LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon vajzën e shokut, e gjeti vetëm në shtëpi kur shkoi për vizitë, i ati: Është e traumatizuar

• Një vajzë e mitur, rreth moshës 11 apo 12-vjeçare është përdhunuar në Tiranë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën ku vajza jetonte me familjen dhe autori është shoku i babait të të miturës. ‘Monstra’ Astrit Terolli, 55-vjeç kishte shkuar për vizitë në banesën e shokut të tij, por aty gjeti vetëm të miturën. • Ai përfitoi që e vogla ishte vetëm në banesë dhe e përdhunoi atë. Më pas u largua. Por, vajza u tregoi gjithçka prindërve kur ata erdhën në shtëpi dhe e gjetën vajzën të gjakosur e në gjendje të rëndë. • E vogla është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekspertiza tregoi se vajza e vogël ishte përdhunuar dhe pas marrjes së dëshmisë së saj, 55-vjeçari Terolli u arrestua. • Babai i të miturës teksa ka folur për ngjarjen, është shprehur se vajza është e traumatizuar nga akti, ndërkohë që ka theksuar se Terollin e njeh prej vitesh.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Monstra’ Terolli e përdhunonte çdo ditë vajzën e shokut të tij, prindërit shkonin në spital dhe ia ‘besonin’ 55-vjeçarit

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon
Astrit Terolli

TIRANË- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me përdhunimin e të miturës, ngjarje për të cilën, u vu në pranga shoku i babait të saj, Astrit Terolli, 55 vjeç. Mësohet se përdhunimi i vajzës ka ndodhur pasditen e djeshme, por ajo nuk ka qenë hera e vetme që Terolli ka abuzuar me të miturën.

55-vjeçari Terolli shkonte çdo ditë në shtëpinë e shokut të tij dhe kujdesej për të miturën pasditever. Kjo pasi, prindërit e të voglës shkonin çdo pasdite në spital për të vizituar vajzën tjetër që kishin të shtruar. ‘Monstra’ Terolli përfitonte nga mungesa e tyre dhe përdhunonte të miturën. Por një natë më parë, kur prindërit u kthyen në shtëpi, e gjetën të miturën të gjakosur dhe në gjendje të rënduar.

E vogla rrëfeu gjithçka që i kishte bërë Terolli dhe prindërit e nisën për në spital. Ekspertiza vërtetoi që vajza ushte abuzuar në mënyrë të vazhdueshme.

3 VITE ME PARE

Shoku i përdhunoi të bijën, flet babai i të miturës: Vajza është e traumatizuar, se di pse Terolli e bëri këtë gjë

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon

TIRANË- Babai i të miturës që u përdhunua nga shoku i tij ka folur pas ngjarjes së rëndë. Në një intervistë për Top Channel, babai i të miturës u shpreh se pedofilin Astrit Terolli e njihte prej vitesh dhe se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai. Duke folur për vajzën, babai i saj tha se ajo është e traumatizuar dhe se nuk e mban mend mirë aktin e tmerrshëm.

Pjesë nga intervista:

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë. Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas është larguar nga banesa. Kur prindërit e të miturës kanë shkuar në shtëpi ajo u ka treguar çdo gjë që ndodhi dhe së bashku kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici. Pedofili 55-vjeçar tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.

3 VITE ME PARE

Detaje TRONDITËSE/ Astrit Terolli abuzoi me vajzën e shokut, e gjeti vetëm në shtëpi dhe e përdhunoi

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon
Astrit Terolli

TIRANË- Detaje tronditëse nga përdhunimi i të miturës në Tiranë! 55-vjeçari Astrit Terolli ka abuzuar seksualisht me vajzën e mikut të tij. Të dyja familjet jetonin me qira në Tiranë. Terolli i ka shkuar për vizitë në banesë shokut të tij, po aty ka gjetur të vetme vajzën e mikut të tij.

55-vjeçari ka abuzuar me të voglën e cila u ka treguar prindërve për ngjarje ne rëndë, sapo ata kanë mbërritur në shtëpi. Ekspertiza e bërë nga mjekët ka vërtetuar pretendimet e vajzës dhe 55-vjeçari është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

FOTO-EMRI/ Përdhunoi të miturën në Tiranë, ky është 55-vjeçari pedofil që u vu në pranga

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon
Astrit Terolli

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është pedofili Astrit Terolli që përdhunoi 12-vjeçaren në Tiranë. Ai është vënë në pranga pasi ekspertiza ka vërtetuar përdhunimin e të miturës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vajzës. Terolli ka shkuar aty për të takuar shokun e tij, që është njëkohësisht dhe babai i vajzës. Por, në banesë ka gjetur vetëm 12-vjeçaren, të cilën e ka përdhunuar. 

3 VITE ME PARE

Përdhunohet e mitura në Tiranë, vihet në pranga 55-vjeçari pedofil

TRONDITËSE në Tiranë/ 55-vjeçari përdhunon
Foto Ilustruese

TIRANË- Një vajzë e mitur është përdhunuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë nga një pedofil. Mësohet se përdhunuesi është 55-vjeçar me iniciale A.T, i cili ka rënë në prangat e policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

astrit terolli perdhunohet e mitura ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet