LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi me shefen e diplomacisë evropiane në Bruksel/ Kurti: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Radoiçiç! Vuçiç: Kallas kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne veprojmë sipas interesave tona

• Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mirëpritur sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. • Kallas gjithashtu ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. • Gjithashtu Kurti tha se në takim u diskutuan çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin verior. • Po ashtu Kurti bën me dije se i ka kërkuar Kallas, që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës, si organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. • Ndërsa Vuçiç ka bërë me dije se me Kallas ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe të vështirë. • Ai se Kallas foli për domosdoshmërinë e dialogut me Kosovën, zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. • Gjithashtu Vuçiç thotë se është përgjigjur në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit "Banjska" dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë! Presidenti serb: Do veprojmë sipas interesave tona

Takimi me shefen e diplomacisë evropiane në Bruksel/
Vucic-kallas

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç ka bërë me dije se me Kallas ka zhvilluar një bisedë të “hapur dhe të vështirë”.

Vuçiç tha se Kallas foli për domosdoshmërinë e dialogut me Kosovën, “zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”. Ai thekson se është përgjigjur në përputhje më interesat e Serbisë.

“Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në platformën X, Kallas tha se në takimet e ndara me Albin Kurtin dhe Alleksandar Vuçiç ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” të dalin para drejtësisë.

Takimet e shefes së re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas me krerët e Kosovës dhe Serbisë, mbahen disa ditë pas një shpërthimi në një kanal të ujit në Zubin Potok të Kosovës.

Në lidhje me shpërthimin, Kosova ka deklaruar si fajtor kryesor Beogradin, por ky i fundit ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se do të hetojë këtë rast. Kallas, që nisi mandatin e saj pesëvjeçar më 1 dhjetor, do të ndërmjetësojë procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

1 VITE ME PARE

Takimi me Kallas në Bruksel/ Kryeminstri Kurti zbardh detaje: Kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës

Takimi me shefen e diplomacisë evropiane në Bruksel/
Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kurti tha se në takim u diskutuan çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin verior.

Gjithashtu, Kurti bën me dije se i ka kërkuar Kallas, që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës, si organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Për herë të parë në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Theksova se kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryekrimineli i bandës që kreu sulmin në Banjskë, mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiçit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti.

1 VITE ME PARE

Kryeministri i Kosovës sot në Bruksel, pritet të zhvillojë takim me shefen e diplomacisë evropiane

Takimi me shefen e diplomacisë evropiane në Bruksel/
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë sot takimin e parë me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, që kur ajo ka marrë detyrën. Takimi do zhvillohet në margjinat e darkës së punës të cilën presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ditën e nesërme rreth orës 09:30, Kosta do të takojë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ndërkohë takimet e ndara të Kallas me Kurtin dhe Vuçiç u konfirmuan edhe nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Kjo e fundit në një konferencë për media ditën e djeshme iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 dhjetor dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo përsëriti qëndrimin që BE-ja shprehu një ditë pas sulmit në Zubin Potok, duke e cilësuar sulmin si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar kryesit e sulmit dhe që ata të përballen me drejtësinë.

Lidhur me takimet që do të zhvillojë Kallas në Bruksel, Hipper ka sqaruar se ato nuk do të jenë në kuadër të dialogut. Kallas tani pasi ka marrë mandatin duhet të vendosë se si të vazhdohet me procesin e dialogut, i cili ka nisur më 2011.

Kurti dhe Vuçiç në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

kaja kallas aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet