LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor", Rama: BE ka më shumë nevojë për ne! Zgjedhja e Trump është një shans për Europën që të zgjohet

• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih. • Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet. • Rama u shpreh se BE ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt Shqipërisë dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. • Ai shtoi se procesi po ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. • Rama gjithashtu tha se për këtë proces do të bënte dy seriale në Netflix ku sipas tij njëri serial do të jetë për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë dhe jo 28 mjekë pasi Britania u largua. • Ndërsa SHBA do ishte shfaqja me një sherif. • Kryeministri tha se ka ardhur koha që BE të bëjë një ndarje të qartë se proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europian. • Ai tha se bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. • Sipas tij BE ka më shumë nevojë për ne, sesa ne kemi nevojë për të. • Kryeministri theksoi se Evropa duhet të mendojë në dy drejtime të jetë e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht. • Rama shtoi se BE duhet të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Evropë. • Sipas tij Amerika pa Evropën është thjesht një ishull ndërsa Evropa pa Amerikën është gadishull. • Ai foli edhe në lidhje me rikthimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. • Rama u shpreh se zgjedhja e Trump si presidenti i SHBA është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet. • Rama tha se se është dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të kenë kushtëzime për të pasur miq.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama: Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet!

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor",
Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih foli edhe në lidhje me rikthimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhja e Trump si presidenti i SHBA është akti më bujar i Zotit.

Ai shtoi se kundrejt BE-së zgjedhja e Trump është një shans që Evropa të zgjohet. Rama tha se se është dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të kenë kushtëzime për të pasur miq.

"Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq.

Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ta mund të kenë vlera të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet bërë jeta. Europa duhet të mendojë si për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"BE ka më shumë nevojë për ne, sesa ne kemi nevojë për të", Rama: Evropa duhet të bashkohet për të dalë nga kriza!

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor",
Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se BE ka më shumë nevojë për ne, sesa ne kemi nevojë për të. Kryeministri u shpreh se nëse përgjigjia për të pasur më shumë investime dhe më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injoranca, atëherë më mirë të vijë dikush e të na pushtojë.

Ai theksoi se Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht. Rama shtoi se BE duhet të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Evropë. Sipas tij Amerika pa Evropën është thjesht një ishull ndërsa Evropa pa Amerikën është gadishull. 

"Nëse përgjigjia për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorenca, atëherë më mirë të na vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanet dhe evropianët, por problemi është se asnjëri nuk do të na pushtojë.

Edhe po të na pushtojë i çojmë në Mal të Zi që të argëtohen me ca diell. Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht. Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e udhëheqësve dhe debateve, por edhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë. 40 mijë njerëz që prodhojnë kushedi sesa rregullore. BE ka më shumë nevojë për ne, sesa në kemi nevojë për BE. Nëse BE duhet të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Evropë. Amerika pa Evropën është thjesht një ishull, Evropa pa Amerikën është gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Koha që procesi i bazuar me meritë të funksionoje për votën në KE, jo për tregun e përbashkët!

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor",
Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se ka ardhur koha të bëjnë një ndarje të qartë se proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europian. Ai tha se bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët.

Rama theksoi se Evropa duhet të ndryshojë. Ai shtoi se në një raport Mario Draghi tha se Evropa duhet të ndryshojë. Kryeministri tha se ka kaq shumë rregullore, kaq shumë bisedime dhe pak veprime. Sipas tij ideja është e një përfarimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Mund të flasim gjithë ditën për procesin me meritë, por ka ardhur koha të bëjmë një ndarje të qartë, proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europin, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësish, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës që nuk është në BE shumë më pranë, në mënyra të ndryshme se si e mendon kontinentin.

Ajo çfarë është jashtë BE, nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm BE. Ballkani Perëndimor duket si tek Parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë, e thotë Mario Draghi. Nxori një raport të fortë që Europa duhet të ndryshojë.

Ka shumë njerëz që ndihen sikur diçka ka shkuar shumë keq, është mundësi e jashtë për tu zgjua, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur gjatë këtyre viteve, me kaq shumë rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim, Ideja është e një përfarimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Mynih: Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen! Ka ndryshuar qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor",
Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet. Rama u shpreh se kur nisi procesi ishte me flokë te zinj. Sipas tij BE BE duhet të ndajnë mendjen për atë ç’po ndodh.

Rama tha se BE ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt Shqipërisë dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se procesi po ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Ai gjithashtu tha se për këtë proces do të bënte dy seriale në Netfilx. Sipas tij njëri serial do të jetë për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë dhe jo 28 mjekë pasi Britania u largua. Ndërsa SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

"Kur e nisa këtë proces isha me flokë të zeza. Për këtë proces Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE dhe njëri për SHBA. Ai për BE do ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua. SHBA do ishte shfaqja me një sherif. Unë e shoh nga ajo pjesë jashtë BE. Është një shumë e mirë që ka ndodhur se Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë.

Për t’ju kthyer pyetjes suaj mendoj që BE duhet të ndajmë mendjen për atë ç’po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, duhet të jetë për të drejtën e votës në Këshillin Europian,” u shpreh Rama.

 

1 VITE ME PARE

“Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë”, Marta Kos: Duhet të përshpejtojmë procesin e vendeve drejt BE

"Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor",
Kos

MYNIH- Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos në fjalën e saj nga panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA. Kos u shpreh se Von der Leyen ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë.

Ajo theksoi se duhet sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, por Kos tha se po punojnë me Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën që janë në proces. Kos tha se duhet të përshpejtojnë procesin për pjesën teknike si me rastin e Malit të Zi që duhet mbyllur procesi brenda 2026-2027. 

"Sot kemi një situatë specifike, kemi forca të jashtme që duan të zgjerohen. Ja pse forcat e tjera duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Nëse shkojmë te rrënjët, pse BE u krijua? Për prioritet, paqe dhe siguria. Prandaj, ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA. Ka një pjesë të vendeve nga Veriu i Europës dhe duan të marrin pjesë.


Von der Leyen ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë. Duket sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, pasi po punojmë tre më shumë, apo Bosnje Hercegovina, Serbia apo Kosova që janë në proces. Ne na duhet të përshpejtojmë procesin për pjesën teknike si me rastin e Malit të Zi që duhet mbyllur procesi brenda 2026-2027. Duhet të flasim me shtetet anëtare për atë çfarë mund të bëjmë," tha Kos.

rama ne mynih

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet