LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia, Koreja e Jugut dhe Tokio, spektakël fishekzjarresh në qiell

• Një vit ikën sot. Kur akrepat të trokasin 00.00, vjen edhe Viti i Ri 2023. Tashmë ka trokitur në disa pjesë të globit. • Zelanda e Re ka qene shteti i parë që ka mirëpritur Vitin e Ri 2023. Ky vend u ndoq nga Australia. Të dy dhanë spektakël fishekzjarresh në qiell. • Në rend pas tyre ishte Koreja e Jugut dhe Seuli që i dhanë lamtumirën vitit 2022 dhe mirëpritën atë 2023. • Festimi më i vjetër dhe i shënuar universalisht është Viti i Ri! Qyteti i Babilonisë në Mesopotaminë e lashtë ishte vendi ku u regjistruan festimet e para të Vitit të Ri rreth 4000 vjet më parë. Bota përkujton një fillim të ri të një viti kalendarik çdo vit duke ndarë përshëndetje, duke ngrënë, kërcyer dhe duke u argëtuar.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Viti i Ri në Itali/ Dhjetëra aksidente, 10-vjeçarit i presin dorën, 16-vjeçari plagoset me armë, digjen 59 makina

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Festimet

ITALI- Mbrëmja e ndërrimit të viteve është shoqëruar me hedhje fishekzjarresh edhe në Itali, ku nuk kanë munguar të shtënat me armë e ngjarjet e rënda. Nga festimet, 180 persona u plagosën, nga të cilën 11 raste jane më të rënda. Aktualisht janë 48 persona të shtruar në spitale.

Rasti më i rëndë është në Taranto, një fëmije 10 vjeç i është prerë dora nga shpërthimi i një fishekzjarre. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarre pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua operacionit sepse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,

Në Milano, një 25-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në via Giambelino. Për këtë ngjarje u arrestua në 43-vjecar. Po ashtu, nga hedhja e fishekzjarrëve në sheshin e famshëm Piazza Duomo, ku ishin 20 mijë njerëz, 14 u plagosën. Mes tyre një 21-vjeçar që pësoi prerjen e tre gishtave të dorës së majtë.

Edhe në Vercelli, shpërthimi i një fishekzjarri shkaktoi plagosjen e një 30-vjeçareje, e cila rrezikonte të humbte dorën e saj. Po ashtu një 16-vjeçar u dërgua në spital. Ai shoqërohej nga prindërit kur një fishekzjarrë e madhe shpërtheu poshtë makinës.

Ngjarje të rënda ka edhe në Napoli ku në të gjithë krahinën numri i të plagosurve është 16 persona. Rasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjeçar i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve. 

Natën e Vitit të Ri në Romë u shkatërruan 59 makina që u dëmtuan nga flakët pas shpërthimit të fishekzjarrëve nga mesnata deri në 5 të mëngjesit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Burimi: Tgcom

3 VITE ME PARE

Viti i Ri në Gjermani: Një i vdekur dhe të plagosur rëndë nga incidentet me fishekzjarre

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Festimet

GJERMANI- Një djalë 17-vjeçar u vra kur shpërthyen fishekzjarrët që po përdorte dhe dy burra u gjymtuan në aksidente në festimin e parë të pakufizuar të Vitit të Ri në dy vjet. Incidente të vogla kanë ndodhur në zona të ndryshme të vendit.

Ndryshimi i orës u festua kryesisht i pakufizuar këtë vit për herë të parë pas dy vitesh masash kundër koronavirusit, me policinë që raportoi një "rritje të ndjeshme" të numrit të operacioneve gjatë natës. 

Një 17-vjeçar në Leipzig mbeti i plagosur teksa përdorte fishekzjarr dhe u nënshtrua plagëve të marra pak kohë më vonë në spital. Policia përjashton mundësinë e aktivitetit kriminal. Në Turingi, dy burra u plagosën rëndë nga fishekzjarrët në natën e Vitit të Ri. Një 42-vjeçari iu desh t'i prenë të dy krahët pasi u plagos rëndë gjatë perdorimit të fishekzjarreve që kishte porositur në internet, dhe një 21-vjeçari humbi krahun.

Në Frankfurt, një fishekzjarre shkaktoi zjarr në një ballkon, i cili më pas u përhap në brendësi të një apartamenti, duke shkaktuar probleme serioze. 

Dy burra u plagosën kur fishekzjarrët shpërthyen në bodrumin e një pallati në Brandenburg. Në një incident të ngjashëm në Rheinland-Pfalz, tre 11-vjeçarë pësuan djegie dhe një 39-vjeçar në Baden-Württemberg u plagos rëndë në fytyrë nga një fishekzjarre dhe u desh të transportohej me helikopter.

Në epiqendrën e protestave në Berlin, Porta e Brandenburgut, "shumë arrestime" u bënë gjatë natës, kryesisht duke përfshirë përdorimin e armëve trullosëse dhe policia i kërkoi turmës të largohej nga zona rreth një orë pas mesnate.

3 VITE ME PARE

FOTO- Viti 2023 'troket' në Dubai, 'shpërthejnë' fishekzjarret në Burj Khalifa

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Festimet

DUBAI- Fishekzjarret shpërthejnë nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, gjatë festimeve të Vitit të Ri në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,

Vendet anembanë botës po e presin me festa dhe fishekzjarre Vitin e Ri të parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia. Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023.

Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneit, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,

3 VITE ME PARE

VIDEO- Troket viti i ri në Pakistan dhe në Indi

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Festimet

PAKISTAN- Ora vazhdon të lëvizë dhe tani viti i ri ka ardhur në pjesë të Azisë Jugore. India ka mirëpritur vitin 2023. Festimet janë zhvilliar edhe në Islamabad, Lahore dhe Karaçi ndërsa viti 2023 mbërrin në Pakistan.

Zelanda e Re ka qene shteti i parë që ka mirëpritur Vitin e Ri 2023. Ky vend u ndoq nga Australia. Të dy dhanë spektakël fishekzjarresh në qiell. 

 

3 VITE ME PARE

Pas Zelandës së Re, Viti 2023 troket dhe në Australi

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Sydney

AUSTRALI- Australia ka mirëpritur Vitin 2023 me një spektakël fishekzjarresh në qiell. Pamjet e publikuara në media tregojnë se Sydney ka trokitur gotat në 00:00, kur në vendin tonë ora shënoi 14:00. 

"Frymëzuar nga toka, deti dhe qielli, shfaqja nderoi kujdestarët e tokës në të cilën ne festojmë natën e Vitit të Ri të Sydney. Shfaqja u kurua nga Carmen Glynn-Braun dhe Dennis Golding nga Re-Right Collective me artisten Gadigal Nadeena Dixon,"- shkruhet në postimin ë berë në rrjetet sociale. 

Më herët, Zelanda e Re ishte vendi i parë që priti Vitin e Ri. Tashmë Azia dhe Lindja e Mesme janë vendet e radhës ku akrepat do të shënojnë 00:00. Më pas, radhën e ka dhe Evropa. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Zelanda e Re pret Vitin e Ri 2023, spektakël fishekzjarresh në qiell

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Zelanda e Re

ZELANDA E RE- Zelanda e Re është shteti i parë që pret Vitin e Ri 2023. Qielli është “pushtuar” nga spektakli i fishekzjarrëve. Fishekzjarret u hodhën mbi Urën e Portit të Auckland si dhe nga Kulla Sky Auckland. Azia dhe Lindja e Mesme janë vendet e radhës ku akrepat do të shënojnë 00:00. Më pas, radhën e ka dhe Evropa. 

 

3 VITE ME PARE

Nga koncerti te spektakli i fishekzjarreve, zbulohet axhenda e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë

Bota feston vitin 2023! Zelanda e Re e pret e para, më pas Australia,
Foto ilustruese

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh.

Në njoftimin e Bashkisë, krahas muzikës nga DJ më të mirë në kryeqytet, mbrëmja do të elektrizohet nga muzika e Getoar Selimit dhe Ardit Çunit.

Koncerti i organizuar nga Bashkia pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. 

viti i ri 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet