LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës, dyshohet se 'objektiv' i autorëve ishte nipi i pronares së shtëpisë

•Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në verandën e banesës së marrë me qira të Demir Carës, në Tiranë. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”. •Autorët kanë hedhur rreth 30 gramë tritol. •Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. •Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë. •Hetimet janë fokusuar tek qiramarrësi, por edhe tek pronari i banesës. •Banesa është në pronësi të Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit. 34-vjeçari i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd. •Dyshohet se kërcënimi me tritol është për familjarë të pronares së shtëpisë, më konkretisht nipit të saj. •Nga dëshmitë që ka marrë policia, dyshohet se shkak për këtë janë bërë borxhet e pashlyera nga nipi i Zenepes.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tritoli në Tiranë, fqinji: Cara nuk ishte person problematik, ka 1 vit që jeton këtu me qira

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës,
Fqinji

TIRANË- Fqinji i Demir Carës ka treguar për mediat se 34-vjeçari është njeri i rregullt e se nuk ka pasur probleme me njeri. Ai theksoi se Cara ka gati 1 vit që jeton me qira, e se gjatë kësaj kohe nuk ka sjellë asnjë shqetësim. 

'Nuk e dimë se kanë probleme me njeri. Djali punon në ndërtim, këto janë pensionista. Nuk e dimë se kanë pasur probleme. Unë kam 25 vjet që jetoj këtu, qiraxhinjtë kanë 1 vit, janë njerëz të mirë, të rregullt, nuk e dimë se kanë probleme'-tha fqinji. 

Shpërthimi me tritol u regjistrua pak pas mesnatë në rrugën ‘Ndoc Martini’ në Tiranë. Rreth 30 gram tritol është hedhur në verandën e banesës së marrë me qira nga Demir Cara i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Policia po hetohet edhe për pronarin e banesës. 

3 VITE ME PARE

Shpërthimi/ Cara jep dëshminë e tij, dyshohet se kërcënimi me tritol është për nipin e pronares së shtëpisë

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës,
Banesa

TIRANË- Demir Cara, banesa me qira në të cilën jeton, u dëmtua nga shpërthimi me tritol. Lënda plasëse u vendos në verandën e shtëpisë e cila ndodhet në Laprakë. 

Banesa është në pronësi të Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit. 34-vjeçari i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd.

Dyshohet se kërcënimi me tritol është për familjarë të pronares së shtëpisë, më konkretisht nipit të saj. Nga dëshmitë që ka marrë policia, dyshohet se shkak për këtë janë bërë borxhet e pashlyera nga nipi i Zenepes.

Këto borxhe i ka pasur për shkak të lojërave të fatit. Zona është pa kamera sigurie dhe nuk ka asnjë të dhënë deri më tani se si ka vepruar autori apo nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi në Tiranë/ Autorët hodhën 30 gramë tritol në verandën e Carës, 2 pistat që po heton policia

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës,
Foto ilustruese

TIRANË- Demir Cara është personi i cili jeton në banesën që u hodh lënda plasëse pak pas mesnate mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Autori/ët, ende të paidentifikuar, hodhën kallëp me rreth 30 gramë tritol në verandën e banesës që ishte marrë me qira nga 34-vjeçari, Cara.

Për pasojë, nga shpërthimi ka pasur thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjera, të vogla materiale. Policia po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira. Forcat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes si dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

3 VITE ME PARE

EMRI- DETAJE nga shpërthimi me tritol në Tiranë, 34-vjeçari kishte marrë banesën me qira

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës,
Policia

TIRANË- Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës. Dosja.al ka mësuar se banesa është marrë me qira nga Cara, i cili është punëtor ndërtimi në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 00:05, në rrugën "Ndoc Martini". Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Nuk dihet ende nëse ky sulm është bërë për ndonjë konflikt të mëparshëm që Cara ka pasur. Pritet të merret dëshmia e tij për të zbuluar më shumë detaje.

3 VITE ME PARE

Tritol në banesën e 34-vjeçarit në Tiranë, shkaktohen dëme materiale, Policia nis hetimet

Shpërthim në Tiranë/ Tritol në verandën e Carës,

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës. Në banesën e 34-vjeçarit me inicialet D. C., është hedhur një sasi eksplozivi, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën "Ndoc Martini", në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

tritol ne tirane demir cara

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale