LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt banesës së fundit

• Gjyqtari Astrit Kalaja është përcjellë ditën e sotme për në banesë të fundit. • Homazhet në nderim të Kalasë janë zhvilluar nga ora 9:00 deri në 11:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. • Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. • Në homazhet për Kalanë, Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se duhet të merren masa sigurie ndaj gjyqtarëve, sepse niveli i sigurisë në institucionet e drejtësisë është i ulët. • Prokurorët SPAK dhe gjykatësit e GJKKO kanë marrë pjesë në homazhe njëri pas tjetrit. • Nga Partia Demokratike kanë marrë pjesë në homazhe disa deputetë të grupit parlamentar. • Ndërkohë që pas homazheve kortezhi me trupin e pajetë do të niset drejt Shkodrës ku dhe do t'i jepet lamtumira e fundit Kalasë. 

8 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt Shkodrës

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Arkemorti

TIRANË- Homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja kanë përfunduar ditën e sotme. Mësohet se pas përfundimit të homazheve arkëmorti me trupin e Kalasë është nisur drejt Shkodrës, ku dhe do të prehet në paqe. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Grupi i PD homazhe në nder të gjyqtarit të vrarë: Astrit Kalaja të shpallet 'Dëshmor i Atdheut'

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Grupi demokrat

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrw pjesw sot nw homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Vrasja e gjyqtarit Kalaja është diskutuar sot edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për shpalljen e tij “Dëshmor i Atdheut”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Nuk mund të lihen Gjykatat në këtë situatë"/ Kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic, do të kërkojmë llogari një për një

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Erjon Bani

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar ditën e sotme se gjykatat nuk duhet që të lihen në këtë situatë. Pas homazheve në nder të Astrit Kalasë, Bani ka theksuar se gjykatat duhet që të kenë godina të reja, duke shtuar se këtë kërkesë e kanë bërë shumë kohë më para. 

"Jeni dëshmitarë vetë, sepse jeni gazetarë që mbuloni fushën e drejtësisë dhe e konstatoni që siguria, pothuajse në 99% të rasteve të gjykatave nuk i plotëson kushtet. Asnjë gjykatë nuk i plotëson kushtet, pasi të gjitha duhen ndërtuar nga fillimi që të plotësojnë kushtet. Duhet të kuptojmë që pa siguri të gjykatave, nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit. Pasi një gjyqtar, nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk të japë drejtësi. Por duhet të kuptojmë edhe që, kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, ju e kuptoni që gjyqtari është ai që merr vendimin, por aktorët janë prokurori, avokati, i pandehuri, gazetari që qëndron në sallë, palët e tjera... Pra është moment reflektimi për të gjithë që, nëse nuk ekziston siguria, kushdo ndihet i rrezikuar. Së pari të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para dhe me sa di ka pasur kërkesa për godina të reja. Dhe ata që kanë përgjegjësinë për të siguruar godinat dhe financimin, ky është moment reflektimi që, ka ardhur koha që nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë”, tha Bani.

Bani shtoi se të enjten do të ketë një mbledhje të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ku do të adresohen të gjitha problemet në organet kompetente.

“Do të shikohet, kushdo organ që nuk ka përmbushur detyrën, do të merren masa të mëtejshme. Së pari, do të fillojë nga gjykatat dhe pasi të përmbushin detyrën e vet do të kërkojnë llogari një për një për të gjitha institucionet që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. Aktet ligjore që nga viti 2010 thonë se në të gjitha sallat e gjykimit duhet të ketë prani të forcave të policisë, që të garantohet siguria. Ky është një fakt. Arsyeja pse nuk janë përcaktuar këto, do të adresohen dhe do të diskutohen”, u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Homazhet për Astrit Kalanë, Ministri Lamallari: Kontributi dhe figura e tij, mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Besfor Lamallari

TIRANË - Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka marrë sot pjesë në homazhet, të cilat po zhvillohen në nder të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në ambjenet e gjykatës para dy ditësh. Ministri Lamallari i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të gjyqtarit të ndjerë, si dhe i ka lënë një shënim në librin e kujtimeve.

Lamallari u shpreh se Kalaja do të mbetet një figurë frymëzim, për ata që besojnë te fuqia e ligjit dhe drejtësisë. Ndërsa pohoi se kontributi i tij në shoqëri do të mbetet përherë i çmuar.

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokurorët e SPAK në rresht marrin pjesë

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Homazhet

TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë sot në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Të udhëhequr nga kryeprokurori Altin Dumani, prokurorët kanë nderuar Kalanë dhe më pas janë larguar nga Pallati i Kongreseve pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Homazhet për Astrit Kalanë, Kreu i GJL: Të merren masa sigurie, kjo situatë nuk mund të lejohet më! Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Foto ilustruse

TIRANË - Kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaj, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në ambjenet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në një deklarate për mediat, Sadushi u shpreh se duhet të merren masa sigurie ndaj gjyqtarëve, sepse niveli i sigurisë në institucionet e drejtësisë është i ulët. Kreu i Gjykatës së Lartë tha se duhet siguri ndaj tyre, në mënyrë që të japin drejtësi. Sipas tij kjo është një gjendje, e cila nuk duhet lejuar më dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare e papranueshme siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kryeministri Rama homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Mësohet se bashkë me Ramën, në homazhe ka marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

U vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja përcillet sot për në banesën e fundit

U vra në sallën e gjyqit/ Mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit

TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet ditën e sotme për në banesë të fundit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00. Ndërkohë që pas homazheve kortezhi me trupin e pajetë do të niset drejt Shkodrës ku dhe do t'i jepet lamtumira e fundit Kalasë. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet