LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën 4-vjeçari, motra e tij në gjendje të rëndë. Spitali i Shkodrës: Familja refuzoi ta linte fëmijën për mbikëqyrje

•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mjedë të Shkodrës. • Bëhet me dije se dy fëmijë të mitur janë helmuar dhe njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë. •Dy të miturit motër e vëlla, janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë, ndërkohë që motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë. • Po ashtu në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe spitalit Rajonal i Shkodrës, ku thotë se mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore. • Gjithashtu spitali bën të ditur se mjekët i kanë kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme. • Por prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi të miturin. • Po ashtu bëhet me dije se dy të miturit motër dhe vëlla u intoksikuan nga helmi i minjve. • Mësohet se prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët. • Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në pasoja fatale.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit në spitalin e Shkodrës, mjekët: Erdhi fillimisht me të vjella, kërkuam që të shtrohej, babai nuk pranoi

Tragjedi në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën
foto ilustruese

SHKODËR- drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, ka dhënë detaje të reja në lidhje me tragjedinë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Ai ka deklaruar se i mituri është paraqitur për herë të parë në spital më 21 shkurt dhe pas mjekimit mjekët i kanë rekomanduar që të shtrohet për trajtim, por babai ka vendosur ta marrë fëmijën me vete.

Por 3-vjeçari të nesërmen është dërguar sërish në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse pa shenja jete. Po ashtu Halluni shprehet se pesë reanimatorë dhe mjekë të tjerë janë përpjkur ta mbajnë në jetë fëmijën, por për fat të keq ai ndërroi jetë 45 minuta pas mbërritjes në spital. Gjithashtu Drejtori i spitalit shprehet se duke pasur parasysh simptomat e ngjashme tek të dy fëmijët, mjekët kanë kërkuar të angazhohen toksikologë dhe specialistë të tjerë për të përcaktuar shkakun e mundshëm të kësaj ngjarjeje tragjike.

Pas ndarjes nga jeta të 3-vjeçarit, 30 minuta pas tij ka mbërritur motra 7-vjeçare, gjithashtu në gjendje të rënduar shëndetësore, me simptoma të të vjellave. Pas një vlerësimi të menjëhershëm, mjekët e pediatrisë kanë marrë vendim për transportimin urgjent të vajzës në Tiranë, në spitalin QSUT, ku ajo është shtruar në repartin intensiv për më shumë kujdes mjekësor.

"Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës," tha ai. 

1 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Policia: Pas mjekimit u larguan në shtëpi

Tragjedi në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën
Policia

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga helmimi dhe humbja e jetës së një fëmijë 3-vjeçar në Shkodër. Policia bën me dije se familja fillimisht i ka dërguar dy fëmijët në Spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim pasi mendonin se kishin virozë.

Por për shkak se gjendja shëndetësore e tyre sa vinte e përkeqësohej, familjarët i kanë ridërguar në spital ku pavarësisht ndihmës mjekësore 3-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë Prokuroria vijon hetimet për gjetjen e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë. Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

 

 

1 VITE ME PARE

Detaje nga vdekja e të miturit/ Reagon spitali i Shkodrës: Familja refuzoi ta linte fëmijën në observacion, zgjodhi ta merrte në shtëpi

Tragjedi në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Spitalit Rajonal të Shkodrës, ka deklaruar se mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore. Gjithashtu spitali bën të ditur se mjekët i kanë kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme.

Por prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi të miturin. Një ditë më pas, gjendja e 3-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm, dhe familjarët e kanë sjellë sërish në spital në gjendje shumë të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, motrës së tij, që po përjetonte simptoma të ngjashme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.

1 VITE ME PARE

E rëndë në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën 3-vjeçari, motra e tij në gjendje të rëndë

Tragjedi në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën
Foto ilustruese

SHKODËR - Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mjedë të Shkodrës. Bëhet me dije se dy fëmijë të mitur janë helmuar dhe njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë. 

Dy të miturit motër e vëlla, janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë, ndërkohë që motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë. 

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

shkoder

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci