LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vatra zjarri në disa zona të vendit/ Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen banesa

• Disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona të vendit, shumica prej tyre në jug. • Një zjarr i madh është raportuar fillimisht në pyllin e Sodës në Vlorë dhe si pasojë e erërave të forta flakët po përhapen në zonë me shpejtësi. • Dyshohet se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë. • Edhe pranë fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt zjarri dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës dhe ka marrë përmasa të rrezikshme. • Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha pranë një zone të banuar, ku është dëmtuar edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike. • Si pasojë disa fshatra janë në errësirë totale. • Ndërkohë një tjetër vatër masive zjarri raportohet në Hambar të Fierit. • Nga flakët rrezikohen rreth 60 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe plep, ku deri tani janë djegur 25 hektarë. • Banesat përreth gjithashtu po rrezikohen, ndërsa në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. • Flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre edhe në Orikum dhe për shkak të erërave të forta janë përhapur në kodrat e qytetit. • Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët në Orikum përhapen në kodrat e qytetit

Vatra zjarri në disa zona të vendit/ Era favorizon përhapjen e
foto nga zjarri

ORIKUM- Vatra e tretë e zjarrit është raportuar në jug të vendit, kësaj radhe në Orikum.  Mësohet se flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre dhe për shkak të erërave të forta janë përhapur në kodrat e qytetit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Ndërkohë një vatër aktive vijon në pyllin e Sodës, në Memaliaj dhe në Fier.

2 VITE ME PARE

Zjarr masiv në Hambar të Fierit/ Digjen 25 hektarë me bimësi, rrezikohen banesat pranë fshatit 

Vatra zjarri në disa zona të vendit/ Era favorizon përhapjen e
foto ilustruese

FIER- Një vatër masive zjarri raportohet në Hambar të Fierit. Nga flakët rrezikohen rreth 60 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe plep, ku deri tani janë djegur 25 hektarë. 

Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha ku përhapja e flakëve po favorizohet nga era e forë e fortë që fryn. 

Banesat përreth gjithashtu po rrezikohen, ndërsa në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se është vendosur nga gjahtarët/ Zjarr masiv në Memaliaj, pa energji elektrike disa fshatra

Vatra zjarri në disa zona të vendit/ Era favorizon përhapjen e
pamje nga zjarri

MEMALIAJ- Një tjetër vatër aktive zjarri raportohet nga jugu i vendit. Pranë fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt një zjarr që dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës ka marrë përmasa të rrezikshme.

Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha pranë një zone të banuar, ku është dëmtuar edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike. Si pasojë disa fshatra janë në errësirë totale. 

Banorët janë shprehur se nuk ndërhyjnë dot vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.

2 VITE ME PARE

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, era favorizon përhapjen e flakëve

 
Vatra zjarri në disa zona të vendit/ Era favorizon përhapjen e
zjarri ne vlore

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë dhe si pasojë e erërave të forta flakët po përhapen në zonë.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe autobotët me ujë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa pranë.

zjarr fier memaliaj vl orikum

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet