LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe plagos 14 të tjerë! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, arrestohet pas disa orësh

•Tronditet sërish Serbia. •Pa kaluar 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend. •8 persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur pas të shtënat që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Mlladenovc. •Autori është 21-vjeçari Uroš B.• Ai dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. •Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur të qëllojë në disa fshatra. •Ai qëlloi teksa ishte në makinë, duke lënë të vdekur një polic madje edhe motrën, një nga vëllezërit, kunatën dhe një djalë 13-vjeçar. •Ai u largua me një mjet tip 'Mercedes' nga zona, ndërsa u arrestua mëngjesin e sotëm.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kallashnikov, silenciator dhe municione, zbulohet arsenali me armë në vendin ku u fsheh 21-vjeçari i masakrës së sotme në Serbi

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
armët

SERBI- Policia ka kryer kontrolle në banesën ku fshihej 21-vjeçari Uros B., autori i masakrës me 8 të vrarë dhe 14 persona të plagosur sot në Serbi. Në banesën që ndodhej në Sehvshin, forcat policore kanë gjetur një karabinë optikë, një pistoletë sinjalizues, dy slienciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 12 gëzhoja normale, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë municion karabine, shrkuajnë mediat serbe. 

Pa kaluar 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend. 8 persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur pas të shtënat që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Mlladenovc. Autori është 21-vjeçari Uroš B. Ai dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur të qëllojë në disa fshatra.

3 VITE ME PARE

Tronditja në Serbi/ Si fshiheshin simbolet e Hitlerit në këmishën e "xhelatit" 21-vjeçar

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Uros Blazic

SERBI- Motivet e 21-vjeçarit Uros Blazic, i riu që qëlloi pa dallim dhe vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në një masakër që ka tronditur Serbinë pasi erdhi vetëm 24 orë pas një sulmi nga një 14-vjeçar, po në një shkollë në Serbi. 

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Uros Blazic

Ajo që ka bërë bujë është fakti se këmisha e veshur nga 21-vjeçari, i cili është djali i një ushtaraku, kur u arrestua, kishte simbole naziste. Bluza e kasapit dukej se lexonte 'Brezi 88 në turne', me numrin 88 që ishte një nga simbolet kryesore naziste që evokonte Heil Hitlerin, 'H' ishte shkronja e tetë e alfabetit latin.

3 VITE ME PARE

I riu u mori jetën 8 personave në Serbi! Policia merr masa të tjera, arreston dajën edhe gjyshin e 21-vjeçarit

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Policia ka arrestuar dajën dhe gjyshin e autorit që kreu masakrën me 8 të vrarë dhe 14 të plagosur në Serbi. Policia i ndaloi ata me dyshimin se 21-vjeçari ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit. Siç mëson jozyrtarisht media serbe “Nova”, familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjeditë me 17 viktima në Serbi, Mali i Zi shpall ditë zie të dielën

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Dritan Abazovic

MAL I ZI- E diela do jetë ditë zie në Mal të Zi. Ky është vendimi i marrë nga Qeveria e Malit të Zi, për shkak të ngjarjeve tragjike në Serbi. Këtë vendim e bëri të ditur kryeministri Dritan Abazoviç, i cili shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.

"Ka mundësi që të ketë dy ditë zie. Sot pas kësaj desha të njoftoj kolegët e mi se do ta bëjmë. Në këtë mënyrë u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve në këtë ngjarje tepër tragjike që ndodhi dy herë në një periudhë të shkurtër kohore në Serbi”, tha ai.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

MASAKRAT e njëpasnjëshme në Serbi- Vuçiç kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon që të rikthehet dënimi me vdekje. Kryeministri dhe qeveria e refuzuan duke thënë se së bashku me Bjellorusinë do të jemi i vetmi vend i tillë në Evropë.

Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja:

-1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla
-Siguri më e madhe në shkolla
-Konfiskimi i armëve
-Gjoba të mëdha

Presidenti tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për vendin, ndaj duhet të merren masa që do të japin rezultat. Vuçiç urdhëroi gjithashtu që të gjithë personat që kanë armë ilegale t'i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm ose do të pasojnë sanksione brutale.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE nga masakra në Serbi/ Autori tha: Shtrihuni, do t’ju ​​vras ​​të gjithëve, dëshmitarët: Menduam se ishte shaka

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Uros B

SERBI- Sipas banorëve të zonës, djali dje ka mbajtur mësimin fetar dhe sipas dëshmive dukej se ishte në humor të mirë. Një nga banorët e zonës ka përshkruar skenën e tmerrshme që ka ndodhur, Kurir.rs.

"Shtrihu, do t'ju vras ​​të gjithëve! tha ai në festën e Shën Gjergjit,- u shpreh dëshmitari.

"Kur tha “do t’ju ​​vras ​​të gjithëve” djemtë menduan se ishte shaka dhe i thanë: “Eja tek ne për një birrë dhe rrimë” por më pas ai parkoi makinën, nxori kallashnikovin dhe filloi të qëllonte,"-shpjegon banori.

Ndërkohë mësohet se varrimi i viktimave në fshatin Malo Orasje, do të zhvillohet nesër në orën 14:00.

Ç'po ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uros B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Masakra në Serbi/ "Babi eja se po vdes", dëshmia prekëse e gjyshit të një prej të plagosurve: Nipi na dha lajmin

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Uros B

SERBI- Gjyshi i një prej të plagosurve tregon për tmerrin që u përball pas sulmit të bërë nga 21-vjeçari në tre fshatra në Beograd, ku 8 persona humbën jetën. Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar se nipi ia u ka dhënë lajmin në telefon që po ndodhte një masakër dhe një burrë vetëm po qëllonte.

"Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: "Babi, hajde se po vdes". Një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- tregon gjyshi i të plagosurit.

Gjithashtu si tregoi se djali i tij e ka dërguar nipin në spital dhe më pas i riu i plagosur është transportuar në Beograd. Familja ka marrë informacion se djali që u qëllua është në gjendje të qëndrueshme.

3 VITE ME PARE

PROFILI/ Imazhi i "djalit të egër" në rrjete sociale dhe idhull një kriminel, kush është autori i masakrës me 8 të vrarë në Serbi

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Uros B

SERBI- Uros B. 21-vjeç, i cili u arrestua sot në mëngjes për vrasjen e 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në afërsi të Mlladenovacit, mburrej me imazhin e tij si një "djal i egër" në rrjetet sociale. Mediat vendase shkruajnë se 21-vjeçari kishte idhull një ish-të burgosur të dënuar për vrasje, Kristijan Golubovic, nga i cili mendohet se ka marrë shembull.

Në rrjetin e tij social Uros B vetëm gjashtë ditë para shfaqet në një video në makinë duke ecur me shpejtësi nëpër qytet. Në një post tjetër autori duket se kishte qef të tregonte se ishte 'i fortë', duke e quajtur veten "Kristijan Golubovic i vogël". Gjithashtu sipas dëshmive të fqinjëve i riu është arrestuar edhe më herët për armëmbajtje paleje.

Llogaria e autorit të vrasjes makabër në Instagram u mbyll menjëherë pas masakrës dhe ndërkohë persona anonimë hapën një llogari të re në emër të tij. Sot herët në mëngjes, në mes të kërkimit për autorin e vrasjes masive përmes asaj llogarie janë publikuar mesazhe të rënda si: “Do t’i qëlloj deri në fund”.

21-vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm në afërsi të Kragujevacit pas një kontrolli gjatë gjithë natës. Ai dyshohet se vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë në fshatrat përreth Mlladenovcit.

3 VITE ME PARE

17 viktima në 48 orë në Serbi! Flet Vuçiç: Sulm ndaj të gjithë vendit! Do ta çarmatojmë Serbinë, do marrim 1200 policë

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Aleksander Vucic

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj krimit makabër që ndodhi mbrëmjen e kaluar në disa fshatra, ku një person mori jetën e 8 të tjerëve dhe la të plagosur 14 të tjerë. Përballë mediave, Vuçiç u shpreh se njerëzit ishin vrarë kriminalisht, madje e cilëson sulmin jo vetëm ndaj këtyre personave por ndaj të gjithë shtetit. 

"Së bashku me familjarët e fëmijëve të vrarë dhe personelin e sigurimit të shkollës fillore "Vladislav Ribnikar", dua t'u shpreh ngushëllimet e mia qytetarëve që u vranë sonte në mënyrë kriminale dhe t'u them se jemi bashkë në pikëllimin e tyre. Ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe e ndjen i gjithë populli. Nëse do të isha përkrahës i teorisë së konspiracionit, do të kisha diçka për të thënë, por nuk jam dhe do të shpall masat që do të marrim.

Janë rreth 400 mijë njerëz, të gjithë do t'i nënshtrohen masave rigoroze, do ta çarmatosim Serbinë. Armët e pakta që do të jenë në dispozicion do të kërkojnë kontrolle gjashtëmujore dhe një tekst të detyrueshëm për substancat psikoaktive. Në gjashtë muajt e ardhshëm do të marrim 1200 policë të rinj, në mënyrë që prindërit të ndihen të sigurt'- tha Vuçiç.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uroš B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit. Ai nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shtëpitë dhe grilat e mbyllura/ Masakra në Serbi frikëson banorët, shumica prej tyre nuk shkojnë në punë

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
foto nga vendngjarja

SERBI- Pas ngjarjes së rëndë në Beograd me 9 viktima, një tjetër tronditi Serbinë. Një 21-vjeçar vrau mbrëmjen e së enjtes 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Kjo masakër shtoi frikën, duke detyruar banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Situata ishte alarmante, duke kthyer frikën e ankthin për pasiguri në vend. Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve po kështu, dhe shumica e qytetarëve nuk shkuan në punë.

Në terren ndodhen rreth 600 policë, ndërsa kërkimet u intensifikuan nga ajri. Vrasësi u arrestua pak pas orës 8 të mëngjesit në afërsi të Kragujevcit, raporton Euronews Serbia.

Vrasësi i identifikuar si Uros B., 21-vjeç, filloi të gjuante nga Mali Orašje, më pas vazhdoi në Sepshinë dhe Dubonë. Ai ka qëlluar nga një mjet në lëvizje përpara një shkolle, kishe, vende ku mblidhen qytetarët. U vra edhe një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej me motrën e tij në qendër të fshatit.

Siç raporton nga terreni gazetari i Euronews Serbisë, i riu që ka qëlluar është djali i një ish-ushtari dhe familja merret me bujqësi.

Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u qetësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.

Dejan Avramoviq nga Dubona ishte dëshmitar okular i të shtënave në atë vend. Nga dritarja e shtëpisë së tij ka parë 21 vjeçarin kur qëlloi dhe plagosi katër persona. Ai thotë se e ka njohur të dyshuarin, se ka qenë problematik, por askush nuk e ka pritur diçka të tillë prej tij. /Dosja.al 

3 VITE ME PARE

E SHTRËNGOJNË PRANGAT? Foto- Momenti i arrestimit të 21-vjeçarit në Serbi, qëndron i ulur brenda mjetit të Policisë

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Ky është autori i vrasjes së 8 personave dhe plagosjes së 14 të tjerëve në Serbi. Ai qëlloi në tre lokacione - në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepshin, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje stabile pas ndihmës mjekësore.

Ndjekja policore për Uroš përfundoi me sukses mëngjesin e sotëm, pasi u kap brenda banesës së dajës së tij. 

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe

Autori Uroš B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik tek shokët e shkollës, e më pas tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis por pas disa orësh kërkime ai u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në kapjen e tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Mos u dorëzo"/ Komentet skandaloze për të riun që ekzekutoi 8 persona në Serbi: Je hero serb

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI-Populli serb po përballet me një tjetër masakër, dy ditë pas të shtënave në një shkollë. 21-vjeçari Uros. B vrau 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë, në 3 fshatra në Serbi. 

Mirëpo, të dridhura shkaktojnë edhe komentet që kanë dalë në profilin e tij në Instagram.

Në profilin e tij në Instagram ka dalë një fotografi e re e tij me komentin “Prangiam na keca”. Komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”.

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe

Autori Uroš B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik tek shokët e shkollës, e më pas tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis por pas disa orësh kërkime ai u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në kapjen e tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

KRONOLOGJIA- Si 21-vjeçari vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në Serbi

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Vetëm 21-vjeç dhe u mori jetën 8 personave, mes tyre edhe familjarëve. Uros kreu një masakër mbrëmjen e kaluar në Mlladenoc, duke shkaktuar në Beograd dhe rrethinat e tij, në më pak se 48 orë 17 viktima.

Uros e filloi rrugëtimin e tij të përgjakshëm kur doli nga makina e tij dhe qëlloi një breshëri rreth një grupi njerëzish të ulur rreth një zjarri kampi në një piknik. Këto dyshohet se ishin shokët e tij të shkollës, me të cilët kishte debate më herët. Më pas ai vazhdoi më tej, teksa arriti disa kilometra më larg dhe doli nga makina duke qëlluar katër persona që po rregullonin portën në oborr.

Më pas ai shkoi në qendër të fshatit Dubonë dhe ka qëlluar sërish, duke lënë të vrarë dy persona, oficerin e Policisë dhe motrën e tij. Më pas vrasësi u arratis dhe nisi kërkimi për të, derisa u bë arrestimi i sotëm. 

Dy viktima janë të mitur, dy janë rritur dhe katër të tjerët janë të rinj të moshës nga 20 deri në 25 vjeç. 

Banorët e Dubonës kanë mbetur pa fjalë pas vrasjes masive në vendin e tyre./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kreu MASAKËR në vendin e tij! Arrestohet vrasësi 21-vjeçari në Serbi, po fshihej te banesa e dajës

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Policia

SERBI- Autori 21-vjeçar i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë është arrestuar. Pas 8 orësh ndjekje nga më shumë se 600 forca policie, u vu në pranga i riu i cili u gjet në Kragujevc, në banesën e dajës së tij. Tashmë pritet shoqërimi i tij në komisariat dhe marrja në pyetje. 

Ç'ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 14 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SERBI/ Gjyshi i policit të vrarë mezi shqipton fjalët: Çfarë na bëre? Më vrau nipërit....

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Policia

SERBI- Nga të shtënat që u konsideruan si një akt terrorist, tetë vetë u vranë dhe trembëdhjetë u plagosën në Mlladenovac natën midis të enjtes dhe të premtes. Shtatë janë në gjendje kritike, mëson Telegraf.rs. Familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë.

“Çfarë na ka bërë?! Më ka vrarë nipërit”, tha gjyshi i policit të vrarë.

Siç pohon ai vetë, fëmijët kanë qenë të ulur në oborrin e shkollës kur ka qëlluar. Sulmuesi ka qëlluar me automatik grupin e personave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë më pas policia ka nisur operacionin “Whillwind” dhe ka nisur një kërkim të gjerë për kapjen e vrasësit.

Ç'po ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Vrau të afërmit e tij"/ Flasin banorët pas masakrës në Serbi: Babai i autorit u rrëzua nga tronditja

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Policia është ende në kërkim të vrasësit nga rrethina e Mlladenovcit. Dyshohet se Uroš B. (21) vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 13 dhe më pas u arratis. Në një intervistë për Kurir, banorët e Dubonës janë shprehur të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Ata thonë gjithashtu se janë të tronditur nga fakti se i dyshuari është dukur gjithmonë fëmijë i mirë dhe se nuk e dinë se cili mund të jetë motivi i një akti kaq të shëmtuar.

"Filloi të vrasë fillimisht nga Dubona. Polici që u vra tentoi ta ndalonte. Fillimisht e vrau dhe më pas vazhdoi, me sa di unë. Dyshohet se ai është lidhur i pari me të" - thotë një banor i Dubonës.

Ai shton se Uroš është djali i një oficeri të ushtrisë serbe, i cili punon në Shtabin e Përgjithshëm në Beograd.

"Nuk ishte problematik, gjithnjë dukej një fëmijë i qetë dhe i mirë. Babai i tij erdhi këtu për Pashkë dhe bleu një derr"- thotë një banor tjetër.

Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

"Bëri një vrasje të përgjakshme në tre fshatra, përveç në Dubonë, ishte edhe në Shepshin dhe Mali Orašje . Në Mali Orašje, ai qëlloi mbi një grup prej rreth 20 fëmijësh. Është ndalur, ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar drejt tyre"- thotë bashkëbiseduesi i Kurir.

Babai dhe vëllai i Urosha B. nuk e dinin as se çfarë po ndodhte dhe kur babai e mori vesh, ai thjesht ra në tokë.

"Babai dhe vëllai dolën në rrugë dhe kur i thanë se çfarë po ndodhte, ai u rrëzua nga tronditja"- thanë banorët. 

Ç'po ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SHOKUESE- Po ndiqet nga Policia serbe pas masakrës, vrasësi POSTON në Instagram: Do ju gëlltis

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Në rrjetin social Instagram rreth 20 minuta më parë është shfaqur fotografia e të dyshuarit për vrasje masive në Mlladenoc, me emrin Uroš B. Kurir, raporton se autori mund të ketë krijuar këtë adresë teksa ndodhet në arrati.

Ky person, ka postuar edhe në story. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nëse ai krijoi një profil të ri në Instagram nga një vend i panjohur, apo nëse kjo është krijuar nga dikush që e mbështet, ç'ka e bën akoma më shumë tronditëse dhe shokuese.

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe

21-vjeçari qëlloi me kallashnikov në mes të turmës dhe më pas nga një makinë në lëvizje, pa zgjedhur viktimat. Sipas informacioneve të pakonfirmuara mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Në foton në Instagram, është publikuar një mesazh rrëqethës, i shoqëruar me muzikë nga filmi "South Wind":

'Na keca prangijam'- shkruhet, që do të thotë 'do të të gëlltis', duke u shoqëruar me një shenjë grushti.

Ç'po ndodh?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Ky është autori i MASAKRËS në Serbi, 21-vjeçari djali i oficerit të ushtrisë serbe, u mori jetën shokëve pas një sherri

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Autori

SERBI- Personi në foto është 21-vjeçari Uros B, i cili vrau 8 persona dhe la të plagosur 14. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Mlladenoc, Serbi, në fshatrat Malo Orašje dhe Dubonë.

“Telegraf.rs” raporton se në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe

21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranê një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.

Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik. Prej më shumë se 4 orësh autori është i arratisur dhe banorët e fshatrave përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë ngujuar në shtëpitë e tyre./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Masakër në Serbi, sulmohet me armë një automjet në Mlladenoc, 8 të vrarë dhe 14 të plagosur

Sërish MASAKËR në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe
Foto ilustruese

SERBI- Tjetër masakër në Serbi. Një 21-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona si dhe ka lënë pas 14 të plagosur. Uroš B. kreu masakrën në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit. Pas masakrës ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij. 

Vrasja ka ndodhur pas një diskutimi në shkollë. Uroš ishte në oborrin e shkollës me shokët e tij, u konfliktua me policin dhe më pas shkoi në shtëpi, mori një pushkë dhe filloi t'i vriste me radhë.

Në terren është duke u kryer një kërkim i gjerë, ndërsa autori po kërkohet me helikopterë të MPB-së dhe kamera termike, ndërsa në terren janë sjellë edhe qentë e policisë. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur rreth 30 furgona policie dhe në vendngjarje ndodhen mbi 60 mjete policie.

Dyshohet se vrasësi fshihet në fshatin Šepshin, prej nga edhe është. 

Në Spitalin e Dragisha Mishovic ndodhen dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare, të cilët janë operuar, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.

Lajmi është publikuar edhe nga CNN, i cili thekson se “deri këtë javë, vrasjet masive në Serbi ishin të rralla, pavarësisht shkallës së lartë të posedimit të armëve në vend”. Drama në afërsi të Mlladenovacit u transmetua edhe nga faqja greke "Proto thema", portalet rajonale në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet