LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje! Spiropali: Mos bëni teatër

• Seanca e sotme plenare në Kuvend është ndërprerë në mes për shkak të debateve dhe tensioneve të krijuara. • Shkak i debateve fillimisht është bërë kërkesa e PD-së për futjen në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh për Francesco Becchetin. • Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se interpelanca nuk mund të zhvillohet për shkak të axhendës së kryeministrit. • Debatet vijuan më tej lidhur me kërkesën e deputetëve socialistë për futjen me procedurë të përshpejtuar të ligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. • Opozita është shprehur se nuk ishin njoftuar për këtë projektligj, ndërsa thanë se mbledhja e firmave dhe hartimi i ligjit nisi të bëhej sot. • Bardhi akuzoi mazhorancën se kujtohet për qytetarët vetëm kur afrohen zgjedhjet. • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga ana tjetër me tone të larta nga foltorja e Kuvendit tha se mazhoranca ka numrin e nevojshëm të votave për të kaluar ligjin. • Ai tha se këto gjoba do të anulohen brenda këtij sesioni parlametar, pra brenda këtij viti. • Debati që i dha fund Kuvendit sot ishte mes deputetes Ina Zhupa dhe deputetit Erion Braçe. • Fillimisht Braçe e quajti Zhupën si 'ruse', ndërsa deputetja ia ktheu me togfjalëshin "O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja". • Pas këtyre përplasjesh maxhoranca në shenjë proteste braktisi sallën e Kuvendit, duke çuar në mbylljen e seancës plenare. 

21 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti e para

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Gazment Bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka agravuar deri në ndërprerjen e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka shpërthyer ndaj Spiropalit, duke i kërkuar llogari se përse nuk reagoi kur Braçe quajti Ina Zhupën ruse. Ndërkohë që ka theksuar se Zhupa me fjalët e saj i është përgjigjur një deputeti pleh. 

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: I ktheu përgjigje një deputeti pleh, që i tha një kolegie gruaje “ruse” dhe ti atu nuk reagon. Ajo nuk ta asgjë më shumë se sa kryeministri juaj. Fjalën ‘ruse’ që ai i tha një kolegie nuk e ka guxuar askush ta thotë në këtë Parlament, duhet të kishe reaguar ti e para. T’ju vijë turp për këtë inskenim që bëni. Një deputet pleh që i drejtohet një deputeteje me me fjalën ruse, tju vijë turp.

Spiropali: Mbaj qëndrim në raste kur ka fyerje, më ka shkuar goja pas veshit sa herë që ky fjalor që nuk ka vend në Kuvend. Zoti Bardhi përtej rasteve të dy deputetëve, Zhupa dhe Braçe, që përdorni, pse inskenoni të gjithë deputetët që fyejnë duhet të kërkojnë falje. Po e kërkoj unë faljen, në emër të Kuvendit të Shqipërisë në emër të të gjithë deputetëve.

1 MUAJ ME PARE

Përplasjet e ashpra në Kuvend/ "Deputetja të kërkojë falje", Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Mazhoranca braktisi seancën pas komentit të deputetes demokrate, Ina Zhupa për kolegun socialist Erion Braçe. Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha se socialistët nuk do të kthehen në sallë derisa Zhupa të kërkojë falje.

Në përgjigje, Zhupa iu drejtua me pyetjen "Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?". 

DEBATI: 

Peleshi: Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë.

Zhupa: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?

Spiropali: Zonja Zhupa mos iu afroni deputetit Peleshi, nuk ka kuptim kjo gjë.

Përgjigja e Zhupës erdhi pasi më herët në seancë, Braçe tha se ajo duhet të hetohet për dezinformim dhe i tha "Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse."

 

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën ditën e sotme për shkak të tensioneve në Kuvend. Fillimisht ka qenë deputetja demokrate që i është përgjigjur Erion Braçes, pasi ky i fundit e quajti 'ruse'. 

Spiropali ka ndërprerë seancën plenare, ndërkohë që Niko Peleshi ka kërkuar që Zhupa të kërkojë ndjesë. 

Pjesë nga debati:

Spiropali: Do e mbyll seancën se është e paprecedentë, ju lutem përmbahuni. Kushdo që fyen duhet të dënohet

Peleshi: Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje.

1 MUAJ ME PARE

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen, mazhoranca largohet nga salla e seancës plenare

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Është përshkallëzuar situata në Kuvend. Ka qenë një përgjigje e deputetes demokrate, Ina Zhupa ndaj kolegut socialist, Erion Braçe që shkaktoi debat tjetër në seancë. "O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.", ishte fjalia e Zhupës që shkaktoi tensionet e mëtejshme në seancë.

Braçe po ashtu nuk e ka kursyer replikën ndaj saj, duke iu drejtuar me fjalët: "Mbaje gojën, fytyre e keqe". Mazhoranca në shenjë proteste braktisi sallën e Kuvendit.

DEBATI

Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.

Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di c’te punoj!

Përgjigja e Zhupës erdhi pasi më herët në seancë, Braçe tha se ajo duhet të hetohet për dezinformim dhe i tha "Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse."

1 MUAJ ME PARE

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
taulant balla

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla bëri një tjetër ndërhyrje në debatin për shqyrtimin e pr/ligjit për anulimin e gjobave me procedurë të përshpejtuar.

“Ju nuk mund të jeni kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh se bëhet fjalë që shkon për një proces anulimi gjobash edhe përtej vitit 2014. Ta mbyllim këtë diskutim pa vlerë. Ndërkohë që flisnim për nismën tonë shkuam te një nismë që ka ardhur për përafrimin me Acquis Communautaire, e që ka marrë të gjitha certifikimet europianë, e këtu filluam pastaj të abuzojmë që po bën Ulsiu diçka, thua Ulsiu ka marrë dhe BE-në." tha Balla.

Sipas ministrit Balla opozita do t’i bashkohet kësaj nisme sepse këtë e duan qytetarët.

“Në fund të fundit ne na kanë sjellë qytetarët këtu. Ata duan që ky proces anulimi të ndodhë. Dhe doni apo s’ doni ju kjo do ndodhë. Ju do vini si pulat në fund dhe do e votoni dhe kjo do ndodhë.” – deklaroi Balla.

1 MUAJ ME PARE

"Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave", Klosi-opozitës: Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë

 

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha në Kuvend se mazhoranca do të votojë pezullimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Klosi tha se nëse parulla e tyre është "do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje", qytetarët nuk do t'i votojnë. 

"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba. Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi. 

1 MUAJ ME PARE

Mazhoranca kërkon të falë gjobat që rrëzoi Kushtetuesja

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Një debat është krijuar në seancën e sotme plenare për shkak të një ligji që ka hartuar maxhoranca në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Sipas deputetëve të Partisë Socialiste, ky ligj ndihmon qytetarët që kanë marrë gjobë për riparimet që kanë bërë në banesat e tyre. 

Por ky ligj që maxhoranca po kërkon që të falë, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e marrë në datë 22 qershor të vitit 2022, Kushtetuesja ka rrëzuar pjesërisht ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar. Sipas vendimit të Kushtetueses, në këtë ligj është shfuqizuar shkronja 'e' e nenit 1, për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 22.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 52, pika 1 të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

Shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit kushtetues, pasi kërkesa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë bazohet në nenin 145, pika 2 të Kushtetutës dhe në përmbajtje parashtron argumente kushtetuese për papajtueshmërinë e ligjit në raport me parimet dhe normat kushtetuese.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014 për pjesën që kjo dispozitë parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në nxjerrjen e këtij konkluzioni Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se gjykata referuese po shqyrton padinë e një individi që ka kundërshtuar aktet administrative të dënimit me gjobë dhe të prishjes së objektit, që ai e ka ndërtuar pa leje për qëllime banimi pas tërmetit të vitit 2019.
Neni 52, pika 1, shkronja “e” i ligjit nr. 107/2014 kufizon të drejtën e pronës private, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës përderisa parashikon gjobë, në kushtet kur jurisprudenca kushtetuese ka theksuar se “ detyrimet financiare, duke përfshirë edhe gjobën, janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një sasie të caktuar të hollash, e barasvlershme në këtë rast me masën e gjobës, është një shumë që merret nga pasuria e individit”.
Kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 – muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

1 MUAJ ME PARE

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar PS-në dhe qeverinë Rama se ka arrestuar njerëz për 5 mijë lekë të vjetra. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Sula kujtoi edhe të ndjerin Qamil Zela, i cili vari veten në burg se ishte arrestuar për 38 mijë lekë të vjetra. Po ashtu Sula përmendi dhe nënë Pashakën, e cila u arrestua në Vlorë për një kotec pulash. 

"A ju kujtohet i ndjeri Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lekë të vjetra, në Rrogozhinë. Harruat, e futët në burg dhe vari veten. Harruar nënë Pashakën në Vlorë që e arrestuat, 80 vjeçe për kasollen e pulave. I keni harruar të gjitha këto, jeni të çuditshëm. A i harruat gjithë fshatarët, që për një për një avlli, gjysëm çatie, një gardh që i keni futur brenda. Që përveç 5 milionëshit të gjobës, i keni dërguar edhe për ndjekje penale I harroni këto, paguajnë avokatin, për të mos thënë se paguajën dhe gjyqtarin e prokurorin që të mos marrin një dënim’, tha Sula.

1 MUAJ ME PARE

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e ulërimës!

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Majko

TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për faljen e gjobave të ndërtimeve paleje. Majko gjatë fjalës së tij tha se projektligjet me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë dhe se nuk është e shkruar gjëkundi se duhet të vendosen në tavolinë. 

Ai shtoi se opozita e ka barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë. Sipas tij të fyesh nuk është  opozitë, por është e paedukatë. Majko tha se njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.

Pandeli Majko: Projektligjet me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë, nuk është e shkruar gjëkundi se duhet të vendosen në tavolinë. Kam kaluar eksperiencën edhe në opozitë, nëse do të ishte pr.ligj për blerjen e shitje e kushedi keni të drejtë të flisni.

Por ne po flasim për falje gjobash, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërit opozitë. Të fyesh nuk është opozitë, por është paedukatë. Ju mendoni se do ju vlerësojnë si partizanë të së drejtës, në veri dhe Jug njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.

1 MUAJ ME PARE

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur me tone të larta në foltoren e Kuvendit se gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale do të anulohen. 

Manja tha se mazhoranca ka numrat që duhen për votat dhe se brenda këtij sesioni parlamentar ligji për gjobat do të miratohet. 

Ulsi Manja: Pyetja është e thjesht a jeni dakord që ky Parlament me ligj të anulojë gjobat e paekzekutuara ndër vite? Ne si maxhorancë kemi numrat dhe do ti anulojmë këto gjoba. Pa diskutim, janë gjoba të paekzekutura ndër vite, sepse janë në pamundësi për ti ekzekutuar këto gjoba. Ky Parlament është në të drejtën e vet për ti anuluar dhe do ta bëjmë këtë gjoba, kemi numrat dhe mandatin për ta bërë këtë gjë. Kur të vini ju, anulojini ju. Ky Parlament brenda këtij sesioni parlamentar me ligj do të anulojë gjobat.

1 MUAJ ME PARE

Skandal në Kuvend/ Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se ligji për faljen e gjobave të propozuar nga PS-ja po hartohet në këtë moment. Noka nga foltorja theksoi se ky ligj po hartohet në këto momente nga deputeti socialist Erion Braçe. Po ashtu Noka ka deklaruar se ishte kjo qeveri që i ka vendosur ato gjoba dhe se po tenton t'i falë tashmë për shkak të zgjedhjeve.   

"Ky këtu është Parlamenti i Shqipërisë. Këtu presupozohet që çdo njëri prej nesh është i betuar në Kushtetutë, për ti shërbyer ligjit, kushtetutës dhe interesave të vendit tonë. Të vish këtu, të gënjesh, kur gënjeni ju, live në sy të të gjithë parlamentit dhe shqiptarëve, imagjinoni çfarë i keni bërë ju ligjeve pronave, dhe këtij shteti pas kuintave. Ky akt, ky moment është një akt mjaft domethënëse. Ju the deputetëve, ju the shqiptarëve të ju thuash se nuk është gati, por jo. Erion Braçe është në sallën matanë duke hartuar, duke  e shtypur. Tani zonjë a mund të më shpjegoni, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit. A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve që koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Që burgosët 38 mijë shqiptarë se pse rregulluar një dritare, një parvaz, apo një kotec pulash.

A ishit ju që keni burgosur 38 mijë shqiptarë edhe për një 5 mijë lekësh të vjetra energji elektrike. Si do ti jepni ju llogari atyre familjeve që njerëzit u kanë vrarë veten, për shkak të burgut që i keni futur ju. Se tani, po ju thoni shqiptarëve që po vijnë zgjedhjet, se këta përbindësha, këta ujqër, të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles. Pse, sepse ju duhet vota. Jo absolutisht jemi ne që kemi mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, jemi ne PD dhe opozita që ju kemi thënë që ditën e parë që ju ndërmorët një reprezalje ndaj shqiptarëve. Kjo që keni bërë ju, kalon kufijtë e njerëzores dhe shkon drejt gjenocidit. Tani ju po tregoni se dashkeni të bëni ligj, duke gënjyer. Ju jeni turpi i historisë dhe harrojeni, çdo gjë që bëni, memoria e shqiptarëve nuk mund të fshihet, por do ju fshijë ju, siç e meritoni," tha Noka.

1 MUAJ ME PARE

"Kemi qenë dhe jemi kundër vendosjes së gjobave", Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
gazment bardhi

TIRANË- Në Kuvend vijon debati për ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i cilësoi deputetët e PD-së si kukulla që përdoren nga kryetari i partisë, Sali Berisha. 

Bardhi nga ana tjetër u shpreh se deputetët e mazhorancës janë vetë kukullat e "krimit të organizuar, oligarkëve, ligjeve të porositura dhe Edi Ramës." Ai u shpreh se rikthimi i Berishës në sallën e Kuvendit ka tmerruar socialistët, ndërsa shtoi se PD ka qenë gjithmonë kundër gjobave. Kreu i grupit të PD-së akuzoi qeverinë se kujtohet për qytetarët vetëm kur afron periudha e zgjedhjeve.

DEBATI: 

Gjylameti: Është e pafalshme të bëheni si ato kukullat që përdoren. Ta lëmë teatrin dhe të vijojmë me rendin e ditës. Nëse zoti Berisha kërkon gjithë vëmendjen ta lëmë interpelancën. 

Bardhi: Besoj kur i referohesh deputetëve si kukulla, besoj i referoheni vetes që jeni kukulla krimit, oligarkëve të ligjeve të porositua dhe të Edi Ramës. E di që ju ka tmerruar rikthimi i zotit Berisha, sa edhe kur nuk është këtu, po tmerroheni kur po vjen, do vijë shumë shpejt Blerina dhe siç jua dha përgjigje herën e shkuar do jua jap edhe këtë herë.

Këto gjobat, i vendosi Sali Berisha dhe opozita, apo Edi Rama apo drejtori i IKMT-së për të terrorizuar qytetarët. Ne kemi qenë kundër dhe jemi, se ato gjobat janë tërësisht të paligjshme, janë presion kriminal i strukturave të udhëhequra nga ju. E treta, shqetësimi që ne po ngremë është se ju po e shkruani ligjin tani, dhe erdhët këtu na thoni që ka një projektligj që nuk e keni sjellë.

Na sillni në kopje kryetarit të grupit të PD. Ka një orë, nuk ka ardhur, sepse mashtruar publikisht. Ju i shkruan njëri-tjetrit sms ta hedhim në votim dhe ju si kukulla, mjafton të ngrejë kryetarja kuvendin kartonin jeshil, e ngrini ju. Nuk kemi këtu për këto, por për procedura të rregulla dhe siç i përcakton rregullorja. Këta qytetarë kanë 12 vite në kokë paligjshmërinë e gjobave kriminale për një dritare, ndërkohë që ju nuk gjobisni katet shtesë ne mes të Tiranës, në portin e Durrësit që gjysma është pa leje. Sot po i thoni qytetarëve “po nxitojmë tua falim gjobat se e kuptuam që ishim gabim”. Kemi 12 vite që ua themi që jeni gabim, e mos u bini në qaf. Ju kujtoheni për qytetarëve kur afrojnë zgjedhjet.

1 MUAJ ME PARE

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms dhe pastaj na i prezantoni

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
bledion nallbati

TIRANË- Ligji i propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtime pa leje ka shkaktuar debate të ashpra në seancë plenare.

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati iu drejtua Spiropalit dhe mazhorancës nuk i akuzuar se po tallen, pasi sipas tij iu prezantojnë ligjet dhe projektligjet që "iu vijnë me sms". Duke ironizuar, Nallbati tha se mund "të votojnë fillimisht ligjet e projektligjet dhe pastaj t'i shqyrtojnë".

DEBATI:

Bledion Nallbati: U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.

Elisa Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave, kapuni, por nuk besoj se u bën nder. Nuk është procedurë.

Bledion Nallbati: Fjalën ma dhe mua apo vetes.

Bledion Nallbati në foltore: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Kuvendi

TIRANË- Propozimi i PS-së për faljen e gjobave të ndërtimit pa leje ka sjell tensione në Kuvend. Deputetët demokratë janë mbledhur në foltore.

Ndërkohë që në këtë moment garda ka rrethuar foltoren e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka quajtur këtë debat artificial dhe i ka kërkuar gardës që të largohet nga foltorja. 

 

1 MUAJ ME PARE

Degradon Kuvendi/ Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër. Deputeti demokrat: Ik, legen

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Bardhi

TIRANË- Debati në Kuvend ka degraduar për shkak të propozimit të ligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje nga PS-ja. Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se maxhoranca nuk mund të trajtojë Kuvendin si dyqan personal. Ndërkohë që ka theksuar se kërkesa tani po firomset nga deputetet socialistë. 

Pjesë nga debati:

Bardhi: Nuk u njoftuam tek njoftimet në nisje të çdo seance. Nëse ju duhet kohë të uleni të mblidhni firmat s'mund ta trajtoni si dyqan personal kuvendi, solleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancë sa më parë. S’mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës dhe respektoi rregulloren.

Spiropali: Mos abuzoni, është kërkesë e 40 deputetëve.

Bardhi: Silleni ku e keni.

Spiropali: I lutem sekretarisë sillni kërkesën e 40 deputetëve.

Bardhi: Ku e keni kërkesën, tregojeni,

Spiropali: Mos bëni teatër

Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms. Ik pirdhu ti legen.

 

1 MUAJ ME PARE

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum, pri thonjtë! Mua ti më dukesh si ruse, por...

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj kërkoi të mbyllet Komisioni i Dezinformimit pasi sipas saj, ka qëllim të persekutojë mediat.

Në përgjigjen e tij, deputeti socialist njëkohësisht kryetar i këtij komisioni, Erion Braçe, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Zhupës, duke iu drejtuar me fjalët: "Mos u lyej me parfum, pri thonjtë.". Më tej Braçe, u shpreh se Zhupa është një nga ato që duhet të arrestohet për dezinformim. 

DEBATI: 

Ina Zhupa: Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformimit, këta duan të persekutojnë mediat, se nuk u çojnë ujë qeverisë.

Erion Braçe: Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, tub. Jo ne media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar… e dyta, në asnjë sekondë, moment të mbledhjes së djeshëm, nuk kam kërkuar të hetonte mediat, gazetarët. Kam thënë të mbahen përgjegjës autorët dhe kam kërkuar dhe do e bëj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka një qëllim politik. Tije një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim. Që ti nuk di të lexosh, këtë e di. Nuk di të lexosh, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër. Deklaratat janë publike, meri dëgjoji, po nuk dite të shkruash, ti zbardh unë. Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.

1 MUAJ ME PARE

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë, nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha më herët se delegacioni që do të shkojë në Venecia për mandatin e deputetes Olta Xhaçka përbëhet vetëm nga anëtarë të mazhorancë. 

Duke ironizuar përbërjen e delegacionit, deputeti demokrat Saimir Korreshi, tha se do të përfaqësohen nga Klotilda Bushka që sipas tij nuk di të lexojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

"Duke qenë se keni formuar delegacionin për në Venecia dhe për ne të tjerët nuk kishte bileta, një pyetje kam unë për të gjithë shqiptarët, se ajo zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses, donte ekspert kushtetues. Ajo në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit ka kërkuar ekspert sepse nuk dinte të lexonte vendimin, Donte relacion, erdhi relacioni pro opozitës. Tani do ta çojë në Venecia, por si do ta çojë atje kur s’dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses.", tha Korreshi.

1 MUAJ ME PARE

Ndërpritet seanca plenare për 10 minuta

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme në Kuvend është ndërprerë ditën e sotme. Kjo pasi Partia Socialiste ka propozuar ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje.

Ndërkohë që ligji është depozituar vetëm 45 minuta para nisjes së Kuvendit dhe Opozita nuk kishte dijeni. Për këtë seanca u ndërpre për 10 minuta që, ligji t'i vihet në dorë Opozitës. 

1 MUAJ ME PARE

Bardhi në Kuvend: Duam të na vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës! Spiropali: Nuk ka ende dokument zyrtar

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar sot në Kuvend, që të katërt grupet parlamentar të kenë në dispozicion draft-opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka. 

Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit dhe mazhorancës duke i thënë se mund të mos ju ketë pëlqyer draft-opinioni dhe prandaj sipas tij, po e mbajnë të fshehtë. Ai deklaroi më tej se delegacioni për në Venecia është i përbërë vetëm nga anëtarë të mazhorancës, duke mos pasur asnjë të opozitës.

Spiropali në përgjigjen e saj tha se ende nuk ka një dokument zyrtar, ndërsa u shpreh se sapo të vijë do t'ju shpërndahet grupeve parlamentare. 

DISKUTIMI: 

Gazment Bardhi: Draft-opinioni i komisionit të Venecias u është paraqitur juve zonja kryetare. Ju keni njohur grupin parlamentar të PS me draft-opinionin. Ndërkohë që grupin parlamentar të opozitë nuk e keni vënë në dispozicion, që ne të kemi mundësi t’i shohim. Sigurisht që mund të mos ju ketë pëlqyer draft opinioni dhe e keni mbajtur atë të fshehur. E keni detyrim që atë draft-opinion që komisioni i Venecias ju ka dërguar, e keni kërkuar si kryetare e Kuvendit dhe për këtë arsye s'duhet t’i tradhtoni grupet parlamentare në të njëjtën mënyrë. Ndodh për herë të parë që delegacioni të përbëhet nga deputetë të mazhorancës. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë të Kuvendit, 2 nga opozita dhe 2 nga mazhornaca. Dua të di, jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet? Ka ndonjë motiv të caktuar?

Elisa Spiropali: Më jepni mundësi të bëj një sqarim. Nuk ka dokument zyrtar, sapo të vijë, do të ndahet sipas rregullave të komisionit të Venecias dhe jo të Shqipërisë. Shumica s’ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Bëhet publik dhe deputetët do e kenë. Zoti Bardhi mos spekuloni. Unë do jem në seancë në bazë të kërkesës që kam bërë.

1 MUAJ ME PARE

Seanca plenare/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës së kryeministrit nuk do të zhvillohet sot

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
gazment bardhi, elisa spiropali

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të përfshihet në rend dite interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh për Francesco Becchetin.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha nga ana tjetër se interpelanca nuk mund të zhvillohet për shkak të axhendës së kryeministrit.

Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit. Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë

1 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare/ Opozita interpelancë me Manastirliun për vrasjen e Martin Canit

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në rendin e ditës të seancës së sotme edhe dhe një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë.

Në rendin e ditës të seancës përfshihet edhe shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.

Debate dhe tensione në Kuvend/ Opozita: Sot hartuat ligjin për faljen
foto e rendit te dites

seance plenare 5 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri