LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të hetimeve, Von der Leyen: Jemi në krahun tuaj

• Vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit tragjik në Tempi. • Një nga pyetjet kyçe është se çfarë e shkaktoi një shpërthim kaq të madh menjëherë pas përplasjes së dy trenave. • Tashmë është hetuar shkaku i përplasjes dhe 59-vjeçari i stacionit është vënë para drejtësisë, por se si arritëm te kjo “kërpudha” pas shpërthimit, askush nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. • Sipas asaj që u raportua ka pasur raportime për vajra, bateri litiumi, akumulatorë energjie, një hark elektrik, por asnjë nga këto nuk mund të lidhet me imazhin e kapur në momentin e shpërthimit. • Shishet e dyshimta të gjetura në terren dhanë përshtypjen se mund të kenë lidhje me shpërthimin e madh dhe shkatërrimin e ndodhur kryesisht në kabinën e mensës së trenit të pasagjerëve. • Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. • Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. • Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis kërkon përshpejtimin e hetimeve për aksidentin hekurudhor

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Gjykatës Supreme të shtetit që të përshpejtojë hetimet lidhur me aksidentin vdekjeprurës mes dy trenave, që la të vdekur të paktën 57 persona dhe nxiti protesta në mbarë vendin.

“Populli grek kërkon një sqarim të menjëhershëm lidhur me incidentet kriminale të lidhura me këtë aksident tragjik”, shkroi Mitsotakis në letrën dërguar gjykatës.

“Ju kërkoj që t’i jepni prioritet këtyre rasteve, dhe nëse është e duhur, të kryeni hetimet më të thella për të kuptuar se çfarë ndodhi” dhe nëse “ka pasur gabime në sistemin e sektorit të hekurudhave” që mund të përbëjnë vepra penale, tha ai.

Në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Larisa të Greqisë, janë konfirmuar edhe katër shtetas shqiptarë ose me origjinë shqiptare.

Me Qeverisë greke që po kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet e prillit, ky vendim i Mitsotakis po shihet i domosdoshëm që të ulë zemërimin e publikut, pasi hetime të tilla në Greqi mund të marrin disa vite kohë. Përplasja e trenave të pasagjerëve ndodhi në Greqi të martën e kaluar dhe në bordin e tyre ishin mbi 350 pasagjerë, shumica prej të cilëve studentë. Ky aksident nxiti protesta masive në disa pjesë të shtetit dhe protestuesit u përleshën me policinë. Më 5 mars, në Athinë mbi 12.000 persona protestuan. Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë teknike Greqisë për modernizimin e hekurudhave.

Autoritetet greke fillimisht ia lanë fajin “gabimit njerëzor” për këtë aksident, përkatësisht fajësuan shefin e stacionit që ishte në ndërrim në kohën e përplasjes së trenave. Por, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se vazhdimisht kanë paralajmëruar operatorin e trenave, Hellenic Train, lidhur me problemet e sigurisë dhe kanë fajësuar Qeverinë se nuk ka keqmenaxhuar rrjetin e hekurudhave nuk ka ndërmarrë reforma për të ofruar më shumë siguri, gjë që sipas tyre ka çuar në aksidentin fatal. /REL

3 VITE ME PARE

'Ishim në mensë'/ I dashuri i studentes shqiptare tregon momentin para përplasjes fatale të trenit: Thashë se do të digjeshim të gjallë

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Klaudja Leta dhe partneri i saj

GREQI- Prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë dje lamtumirën e fundit studentes shqiptare Klaudja Leta 21-vjeç, e cila humbi jetën në përplasjen e trenave në Greqi. E reja dhe partneri i saj kaluan fundjavën në Patra dhe të martën po ktheheshin me tren për në Selanik. Për fat të mirë i riu ka shpëtuar pasi pak sekonda para përplasjes ka dalë nga vagoni i mensës për të gjetur ndenjëse për vete dhe të dashurën e tij në një nga vagonat e tjerë. I riu duke folur për mediat greke ka përshkruar momentet e fundit me partneren e tij.

"Ne ishim në mensë. I thashë se do të kërkoja për ndonjë vend tjetër sepse isha i mërzitur dhe i lodhur. Ajo më pa drejt në sy dhe më tha "shko tani". U habita nga mënyra e të folurit dhe pa u menduar u ngrita në këmbë. Pashë që më buzëqeshte, i buzëqesha dhe u largova. Më pas ndjeva një zhurmë dhe u rrëzova. As nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, thjesht ndjeva hekurat që më binin mbi shpinë. Fatmirësisht nuk u lëndova gjëkundi. U zgjova nga tymi. Tani kam probleme me frymëmarrjen. Në një moment mbylla sytë, lotova dhe thashë se do të digjem i gjallë", tregoi ai. 

Ai vuri në dukje se në të njëjtën kohë dhe ndërsa ishte në gjendje shoku po mendonte për Klaudian. Unë nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur sepse gjithçka ishte errësirë. 

3 VITE ME PARE

Udhëtimi me tren në Greqi i mori jetën vajzës së tyre/ Prindërit e studentes shqiptare Evegjeni Micka kërkojnë drejtësi: Përgjegjësit të ndëshkohen

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Evgjeni Micka

GREQI- Avokati i familjes shqiptare Micka, Stelios Sourlas, të cilët humbën vajzën e tyre 23-vjeçare Evgjeninë në aksidentin fatal hekurudhor në Larisa, është shprehur se familja e studentes kërkon drejtësi dhe vënien përballë përgjegjësisve të personave që shkaktuan këtë tragjedi tronditëse me 57 persona të vdekur. 

Familja është e tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë e revoltuar. Ata kërkojnë nga shteti që të gjithë përgjegjësit të mos u shpëtojë përgjegjësive.Do të bëj padi në ditët në vijim dhe do të kërkoj mbrojtjen e akuzës si dhe hetimin e përgjegjësive penale ndaj autoritetit përgjegjës, por edhe ndaj personazheve politikë që kishin mbikëqyrjen dhe supozohej të kontrollonin sigurinë dhe masat", tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia penale që do të kërkohet nga familja është në kujtimin e Evegjnisë. 

Si ndodhi ngjarja? 

Evegjeni Micka ishte duke u kthyer me të dashurin nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.  23-vjeçarja shqiptare ishte pa ndjenja dhe zjarrfikësit thanë se do e nxirrnin jashtë, por ai nuk pa më asgjë. Familja e saj e kërkoi për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve. Trupi i saj u identifikua më pas përmes ADN.

3 VITE ME PARE

Humbën jetën tragjikisht në udhëtimin me tren në Greqi, babë e bir përcillen për në banesën e fundit

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Vangelis Bournazis

GREQI- Vangelis Bournazis polici grek 54-vjeçar dhe djali i tij 15-vjeçar të cilët humbën jetën në aksidentin e trenave në Larisa janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Mediat greke raportojnë se, 54-vjeçari ishte larguar nga detyra si polic rreth një vit më parë. Ai donte të pushonte dhe t’i përkushtohej rritjes së djalit të tij të mitur.

Ata po ktheheshin nga një udhëtim në Athinë. Në rrugën e kthimit, ai rezervoi një shtrat me djalin e tij. Tre fëmijët e tij ishin gjithë jeta e tij. Dy vite më parë humbi gruan nga kanceri dhe humbja i kushtoi shumë, por ia doli të ngrihej sërish në këmbë. Vangelis Bournazis shërbente në Policinë Rrugore të Litisit. Njerëzit që e njihnin e përshkruajnë atë si një polic shembullor dhe një familjar të denjë. 

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi për hetimin: Me çfarë arsye u është dhënë leja kreut të stacionit të Larisës

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Trenat

GREQI- Të vrullshme janë zhvillimet në drejtim të hetimit të përgjegjësive për tragjedinë në Tempe. Kyriakos Mitsotakis udhëzoi prokurorin e Gjykatës së Lartë t'i jepte përparësi hetimeve për Tempin, ndërsa ministri i Shëndetësisë Thanos Pleuris urdhëroi një hetim urgjent për të shqyrtuar termat dhe kushtet në të cilat iu dha leja mjekësore kreut të stacionit të Larisës.

Hetimi do të shqyrtojë termat dhe kushtet në të cilat leja mjekësore iu dha menjëherë pas aksidentit tragjik mbikëqyrësit të drejtorit të stacionit që e vendosi në turn, për të kërkuar menjëherë përgjegjësi nga mjekët që e dhanë. Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për pushimin e atyre që konstatohen të përfshirë.

Në të njëjtën kohë, drejtori i stacionit të turnit të radhës nga ai ku ndodhi aksidenti në Tempi, kalon në një kohë të shkurtër derën e hetuesit. Qëllimi i thirrjes është që hetuesi të mbledhë të gjithë informacionin e kërkuar për të krijuar një pamje të plotë të asaj që ndodhi natën e tragjedisë. Inspektori i OSE-së, i cili ishte me pushime të dielën, ka shkuar, të premten e kaluar në Gjykatën e Larisës vullnetarisht për të dëshmuar për tragjedinë hekurudhore në Tempi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

Von der Leyen bisedon me Mitsotakis: Mbështetje nga BE për modernizimin e trenave

Tragjedia në Greqi, Mitsotakis kërkon përparësi të
Kyriakos Mitsotakis dhe Ursula von der Leyen

GREQI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas bisedës së saj të hënën në mëngjes me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis deklaroi mbështetje për Greqinë nga Bashkimi Evropian për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e transportit hekurudhor. Von der Leyen njoftoi se ekspertët e Organizatës Hekurudhore të BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës.

“Këtë mëngjes kam diskutuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e mëtejshme teknike që BE mund t'i ofrojë Greqisë për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre. Ekspertët nga Agjencia Hekurudhore e BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës. Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi Leyen në Twitter.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet