LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe bashkëshorten e tij, u komunikohen akuzat! Zyrtarisht e pandehur dhe Klotilda Bushka

• Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. • Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. • Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator. • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. • Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”.• Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur. • Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për t'i komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. • Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK. • Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. • Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin e akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj". • Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë po ashtu e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. • Sipas raportimeve, Bushka akuzohet për kryerjen e veprës penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

11 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Dosja hetimore me 60 mijë faqe për kryebashkiakun Erion Veliaj, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona, shoqëri tregtare e OJF! Mes tyre dhe biznesmenë

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
erion veliaj

TIRANË-  Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku dhe iu komunikuan akuzat. Ndërkohë Veliajt iu komunikuan akuzat nga agjentët e BKH-së të cilët shkuan në paraburgimin e Durrësit. Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator. 

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen "Veliaj". Lika akuzohet për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”. Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur. Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur gjithashtu paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Paraqitja e tij ka të bëjë me komunikimin e akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj". Të pandehur janë marrë edhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha dhe Sokol Kryeziu u njohën me akuzat e SPAK.

E pandehur në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut është marrë edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka e cila akuzohet për veprën penale të pengimit të zbardhjes së të vërtetës. Sipas SPAK, Bushka ka kërcënuar Ina Goxhajn që të mos dëshmonte në SPAK kundër Veliajt dhe Xoxës. I pandehur është marrë edhe polici i burgjeve, Fation Baci i cili dyshohet nga SPAK se i ka dhënë një telefon Veliajt gjatë procesit të shoqërimit. Nën akuzë janë vënë familjarët dhe vartës të Ajola Xoxës. 

Në total në kuadër të kësaj dosje hetimore me rreth 60 mijë faqe, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona, shoqëri fizike dhe organizata jofitimprurëse. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

11 MUAJ ME PARE

"Duhet të lirohen dhe të kandidoj për deputet si..." zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që dyshohet se i dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
spak

TIRANË- Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

Dyshimet janë se polici Fation Baci i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve. Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e efektivit para gjykatës. 

"Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”, thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt, sipas News24.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat.  Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”. Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur.

Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për t'i komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK. Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj".

11 MUAJ ME PARE

Hetimi i SPAK për Erion Veliajn/ Merret e pandehur edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
veliaj, bushka

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas raportimeve, Bushka akuzohet për kryerjen e veprës penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, Bushka i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka.

Ish-deputetja e PS-së u shpreh asokohe se është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta. Pavarësisht deklaratave të saj, u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat.  Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”. Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur.

Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për t'i komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK. Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj".

11 MUAJ ME PARE

Dyshohet se i dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Foto ilustruese

TIRANA- Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dyshimet janë se polici i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

11 MUAJ ME PARE

Dosja "Veliaj"/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK që t’i komunikohen akuzat

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Sula

TIRANË- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen "Veliaj".

Sula, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’. Lidhja e tij me Veliaj sipas SPAK, fillon që në momentin kur kryebashkiaku mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.  Koha kur Veliaj blen një banesë në bllokun rezidencial Kodra e Diellit në Tiranë. Bllok banimi që është në pronësi të Gentian Sulës. Pas këtij momenti, Veliaj, asokohe në detyrën e Ministrit të Punës, emëron si zv/ministre bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula.

Marrëdhënie sipas SPAK e cila është e pandarë edhe në vazhdim. Edhe gjatë kohës kur Veliaj zgjidhet si kryetar i Bashkisë Tiranë. Koha kur shoqëria ‘Agi Kons’ me pronar Gentian Sulën fillon dhe fiton leje të pafundme ndërtimi. Leje të cilat sipas SPAK, i kthehen në shpërblim Veliajt në formën e vilave në bregdet.

Sipas SPAK, Veliaj posedon 3 vila në fshatin rezidencial Qerret në Kavajë  të ndërtuara nga shoqëria ‘Agi Kons’ në pronësi të biznesmenit Gentian Sula. Një nga vilat posedohet nga vëllai i tij, një vilë e ka vetë Veliaj dhe një të tretë e ka shembur për të krijuar hapësira shtesë.

Sipas SPAK shkuarja te këto vila dhe lidhjet e çiftit Veliaj-Xoxa, me biznesmenin Gentian Sula kanë ardhur pas denoncimit të bërë nga shtetasi me emrin Nesti Angoni. Emri i të cilit duket një krijim fiction i vetë SPAK, për të ruajtur të paprekur identitetin e tij. Ai i cili ka treguar edhe fakte të tjera rreth Erion Veliaj dhe lëvizjeve që kanë kryer familjarë të tij të ngushtë.

Kjo lidhje klienteliste midis Gentian Sulës dhe Erion Veliaj si zyrtar publik sipas SPAK është shoqëruar edhe me tenderë të shumtë të cilët kanë shkuar në favor të kompanisë së ndërtimit në pronësi të biznesmenit. I cili gjatë kësaj kohe ka fituar tenderë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit. Si në infrastrukturën arsimore deri te punët publike, që përkthehen në miliona euro fonde të tenderuara nga Bashkia Tiranë.

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Agjentët e BKH-së mbërrijnë në paraburgimin e Durrësit, i komunikojnë Veliajt akuzat

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për ti komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Mësohet se Veliaj firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

11 MUAJ ME PARE

U mor i pandehur, SPAK do t’i komunikojë Veliajt akuzat në paraburgim

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Foto

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur zyrtarisht sot kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se SPAK do t'ia komunikojë akuzat kryebashkiakut në baraburgimin e Durrësit ku ndodhet që pas arrestimit të tij.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

11 MUAJ ME PARE

Dosja "Veliaj"/ Akuzohet për fshehje të të ardhurave, SPAK merr të pandehur biznesmenin Mirton Lika

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Foto

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të panfehur biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”.

Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur. Sot u mor i pandehur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

11 MUAJ ME PARE

Veliaj merret i pandehur nga SPAK, kërkohet zgjatja e hetimeve ndaj tij

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Erion Veliaj

TIRANA- Hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator teksa Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten e tij.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

11 MUAJ ME PARE

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohen sot zyrtarisht akuzat

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Ajola Xoxa

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK pasi sot raportohet se asaj dhe Veliajt do u komunikohen zyrtarisht akuzat.

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

11 MUAJ ME PARE

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Veliajn, Kryebashkiakut të Tiranës i komunikohen sot akuzat

SPAK merr të pandehur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj
Erion Veliaj

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bëhet me dije se akuzat Veliajt do t'i komunikohen ditën e sotme ndërsa avokatët e tij janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ka reaguar dje pas raportimeve se SPAK do ta marrë zyrtarisht të pandehur dhe se nesër do t'i komunikohen akuzat.  Në nisje të reagimit avokatët shprehën shqetësimin që lajmi për marrjen e Veliajt si të pandehur nga SPAK ka arritur më parë te mediat sesa te kryebashkiaku.

Ndërkohë më tej thuhet se njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK i jep mundësinë Veliajt që të shqyrtojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe të analizojë provat e prokurorisë. Gjithashtu thuhet se Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe thekson se ndalimi sipas tyre, i zgjatur dhe i paarsyeshëm është në dëm jo vetëm të tij por dhe të qytetarëve të Tiranës. 

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

dosja veliaj erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet