Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një shpërthim me ekploziv ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. • Mësohet se dy persona të maskuar dhe me motor i kanë vënë lëndën plasëse, një biznesi reklamash. • Të rinjtë pasi kanë vendosur tritolin në biznesin ‘Lufa Prit’ në pronësi të Lulzim Mehmetit janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke u larguar nga vendngjarja. • Shkaku apo personat që kanë vënë tritolin ende nuk janë identifikuar nga autoritetet. • Ndërkohë që në njoftimin e policisë theksohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të lënduar.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Policia ka dalë një një regim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në subjektin “Lufa Print” në pronosi të Lulzim Mehmetit. Blutë bëjnë me dije se nga lënda plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur te dera e një subjekti, e cila operonte në fushën e reklamave dhe marketingut. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në biznesin në Shkodër. Mësohet se kanë qenë dy persona me motorr, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi. Nga kamerat e sigurisë duken dy të rinj në moshë të re dhe autorët janë me kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për tu mos u identifikuar.
Gjithashtu në vendngjarje është drejtori i policisë Shkodër Gent Berberi dhe pronari i subjektit Lulzim Mehmeti. “Lufa Print” operon prej shumë vitesh në Shkodër si një prej subjekteve më të vjetra në qytet./Dosja.al
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg”.
Mësohet se biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut. Konkretisht lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Subjekti “Lufa Print” mësohet se është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë./Dosja.al