LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë fiktive jashtë vendit në Shqipëri, arrestohen dy persona në Tiranë, paratë kishin destinacion final Kanadanë

• Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme ndalimin e dy personave. • Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. • Të arrestuarit janë Arlinda Marku dhe Darin Gezdari. • 41-vjeçarja dhe 34-vjeçari mësohet se gjatë dy viteve bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive. • Nëpërmjet kompanive fiktive Marku dhe Gezdari kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta në Shqipëri. • Më pas paratë transferoheshin në Kanada. • Policia bën me dije se aktiviteti kriminal është zhvilluar gjatë periudhës 2021-2022. • Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjiblartar dhe Maltë. • Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pastruan 11 mln euro në Shqipëri dhe i transferuan në Kanada, Hetimi Tatimor: Grupi kriminal funksionoi në harkun kohor 2021-2022! Janë ushtruar kontrolle në disa vende

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e dy personave të finalizuar ditën e djeshme në Tiranë. Në pranga janë vënë 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari. Mësohet se pas disa muajsh hetimesh dhe bashkëpunimi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare u bë identifikimi i një grupi i cili gjatë periudhës kohore 2021-2022 kishin arritur të pastronin një sasi prej 11 milionë euro në territorin shqiptar dhe t`i transferonin në vijim këto para drejt Kanadasë.

Më tej bëhet me dije se janë zhvilluar kontrolle në vendë të ndryshme në Tiranë. Nga kontrollet janë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë dhe akte të shumta shkresore. Në njoftim theksohet se po punohet për identifikim e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Hetimet e deritanishme kanë provuar se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare, duke përdorur kompani guackë në shtetet e parajsave fiskale, si Qipro, Gibraltar, Maltë etj, para të cilat transferoheshin në Shqipëri dhe më pas transferoheshin në Kanada.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

Ditën e enjte, datë 19.12.2024, Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve finalizoi një fazë të rëndësishme të hetimit disa mujor në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (FIU), për identifikimin e një grupi personash, të cilët në harkun kohor 2021-2022 kishin arritur të pastronin një sasi prej 11 milionë euro në territorin shqiptar dhe t`i transferonin në vijim këto para drejt Kanadasë.

Në fillim të muajit dhjetor 2024 aktet e mësipërme hetimore u referuan nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Në vijim, pas regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe, marrjes së autorizimeve të nevojshme nga gjykata kompetente për kontrolle vendesh dhe sekuestrim provash materiale, më datë 19.12.2024 një skuadër e përbërë nga 6 (gjashtë) Oficer të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtuar kontrolle në vende të ndryshme në Tiranë dhe kanë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë, akte të shumta shkresore, etj.

Po ashtu, gjatë ditës së enjte, janë ndaluar edhe 2 (dy) shtetas shqiptarë mbi dyshimet se kanë kryer veprat penale të mësipërme dhe po punohet në drejtim të identifikimit të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet e deritanishme kanë provuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare, duke përdorur kompani guackë në shtetet e parajsave fiskale, si Qipro, Gibraltar, Maltë etj, para të cilat transferoheshin në shtetin Shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyre fiktive këtu, dhe më pas transferoheshin në shtetin Kanadez.

Hetimet vazhdojnë, por në këtë fazë të rëndësishme të hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke shpresuar se në vijim do thellohet ky bashkëpunim edhe për raste të tjera.

1 VITE ME PARE

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro para krimi, kush janë dy të arrestuarit që bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive (EMRAT)

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë
Foto ilustruese

TIRANË- 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari janë vënë në pranga në Tiranë pas një operacioni të koduar “Coast to coast”. Ata u arrestuan pasi gjatë dy viteve bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive. Nëpërmjet kompanive fiktive Marku dhe Gezdari kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta në Shqipëri.

Më pas paratë transferoheshin në Kanada. Policia bën me dije se aktiviteti kriminal është zhvilluar gjatë periudhës 2021-2022. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjiblartar dhe Maltë. Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj.

1 VITE ME PARE

Bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive/ Dy të arrestuarit transferuan para me burime kriminale nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta në Shqipëri, destinacioni final në Kanada

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pas një operacioni të koduar “Coast to coast”. 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari mësohet se gjatë dy viteve bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive.

Ata nëpërmjet kompanive fiktive kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta në Shqipëri. Më pas paratë transferoheshin në Kanada. Policia bën me dije se aktiviteti kriminakl është zhvilluar gjatë periudhës 2021-2022.

Njoftimi i plotë;

Tiranë/Pas 1 viti hetim, finalizohet operacioni policor i koduar “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zhvillua në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas. Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale.

Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri, arrestohen dy persona, Prokuroria e Tiranës zbulon skemën (EMRAT)

Transferuan nëpërmjet mashtrimit 11 mln euro nga kompanitë
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ndalimin e dy personave. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. Të arrestuarit janë Arlinda Marku dhe Darin Gezdari.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit ‘cost to cost’ . Marku dhe Gezdari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjiblartar dhe Maltë. Këto para transferoheshin në Shqipëri në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez. Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. Dy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.

Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.

Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.

Nga hetimi i zhcilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.

prokuroria e tiranes kompani fiktime pastrim parash

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet