LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi për trupat e të zhdukurve

• Numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Greqi ka shkuar në 57. Bilanci është rënduar këtë mëngjes, me gjetjen e një tjetër trupi të pajetë. Kërkimet vijojnë ende. • Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë, 57 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Ndërsa 85 të tjerë janë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. • Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se 5 shqiptarë janë në mesin e të plagosurve, të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, tetë shqiptarë të tjerë që ndodheshin gjithashtu në tren, i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më shumë se një duket se kanë qenë gabimet e stacionistit të Larisës që shkaktuan përplasjen e trenave në Tempi mbrëmjen e së martës, ku deri më tani raportohet se kanë ndërruar jetë 47 persona. Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis shpjegoi se stacionisti pa për 5.5 km trenin e pasagjerëve që lëvizte në drejtimin e gabuar, në zbritje drejt Athinës në vend të ngjitjes për në Selanik. Më konkretisht, pas sinjalit fatal që i dha inxhinierit të trenit 'Intercity 62', stacionisti duket se sipas asaj që tha drejtuesi i OSE-së, nuk ka përdorur aftësitë teknologjike që kishte në rregull për të ndaluar trenin në kohë.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Greqi/ “Ishte 15 vjeç, e kuptoni?", rrëfimi prekës i një i riu që humbi babanë dhe vëllanë

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Foto ilustruese

GREQI- Një i ri që humbi babanë dhe vëllain e tij 15-vjeçar kërkon përgjigje për aksidentin fatal të trenit në Larisa.

"Nëse keni nevojë të bëni ndonjë gjë, ne do t'ju thërrasim përsëri zotëri. Kështu më thanë. 4 herë më kanë regjistruar emrin dhe askush nuk më ka telefonuar,”- tha i riu, i cili deri pak kohë më parë nuk kishte marrë asnjë informacion nëse të afërmit e tij ishin gjallë apo jo.

“Me sa duket njerëzit e mi janë të dy të vdekur tani. Unë kam humbur vëllain tim, kam humbur babain tim. Ai nuk mund të ndryshojë asgjë për këtë, unë e di këtë. Çështja është të bëjmë diçka që të mos ketë më kaq shumë viktima. Kanë paguar 50 bileta “vdekje”. Ishin djem të rinj… vëllai im ishte 15 vjeç, e kuptoni këtë? E kishte gjithë jetën përpara. Dhe askush nuk bën asgjë për këtë fakt. Nuk dua që dikush të vijë të më mbështesë, do të mbaj veten,”- shtoi i inatosur ai për Protothema.

Ndërsa fjalët e një babai që kërkon të birin janë edhe më tronditëse.

“Na telefonoi gjysmë ore para aksidentit. Ai është student dhe shkoi në Athinë çdo tre ditë. E dashura e tij me të cilën ishte bashkë na tha se gjysmë ore para përplasjes ka shkuar në mensë (e cila ndodhej në vagonin e parë) për të marrë ujë dhe që atëherë po e kërkojmë,”- tha ai.

Por duket se ishte dorëzuar: Nuk kam asnjë shpresë dhe nuk besoj në mrekulli, vetëm pres rezultatet nga ADN-ja, është një dhimbje e pakontrollueshme, vetëm një prind e di se si është. Fatmirësisht kam ende një fëmijë dhe do të jetoj për të.

3 VITE ME PARE

'Po fliste me të ëmën në telefon dhe linja u ndërpre'/ Flet xhaxhai i shqiptares së plagosur në Greqi: Me fat që është gjallë

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Krenar Kullau

GREQI- Krenar Kulla, xhaxhai i shqiptares Olta Kulla të plagosur gjatë aksidentit të trenave në Greqi, ka zbuluar për Euronews Albania gjendjen shëndetësore të mbesës së tij. Kulla the se mbesa ka thyer krahun dhe ka shembje në të gjithë trupin. Ai shtoi se janë me fat që është gjallë me atë që kanë parë në vendngjarje. Duke u ndalur të deklarimet e mbesës, ai e cilësoi ngjarjen si një tmerr të vërtetë.

Goca gjatë udhëtimit të saj nga Athina në Selanik ishte në komunikim të vazhdueshëm me të ëmën, në një moment komunikimi u ndërpre dhe ajo nuk u përgjigjej më thirrjeve. Filluam të bënim telefona të tjera dhe morëm vesh se kishte ndodhur aksidenti dhe u nisëm për në Larisa. Gjatë rrugës na dërgoi një mesazh zanor nga një mjeke që tha thjesht jam gjallë. Erdhëm këtu dhe pamë gjendjen që ishte. Vajza është në gjendje të mirë, por ka goditje dhe shembje të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit. Ka thyerje të krahut, i cili bë me sukses dhe me sa na panë sytë jemi me fat. U mundova të mos ia rikujtoja, por nga sa më tha ishte një tmerr i vërtetë. Filloi të qante përsëri dhe nuk doja kurrësesi ta pyesja për detaje”, tha xhaxhai.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

S'ka ngelur asgjë veç gërmadhave nga përplasja fatale, familjarët kërkojnë të dëshpëruar trupat e pajetë të fëmijëve të tyre

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Viktimat e aksidentit tragjik në Larisa

GREQI- Në hekurudhën e Larisës aty ku 47 persona humbën jetën tragjikisht nga përplasja e dy trenave, nuk ka ngelur gjë tjetër veç gërmallave. Familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave presin me dëshpërim të tërheqin trupin e pajetë të fëmijëve për t'u dhënë atyre lamtumirën e tyre. Por identifikimi i viktimave është bërë më i vështirë për ekspertët pasi përplasja mes trenave ka shkrumbuar pjesën më të madhe të vagonave ku ndoodheshin pasagjerët, shumë prej të cilëve studentë, shkruan Protothema.gr. 

Të zhdukurit e Tempes, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë të vegjël, nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete nga aksidenti i tmerrshëm që tronditi vendin dhe mbarë botën. Mes tyre Anastasios, Ifigenia, Agapi, Vaios e shumë të tjerë, fytyrat dhe emrat e të cilëve u shpërndanë nga të afërmit e tyre në rrjetet sociale dhe mediat, janë përpjekur të gjejnë informacion lidhur me ta, por shpresat që të kenë mbijetuar janë të pakta.  Në përfundim të procesit trupat do t'u dorëzohen familjarëve të tyre. Në të njëjtën kohë vijojnë kërkimet dhe identifikimi i personave të tjerë të zhdukur apo që kanë humbur jetën në aksidentin e trenit në Tempi.

3 VITE ME PARE

Shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi/ Zbulohet GABIMI i dytë i stacionistit: Pa trenin në drejtim të gabuar për 5.5 km

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Aksidenti në Larisa

GREQI- Më shumë se një duket se kanë qenë gabimet e stacionistit të Larisës që shkaktuan përplasjen e trenave në Tempi mbrëmjen e së martës, ku deri më tani raportohet se kanë ndërruar jetë 47 persona. Konsulenti i menaxhimit të OSE, Pavlos Terezakis shpjegoi se stacionisti pa për 5.5 km trenin e pasagjerëve që lëvizte në drejtimin e gabuar, në zbritje drejt Athinës në vend të ngjitjes për në Selanik. Më konkretisht, pas sinjalit fatal që i dha inxhinierit të trenit 'Intercity 62', stacionisti duket se sipas asaj që tha drejtuesi i OSE-së, nuk ka përdorur aftësitë teknologjike që kishte në rregull për të ndaluar trenin në kohë. 

"Stacioni i Larisës ka një panel kontrolli sinjalistik lokal, para dhe pas stacionit në një distancë ka sinjale të lehta dhe ndryshime që tregojnë praninë e trenit. Pse mjeshtri i stacionit nuk ka mundur të parkojë trenin deri në 5.5 km pas stacionit është çështje e hetimit të komitetit. Nëse do të kishte parë panelin e punës – sepse e kontrollova para se të vinte hetuesi dhe t’ia tregonte – për 5.5 km mund të kishte parë trenin të hynte në binarin e kundërt dhe do të ishte shmangur fataliteti”, tha fillimisht zoti Terezakis për SKAI-n.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të jketë shkuar në 47. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Punonte te bari i trenit në Greqi/ Mes viktimave të tragjedisë edhe 60- vjeçari shqiptar nga Lushnja (EMRI)

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Një 60- vjeçar shqiptar i identifikuar meemrin Pavin Bozo ka ndërruar jetë pas aksidentit tragjik në Larisa në Greqi si pasojëe përplasjes së dy trenave, ngjarjee ndodhur një natë më parë. Mësohet se viktima ishte nga Lushnja dhe punonte në bar/bufe brenda në tren. Nga aksidenti tragjik, deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona. Ndërkohë, ka shkuar në 8 numri i shqiptarëve të përfshirë në këtë aksident.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Momente TMERRI në Greqi/ Rrëfimet tronditëse të ekipeve të shpëtimit në Larisa: Mbushëm 20 thasë me pjesë nga trupi i viktimave

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Ekipet e emergjencave civile 'EKAV' në Greqi po vijojnë kërkimet në gërmallat e stacionit hekurudhor të Larisës për të nxjerrë trupat e pajetë të pasagjerëve, pas përplasjes fatale të dy trenave. Në vend të trupave një prej anëtarëve të këtij ektipi, Yiannis Goulas ka treguar se po nxjerrin mbetje kockore të viktimave. Goulas dha detaje tronditëse për mikrofonët e korespodentëve nga vendi i ngjarjes duke thënë se nga pasditja e djeshme deri në mbrëmje, ata kishin mbushur 20 thasë me pjesë trupi nga viktimat. 

Ekzaminuesit mjekësorë kanë përfunduar deri më tani autopsitë në 44 grumbuj dhe 7 janë djegur. Goulas foli në emisionin e mëngjesit të MEGA-s dhe raportoi zhvillimet e hetimeve në 24 orët e fundit. 

Fotografia shpjegon gjithçka. Në të vërtetë pamja me të cilën po përballemi është makabre. Fatkeqësisht, kishte edhe shumë njerëz që nuk ishin gjallë, i mbajtëm në çanta. Që dje shpresonim që të paktën një person të ishte gjallë nën vagona, por fatkeqësisht kjo nuk u konfirmua. Për momentin kolegët po përpiqen të mbledhin ose trupa të tëra ose pjesë dhe t'i çojnë në spital”, tha ai. 

NumRi i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Mes viktimave dyshohet edhe studentja shqiptare, prindërit apel për t'a gjetur (EMRI+FOTO)

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Studentja shqiptare

GREQI- Studentja me origjinë shqiptare Klaudja Leta dyshohet të jetë mes viktimave të tragjedisë në Greqi, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar rreth 50 persona të vdekur. Prindërit e studentes kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre, duke shpërndarë foto në rrjete sociale dhe kanë dhënë mostra të ADN-së për të bërë identifikimin e saj. 

Komiteti shqiptar në Greqi ka nxjerrë një njoftim për gjetjen sa më shpejt të studentes shqiptare. Ndërsa shprehin ngushëllimet për familjarët e saj. 

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
postimi
Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
postimi

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të jketë shkuar në 47. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE tronditëse nga Greqia, gjenden 7 persona të djegur në vagonin ku shërbehej ushqimi për udhëtarët

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Aksidenti në Greqi

GREQI- Shtatë persona janë gjetur të djegur në vagonin e trenit në Larisa ku shërbehej ushqimi për udhëtarët. Siç njoftoi përfaqësuesi i Zjarrfikësve në konferencën zyrtare që u zhvillua pak para orës 11:00 të ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën shtatë trupa të djegur nga vagoni i 'restorantit' të trenit fatal të pasagjerëve 'Intercity 62'.

Nurmi i të vdekurve deri tani raportohet të jketë shkuar në 47. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Në vagon ka pellgje me gjak e kocka, nuk kam fjalë'/ Flet punonjësja e emergjencave në Greqi: Rreth 50 ka shkuar numri i viktimave.

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Pavlikani Dia

GREQI- Ka shkuar në 47 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi, ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash. Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnatës së të martës në luginën e Tembit pranë Larisës, për shkak se të dy trenat ishin duke lëvizur në të njëjtët binarë. Në një interviste për Euronews Albania, pjesëtarja e emergjencave civile, Pavlikani Dia deklaroi se ajo që ka parë nga brenda vagonëve është tragjike. Ajo shtoi se në trenin e shkatërruar ndodhen ende trupa viktimash.

Deri tani kemi gjetur 13 kufoma. Asnjëri prej tyre nuk ishte i gjallë. Nuk ka asnjë mundësi qe ata te kenë mbijetuar asaj përplasjeje. Rreth 50 ka shkuar numri i viktimave. Vet kam gjetur disa prej tyre, është tragjike. Nuk e shpjegoj dot çfarë ndiej. Të shohësh trupa të vdekur, vetëm kocka, pellgje me gjak, nuk ka fjalë. Aty ska nevojë për shumë kërkim sepse çdo gjë është sheshit”, tha Dia për Euronews Albania.

3 VITE ME PARE

Familjarët presin në ankth, sot do të nisë identifikimi i viktimave përmes ADN-së

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Aksidenti tragjik në Greqi

GREQI-  Sot do të nisë identifikimi i viktimave të aksidentit fatal të trenave në Greqi. Mediat greke raportojnë familjarët e tyre janë duke pritur në dyert e spitalit rajonal të Larisë për të marrë lajmet e hidhura. 

Sakaq, numri tragjik i të vdekurve nga aksidenti fatal me përplasjen e trenave në Larisa është vazhdimisht në rritje pasi sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Zjarrfikësja, numri i të vdekurve ka shkuar në 47.  Siç njoftoi përfaqësuesi i Zjarrfikësve në konferencën zyrtare që u zhvillua pak para orës 11:00 të së enjtes, ekipet e shpëtimit gjetën shtatë trupa të djegur nga makina e restorantit të trenit fatal të pasagjerëve 'Intercity 62'. Gjatë operacionit, prerjet bëhen me makineri speciale në kushte të vështira.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Mbret duhet të kthehem?'/ Zbardhen BISEDAT, pak para katastrofës hekurudhore në Greqi, stacionisti harroi çelësin: Do ta lë diagonalisht!

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Aksidenti tragjik në Greqi

GREQI- Zbardhen bisedat mes makinistëve të trenit 'Intercity 62' dhe stacionistit të Larisës përplasja e të cilave deri më tani ka shkaktuar 47 viktima dhe mbi 60 të plagosur. Siç raportojnë mediat greke, stacionisti pa e kuptuar i udhëzon të futen në bordurë dhe të vazhdojnë udhëtimin nga Selaniku. Linja e Athinës, në të cilën tashmë lëvizte treni tregtar.

Drejtuesit e mjeteve nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksionon. Në fakt, siç thanë burimet hekurudhore, komandanti i stacionit as që e kishte kuptuar që treni  kishte hyrë në binar të kundërt, ndaj nuk kishte mundësi të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura. 

PJESË NGA BISEDA: 

Shoferi  - A po dëgjon Larisa?

Drejtori i stacionit  – Ai dëgjon. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes në semaforin e ri të hyrjes së Poros.

Shoferi  - Basil, po iki?

Shefi i stacionit  – Po largohesh, po largohesh.

Shoferi  – U krye, mirëmbrëma.

Drejtori i stacionit  – Paç fat. 

Nëpunësi i stacionit hekurudhor : Mbret, duhet të kthehem?

Mjeshtri i stacionit  - Jo, jo ashtu siç është sepse vijon 1564.

Nëpunësi i stacionit hekurudhor  - U krye, mirë, do ta lë ashtu siç është diagonalisht. 

Kjo bisedë e shkurtër zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë. Bravandreqësi e pyeti drejtuesin e stacionit nëse ai duhej ta kthente çelësin drejt,  kështu që treni do të vazhdonte në linjën normale, pa problem. Megjithatë, drejtori i stacionit i tha atij se një tren lokal do të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas drejtuesi i stacionit harroi të kthente çelësin, kështu që Intercity hyri në 'rrymën e kundërt'. 

Dialogët janë formalë, pasi drejtuesit e trenit nuk kishin asnjë arsye për të vënë në dyshim urdhrin e  komandantit të stacionit, pasi besonin se ai kishte kontaktuar kolegun e tij në stacionin tjetër, në Neios Poros. Vihet re se në këtë ditë janë regjistruar disa probleme teknike, si pasojë e të cilave pjesë të linjave janë mbyllur me intervale. Vetë 'Intercity' ishte nisur në orën 22.48 me 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos  dhe mbërriti në “takimin e vdekjes” pak minuta pas orës 23:00. Shefi i stacionit, pasi fillimisht pretendoi se kishte "kyçur" trenin në shinat e duhura por nuk iu bind sistemit, pranoi gabimin e tij fatal dhe tashmë do të përballet me akuzën për vrasje. 

3 VITE ME PARE

Thellohet bilanci i viktimave nga tragjedia në Greqi/ Shkon në 47 numri i të vdekurve, DETAJET tronditëse: Janë shtypur nga vagoni

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Trenat në Greqi

GREQI- Vijon të rritet numri tragjik i të vdekurve nga aksidenti fatal i trenit në Larisa pasi sipas përditësimit të fundit nga Mbrojtja Civile, numri i personave që kanë humbur jetën në Tempi ka shkuar në 47. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm shpëtimtarët gjetën tre trupa të tjerë brenda karrocës së tretë, por hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Epipyragos Ioannis Artophios, ka folur sot për mediat lidhur me ecurinë e hetimeve dhe se ku po fokusohen deri tani. Operacioni i kërkimit dhe nxjerrjes së trupave ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa mëngjesin e sotëm kërkimet nga ekipet e shpëtimit kanë vijuar mes vagonit të dytë dhe të tretë të trenit. Ajo që përshkroi zëdhënësi i Zjarrfikësve ishte tronditëse. 

Ata shohin se ka njerëz në gjendje shumë të keqe nga përplasja dhe shtypja e dy vagonave. Ne kemi arritur të nxjerrim tashmë dy trupa. Në këtë pikë ku po zhvillohet operacioni ka mjaft persona të cilët për shkak të ngarkesës janë në gjendje të rëndë. Ky operacion do të vazhdojë për t'i dorëzuar të gjithë personat tek të afërmit e tyre. Për momentin nuk mund të thuhet se sa njerëz janë atje. Ata ishin në një pikë ku e gjithë ngarkesa kalonte mbi trupat e tyre dhe tani po bëhet menaxhimi për t'i nxjerrë jashtë”, tha ai.

"Të gjithë këta njerëz u gjetën të shtypur nga vagonët me shpejtësi dhe më pas u shpërthyen në flakë”, shtoi më tej zëdhënsi i Zjarrfikësve. 

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Sindikatat në protestë, fajësojnë qeverinë për neglizhencë ndaj sistemeve të sigurisë hekurudhore

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Pamje nga Larisa pas tragjedisë hekurudhore

GREQI- Sindikatat greke kanë organizuar protesta, pas fatkeqësisë hekurudhore me të paktën 44 persona të vdekur, ngjarje e ndodhur pas mesnatës së të martës. Mediat e huaja raportojnë se protestuesit janë përplasur me policinë jashtë selisë së 'Hellenic Train' në Athinë, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protestat u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës. Anëtarët e sindikatës së hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk po funksiononin siç duhet edhe pse ndër vite janë ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje. Në protestë dhe zi, punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të bëjnë grevë, për atë që ata thonë se është neglizhencë zyrtare e hekurudhave.

Dhimbja është kthyer në zemërim për dhjetëra kolegë dhe bashkëqytetarë të vdekur dhe të plagosur. Mos respekti i treguar ndër vite nga qeveritë ndaj hekurudhave greke çoi në rezultatin tragjik,” thuhet në një deklaratë të sindikatës së punëtorëve për të shpallur grevën.

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për dështimet e autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të.

3 VITE ME PARE

Arriti të shpëtonte mrekullisht me fëmijën në krahë/ Gruaja tregon momentin e përplasjes së trenave: Kërkonim një vrimë për të dalë

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Aksidenti tragjik në Larisa\

GREQI- Ndërsa numri i të vdekurve nga përplasja e trenit në Larisa të Greqisë rritet, të mbijetuarit e përplasjes fatale përshkruajnë "ferrin" që përjetuan në momentin kur çdo gjë ka shpërthyer në flakë. Një nënë me djalin e saj 7-vjeçar,  të cilët po udhëtonin me karrocën 2 në momentin që ajo mori flakë ka treguar për mediat greke sesi arriti të shpëtonte veten dhe fëmijën e saj nga treni i cili ishte kthyer një masë amorfe hekuri. Ajo tregon se ka dalë nga një vrimë që ishte krijuar në karrocën e tyre nga përplasja dhe kështu arritën të shpëtonin. 

Aty ndodhi një fatkeqësi. Ishim në lëvizje kur papritur pati një përplasje të rëndë. U dëgjua një zë i fortë. U tundëm shumë, po goditnim majtas e djathtas. Vagoni ynë ishte bërë një masë dhe  dolëm nga një vrimë që ishte aty. Një bashkëudhëtar që ishte pranë nesh na ndihmoi. Vagona kishte marrë flakë dhe ishte afër nesh” , thotë nëna e re që po përpiqej të largohej nga treni i dalë nga shinat  me djalin në krahë  dhe duke ecur mes kufomave.

Ishim në karrocën 2. E njëjta karrocë kishte marrë flakë dhe ishte afër nesh.  Zjarri ishte në karrocën 2, sediljet e pasme dhe karrocën 3 . Ishim 4 veta ku ishim ulur dhe të gjithë dolëm të gjallë. Në karroca të tjera pashë trupa të rënë, por po mundohesha të mos e lija fëmijën t'i shihte dhe e shtyva larg", tregoi ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës: Duhet të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat e mia

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
E mbijetuara nga aksidenti në Greqi

GREQI- Evdokija Cagli është një personat që arriti të mbijetonte nga aksidenti tragjik hekururdhor që u shënua dje në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 44 persona. Ajo ka rrëfyer momentin kur është përpjekur të shpëtojë. Cagli ndodhej në vagonin e tretë të trenit. Në momentin e përplasjes ajo ka arritur të ulet në vendin e saj dhe ata që ndodheshin në korridor nuk kanë shpëtuar. Në udhëtimin dhjetë minutash me tren drejt vdekjes, asnjë nuk parashikonte tmerret që do të pasonin, raporton media greke Protothema.gr 

"Unë isha në vagonin e tretë dhe në të ishte një vajzë tjetër me macen e saj. Ne po e shëtisnim lart e poshtë dhe po luanim me të. Ne qeshnim. Si mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte pak minuta më vonë. Mezi kisha arritur të ulesha. Ndjej kthimin e vagonit dhe godas me forcë ballin dhe hundën në një sipërfaqe të fortë. Instinktivisht bëhem një “top” për të mbrojtur trupin tim. Duhej të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat duke rënë në zbrazëti, për të shpëtuar veten", tha ajo. 

Ajo u shpreh se dëgjonte britma gjithandej dhe së në këto raste të paktë janë ata që arrijnë të ruajnë gjakftohtësinë. 

Flokët më morën flakë”, vazhdon të përshkruajë Evdokia Tsagli.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, 20-vjeçari kthehet në hero, mjekja: Shpëtoi dhjetëra jetë! Qielli sot u mbush me ëngjëj, por ne jemi me fat, një e kemi në tokë

Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave, vijon kërkimi
Mjekja dhe Andreas Alikaniotis

GREQI- Një sudent 20-vjeçar, i identifikuar si Andreas Alikaniotis është kthyer në hero pasi ka shpëtuar dhjetëra persona që gjendeshin në trenin që u përplas mesnatën e 1 marsit me një tren mallrash duke sjellë një bilanc me 43 të vdekur e 85 të plagosur.

Mjekja e Spitalit Universitar të Larisës, Eri Tziastoudis ka publikuar një foto të 20-vjeçarit dhe shkruan se ai është një ëngjëll në tokë, pasi ia ka dalë që të shpëtojë dhjetëra jetë, duke rrezikuar të tijën. I riu ka arritur të dalë nga vagoni ku ndodhej, por nuk është larguar. Ai është kthyer, ka thyer xhamin dhe ka nxjerrë dhjetëra persona të tjerë të gjallë.

“Megjithëse sot qielli u mbush me engjëj, ne kemi fatin që kemi mes nesh një engjëll tokësor, studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, i cili doli pothuajse i padëmtuar nga vagoni i 2-të. Ai është një hero sepse rrezikoi jetën e pavarësisht zjarri, nuk e braktisi trenin. Ai theu xhamin dhe shpëtoi dhjetëra të rinjt të tjerë, djem e vajza. Në ditën e zezë të sotme, Andrea na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe moral! Urime Andrea bukuroshi, urime prinderve qe te rriten!!!"- shkruhet në postim.

Si ndodhi tragjedia?

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë, 43 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Ndërsa 85 të tjerë janë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet