Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Skandal pas skandali për qeverinë e kryeministrit Edi Rama. • Portali “Oligarkia.al” raporton se Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare nga programi IPARD III, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. • Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. • Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen. • Delegacioni i Bashkimit Europian thanë për Oligarkia.al se OLAF, ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare. • Letra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian i ka mbërritur disa institucioneve duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas. • Por edhe kryeministrit Edi Rama. • Ky i fundit ka kërkuar menjëherë mbledhje urgjente. •Ministria e Bujqësisë në një reagim për mediat theksoi se programi i mbështetjes nuk është ndërprerë, e se puna vijon normalisht. •Frida Krifca thotë se këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.
14 artikuj për këtë temë.

Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Vendimi është marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke saktësuar se kjo është një “masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”. IPARD II (2014-2020) ofroi një mbështetje totale prej 71 milionë eurosh nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare.
Mësohet se OLAF ka marrë denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kanë kryer të paktën dy misione në Shqipëri. Në kuadër të hetimeve ata kanë qenë në zyrat e Agjencisë për Zhvilimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si dhe kanë kontaktuar personat të cilët kanë bërë denoncimet.
Fakti që Komisioni ka zgjedhur masën e ndërprerjes së rimbursimit të fondeve duket se lë të kuptohet se dyshimet e OLAF-it janë serioze. Megjithatë Ministria e Bujqësisë, duke reaguar sot lidhur me lajmet e publikuara për këtë çështje, nuk shfaqi ndonjë shqetësim për situatën e krijuar duke folur për “një proces krejtësisht administrativ. Këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”, deklaroi ministria, ndërkohë që akuzat e ngritura ndaj strukturave të saj, siç pohon dhe deklarata e Delegacionit të BE-së janë për korrupsion.
Ministria shpjegoi se për çështjen në fjalë “strukturat e saj janë duke bashkëpunuar me ato europiane duke ofruar transparencë të plotë të të gjitha proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen”.
Për zotin Ilir Pilku, një ndër njohësit më të mirë të politikave dhe proceseve të fondeve europiane për bujqësinë dhe një nga 3 ekspertët e scertifikuar nga BE-ja në Shqipëri për Politikat e Përbashkëta Europiane “bllokimi i fondeve grant të BE-së për bujqësinë, është një lajm i keq kombëtar, dhe kryesisht për fermerët dhe përpunuesit që kanë plane investimi”. Megjithatë ai shpjegon për Zërin e Amerikës, se “procesi është në hetim e sipër, dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar. Edhe nëse vjen një vendim final, qeveria ka të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese”.
Delegacioni i BE-së në deklaratën e vet bëri të ditur se “kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”. Në rast se autoritetet shqiptare do të gjenden në shkelje, sipas zotit Pilku “qeveria shqiptare, bazuar në një nen të vecantë të MSA-s, detyrohet të rikthejë të gjithë fondin, ndërsa subjektet e identifikuara kalojnë në proces hetimor”.
Që prej marsit të vitit të kaluar Brukseli ka miratuar dhe programin IPARD III, me një vlerë prej 146 milionë eurosh. Por ende nuk është hedhur asnjë hap i mëtejshëm, për vënien e tij në jetë. Në një emision në televizionin Klan Plus, drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj, deklaroi shtatorin e kaluar se thirrja e parë pritej të hapej në janar të këtij viti, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Autoriteteve shqiptare nuk iu është dhënë ende riakreditimi dhe për pasojë nuk mund të hapet as thirrja e parë./MARRE NGA VOA

Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020, sipas konfirmimeve që u dhanë sot nga Zyra e BE-së në Shqipëri për mediat.
Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III që do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027 (shiko tabelën bashkëngjitur). Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund ti mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.
Në fondet IPARD III, ishin programuar për disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.
Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane ) ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Përgjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri më 2020 u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.
Fondet e IPARD u shndërruan në një instrument të fuqishëm për mbështetjen e bujqësisë, qeveria shqiptare ofron financime shumë të ulëta për sektorin në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo as përdorimi i këtyre fondeve nuk u shpëtoi praktikave të korrupsionit që janë mjaft të përhapura në vend.
Më herët gjatë vitit 2022, Monitor zbardhi në një skemë të mbështetur në dokumentacion se personat e lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe “Integrated Energjy BV SPV” kishin përfituar 310 mijë euro nga fondet r programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”.
Sipas kësaj skeme, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.
Shiko skemën e plotë në link:
Asistenca iPA iII (2021-27) për zhvillimin rural do të kontribuojë në arritjen e 4 objektivave të mëposhtëm:
1- Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor , duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinari, sigurinë ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë.
2- Të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale , të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqësi,
3- Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike , të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit,
4- Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.
IPA iII dhe IPARD iII synonin të ndihmonin vendet përfituese që të fillojnë tranzicionin e tyre drejt sistemeve të qëndrueshme ushqimore.
IPARD iII përfshinte një financim rreth 900 milionë euro për të gjitha vendet e Ballkanit përendimor, nga të cilat 122 milionë ishin për Shqipërinë.
Megjithatë, shuma totale e shpenzuar për projektet e financuara nga IPARD do të jetë më e lartë pasi çdo vend përfitues kontribuon gjithashtu në mbështetjen e përgjithshme IPARD duke dhënë kontribut kombëtar (financim publik kombëtar). Përveç kësaj, për shumë nga masat, vetë përfituesit u kërkohet gjithashtu të financojnë një pjesë të kostove të projekteve./MONITOR
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV sa i takon anulimit të fondeve të BE-së që vijnë në ndihmë të bujqësisë, ka nënvizuar se kjo situatë rrezikon edhe projektin tjetër, atë të IPARD-3.
“Është një lajm shumë i keq, sepse përveç se rrezikon disbursimin e fondeve të miratuara, rrezikon edhe fazën e tretë të IPARD që është 140 mln euro. Më keq akoma, humb besueshmëria e qeverisë shqiptare në kuadër të marrëveshjes së integrimit dhe shumë marrëveshjeve të tjera me BE-në.
Duke humbur besueshmërinë, ulet edhe përqindja e financimit nga fondet e BE-së. OLAFI është zyra evropiane antimashtrim, sepse në këtë marrëveshje kuadër, janë përcaktuar edhe auditët, të cilët janë të jashtëm dhe jo të qeverisë, dhe që të japin raporte vjetore.
Lajmi i keq është se ka nuk ka rënë vetëm AZHBR-ja, por krejt sistemi i auditimit në Shqipëri. Ka dhe lajm të mirë, që në këndvështrimin tim është që kjo qeveri e korruptuar që vjedh gjithçka, u zbulua edhe nga partnerët europianë dhe mund të kemi ndikimin e tyre për të zgjidhur këtë problem", tha Eduard Sharka.
TIRANË- Ditën e sotme u zbulua se delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka vendosur ndërprerjen e përkohshme të fondeve për zbatimin e programit IPARD II. Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
Mirëpo, kohë më parë, edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe kërkoi llogari nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca për atë që ndodhte me fondet e AZHBR duke ia bërë të qartë se çfarë deformimi i kishte ndodhur tregut si pasojë e korrupsionit të administrarës.
Braçe denoncoi skemën e shpërndarjes së fondeve që kishte krijuar një grup grumbulluesish të privilegjuar, duke dëmtuar padrejtësisht fermerët e vegjël.
“Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet një shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet” tha Braçe.
E si përgjigje nuk mori asgjë, vetëm kërcënime nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, ishte përgjigjia e Ramës.
Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri./Dosja.al
TIRANË- Gazetari i njohur Andi Bushati, me anë të postimi në Facebook thotë se ndonëse çështja e pezullimit të fondeve të bujqësisë për Shqipërinë është shqetësuese, nga ana e qeverisë nuk e nuhati një gjë të tillë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se si masë parandaluese, të ndërpresë fondet për zbatimin e programit IPARD II. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Bushati bën edhe një krahasim me Kosovën, duke thënë se kur penalizohesh për patriotizëm është turp dhe kur të sanksionojnë si hajdut është nder.
Postimi
Të gjithë keta rilindasit që vune kujën se po i ngriheshin fondet Kosovës, nuk i pashe sot të shqetësuar per ndërprerjen e financimeve të BE për bujqësinë shqiptare. Apo kur penalizohesh për patriotizëm është turp dhe kur të sanksionojnë si hajdut është nder? Le te mburren me këtë lloj burrërie të paktën.
Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%. Zbatimi i programit është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR.
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta, është zëri i radhës që reagon në lidhje me lajmin që BE ka pezulluar fondet për bujqësinë shqiptare. Meta thotë se bujqësisë së rrënuar në mbijetesë, i ndërpritet ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Ai e mbyll mesazhin se kapja totale e shtetit do sjellë pasoja edhe më të rënda për vendin, pasi korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes".
Postimi i plotë
Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.
Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo cmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes".
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me abuzimet e fondeve të BE-së për bujqësinë. Bardhi deklaron se tashmë nuk ka më asnjë justifikim për kryeministrin Edi Rama, pasi është kapur nga Bashkimi Europian në vjedhje.
REAGIMI:
Vendimi i BE, për të pezulluar financimin e bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë për shkak të korrupsionit qeveritar, është një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë vendi në rrugen e integrimit europian, në dekadën e fundit. BE ka vendosur gjithnjë kushte dhe kritere, ka ushtruar presion ndaj autoriteteve duke kërkuar standarde dhe demokraci.
Por ky është nga rastet e rralla që pezullohet një projekt, ndalohen fondet aq të nevojshme për bujqësinë tonë, për shkak se qeveritaret, zyrtarët, ministrat, pra qeveria e Edi Ramës, vjedh. Vjedh në këtë rast paratë që vijnë nga taksapaguesit europianë.
Ky akt i BE që vjen pas një hetimi të gjatë që ata vetë kanë bërë, tejkalon çdo analizë, çdo raport progresi, çdo lëvdatë e formalizëm, dhe tregon gjendjen reale, nxjerr haptazi në dritë si funksionon qeveria e Edi Ramës, ku drejtuesit dhe ministrat e tij, duan para në dorë për çdo projekt. Pas këtij hetimi të BE, gjëja më normale do të ishte që drejtesia jonë të vinte para përgjegjesisë penale, Ministren e Bujqësisë, e cila para se të promovohej nga Rama ka qene shefe e AZHBR, direkt përgjegjese për fondet bujare të BE që janë abuzuar këtu.
Është e papranueshme që fermerët e bujqit tanë punëtorë e të varfër, të ndëshkohen për hajdutërinë e qeverisë së Edi Ramës. Teksa nuk ju gjendet në krah, kjo qeveri u bën edhe më keq, duke ndaluar kështu një projekt jetik si IPARD, për shkak të vesit që Rama dhe të tijtë kanë për të vjedhur.
Pas ketij vendimi të BE, nuk ka më asnjë justifikim për Kryeministrin, asnjë fjalim të dalë boje për përgjegjësi personale. Ai është i rrethuar nga të korruptuar nga bujqësia te financat, nga mbrojtja te diplomacia, nga shëndetësia te punët publike, e në çdo sektor të qeverisjes. Sepse, ai vetë është në krye, është bosi i korrupsionit.
TIRANE- Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me lajmin që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në vendin tonë. Panariti tha në një intervistë për “Syri tv” se goditja më e madhe është ajo institucionale, ku sipas tij, besueshmëria do kohë të rivendoset. Ai shtoi më tej se për sa kohë ne nuk e mbrojmë prodhimin vendas, bujqësia do shkojë drej falimentit. Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët, duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
"Fondet kanë qene në total 96 mln euro. Duhet të dini se Shqipëria nuk ka marrë më shumë se 11 ose 12 milionë euro. Ka goditje për bujqësinë. Goditja më e madhe është goditja institucionale, janë trajnuar inspektorë. Në rast se evidentohet, rrëzohet një kollon, dëmi është më i madh, besueshmëtia do kohë të rivendoset.
Këtu bëhet fjalë për abuzimet e BE-së. Janë para të taksapaguesve europianë. Ata janë të detyruar ti përgjigjen institucioneve europianë, si shkojnë fondet. Kjo është e rëndë, përveçse që kemi një dëm, ne kemi një dëm më të madh në besueshmërinë. Tashmë që kjo besueshmëri është rrënuar, kjo ndikon edhe tek integrimi. Në momentin që agjensitë janë të minuara, kuptophet se sa e vështirë është për të ulur, pasi mungon besueshmëria financiare, përveç dëmit financiar kjo është diçka e rëndë. AZHBR varet nga qeveria shqiptare. Në rast se politika ndërhyn, kemi të bëjmë me shkelje flagrante.
Bujqësia dhe blegtoria ka shënuar një rënie, në pikiatë që nuk po e rimerr veten, e kemi një rivitalizim të bujqësisë në sezonin veror?
Në sezonin turistik ku kemi një fluks të turistëve që vijnë për të pushuar, kanë nevojë dhe për tu ushqyer. Por për fat të keq hoteleria, rrjeti i bujtinave, restoranteve, furnizohen me produktin e importit, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e një vendi të kemi përgjysmim të blegtorisë. Bujqësia do shkojë drejt falimentit.
Çfarë ka ndodhur në këtë rënie?
BE për ti bërë një krahasim, 18 përqind shkon për mbështetjen e blegtorisë, tek ne nuk shkon as përgjysmimi i buxhetit. Për sa kohë ne nuk e mbrojmë prodhimin vendas, nuk taksojmë prodhimin e importit. Politika e BE synonte që prodhimi vendas, ta sillte ne nivel konkurrencshmërie me importin. Kostoja e tij e prodhimit del shumë e lartë. Përsa kohë nuk e mbrojmë bujqësinë dhe blegtorinë…
TIRANË- Pas lajmit të bujshëm që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në vendin tonë, vjen dhe reagimi i parë nga Ministria e Bujqësisë. Sipas Krifcës, programi i mbështetjes nuk është ndërpreë, por vazhdon. Më tej, ajo bën të ditur se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës.
Por, sipas saj, ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Ajo shton se këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.
REAGIMI:
Nisur nga disa publikime mediatike sqarojmë publikun, por sidomos fermerët dhe agropërpunuesit në lidhje me procesin e mbështetjes nga programi IPARD: Programi i mbështetjes nuk eshte ndërprerë. Puna vazhdon, programi vazhdon. Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.
Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë, sikurse kanë vepruar nga dita e parë e akreditimit, të të gjithë proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen.
Procesi i akreditimit të programit IPARD ka nisur prej më shumë se 10 vjetësh dhe zbatimi ka mundur te nis vetëm në fund të vitit 2018 pas akreditimit te strukturave operuese në perputhje me Marrëveshjen Kuadër, Sektoriale dhe Financiare te ratifikuar në Parlamentin shqiptar. Prej vitit 2018 programi ka sjelle një transformim rrënjësor të proceseve prodhuese e përpunuese në vendin tonë si dhe në rritjen e ekspertizës teknike të stafit vendas.
Si çdo mekanizem financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në perputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Europian të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme. Nëse vërehen shkelje, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në cdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo është një punë e përditshme ku të gjithë institucionet e akredituara punojnë bashkarisht nq respekt të rregullave të BE-së për të përmirësuar hallka të ndryshme administrative të funksionimit në shërbim të suksesit të programit duke u përballur me sfidat e implementimit në sektorin bujqësor, ndaj është e rëndësishme që një program për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale të mos bëhet objekt i konsumit politik.
Programi IPARD është një gur themeli për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, rezultatet e të cilit i ka ndjerë zhvillimi i sektorit që reflektohet sot në indikatorë të rëndësishëm performance pozitive. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e punës së jashtëzakonshme të përbashkët me fermerë e agropërpunues si edhe të punonjësve të strukturave në Shqipëri dhe në Bruksel.
Vetëm në këtë mënyrë kemi garantuar rezultate të prekshme duke mundësuar 85 pika grumbullimi, mbi 40 fabrika përpunimi agro ushqimore, mbi 130 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella, mbi 50 investime në subjekte agroturistike, mbi 30 investime në stalla e ferma blegtorale, mbi 40 investime në kantina dhe vreshta, mbi 85 investime në sera, investime në energji të rinovueshme etj, me impaktin direkt të krijimit të mbi 5000 vende të reja pune.
Jemi krenarë për punën e bërë, programi vazhdon dhe të gjithë strukturat e akredituara ne zbatim te tij janë në partneritet të plotë me partnerët europianë për të mundësuar mbarëvajtje të suksesshme në të mirë të vendit.
TIRANË- Një skandal tjetër i Qeverisë shqiptare doli në dritë ditën e sotme. Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Në protokollin e disa institucioneve shqiptare, më 14 korrik mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian, duke njoftuar Qeverinë shqiptare për vendimin e marrë nga KE.
Ky vendim për të ndërprerë fondet e bujqësisë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
Me pezullimin e granteve, Shqipëria humbet gjatë 2023-it, 12 milionë euro, në 2024-16 milionë euro.
Po çfarë është IPARD? Cilat ishin objektivat e projektit dhe sa miliona euro humbi Shqipëria?
Instrumenti për asistencën e para-anëtarësimit (IPA) përfshin mbështetjen për programet e zhvillimit rural IPA (IPARD). IPARD fokusohet veçanërisht në zonat rurale dhe sektorët agroushqimor të vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Programet IPARD III mbulojnë periudhën 2021-2027.
Kjo ndihmë për zhvillimin rural nën IPA III po promovon gjithashtu një përafrim gradual me rregullat e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.
IPA III synon të mbështesë vendet përfituese në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së, duke u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së. IPA III kontribuon në këtë mënyrë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e këtyre vendeve me synimin për anëtarësimin e tyre në BE.
Prioritetet dhe objektivat e IPA III përcaktohen në kornizën e programimit IPA përmes pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritarja tematike 4 Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, e cila synon të kontribuojë në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social, përfshin bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Me IPARD, BE-ja u ofron vendeve përfituese ndihmë konkrete financiare dhe teknike për të arritur një zhvillim të ekuilibruar territorial duke rritur standardet sociale, mjedisore dhe ekonomike në zonat rurale, me qëllim që:
-të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorëve agro-ushqimor duke ndërtuar një bujqësi të aftë për -të konkurruar me forcat e tregut.
-të sigurojë menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, dhe rrisin qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.
Objektivat e IPARD
Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor, duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinare, siguria ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë, i cili do të sigurojë një përgjigje më të mirë ndaj kërkesave të shoqërisë për siguri, ushqim me vlera ushqyese dhe të qëndrueshme, të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale.
-Të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqëst.
-Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike, të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit.
-Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.
Alokimi indikativ IPARD III për Shqipërinë
2023 -12 milionë euro
2024 -16 milionë euro
2025 - 19 milionë euro
2026 - 23 milionë euro
2027 - 24 milionë euro
TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të pezullimit të granteve për bujqësinë nga programi IPARD. Në një reagim në rrjetin social, Kryemadhi tha se vendimi i BE-së është i duhuri si dhe shton e ka denoncuar që nga muaji maj 2022.
Në fund me ironi ajo thotë: Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston..
'Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pa blerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në Maj 2022. Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston. Bye..'- thotë Kryemadhi.
Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka konfirmuar bllokumin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Evropian. Në një përgjigje për mediat delegacioni i BE-së thekson se fondet e BE-së janë ndërprerë pas një hetimi për korrupsion në qeverinë shqiptare, në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Po ashtu theksohet se në momentin që do të përfundojë raporti përfundimtar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, KE-ja do të njoftoj për çdo masë të marrë në mënyrë që të mbrohyen interesat financiare të BE-së.
Përgjigja e Delegacionit të Bashkimit Evropian:
"Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”
Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.
TIRANË- IPARD përfaqëson instrumentin kryesor ndihmës, në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Por me shumë gjasa nuk do të jetë më. Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian. Në letrën bombë" të siguruar nga "Oligarkia", Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Por çfarë po humb Shqipëria?
IPARD II
Nevoja e lartë për financim në fushën e bujqësisë ka bërë që numri i aplikimeve për të përfituar fondeve të kalojë përtej parashikimeve. Në 25 janar u mbyllën aplikimet për fondet e programit IPARD 2, me një shumë financimi prej 30 mln euro.
Programi IPARD për Shqipërinë është një plan veprimesh(masash) me mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, në nivelin 75 përqind nga fondet e Bashkimit Evropian dhe 25 përqind nga fondet e qeverisë shqiptare. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 4.1 milionë euro nga të cilat 75% ose 3.075 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 1.025 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit. Totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmën e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal 10 mijë euro dhe maksimal 400 mijë euro.
Granti i vënë në dispozicion është 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit. Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 Janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022, nëpërmjet dërgesës postare apo dorazi.
IPARD III
Më 30 mars, Komisioni Evropian hapi dritën jeshile për Programin IPARD III për Shqipërinë, me financim 146 milionë euro në vitet 2023-2027, ose 56 përqind fonde më shumë se programi IPARD II, në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar. Në programin IPARD III në Shqipëri, për herë të parë do të futeshin masa të reja mbështetëse, në sektorë që trajtojnë diversifikimin e fermave, bimët mjekësore dhe turizmin rural.
Të gjitha këto para do të ikin nga duart e fermerëve shqiptarë, "falë" Ministrisë. Komision Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të përjashtojë Shqipërinë nga programi IPARD III, i cili deri në vitin 2027 parashikohet të disbursojë 146 milionë euro grante për fermerët shqiptarë, nëse qeveria nuk do të korrigjojë me shpejtësi të gjitha abuzimet e gjetura.
4 vjet pa financime, për shkak të korrupsionit në AZHBR.
Oligarkia.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi veprimet që do të ndërmarrin autoritetet shqiptare, ndërkohë që nuk dihet se sa larg shkojnë zbulimet e hetimeve të OLAF dhe cilët janë zyrtarët shqiptarë të implikuar në të. Por asgjë nuk është bërë publile. Asnjë reagim, asnjë kërkim falje dhe asnjë përgjegjës përballë autoriteteve. Me shumë gjasa, edhe ky skandal do të shuhet me një shkarkim të thjeshtë nga detyra.
Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian. Në letrën bombë, Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Letra i ka mbërritur disa institucioneve duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas. Oligarkia.al e konfirmoi fillimisht lajmin me tre burime konfidenciale të pavarura nga ministria e Financave, ajo e Bujqësisë si dhe nga delegacioni i Bashkimit Europian. Më pas arriti të lexojë pjesë nga letra.
“Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Europian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë disbursimin e transhit të mbetur të programit IPARD për Shqipërinë derisa autoritetet shqiptare të përmbushin të gjitha kushtet dhe mangësitë e evidentuara,”- shkruhet në letrën e Wolfgang Burtscher, drejtorit të përgjithshëm të DG AGRI, drejtorisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Bashkimin Europian.
Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.
Burime nga delegacioni i Bashkimit Europian thanë për Oligarkia.al se OLAF, ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.
Paralajmërim për përjashtim nga IPARD 3
Ironikisht shkresa bombë nga Komisioni Europian i ka mbërritur qeverisë shqiptare pikërisht në ditët kur kryeministri Edi Rama organizoi në Tiranë një takim me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku njoftoi një plan të ri financiar mbështetje nga BE për vendet e rajonit. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe komisioneri Varhelyi, mungesa e Kosovës u interpretua si një shan i humbur për të përfituar nga ky plan i ri, por Shqipëria ka hallet e veta, ndoshta edhe më të mëdha.
Përveç pezullimit të transhit për këtë vit, në letër Komision Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të përjashtojë Shqipërinë nga programi IPARD III, i cili deri në vitin 2027 parashikohet të disbursojë 146 milionë euro grante për fermerët shqiptarë, nëse qeveria nuk do të korrigjojë me shpejtësi të gjitha abuzimet e gjetura. Tashmë këto fonde janë në rrezik për shkak të korrupsionit në AZHBR.
Hetimi i OLAF për fondet e bujqësisë në Shqipëri nisi në vitin 2021. Në mars të atij viti, hetuesit e OLAF zhvilluan një operacion blitz në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera, dokumente si dhe prova të tjera në funksion të hetimit për shpërndarjen e granteve të bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë nxorri një deklaratë të shpejtë në faqen e saj zyrtare duke e cilësuar aksionin si një kontroll rutinë, që bëhen shpesh nga Zyra e Investigimeve në BE. Por një orë më pas deklarata u fshi. Në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes Vojo Bregut, i kërkoi ish ministres Milva Ekonomi që të njoftojë urgjentisht SPAK për këtë investigim të OLAF. Në dy vite e gjysmë, hetuesit e OLAF kanë kryer hetime të hollësishme dhe pas përfundimit ka komunikuar gjetjet e tyre, duke vënë fillimisht në dijeni Komisionin Europian dhe DG AGRI-n. Menjeherë sapo është njohur me gjetjet e hetimit, Komisioni Europian ka urdhëruar pezullimin urgjent të fondeve të IPARD për Shqipërinë si masë për të mbrojtur interesin e taksapaguesve europianë.
Ky vendim bombë i KE ka tronditur qeverinë shqiptare. Oligarkia.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi veprimet që do të ndërmarrin autoritetet shqiptare, ndërkohë që nuk dihet se sa larg shkojnë zbulimet e hetimeve të OLAF dhe cilët janë zyrtarët shqiptarë të implikuar në të.
Ajo që dihet e sigurtë është se hetimi është kryer për kohën kur AZHBR drejtohej nga ministrja aktuale e Bujqësisë, Frida Krifca dhe më pas nga Eranda Selmanaj. Oligarkia.al i kërkoi një koment zonjës Krifca në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk arriti të merrte një përgjigje nga ministrja e Bujqësisë./Oligarkia.al