LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA

• Forcat RENEA kanë ekzekutuar 62-vjeçarin Ramiz Muçollari, i cili nuk pranoi t’i dorëzohej Policisë pas plagosjes së gruas dhe djalit të tij. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qesarakë të Maliqit, ku pas disa orësh tentativë për negociata, Ramiz Muçollari, nuk ka pranuar që të dorëzohej duke vazhduar të qëllonte ndaj efektivëve të Policisë. • Ndaj dhe pas shumë paralajmërimeve, RENEA ndërhyri dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. • Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62-vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç. • Fatmirësisht të dy janë në spital, jashtë rrezikut për jetën. • Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa të tjerë pretendojnë se i ndjeri e qëlloi djalin sepse ishte "problematik", konsumonte drogë dhe luante kumar.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ramiz Muçollari u vra nga efektivët e RENEA-s, Berisha: Duhet të shmangej, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Avokati i Popullit të nisë hetimin

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë dhe forcave speciale RENEA, i cili çoi në vrasjen e Ramiz Muçollarit, mëngjesin e kësaj të shtune në Maliq. Përmes një postimi në Facebook, Berisha hedh akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sipas tij “nxit vrasjet nga policia”. Berisha e cilëson si cinike dhe kriminale përgëzimin që Balla u bëri efektivëve të policisë, ndaj edhe kërkon ndërhyrjen nga Avokati i Shtetit.

POSTIMI I BERISHËS:

Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia. Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës ëe me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.

2 VITE ME PARE

Plagosi gruan e djalin dhe u ekzekutua nga RENEA, policia: Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
foto ilustruese

MALIQ- Policia ka zbardhur detaje të reja rreth Ramiz Muçollarit, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA mëngjesin e së shtunës, pas disa orëve rezistencë dhe shkëmbimi zjarri me policinë.

Përmes një informacioni zyrtar policia bëri me dije se 62-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

vijon...

2 VITE ME PARE

Ngjarja e rëndë në familjen Muçollari! Fqinjët zbulojnë DETAJE: Kishte shqetësime nga djali, lunate kumar dhe pinte drogë

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
fqinji

MALIQ- Fqinjët e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari, i cili u ekzekutua në banesë nga forcat RENEA, kanë treguar detaje nga ngjarja. Sipas fqinjit 62-vjeçari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara. Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”,- tha një nga fqinjët.

Fqinji gjithashtu ka pranuar se Ramiz Muçollari, ishte një person që vuante nga problem të shëndetit mendor por ishte i qetë, vetëm këto ditë.

“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer  tani bam.. bam .. bam…  

2 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ RENEA e qëlloi për vdekje, del FOTOJA. 62-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku, pranë trupi edhe arma

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
Pamje nga vendi i ngjarjes

MALIQ- Pasi rezistoi për rreth tetë orë duke iu kundërvënë me armë forcat e RENEA-s dhe Policisë së Shtetit, 62-vjeçari Ramiz Muçollari nga Maliq u ekzekutua mëngjesin e së shtunës. Siç duket edhe nga pamjet, viktima është qëlluar nga RENEA ndërsa në dorë ka ende armën e zjarrit dhe municione, të cilat i ka në një thes.

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj

Mbrëmjen e djeshme, Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten tij Pëllumbeshë Muçallori dhe goditi me tytën e armës djalin e tij, Kamber Muçollari. 62-vjeçari Muçollari vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një ditë më parë familjarët kanë tentuar ta shtrojnë në spital, gjë që mendohet të ketë qenë zanafilla e konfliktit.

2 VITE ME PARE

U ekzekutua nga RENEA, policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Maliq: Pati shkëmbim zjarri

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
foto ilustruese

MALIQ- Polica njofton se në momentin e përballjes me RENEA-n, autori ka hapur sërish zjarr, ku si pasojë e shkëmbimit, ka mbetur i vrarë.

Njoftimi i policisë:

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë. Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë. 

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

Nuk iu bind thirrjeve të RENEA-S, ekzekutohet Ramiz Muçollari

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
foto ilustruese

MALIQ- Pas rreth një ore negociata dhe pasi nuk pranoi t’i dorëzohej policisë, forcat RENEA kanë ekzekutuar 62-vjeçarin, Ramiz Muçllari në Maliq.

vijon...

2 VITE ME PARE

Plagosi gruan dhe djalin në Maliq! Pas një ore RENEA futet në banesë, 62-vjeçari fshihet në papafingo

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
pamje nga vendngjarja

MALIQ- Pas rreth një ore, forcat RENEA kanë mundur të hyjnë në banesë, në katin e dytë, ndersa autori Ramiz Muçollari eshte zhvendosur ne papafingo.

62-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranon të dorëzohet, pasi plagosi me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

2 VITE ME PARE

E rëndë në Maliq! Plagos me thikë gruan dhe godet djalin! 62-vjeçari nuk dorëzohet, qëllon me armë zjarri policinë (EMRAT)

E RËNDË në Maliq! Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj
foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku Ramiz Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç. Nënë e bir aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Në momentin që policia mbëriti në vendngjarje, 62-vjeçari ishte mbyllur në shtëpi, i armatosur. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale dhe nuk pranon të dorëzohet.

Në vendngjarje, kanë mbërritur edhe Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e Korçës, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me Ramiz Muçollarit ai të dorëzohet.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

maliq ramiz mucollari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet