6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Përplasjet në Theth po vijojnë edhe ditën e sotme. • Ditën e sotme ka nisur përplasje të reja mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së të policisë. • Në fshatin turistik kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të opozitës në Shkodër, Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia. • Këta të fundit kanë patur përplasje verbale me drejtorin e ri të policisë Shkodër Gentian Berberi pasi pretendojnë se ai iu është drejtuar me fjalët "ju tërheq edhe ju zvarrë". • Një debat ka ndodhur dhe me një turist shqiptaro-britanik, i cili ndodhej në Theth në momentin që fadromat kanë prishur shtëpinë që rrinte. • Duke folur për mediat, turisti ka treguar se punonjësit e IKMT-së dhe efektivët kanë ardhur dhe i kanë zgjuar nga gjumi duke bërtitur. • Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. • Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.
5 artikuj për këtë temë.
THETH- Banori i Thethit me aftësi ndryshe Bekim Koçeku është përballur me një situatë dhunë ndaj tij ditën e sotme. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihen disa efektivë policie janë bërë bashkë dhe kanë tentuar që të tërheqin zvarrë Bekimin, edhe pse ai ndodhet i shtrirë në tokë, për shkak të aftësive të kufizuara.
Pasi nuk ia dalin dot ta tërheqin, një efektiv ulet poshtë dhe tenton që ta marrë me dhunë Koçekun nga zona. Në këto momente, kanë ardhur banorët e tjerë dhe kanë ndërhyrë në mënyrë që dhuna ndaj Koçekut mos të vazhdonte më.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Një përplasje ka ndodhur mesditën e sotme mes përfaqësuesve të Opozitës dhe policinë në Theth. Mësohet se deputeti demokrat Luçiano Boçi është përplasur me Policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar ta prekin.
"Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m.... E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur. Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti”, thotë Boçi.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Banori me aftësi të kufizuara në Theth Bekim Koçeku ka vijuar dhe ditën e sotme protestën e tij, përballë fadromave të IKMT-së, që duan të pishin shtëpitë që ai ka ndërtuar me ndihmën e motrës së tij. Në një moment prekës, Koçeku ka shkuar me karrocën me rrota, pranë përkujtimores së të motrës dhe ka treguar se ka qenë ajo që e ndihmoi për t'i ngritur shtëpizat për turistët në Theth.
“Përkujtim i motrës time, ka sakrifica, gjak dhe gjithçka për mua. Më ka ndihmuar mua dhe me thanë ndërto ndërto pa beton e pa gjë. Ka mbledhur ndihma dhe fonde, ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar me ndërtuar. Akoma se ka bërë vitin, 5-6 muaj. Ku të shkojë më keq,“ tha ai.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Një turist shqiptaro-britanik, i cili ndodhej në Theth në momentin që fadromat kanë prishur shtëpinë që rrinte, ka treguar përvojen e tij. Duke folur për mediat, turisti ka treguar se punonjësit e IKMT-së dhe efektivët kanë ardhur dhe i kanë zgjuar nga gjumi duke bërtitur.
Ndërkohë që shtoi se sendet e tij janë endë nën rrënoja, pasi nuk kishte mundësi ti merrte nga aty. Në fund ai shtoi se do i drejtohej ambasadës britanike për të këtë përvojë të keqe që kishte përjetuar dhe për faktin që nuk ka marrë dot dokumentat.
“Përshëndetje! Emri im është Kujtim. Jam këtu përreth 3 javë, dhe kam rezervuar edhe për një muaj tjetër. Po flija atje, dhe ata erdhën papritur duke bërtitur: ‘Dilni jashtë, dilni jashtë’. U thashë: ‘Çfarë po ndodh?’ Më thanë: ‘Kjo do të shembet’. I thashë: ‘Pse? Keni ndonjë dokument apo diçka?’ ‘Jo’, më thanë, ‘thjesht do të shembet’. Askush nuk më dha ndonjë arsye, nuk më shpjeguan asgjë. U thashë: ‘Dakord, vetëm prisni sepse kam çdo gjë personale aty brenda’. Askush nuk më lejoi as të merrja gjërat e mia. Pasaporta ime ndodhet atje, gjithçka është atje, poshtë rrënojave. Nuk e di si do të vazhdojë. Do të shkoj nga këtu drejt e te Ambasada Britanike, kam filmuar çdo gjë. Mendoj që do ta zgjidh vetë këtë problem, nëse më lejohet ta marr vetë pasaportën atje, nën rrënoja. Të gjithë duan të vijnë këtu, nuk është se bëhet fjalë vetëm për mua. Unë jetoj në Angli, udhëtoj kudo. Shkoj në Egjipt, kudo që shkoj, të gjithë flasin për Shqipërinë, për Thethin, që të vijnë ta vizitojnë, është një vend i bukur. E shikoni këtë njeri, të cilit policia i shembi ndërtesën? Janë njerëz shumë të mirë. Në vend që t’i sulmojë (policinë), ai u jep ujë atyre. Kjo do të thotë që ky vend po investohet shumë në çdo turist që vjen këtu”, tha turisti.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
THETH- Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje. Mësohet se në fshatin turistik ditën e sotme kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të opozitës në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia.
Bëhet me dije se këta të fundit kanë patur përplasje verbale me drejtorin e ri të policisë Shkodër Gentian Berberi pasi pretendojnë se ai iu është drejtuar me fjalët "ju tërheq edhe ju zvarrë".
Gjithashtu raportohet se një turist britanik i cili është përplasur me efektivët pasi thotë se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij dhe valixhja. Ai tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar nga policia edhe pse të njëjtën gjë për të kërkuan edhe opozitarët e pranishëm.
Pjesë nga debati:
TURISTI:Jam shtetas britanik, aty ndodhen valixhja ime, pasaporta ime, gjithçka e imja është atje. Kam jetuar këtu për 1 muaj, kam rezervuar për 2 muaj.
SPAHIA: Do pasaportën, i ka brenda, edhe valixhet tek ndërtesa.
POLICIA: T’i kishte marrë me kohë. Ai e ka mendjen të filmojë.