LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet me të birin: Pse more aq shumë lekë?! (Klosi, pronare e 5 apartamenteve, mister pronari i 400 mijë eurove)

• Vazhdojnë të dalin të tjera detaje nga historia e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir që mendohet se kanë vjedhur mbi 540 mijë euro. • Pasi dje u njohën më masën e sigurisë "arrest me burg", denoncimet ndaj tyre vazhdojnë. • Sot, në Prokurori kanë kallëzuar vjedhje edhe dy klientë të tjerë të pastrueses. • Bëhet fjalë për Leonard Çikon dhe Altin Dine. • Të dy pretendojnë se u ka marrë bizhuteri dhe jo para. • Po ashtu, janë zbuluar përgjime të tjera ambientale nga momenti i shoqërimit i nënë e bir, ku 49-vjeçarja i kërkon llogari për paratë që i biri pretendohet se kishte tërhequr nga 'vendi'. • Por ndërkohë që denoncoi grabitjen e 120 mijë eurove dhe bizhuterive, për Alda Klosin ka nisur një hetim më vete për të mësuar nëse i justifikon. Por ka rezultuar se nuk ka vetëm para, por edhe prona. • 2 vite më parë i ishin dhuruar 2 apartamentë në Shengjin, ndërsa në Tiranë është bashkëpronare e 5 pronave të paluajtshme. • 'Thrilleri' vazhdon, pasi pronari i 400 mijë eurove që u gjetën në kontrollin e dytë që iu bë shtëpisë së Rozetës ende nuk dihet. • Deri më tani, pronësinë e këtyre parave nuk e ka marrë askush përsipër. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama nis takimin me krerët e partive shqiptare në RMV

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me krerët e partive shqiptare në RMV. Takimi po zhvillohet në Tiranë, ku kanw ardhur edhe liderwt politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqesuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik per Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

3 VITE ME PARE

Brenda pallatit të Alda Klosit, makina mungon në parkim, banorët kanë informacione për vjedhjen

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Ortenca Budlla

TIRANË- Gazetarja e Euronews, Ortenca Budlla, ka shkuar këtë të martë në banesën e Alda Klosit, zyrtares të cilës iu vodhën mijëra euro nga sanitarja Rozeta Dobi. Gazetarja teksa bën një pasqyrim të hyrjes së pallatit, deklaron se makina e zonjës Klosi nuk ndodhet në parkim. Nisur nga ky fakt ajo shton se zyrtarja me shumë gjasa nuk ndodhet në banesë.

“Në parkim nuk ndodhet makina e zonës Klosi, nisur nga ky fakt mund të thuhet se në banesë nuk ka njeri. Kjo është një banesë në të cilën ajo jetonte me qera prej dy muajsh, por në fakt Rozeta Dobi ka punuar si sanitare në familjen e zonjës Klosi prej 5-vitesh. Ka qenë vajza që e ka konstatuar fillimisht derën e apartamentit hapur dhe pastaj e ëma ka ardhur dhe ka bërë të gjitha verifikimet dhe dyshimet e para kanë shkuar te Rozeta, pasi është sanitarja e shtëpisë dhe prej 5 vitesh pothuajse bashkëjetonte me ta”, tha ajo.

Sipas gazetares Budlla, banorët shfaqen të frikësuar dhe nuk duan të prononcohen në lidhje me rastin.

Banorët kanë qenë të frikësuar, dhe nuk duan që të bëhen pjesë e kësaj skeme. Nëse i pyesim se kanë informacione për një vjedhje ata e pohojnë, por kur i pyesim nëse kanë kontakte, thonë jo. Kjo dhe për faktin se zonja Klosi kishte vetëm dy muaj që banonte në banesë”, tha gazetarja.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zbulimi i vjedhjes në banesën e saj, Alda Klosi dha dorëheqjen në kryeministri 5 ditë pas ngjarjes

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Alda Klosi

TIRANË- Ish-shefja në kabinetin e zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila ra pre e grabitjes nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, do të merret sërish në pyetje nga prokuroria. Mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në prokurori 5 ditë pasi ka ndodhur grabitja në shtëpinë e saj.

Dita ditës po zbulohen detaje nga kjo ngjarje. Së fundmi, është zbuluar se Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit dhe se kush është personi që ka vendosur t'i bëjë një dhuratë të tillë. Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, të vëllanë e saj, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Gjithashtu, Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Për të mbyllur, ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Mbetet për t'u parë nëse Alda Klosi i ka deklaruar paratë që mbante në banesë dhe bizhuteritë pranë ILDKPKI si subjekt i deklarimit të pasurive, si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë. Dosja.al ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion pranë institucionit për të mësuar më shumë detaje, por ende nuk ka një përgjigje lidhur me rastin në fjalë.  

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Jo vetëm para dhe ar, por edhe prona! Alda Klosit i dhuruan 2 shtëpi në Shëngjin në 2021, bashkëpronare e 5 pasurive të paluajtshme në Tiranë

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet

TIRANË- Ish-zyrtarja e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi duket se i janë bërë shumë dhurata. Sidomos nga familja e saj. Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor 2021 i dhuruan dy apartamente në Shëngjin. Gazetari Adriatik Doçi shkruan për Report TV, se Alda Klosi, e cila shkoi vetë dhe denoncoi grabitjen e bërë nga Rozeta Dobi, është pronarë dhe bashkëpronare e 7 paspasurive të palujtshme dhe e një makine.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit dhe se kush është personi që ka vendosur t'i bëjë një dhuratë të tillë. Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, të vëllanë e saj, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Gjithashtu, Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Për të mbyllur, ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Mbetet për t'u parë nëse Alda Klosi i ka deklaruar paratë që mbante në banesë dhe bizhuteritë pranë ILDKPKI si subjekt i deklarimit të pasurive, si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë. Dosja.al ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion pranë institucionit për të mësuar më shumë detaje, por ende nuk ka një përgjigje lidhur me rastin në fjalë.  

3 VITE ME PARE

ZBULOHEN EMRAT- Kush janë dy "viktimat" e tjera të Rozeta Dobit, dëshmia e biznesmenëve: Na ka vjedhur bizhu, jo para!

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANE- Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy viktimat e tjera që janë vjedhur nga Rozeta Dobi. Ata kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Të dy njihen si biznesmenë në kryeqytet. "Na ka vjedhur bizhuteri, jo para",-mësohet të jenë shprehur ata në prokurori, ndërsa denoncimi është bërë pas zbulimit të supervjedhjes te shtëpia e Alda Klosit.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Pse tërhoqe aq shumë para?", zbardhet përgjimi ambiental mes Rozetës dhe Havierit në paraburgim

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANE- është zbardhur transkripti i përgjimit ambiental mes Rozeta dhe Havier Dobit, në ambientet e paraburgimit. Nënë e bir flasin për paratë e vjedhura të fshehura në tubin e aspirimit, ku Rozeta i kërkon llogari Havierit pse ka tërhequr një sasi të madhe parash nga banka. 

Përgjimi ambiental:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mu?
Nena: Asgjë, do rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Leket atje lart të shtëpia do ti nxjerr unë
(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Në bisedën mes tyre, pastruesja Rozeta kritikon të birin se pse ka tërhequr shumë para duke mos e sqaruar por duke lënë të kuptohet se janë nga banka. Ndërsa, djali i thotë se "Kam tërhequr vetëm 50 mijë", duke nënkuptuar euro.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

VJEDHJET nga nënë e bir! Rastet s'kanë fund, 6 persona denoncojnë Rozetën: Na mori sendet me vlerë

SAGA/ 2 kallëzime të reja për Rozetën, dalin përgjimet
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Për tre ditë me radhë, opinioni publik po flet për skandalin e vjedhjes së më shumë se 500 milionë euro nga nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi. Ata u lanë ditën e djeshme në masën e sigurisë 'arrest me burg'. I riu, u shfajësua para hetuesve duke i hedhur fajin nënës së tij ndërsa ka dyshime se Rozeta mund të ketë grabitur dhe persona të tjerë, pasi janë bërë më shumë se 15 kallëzime ndaj saj në polici.

Mirëpo, mësohet se vetëm gjatë pasdites së djeshme 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë. 

Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.

Dosja hetimore e zbardhur nga 'Dosja.al' tregon se në emër të pastrueses Rozeta Dobi janë gjetur llogari bankare me shumë të konsiderueshme parash, të cilat pritet të bëhen publike shumë shpejt. Burimi i tyre, njësoj si me shumat e tjera që i janë sekuestruar deri më tani, dyshohet të jetë vjedhja në banesat e zyrtarëve ku Dobi ishte punësuar. 

Si ndodhi ngjarja? Rasti u zbulua ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit. Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

alda klosi rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet