Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• 2 muaj para se të zhvillohen zgjedhje lokale të 14 majit, SPAK ka tronditur Bashkinë e Bulqizës. • Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pas një urdhër-arresti të prerë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Burime bëjnë me dije për Dosja.al se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. • E po ashtu, bashkë me të në pranga kanë përfunduar edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Bulqizës. • Po të njëjtat burime bëjnë me dije se hetimet në ngarkimet të Allës kanë zgjatur të paktën 6 muaj. • Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.
4 artikuj për këtë temë.
BULQIZË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur 13 orë më parë në Bulqizë, kur Lefter Alla ishte ende i lirë dhe jo në prangat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ishte 'tenderi' i fundit që ai nënshkroi, por kësaj herë para kamerave. Bëhet fjalë për 860 mijë dollarë, që sipas tij do të investoheshin në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.
"Marrëveshja që #BashkiaBulqizë nënshkroi me Fondacionin #IslamicReliefAlbania parashikon investime në këto fshatra, konkretisht në Rrjetin e furnizimit me ujë; Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar 7 autoambulanca të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme; Mbështetjen e zhvillimit rural, përmes ngritjes së 25 fermave të vogla, ku familjeve do t’u mundësohen edhe një sasi e konsiderueshme bagëtish,"-shkruhet në postim.
Por disa orë më vonë, në duart e tij nuk ishte më stilolapsi, por prangat e vendosura nga SPAK, ndërkohë që bashkë me të u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.
BULQIZË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Policisë së Shtetit, i cili raportohet se është finalizuar pasditen e sotme me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por duket se kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, nuk është i vemti që ka përfunduar në pranga.
Së bashku me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë, ku edhe dyshohet se ka pasur shkelje dhe korrupsion. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla. Me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan hoxha shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai, duke iu referuar kohës që publikoi videon që aludohej se konsumonte lëndë narkotike mbi tavolinën e një lokali në Bulqizë.
“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg…. SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.
POSTIMI I PLOTË:
BULQIZË- Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije për Dosja.al se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se hetimet në ngarkimet të Allës kanë zgjatur të paktën 6 muaj.