë nevojë strehimin. Aplikimi në FA të jep dinjitet. Fushata do të ketë sloganin 'bëhu versioni yt më i mirë".

 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Amnistia fiskale vazhdon, projektligji është i vështirë dhe kërkon kohë

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomise

TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se drafti i amnistisë fiskale po vazhdon të diskutohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Nga oborri i Kryeministrisë ku njoftoi vendimet e fundit të qeverisë, Ibrahimaj tha se projektligji kërkon kohë por detajet do të vijnë të hartuara siç duhet. 

"Amnistia është diskutuar me të gjithë aktorët ndërkombëtarët. Konsultimi ka vazhduar. Ne e kemi thënë që ky projektligj duhet hartuar siç duhet por të vijë i zbatuar siç duhet. Po punojmë për aktet nënligjore që do të shoqërojnë projekligjin që janë po aq të rëndësishme sa projektligji vetë. Projektligji është i vështirë. Do kërkojë kohë. Kur të kemi detajet e akteve dhe të ligjit do ta kalojmë në Këshill të Ministrave dhe do të fillojmë miratimin zyrtar të tij."-tha Ibrahimaj.

Ajo u pyet edhe për aktin e fundit të dalë në media në lidhje me kalimin e banesave 50-vjeçare te INUK dhe tha se "Jam në dijeni, shumë shpejt për pak minuta do të ketë një prononcim të ministres përgjegjëse do të ezaurohen nga ekspertët e ministrisë."./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Nga prilli paga minimale shkon 40 mijë lekë, Ibrahimaj: S'ka lidhje me zgjedhjet, s'mund të kemi rrogat më të ulëta në rajon

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar që rritja e pagës minimale, e cila pritet të shkojë në 40 mijë lekë duke nisur nga muaji prill, ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se kjo gjë është bërë për të arritur standartet e rajonit. Ministrja shtoi më tej se qeveria shqiptare ka një politikë që kryesisht mbështet të gjithë punonjësit që janë pagamarrës minimalë.

Pjesë nga prononcimi:

A po e përdor maxhoranca rritje ne pagës si një instrument elektoral pasi jemi vetëm dy muaj para zgjedhjeve?

Është një gjë që e kemi bërë për të përballuar rritjen e inflacionit. Paga minimale në vend është paga më e ulët në rajon., Synojmë që të mos jetë më paga më e ulët në rajon në Shqipëri. Synojmë që Shqipëria të mos jetë tërheqëse vetëm për biznesin, por edhe për forcën punëtore. Ne nuk duam t'i shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo është arsyeja që jemi duke subvencionuar sigurimet. Kjo është një politikë që shkon në mbështetje të të gjithë punonjësve që janë pagamarrës minimalë. Ekziston karta sociale evropian që ka si nivel dhe detyrim të pashkruar, që niveli i këshillueshëm i pagës minismale në vend duhet të jetë jo më i ulët se 60% e pagës mesatare. Paga prej 40 mijë lekësh rritet që nga prilli.

3 VITE ME PARE

Ibrahimi: Nga 1 prilli, paga minimale shkon 40 mijë. Subvencionojmë kompanitë për kontributet e siguracionit

Vendimet/ Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë, nis
Delina Ibrahimaj

TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomsië njoftoi rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli. Ministrja garantoi biznesin se koston shtesë për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore do ta bëjë shteti dhe do ti subvencionojë. 

‘Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Për 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit. Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve. Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.’- tha ministrja.’- u shpreh Ibrahimaj.

"Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të minimizojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon. Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha ajo.

Ministrja njoftoi edhe pagesën e rrogës për naftëtarët e Ballshit për 6 muajt e parë të vitit. "Naftëtarët e Ballshit do të marrin pagën minimale për 6 muajt e parë të vitit 2023",-tha Ibrahimaj./Dosja.al

 

vendimet e qeverise 1 mars 2023 delina ibrahimaj niko peleshi frida krifca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet