LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200 persona të lënduar, shpallen tre ditë zie

•Një tërmet i fuqishëm me qendër në malet e Atlasit të Lartë të Marokut ka lënë deri tani mbi 1037 viktima. •Tërmeti i ndodhur pak pas orës 23:00 ka qenë me magnitudë 6.9, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). •Ndërtesat u shembën dhe njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre të dëmtuara në disa qytete. •Raportohet se personat e plagosur deri më tani janë 1200. •Banorët e Marrakesh, qyteti më i afërt i madh me epiqendrën, thanë se disa ndërtesa ishin shembur në qytetin e vjetër, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. •Një zyrtar lokal tha se shumica e vdekjeve ishin në zonat malore që ishin të vështira për t'u arritur.

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tërmeti me 1037 viktima në Marok! Ja cilat vende i kanë ofruar mbështetje

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
foto ilustruese

MAROK- Zyrtarët po punojnë për të pastruar rrugët në mënyrë që ambulancat dhe ndihmat të arrijnë tek të prekurit, por distancat e mëdha midis fshatrave malore krijojnë vështirësi. Mediat e huaja raportojnë se do të duhet kohë për të mësuar shkallën e plotë të dëmit të shkaktuar nga tërmeti. 

Maroku nuk ka bërë ende apel për ndihmë nga jashtë për të ndihmuar me situatën në zhvillim, por një numër vendesh kanë ofruar mbështetje. 

Ja çfarë kanë thënë disa prej tyre. 

Algjeria

Algjeria, e cila ndërpreu lidhjet me Marokun dy vjet më parë, tha se do të hapte hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok. 

Në një deklaratë, presidenca e Algjerisë tha se ishte e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare dhe të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj materiale dhe njerëzore.

Turqia

Ministria e Jashtme turke tha se Ankaraja ishte e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes "për të shëruar plagët e tërmetit në Marok".

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive AFAD i Turqisë tha se 265 punonjës të ndihmës ishin gati të udhëtonin në rajonin e tërmetit. 

Gjermania

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi ishte "në procesin e organizimit të mbështetjes".

Gjermania ka mobilizuar gjithashtu agjencinë e saj të ndihmës teknike. 

SHBA

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vendi është "i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme pasi Maroku i përgjigjet kësaj tragjedie". 

Franca

Valerie Pecresse, presidente e rajonit të Parisit, tha se po ofronte 500,000 euro (429,743 £) ndihmë për Marokun. Benoit Payan, kryebashkiaku i Marsejës, tha se zjarrfikësit do të dërgohen për të ndihmuar ekuipazhet e shpëtimit në Marok. 

Izraeli

Shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore dhe fatkeqësive të Izraelit Magen David Adom tha se kreu i tij kontaktoi presidentin e Gjysmëhënës së Kuqe Marokene me një ofertë për ndihmë.

“Përfaqësuesit nga Magen David Adom po përgatiten të largohen brenda orëve të ardhshme. Ata do të bashkohen me delegacionet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit,"-thihet në deklaratë.

2 VITE ME PARE

Tërmeti me magnitudë 7, ku vdiqën mbi 1037 persona, Maroku shpall tre ditë zie kombëtare

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
pamje nga vendngjarja

MAROK- Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit ku humbën jetën të paktën 1037 persona.

Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike. Ndërkohë Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera. 

2 VITE ME PARE

Mes tensioneve, Algjeria i vjen në ndihmë Marokut, hap hapësirën ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
foto ilustruese

MAROK- Algjeria do të hapë hapësirën e saj ajrore për ndihma humanitare dhe fluturime mjekësore që shkojnë në dhe nga Maroku, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes vendeve, raporton CNN.

“Algjeria shprehu sot, gatishmërinë e saj të plotë për të ofruar ndihmë humanitare për Marokun dhe për të vënë të gjitha aftësitë materiale dhe njerëzore në vazhdën e tërmetit të dhunshëm që goditi këtë vend, sipas një deklarate të Presidencës së Republikës”, raportoi APS.

“Autoritetet vendosën gjithashtu se Algjeria e Epërme hapi hapësirën e saj ajrore për fluturimet për të transportuar ndihma humanitare dhe të plagosurit”- thuhet në njoftim.  

Kujtojmë se Algjeria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun në vitin 2021 dhe mbylli hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët e regjistruar në Marok. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, tha në fillim të këtij viti se marrëdhëniet mes tyre kishin arritur “një pikë pa kthim”.

2 VITE ME PARE

Tragjike/ Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
foto ilustruese

MAROK- Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok. The guardian raporton më shumë se 1200 persona të plagosur.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera. Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti është më vdekjeprurësi i vendit që nga një lëkundje e vitit 2004 pranë al-Hoceima, në malet veriore Rif, ku humbën jetën më shumë se 600 njerëz.

2 VITE ME PARE

Tërmeti në Marok/ Britania e Madhe: Jemi të gatshëm për ndihmë "në çfarëdo mënyre që mundemi"

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
foto ilustruese

MAROK- Mbretëria e Bashkuar ka shprehur ngushëllimet për popullin e Marokut. Vendi do të ndihmojë Marokun "në çfarëdo mënyre që mundemi", sipas Sekretarit të Jashtëm James Cleverly.

“Lajm shkatërrues për një tërmet të madh jashtë Marrakeshit, Marok. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë marokenë në çfarëdo mënyre që mundemi.”- tha Cleverly.

Gjithashtu Kryeministri Rishi Sunak në një postim në Twitter shprehu se: Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Marok mbrëmë.

Numri i viktimave në Marok pas tërmetit të fuqishëm po vijon të rritet. Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet. Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.

2 VITE ME PARE

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, reagon Joe Biden: Gati për të ofruar ndihmë për popullin maroken

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë në dërgimin e ngushëllimeve dhe ndihmës për popullin e Marokut.

Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vështirësi e tmerrshme. Administrata ime është në kontakt me zyrtarët marokenë. Ne po punojmë me shpejtësi për t’u siguruar që qytetarët amerikanë në Marok janë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Marokut dhe mikut tim Mbretit Mohammed VI në këtë moment të vështirë”, u shpreh Biden.

Aktualisht Biden ndodhet në Indi për samitin e G20.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

KONFIRMOHET nga autoritetet: Tërmeti në Marok, më i fuqishmi në 100 vitet e fundit

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Banoret ne rruge

MAROK- Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter që goditi qytetin e Marakeshit ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 100 vitet e fundit.

Siç njoftoi agjencia marokene e lajmeve MNA, epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Al Haouz, 80 kilometra në jugperëndim të Marakeshit dhe u ndje në një zonë prej 400 kilometrash.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës bëri të ditur se kanë regjistruar një tërmet të kësaj fuqie për herë të parë në 100 vitet e fundit, duke theksuar se ky është tërmeti më i fuqishëm në shekullin e kaluar.

Thuhet se qindra pasgoditje u regjistruan, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 6 ballë, por shumica e tërmeteve nuk u ndjenë shumë. Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti është rritur në 632.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë rrënojat për të mbijetuar. Qytetet ku u regjistruan vdekjet ishin Marakesh, Azilal, Agadir, Ouarzazate dhe Chichaoua. Ministria e Brendshme njoftoi se institucionet vendase, forcat policore dhe ekipet e Mbrojtjes Civile mobilizuan të gjitha burimet në dispozicion për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullatën e prekur./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Foto VIRALE nga Maroku, i riu del nga banesa duke marrë vetëm këtë 'send të çmuar'

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Djali ne Marok

MAROK- Bota po mban zi për viktimat dhe të plagosurit në Marok, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.9 shkallë Rihterit. Të shumta janë pamjet që po qarkullojnë në rrjet, që nga banesat që shemben e deri tek qytetarët që qëndrojnë në rrugë. 

Por, një foto është bërë virale në rrjet, pasi tregon një djalë që ka lënë shtëpinë e tij me vrap. Ai shihet pa këpucë, pa bluze, i veshur me tuta, ndërsa në dorë mban 'playstation'.

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200

Mesa duket kjo ka qenë gjëja më me vlerë për të!

2 VITE ME PARE

VIDEO nga tërmeti shkatërrues në Marok, momenti kur xhamia lëkundet, por nuk shembet

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Pasojat nga termeti

MAROK- Bilanc tragjik ka lënë pas tërmeti masiv në Marok, duke shënuar mbi 600 viktima. Tërmeti goditi Marokun pas prës 23:00, në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të madh. Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat, ndërkohë që në rrjet po qarkullojnë video të momentit kur janë ndjerë lëkundjet.

Në rrjet, po qarkullon një video e një xhamie e cila nuk u shemb, ndërsa lëkundjet ende vazhdonin.

2 VITE ME PARE

Tërmeti me mbi 600 viktima në Marok, Begaj: Ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Bajram Begaj

TIRANË- Vendi ynë ka shprehur solidaritet me Marokun, i cili u godit mbrëmë nga një termet shkatërrues. Presidenti Bajram Begaj thotë se vendi ynë qëndron me popullin e Marokut në këto momente kaq të vështira.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.

Tërmeti ishte me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, ndërsa deri tani raportohen për mbi 600 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

2 VITE ME PARE

TRAGJIKE- Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok shkon në 632

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Pasojat e termetit

MAROK- Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 632, me 329 të plagosur. Raportohet se 51 persona janë në rrezik për jetën. 

Lëkundjet e forta janë regjistruar me orën lokale në 23:11 të premtes. Epiqendra është lokalizuar në qendrën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra afër fshatit Tata N'Jakub të provinces Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit.

Lëkundjet e forta janë në të gjitha rajonet e maleve Atlas, madje edhe në dy qytetet e mëdha Kazablanka dhe Rabat. Kohëzgjatja e tërmetit ka qenë rreth 30 sekonda./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti i tërmetit 6.9 ballë në Marok, njerëzit vrapojnë të tmerruar

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Momenti i termetit

MAROK- Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok. Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut. Rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet.

Ky është momenti kur tërmeti goditi Marokun, teksa njerëzit vrapojnë të tmerruar të shpëtojnë.

2 VITE ME PARE

Kancelari gjerman shpreh ngushëllime pas tërmetit 'shkatërrues' në Marok

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tërmetit “shkatërrues” në Marok.

“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me viktimat e këtij tërmeti shkatërrues. Ngushëllimi ynë shkon për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkroi Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Indi këtë fundjavë, në X, dikur Twitter.

Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm goditi Marokun qendror mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me orën lokale. Tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik.

Shumë nga viktimat u tha se ishin në zona malore të vështira për t'u arritur. Aktualisht, flitet se ka 153 njerëz të plagosur./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Fqinjët tanë janë nën rrënoja'/ Tërmeti shkatërrues në Marok, banorët: Toka u trondit për 20 sekonda (PAMJET)

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Banoret

MAROK-Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun qendror. Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së.

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t'u arritur ndërsa flitet për të paktën 153 njerëz që u plagosën.

Montasir Itri, një banor i fshatit malor Asni pranë epiqendrës, ka thënë se shumica e shtëpive janë dëmtuar rreth zonës ku ai jeton.

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200

"Fqinjët tanë janë nën rrënoja dhe njerëzit po punojnë shumë për t'i shpëtuar ata duke përdorur mjetet e disponueshme në fshat," i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Më tej në perëndim, afër Taroudant, mësuesi Hamid Afkar tha se ai ishte larguar nga shtëpia e tij dhe kishte pasur pasgoditje pas tërmetit fillestar.

“Toka u trondit për rreth 20 sekonda. Dyert u hapën dhe u mbyllën vetvetiu ndërsa unë zbrita me nxitim poshtë nga kati i dytë, "tha ai.

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200

2 VITE ME PARE

Tërmet 6.9 Rihter në Marok, ndërrojnë jetë mbi 300 persona, 153 të tjerë të plagosur

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200
Pasojat

MAROK- Të paktën 296 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Marokun mbrëmjen e së premtes, sipas të dhënave të deritanishme.

Rrjeti Al Arabiya raporton se ka shumë të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Pesë anëtarë të një familjeje u nxorrën të vdekur nga rrënojat e një shtëpie në qytetin Demnat. Tërmeti i ndodhur pak pas orës 23:00 ka qenë me magnitudë 6.9, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

TRAGJEDI NË MAROK/ Tërmet 6.9 ballë! 1037 viktima dhe 1200

Epiqendra ndodhet 77 kilometra në jugperëndim të qytetit të Marrakeshit dhe thellësia fokale llogaritet në 10 kilometra. Videot u postuan në mediat sociale që tregonin imazhe të një rrugice të mbushur me rrënoja ndërsa njerëzit kalonin nëpër mbeturinat gjatë natës.

Të tjerë raportuan se disa çati shtëpish ishin shembur pasi njerëzit përmbytën rrugët në rast pasgoditjesh. Një video e pakonfirmuar e shpërndarë në mediat sociale duket se tregon një ndërtesë të lartë duke u shembur ndërsa goditi tërmeti.

termet ne marok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet