LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen në ambientet e shkollës, armën ia mori të atit! Nuk mban përgjegjësi penale, dërgohet në psikiatri (ZHVILLIMET)

• Një 14-vjeçar ka bërë masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar. • Sipas informacioneve të fundit janë vrarë 8 fëmijë dhe roja i shkollës. • 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues kanë mbetur të plagosur. • I mituri me iniciale K.K (14) i cili ka kryer krimin është nxënës i kësaj shkolle. Ai u arrestua në oborrin e shkollës. • Pas 14-vjeçarit, autoritet kanë arrestuar edhe prindërit e djalit. •Dëshmitarët tregojnë tmerrin, ndërsa prindërit qajnë për tragjedinë që u ka ndodhur. •Ndërkohë mësohet se fillimisht 14-vjeçari ka debatuar me rojen e shkollës, e ka qëlluar atë dhe më pas është drejtuar në ambjetet e shkollës, ku ka qëlluar për vdekje nxënësit e tjerë. Sipas raportimeve, ka gjithashtu dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur pasi 14-vjeçari ishte revoltuar pasi ishte vlerësuar me një notë të ulët në lëndën e historisë. •Nga ana tjetër, autoritetet kanë ngritur dyshimet se ngjarja ishte planifikuar nga vetë i mituri, pasi policia ka gjetur disa shënime në një letër ku është vizatuar skica e shkollës dhe klasës ku do të hapte zjarr. •Po ashtu në letër kishte piketuar edhe viktimat kryesore të krimit. •I mituri nuk mban përgjegjësi penale për ngjarjen për shkak të moshës ndërsa është dërguar në psikiatri. •Ndaj tij do të kryhen edhe kontrolle mjekësore, për të vërtetuar nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo pijeve alkoolike në momentin që ka kryer krimin. •Ai është vetëdorëzuar në polici duke i lajmëruar efektivët përmes një telefonate për krimin e kryer, duke pretenduar se ka probleme mendore dhe është psikopat. Sakaq, qytetarët e shqëtesuar dhe tronditur nga ngjarja, janë solidarizuar duke dhuruar gjak për 6 nxënësit e plagosur dhe mësuesen e historisë. •Disa të tjerë kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj, përpara shkollës në nder të viktimave të pafajshme. •Ata gjithashtu kanë bërë thirrje për një tubim që do të organizohet në ditët në vijim. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç i cili tha se ngjarja është duke u hetuar dhe përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë. • Në vendngjarje zbulohet se janë qëlluar rreth 15 plumba. • Policia sekuestron kompjuterat e djalit, ndërsa ai kishte një listë me emrat se kë do vriste. • Masakra në Serbi ka bërë jehonë në mbarë botën, duke u përcjellë në kohë reale. • Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.

20 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Masakra me 9 të vrarë në Serbi/ Reagon Vuçiç: 14-vjeçari është dërguar në psikiatri! Do të hetohen të gjithë përgjegjësit

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Aleksandër Vuçiç reagon për masakrën me 9 të vrarë në Serbi

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar përmes një deklaratë për mediat pas masakrës me 9 të vrarë në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' në Vraçar. Ai tha se adoleshenti që vrau 8 nxënësit dhe rojen e sigurisë në shkollë do të dërgohet në një klinikë psikiatrike, babai si pronar i armës është arrestuar, ndërsa është shoqëruar edhe nëna e tij. 

“Duhej të shikonim modelet, të shikonim përgjegjësinë e secilit prej nesh dhe të kërkonim një zgjidhje që diçka e tillë, sado e paparashikueshme dhe e papritur të jetë, të mos ndodhë më kurrë, por jetojmë në një botë të tillë që është e mundur. Nuk nxitova, askush nuk nxitojë me deklarata, ne donim të shikonim ku dështoi sistemi. Ku qëndron përgjegjësia e secilit prej nesh sepse nuk mund t’i kthejmë fëmijët te prindërit e tyre”, tha i pari i shtetit serb.

Presidenti i Serbisë tha se djali (K.K.) do të vendoset në një pjesë të veçantë të Klinikës për Neuropsikiatri dhe se do të hetohet përgjegjësia e të gjithëve, raporton media ruse Nova.rs. 

“Babai i tij u arrestua si pronar i armës, të cilën padyshim e mbante dhe e ruante në mënyrë të paligjshme, edhe pse kishte të gjitha lejet e nevojshme. Është ndaluar edhe nëna”, tha Vuçiç, duke shtuar se është i detyruar të flasë për shkaqet dhe përgjegjësinë reale pasi në rrjetet sociale po përhapen informacione të pavërteta. 

Vuçiç tha se djali e ka pranuar se gjithçka e kishte planifikuar. 

Ai e shpjegoi në një mënyrë të çuditshme, të cilën nuk mund t’ia shpjegosh askujt që ka humbur fëmijët. Disa flasin për dhunën e bashkëmoshatarëve dhe se ai kërcënoi më herët me bomba. Ju lutemi njerëzit mos shpifni se ai kërcënoi me bomba. Ai mendoi të hidhte bomba molotov për të mos lejuar të tjerët të hynin deri sa të mbaronte punën monstruoze. Megjithatë, ai u frikësua dhe për këtë arsye hoqi dorë nga kokteji molotov”, tha ai.

Lideri serb propozoi të vendoset një moratorium për mbajtjen e armëve gjatë dy viteve të ardhshme, përveç armëve të gjuetisë. Më pas, të kontrollohet funksionimi i të gjitha poligoneve të qitjes, të kontrollohen të gjitha lejet e dhëna dhe të kontrollohet mënyra se si personat i mbajnë armët e tyre.

10 MUAJ ME PARE

FOTO-LAJM/ 14-vjeçari vrau me gjakftohësi 8 'shokët' e tij dhe rojen e sigurisë, qytetarët e përlotur ndezin qirinj para shkollës fillore, paralajmërojnë PROTESTA

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e pafajshme në shkollën fillore në Serbi

SERBI- Qytetarët serbë kanë vendosur lule kanë ndezur qirinj para shkollës ku ndodhi masakra mëngjesin e sotëm, ku një 14-vjeçar i identifikuar me iniciale K.K., vrau me gjakftohtësi 8 nxënës në një klasë dhe rojen e shkollës. Qytetarët e përlotur shihen teksa përqafohen me njëri-tjetrin në shenjë ngushëllimi për ngjarjen tragjike, vendosin lule dhe ndezin qirinj për fëmijët e vrarë dhe rojen e shkollës, shkruajnë mediat e serbe. Ndërsa paralajmërojnë së këto ditë do të organizojnë tubime. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

10 MUAJ ME PARE

ME VIDEO/ Gjashtë nxënës dhe mësuesja e historisë u plagosën me armë nga 14-vjeçari, qytetarët qëndrojnë në radhë në pritje për të dhuruar gjak

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Qytetarët presin në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit nga masakra në shkollën fillore në Serbi

SERBI- Dhjetëra qytetarë serbë janë duke pritur në radhë pranëInstitutin të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak për të plagosurit nga masakra e ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar'. Qytetarët në shenjë solidarizimi u janë përgjgjur thirrjeve dhe po dhurojnë gjak, për operacionin e 6 fëmijëve të plagosur dhe mësueses së historisë, shkruajnë mediat vendase. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

10 MUAJ ME PARE

FOTO-LAJM/ Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër, 14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave kryesore! Në listë ishin 15 nxënës

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Shkrimi i 14-vjeçarit që shkaktoi masakrën në Serbi

SERBI- Fotoja që shihni më poshtë është e letrës ku 14-vjeçari me iniciale K.K., përpiloi me një laps listën e nxënësve që do të ekzekutonte sot, në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar'. Autori i masakrës me 9 të vrarë, 8 nxënës dhe rojen e sigurisë kishte planifikuar 15 viktima dhe objektivat parësore ishin përpiluar në mënyrë të përllogaritur në një listë, ku shihet e skicuar një plan i shkollës dhe klasave. 

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Fotoja

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

10 MUAJ ME PARE

'Dëgjoi të shtënat...'/ Dëshmitari i MASAKRËS në Serbi: Djali im shkoi të shpëtonte motrën! E kapi për dore dhe e nxori nga klasa

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Pamje pas masakrës në Serbi

SERBI- Një dëshmitar i masakrës me 9 të vrarë në Serbi në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar', ka treguar momentin kur djali i tij ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Ai tregoi se në këtë moment, djali i tij ka vrapuar drejt shkollës ka hyrë në klasë, ka ndërprerë mësimin dhe e ka 'urdhëruar' të motrën e tij të largohen, edhe pse profesori i kërkoi të mos hynte në klasë pa leje. Në këtë moment ata kanë kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kanë vrapuar për të dalë nga klasa, shkruajnë mediat serbe. 

"Doli jashtë dhe mendoi se ishin fishekzjarre dhe kur i pa, vrapoi për të shpëtuar motrën e vogël. Atëherë vrasësi kishte shtënë me armë. Ai vrapoi në departamentin ku ishte motra për ta shpëtuar dhe mësuesi i tha çfarë po bën, dil jashtë. Ai ishte i shkëlqyeshëm dhe i tha motrës, jo, po vini me mua dhe kështu e nxori motrën. Dhe pastaj të gjithë filluan të ikin, sepse në të vërtetë e kuptuan se çfarë po ndodhte. Unë vrapova këtu dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte. Babai i njërës prej vajzave vrapoi në shkollë dhe pa rojen e vdekur dhe dy vajza të shtrira mbi njëra-tjetrën. E tmerrshme, nuk mund ta besoj", tha ai. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

10 MUAJ ME PARE

VRAU me gjakftohtësi 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës/ A do të DËNOHET 14-vjeçari në Serbi? Çfarë thotë ligji për të mitur?

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Momenti i arrestimit të 14-vjeçarit për masakrën në Serbi

SERBI- Sipas Ligjit për të miturit dhe mbrojtjen juridike penale të të miturve, K.K., autori i masakrës më 9 të vrarë në Serbi është penalisht i papërgjegjshëm për shkak se nuk ka mbushur moshën 14 vjeç.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të djalit, VK (48), i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën e rëndë kundër Sigurisë së Përgjithshme.  

Departamentii për të Mitur i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ka urdhëruar marrjen e dëshmisë nga K.K., në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale dhe që të bëhet kontrolli mjekësor, pas së cilës Qendra do të vendosë se çfarë masash do të marrë më tej në juridiksionin e saj, shkruajnë mediat vendase.  

Gjithashtu është urdhëruar që K.K., t'i merret gjak për analiza toksikologjike, për të vërtetuar nëse në momentin e kryerjes së krimit ka qenë nën efektin e alkoolit, narkotikëve apo substancave të tjera psikoaktive. Po ashtu Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë.

10 MUAJ ME PARE

Masakra në Serbi/ Një ngjarje e njejtë ndodhi 50 vite më parë! A e kopjoi 14-vjeçari skenarin e krimit që çoi në vdekjen fatale të 9 të miturve? (DETAJE)

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Autori i masakrës në Serbi

SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga masakra me 9 persona të vrarë, 8 nxënës dhe roja e sigurisë në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' në Serbi, ku autori i ngjarjes së rënd ëështë një nxënës i kësaj shkolle vetëm 14 vjeç i identifikuar si K.K. Teksa hetimet për të gjetur shkakun dhe motivin e sulmit me armë zjarri vijojnë, orët e fundit mediat e huaja kanë raportuar për një rast të ngjashëm të ndodhur 50 vite më parë. 

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fillim të vitit shkollor 1972/73, në gjimnazin e Zarës (gjimnazi i sotëm Vladimir Nazor) në Kroaci. Shkolla ashtu si gjithë qyteti, u trondit nga vrasja e tmerrshme e kryer nga një nxënës 19-vjeçar në shkallët e godinës së shkollës. Gojko Matulina dhe Vice Vlatkoviç ishin profesorë të historisë në shkollën e mesme të Zadarit. P Milorad Vulinoviçi i vrau me armën e të atit sepse, siç thonë ata, nuk i pëlqente mënyra sesi Vlatkoviçi po mësonte historinë. Për habi i njejti skenar krimi është përsëritur edhe sot në Serbi, ndaj ngrihen dyshimet se 14-vjeçari mund të ketë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje përmes raportimit në media. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.  

10 MUAJ ME PARE

Dalin fotot e arrestimit të babait të 14-vjeçarit për masakrën në Serbi, policia sekuestron kompjuterat

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen

SERBI- Mëngjesin e sotëm në orën 08:40 në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, një 14 vjeçar qëlloi me armë zjarri duke vrarë tetë fëmijë dhe një roje, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues shkolle janë plagosur dhe aktualisht po mjekohen në Qendrën Emergjente Tiršova.

Mediat raportuan se në pranga ranë babai dhe e ëma e djalit. Policia ka sekuestruar edhe kompjuterët e djalit.

Siç shihet edhe në foto, policia ka nxjerrë nga pallati kompjuterët e 14-vjeçarit, i cili kishte bërë një listë me emrat që do ti vriste, shkruan "Kurir".

Siç ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç, pistoletat, njëra nga e cila është qëlluar dhe tjetra që është gjetur në çantë, janë të babait.

“Babai i autorit të këtij akti të shëmtuar është arrestuar. Të dyja armët janë të lejuara ligjërisht. Ai pretendon se kanë qenë të mbyllura në kasafortë me kod dhe se fëmija me sa duket e dinte kodin. Fëmija kishte edhe tre korniza të plota me nga 15 fishekë”, tha Gashiç. /Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Frikë nga masakra në Serbi, nxënësja e tmerruar nga vështrimi i vrasësit (FOTO)

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Tronditje, frikë, mosbesim... Fëmijët dëshmitarë të masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” dhe prindërit e tyre nuk e marrin dot veten nga tmerri që përjetuan.

Nëna e një prej fëmijëve që shpëtoi pa dëmtuar, thotë se vajza e saj po dridhej, ndërsa kishte parë skenën e krimit, raporton "Kurir".

“Ajo po dridhej, më tha që djali po shikonte në një pikë, me një vështrim bosh e të ngrirë”. /Dosja. al

10 MUAJ ME PARE

Krimi në Beograd/ Në pranga babai dhe e ëma e 14-vjeçarit, djali kishte planifikuar kë do vriste

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Foto nga vendi i ngjarjes

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiç, ka thënë se përveç djalit që ka kryer masakrën në shkollën në Vraçar, është arrestuar babai i tij, ndërsa sipas informacioneve jo zyrtare është prangosur edhe nëna e djalit.

Djali, siç u tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kishte një listë me emrat e fëmijëve që planifikonte të vriste, shkruan "ALO".

Ai erdhi në shkollë me një armë që ia kishte marrë babait të tij. Gashiç ka thënë më tej se fëmija dinte kodin e kasafortës, ku ndodhej arma.

“Babai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre korniza plot me plumba. Jo zyrtarisht bashkë me të atin ai shkoi në poligon, duke ushtruar qitje. Në çdo rast, ndaj babait do të merren masat e parapara me ligj”.

Nxënësi vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje sigurie shkolle. /Dosja.al

 

10 MUAJ ME PARE

Masakra në Serbi, lajm kryesor në mediat botërore (FOTO)

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Mediat boterore raportojne tragjedine

SERBI- Masakra e përgjakshme e shkaktuar nga një nxënës 14 vjeçar në shkollën fillore të Beogradit "Vladislav Ribnikar", ku vrau një roje sigurie dhe disa shokë të tij të shkollës, është lajmi kryesor jo vetëm në rajon, por edhe në pothuajse të gjitha mediat botërore. Mediat vijojnë që të raportojnë për ngjarjen e rëndë.

“Daily Mail” shkruan se “Tetë fëmijë u vranë nga të shtënat në shkollë pasi një djalë 14-vjeçar hapi zjarr në Serbi, si dhe një roje sigurie u vra gjithashtu”.

Faqet e para të Mirror, CNN, Reuters, AP News dhe portaleve të tjera botërore janë plot me tituj për tragjedinë nga Beogradi.

CNN amerikan njoftoi se 8 fëmijë u vranë kur një djalë 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë serbe.

Lajmin për tmerrin e ka transmetuar nga kryeqyteti serb, televizioni britanik Sky News, së bashku me foton e kopertinës “Lajm i fundit”. /Dosja.al 

 

 

10 MUAJ ME PARE

"“Ejani në shkollë, vrava shokët"/ Autori lajmëroi vetë policinë

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
14-vjeçari

SERBI- Autori i sulmit masiv në shkollën në Vaçar, pasi vrau 9 persona dhe plagosi 7 të tjerë ka lajmëruar vetë policinë. Mediat serbe shkruajnë se 14-vjeçari me iniciale K.K menjëherë pas masakrës, ka telefonuar në “192” numrin e policisë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij.

“Ejani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres,'- ka thënë 14-vjeçari.

Më pas ai u përpoq të fshihej, por policët e gjetën dhe e arrestuan. Nga të njëjtat burime, në fjalët e para pas arrestimit, kur u pyet nga policia se përse e bëri krimin, ai u mjaftua duke thënë se “qëllova se jam psikopat”.

10 MUAJ ME PARE

Vrasja me 9 viktima në shkollë, Serbia shpall tre ditë zie kombëtare

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen

SERBI- Lidhur me masakrën në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, qeveria shpalli tre ditë zi kombëtare në të gjithë Serbinë duke filluar nga e premtja e 5 majit deri më 7 maj.

Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç, Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq, Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq dhe shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq iu drejtuan publikut në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se mjekët po luftojnë për jetën e një vajze. Ministri Gashiq zbuloi se babai i autorit ishte arrestuar dhe shefi i policisë tha se djali kishte planifikuar krimin për një muaj, raporton Kurir. 

Ministri Gashiq prezantoi informacionet e njohura më parë. “Babai i autorit të këtij krimi të rëndë u arrestua, të dyja armët ishin të lejuara. Ai pretendon se ato ishin të mbyllura në një kasafortë me kod dhe se fëmija padyshim e dinte kodin”. /Dosja.al

 

 

10 MUAJ ME PARE

'Qëllova se jam psikopat'/ Del VIDEOJA e arrestimit të të miturit që masakroi shokët e klasës në Serbi

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Foto ilustruese

SERBI- Del momenti i arrestimit të 14-vjeçarit, i cili 8 persona në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar është arrestuar në oborrin e shkollës. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, atë e nxorën me pranga dhe me xhaketë mbi kokë, për t'i mbuluar fytyrën. 

Në momentin e arrestimit, sipas informacioneve jozyrtare, efektivët e policisë i kanë thënë të ulte armën, të vendoste duart në kokë, por gjithashtu i mituri nuk bëri rezistencë.

“Kam qëlluar sepse jam psikopat,”- tha ai në momentin e arrestimit.


Nga të dhënat e deritanishme, djali konsiderohej i qetë dhe ishte nxënës i shkëlqyer. Por sot vrau 8 nxënës dhe një portier, ndërsa u plagosën 6 nxënës të tjerë dhe një mësuese. 

 

10 MUAJ ME PARE

Policia mësyn në banesën e vrasësit 14-vjeçar në Beograd, fqinjët në shok: Nxënës i shkëlqyer, i zgjuar, i ati mjek i respektuar (FOTO)

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen

SERBI- Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Beograd, ku një i mitur vrau tetë fëmijë dhe një roje shkolle. Media serbe “Alo” raporton se aktualisht është duke u kryer një kontroll në banesën e prindërve të djalit Kosta K., i cili ka vrarë tetë fëmijë dhe një roje shkolle, si dhe ka plagosur disa persona. Pas kontrollit policor, prindërit e tij pritet që të japin deklaratat në komisariat.

Duke qenë se djali nuk ka mbushur ende 14 vjeç, ai nuk do të mbajë përgjegjësi penale për vrasjet, mëson "Alo!" nga një burim i afërt me hetimin.

Sot në mëngjes, në orën 08:30 në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, nxënësi i klasës së shtatë, Kosta K. (14 vjeç) vrau tetë nxënës dhe rojen e shkollës ndërsa mësuesja ka mbetur e plagosur.

Fqinjët e pallatit ku jeton djali, kanë vetëm fjalë të mira për familjen e tij. "Djali është i qetë, u sjell ushqim komshinjve. Dhe kur ai u përgjigj, ai sapo kaloi dhe uli kokën, ai ishte i qetë. Shkoi në shkollën e muzikës dhe luante violinë”, thanë fqinjët.

Fqinjët janë çuditur dhe kanë thënë se nuk mund ta besonin se çfarë kishte ndodhur. “Nxënës i shkëlqyer, shumë i zgjuar. Jemi në shok, nuk mund ta besojmë se çfarë ka ndodhur. Babai i tij është një mjek i respektuar, ata gjithmonë kanë dalë nga rruga për të takuar të gjithë”, tha një nga fqinjët për “Kurir”. /Dosja.al

 

10 MUAJ ME PARE

"E qëlloi rojen në kokë''/ Fëmijët e tronditur tregojnë çfarë ndodhi: Na drejtoi armën të gjithëve

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Nxënësit e shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku ndodhi vrasja masive e 9 personave kanë rrëfyer momentet tronditëse kur 14-vjeçari ka nisur të qëllojë po ndaluar, raporton Kurir.rs.

Disa prej fëmijëve e kanë parë teksa ka qëlluar mësuesen dhe disa nga nxënësit. Një tjetër tregon se 14-vjeçari e qëlloi rojen në kokë dhe e pa teksa rrëzohej në tokë. 

"Dëgjova të shtënat, disa studentë dolën menjëherë në korridor për të parë se çfarë po ndodhte. Në fillim mendova se po ndodhte jashtë. Të gjithë filluan të bërtasin, u bë një kaos, të gjithë filluan të vrapojnë, kur dola e pashë, ai erdhi dhe na drejtoi armën në të gjithëve" - tha mes lotësh një nga studentët e tronditur.

'Ai qëlloi mësuesen në klasë pastaj edhe miqtë e tij. Ai ka nota të larta dhe ne të gjithë e quajmë budalla",- thonë studentët e "Vladislav Ribnikar".

"Unë po ngjitesha në katin e fundit dhe pashë që roja u qëllua në kokë. Pashë rojen e sigurisë duke rënë në tokë. Fillimisht mendova se dikush po hidhte fishekzjarre,"- tha një nxënëse tjetër.

Nxënësit kanë terguar se 14-vjeçari shoqërohej me nxënësit e asaj klase dhe nuk e prisnin të kryente vrasjen masive.

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

10 MUAJ ME PARE

Si ndodhi TMERRI në Beograd/ I mituri kishte shënjestër shkollën, u zu me rojen, pastaj...e 'masakroi' me plumba

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja brenda shkollës në Beograd, ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja. Burimet për Kurir.rs zbulojnë se në vendngjarje janë gjuajtur 13-15 plumba nga 14-vjeçari.

Fillimisht autori ka debatuar me rojen, të cilin e ka qëlluar pë vdekje në oborr dhe më pas ka hyrë në korridor, duke qëlluar fillimisht tre fëmijë e më pas në drejtim të nxënësve të tjerë në klasë. 

Në fund dyshohet se ka qëlluar në drejtim të mësueses, e cila ndodhet në terapi intensive.

14-vjeçari, i identifikuar si K.K shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

10 MUAJ ME PARE

FOTOT- Ky është 14-vjeçari, i cili vrau 8 moshatarët e tij dhe rojen e shkollës në Beograd

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
autori i vrasjes ne Serbi

SERBI- Në foto shihet 14-vjeçari, i cili ka qëlluar në shkollë duke lënë pas 9 të vrarë dhe 7 të tjerë të plagosur. Në imazhet e siguruara nga mediat serbe autori shihet i mbuluar me një xhaketë në kokë teksa, merret nga policia pas tragjedisë së tmerrshme.

14-vjeçari, i identifikuar si K.K shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

10 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja në Beograd/ Vdesin 8 fëmijë dhe roja i shkollës, 7 të tjerë të plagosur

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar mbetën të vrarë tetë fëmijë dhe një roje sigurie, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues shkolle u plagosën, raporton Kurir.rs.

Tre prej fëmijëve të plagosur janë në terapi intensive dhe një vajzë ndodhet në sallën e operacionit.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali 14-vjeçar nxënës i shkollës ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë, duke lënë pas 9 të vdekur. Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

10 MUAJ ME PARE

Vrasje në Beograd/ I mituri i merr armën babait, qëllon mbi nxënësit brenda klasës, 9 viktimë dhe disa të plagosur (PAMJET)

MASAKËR në Serbi! I mituri vret 8 bashkëmoshatarë dhe rojen
Policia

SERBI-Vrasje brenda një shkolle në Beograd. Për pasojë, kanë mbetur të vrarë 9 persona dhe disa fëmijë janë plagosur.

Raportohet se një djalë 14-vjeçar dyshohet se është autori i ngjarjes. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë, duke lënë pas disa të vdekur.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente. Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh. Ndërkohë, autori është vënë në pranga/Dosja.al

serbi vrasje ne serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni