LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet SHBA/ Qëllohet për vdekje aleati i Donald Trump, Charlie Kirk, Presidenti: Ishte djalë i shkëlqyer

 • Aktivisti konservator amerikan dhe themeluesi i organizatës “Turning Point USA”, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare pasi u qëllua me armë gjatë një aktiviteti universitar në Orem, Utah.  • Ngjarja ndodhi gjatë një seminari pyetje-përgjigje me studentët në Universitetin e Utah Valley, ku Kirk ishte pjesë e turit të tij “American Comeback Tour”.  • Ai u qëllua në qafë dhe fillimisht u raportua në gjendje kritike, por më pas autoritetet konfirmuan vdekjen e tij.  • Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë, duke e cilësuar Kirk si “një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund” dhe u bëri thirrje mbështetësve që të luteshin për familjen e tij.  • Hetimet për autorin e sulmit po zhvillohen nga FBI, ATF dhe Departamenti i Drejtësisë.  • Identiteti i autorit të mbetet ende i paqartë.  • Figura politike nga të dyja kampet partiake kanë dënuar aktin e dhunës dhe kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Kirk, i cili ishte bërë një nga zërat më të fuqishëm të brezit të ri konservator në SHBA.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate/ Ndërron jetë në spital Charlie Kirk

Tronditet SHBA/ Qëllohet për vdekje aleati i Donald Trump, Charlie
Charlie Kirk

SHBA- Aktivisti konservator Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një vizite në kampusin e Utah Valley University. Kirk u qëllua me pulmb në qafë gjatë turneut të tij “Prove Me Wrong”.

Policia lokale dhe e kampusit konfirmuan se një person i dyshuar u arrestua menjëherë, me pamjet dramatike që u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Në pamje, shihet pjesëmarrësi i dyshuar i shtrirë në tokë që autoritet e tërhqein zvarrë për ta arrestuar.

Edhe vetë presidenti Donald Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi se  vdekjen e Kirk, duke shkruar i madhi, madje Charlie Kirk, ka ndërruar jet. 

“I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë. Askush nuk e kuptonte më mirë apo nuk kishte zemrën e të rinjve në Shtetet e Bashkuara si Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, nuk është më mes nesh. Melania dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe gjithë familjen. Charlie, të duam!”, tha Trump.

10 MUAJ ME PARE

PROFIL/ U qëllua me plumb në qafë në mes të publikut, kush është Charlie Kirk që braktisi studimet për t'iu përkushtuar aktiviteteve politike

Tronditet SHBA/ Qëllohet për vdekje aleati i Donald Trump, Charlie
Charlie KirK

SHBA- Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në SHBA, ku në shënjestër ka qenë një nga aleatët dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie KirK. Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet.

Kush është Charlie Kirk?

Charlie Kirk (Charlie James Kirk), i lindur në vitin 1993 në Illinois, SHBA, është një aktivist, autor dhe prezantues konservator i njohur. Në një moshë të re, ai braktisi studimet e tij për t'iu përkushtuar veprimit politik, duke themeluar organizatën Turning Point USA në vitin 2012, me qëllim promovimin e ideve konservatore midis të rinjve dhe në mjediset universitare. Nën udhëheqjen e tij, Turning Point u zhvillua në një nga organizatat më të rëndësishme në lëvizjen amerikane të krahut të djathtë, duke krijuar degë dhe filiale, të tilla si Turning Point Action dhe Turning Point Faith.

Në të njëjtën kohë, ai u bë veçanërisht i njohur përmes transmetimit të The Charlie Kirk Show dhe shkrimit të librave, duke përfshirë The MAGA Doctrine dhe Right-Wing Revolution. Prania publike e Kirkut karakterizohet nga një qëndrim i fortë politik dhe ideologjik në favor të Partisë Republikane dhe në veçanti vijës së përfaqësuar nga Donald Trump. Ai ka krijuar mjete të tilla si Profesor Watchlist, e cila synon të regjistrojë akademikët që konsiderohen se promovojnë "ide radikale".

Qëndrimet e tij shpesh provokojnë reagime dhe debate të forta publike në Shtetet e Bashkuara. Marrëdhënia e Charlie Kirk me Donald Trump ka qenë vendimtare për karrierën e tij politike. Që nga fushata e parë zgjedhore në vitin 2016, Kirk është shfaqur si një nga mbështetësit e tij më të zjarrtë, duke e paraqitur Trumpin si një model për lëvizjen konservatore të brezit të ri.

Turning Point USA shpesh ka shërbyer si një kanal komunikimi midis Trumpit dhe republikanëve të rinj, ndërsa vetë Kirk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë mandatit të Trumpit. Përmes deklaratave publike, transmetimeve dhe artikujve, ai ka mbrojtur vazhdimisht politikat e tij, nga reforma tatimore deri te politika e ashpër e imigracionit.

Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020, ai mbajti anën e Trumpit, duke miratuar pretendimin për zgjedhje "të manipuluara" dhe duke ndihmuar në ruajtjen e bazës elektorale të ish-presidentit. Marrëdhënia e tyre e ngushtë ka forcuar pozicionin e Kirkut si një nga zërat më me ndikim në të djathtën amerikane, veçanërisht midis votuesve të rinj që identifikohen me lëvizjen MAGA.

Prania totale e Kirkut në mediat sociale po i afrohet 100 milionë njerëzve në muaj, ndërsa përmbajtja e tij - kryesisht përmes platformave të tij dhe Turning Point - ka grumbulluar mbi 15 miliardë shikime në vitin 2024. Turneu i tij "You're Being Brainwashed" para zgjedhjeve të vitit 2024 u krijua me një jehonë të tillë saqë ka marrë mbi 2 miliardë shikime virale në mediat sociale.

Kirk u sulmua së fundmi me armë gjatë një fjalimi në Universitetin e Luginës së Utah-ut, si pjesë e Turneut të tij të Rikthimit në Amerikë. Sipas dëshmitarëve okularë dhe videove të publikuara, ai u plagos rëndë në qafë, duke shkaktuar panik në audiencë. Policia arrestoi menjëherë një burrë të moshuar si të dyshuar për sulmin, ndërsa Kirk u dërgua në spital për kujdes mjekësor urgjent. Hetimi është duke vazhduar me ndihmën e FBI-së, ndërsa politikanët dhe mbështetësit shprehën solidaritetin dhe shqetësimin e tyre për shëndetin e tij.

10 MUAJ ME PARE

Mbështetësi i tij u qëllua me armë zjarri/ Trump: Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk

Tronditet SHBA/ Qëllohet për vdekje aleati i Donald Trump, Charlie
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj lajmit se Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri. Kirk ishte atje për të marrë pjesë në Turneun Amerikan të Kthimit, të organizuar nga dega e Luginës së Utah-s.

“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”, shkroi ai në Truth Social.

Ndërkohë zëvendëspresidenti J.D. Vance i shkroi X: "Le të lutemi për Charlie Kirk, një njeri vërtet i mirë dhe një baba i ri."

Po ashtu ka reaguar edhe Drejtori i FBI-së, Cass Patel, i cili tha: "Po i monitorojmë nga afër raportet për vrasjen e Charlie Kirk. Mendimet tona janë me Charlien, të dashurit e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të mbërrijnë shpejt në vendngjarje dhe FBI mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin e vazhdueshëm."

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi në mediat sociale: "Lutje për Charlie Kirk. Një i krishterë, amerikan dhe qenie njerëzore e pabesueshme. Dora shëruese e Jezu Krishtit e bekoftë atë." "Të duam, Charlie Kirk. Lutemi për ty".

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Qëlloi me armë zjarri aktivistin dhe mbështetësin e Trump, momenti kur vihet në pranga autori

Tronditet SHBA/ Qëllohet për vdekje aleati i Donald Trump, Charlie
pamje nga vendngjarja

SHBA- Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në SHBA, ku në shënjestër ka qenë një nga aleatët dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie KirK. Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur policia arreston autorin e ngjarjes së rëndë. 

BBC shkruan se në momentin kur u qëllua Kirku gruaja dhe dy fëmijët e komentatorit ishin në kampusin e universitetit me të.

"Lutuni për [Kirk] gruan e tij Erika, dy fëmijët e tyre dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në Universitetin e Luginës së Utah", shkroi senatori i Oklahomës, Markwayne Mullin, në Twitter.

 

charlie kirk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet