LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç shkojnë në balotazh, përballen më 2 prill

• Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill. • Kjo pasi, Vijesti shkruan se bazuar në rezultatet paraprake, askush nuk ka dalë fitues në këtë fazë të zgjedhjeve. President i Malit të Zi zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar dhe duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, dyshja që kanë më shumë vota, do të përballen më 2 prill. • Gjukanoviç ka fituar 35,3 për qind të votave, Jakov Milatoviç 29,2 për qind, Andrija Mandiç 19,3 për qind, Aleksa Beçiç 10,9 për qind, Draginja Vuksanoviç Stankoviç 3,2 për qind. Goran Danilović fitoi 1.4 për qind, ndërsa Jovan Radulović 0.8 për qind. • Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament. • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 542.154 qytetarë. Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç kërkon sërish rikonfirmimin në këtë detyrë. Ai është shprehur se në krye të vendit duhen njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Malin e Zi, mediat: Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov
Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Me shumë mundësi kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vijesti shkruan se bazuar në rezultatet paraprake, askush nuk do të dalë fitues në këtë fazë të zgjedhjeve.

Projeksionet e para të bazuara në rreth 80 për qind të votave të numëruara, tregon se Gjukanoviç ka rreth 35-36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç 28-29 për qind të votave.

Mandiç ka ndërmjet 19-20%, Beçiç mbi 11%, Vuksanović Stanković pak mbi tre, Danilović rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Malin e Zi, dalin rezultatet paraprake, kryeson Gjukanoviç me 37% të votave

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov
Mali i Zi

MALI I ZI- Dalin rezultatet paraprake për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Malin e Zi.  Kandidati presidencial i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 37% sipas rezultateve paraprake. Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç fitoi 26,3%, Andrija Mandiç i Frontit Demokratik 20,3%, Aleksa Beçiç i Malit të Zi Demokratik 11,7%.

Kandidati i SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8%, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.2% dhe influenceri Jovan Radulović Jodžir 0.7%.

Nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill. Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Malin e Zi/ DRAMË në qendrat e votimit, anëtarët e komisionit lexojnë me zë emrat, votohet 2 herë, qytetarët fotografojnë fletët

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov
Kandidatet

MAL I ZI-Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale. Në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet  dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 20:00.

Në garë janë: Presidenti aktual Milo Gjukanoviç, Andrija Mandiç, Aleksa Beçiç, Goran Daniloviç, Jakov Milatoviç, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq dhe Jovan Radulović.

Deri më tani, raportohet se ka pasur disa shkelje gjatë procesit të votimit. Ato janë:

-Një qytetar në Maslini ka fotografuar fletën e votimit, e cila më pas është shpallur e pavlefshme.

-Në vendvotimin 25 në Zetë të Vukovcit, në dhomën e fshehtë janë gjetur dy persona, ku njëri ka votuar për të dy.

-Në disa vendvotime në Zetë dhe Maslini po lexohen letrat me zë të lartë nga komisionerët.

-Në Bijelo Polje, në qytetin e Nikoljacit, në vendvotimin 22, një anëtar i bordit ka futur një fletë votimi në vend të votuesit. Po ashtu, në këtë qendër votimi gruaja ka ndihmuar bashkëshortin e saj të rrethojë kandidatin dhe ka nënshkruar për të, duke thënë se ai nuk shihte mirë.

-Qendra e votimit numër tetë në Kolashin nuk është hapur me kohë.

-Në Bijelo Polje, në vendvotimin 22, një nga anëtarët e komisionit të votimit është parë duke përdorur telefon, gjë që është në kundërshtim me nenin 71a.

3 VITE ME PARE

“Jam ndryshe nga të tjerët”/ PROFIL- Kush është influenceri, ish-kampion i karatesë që kandidon për President në Mal të Zi

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov
Jovan Radulović Jodžir

MAL I ZI- Në mesin e 7 kandidatëve për presidenti në Mal të Zi, është edhe një influencer. Bëhet fjalë për Jovan Radulović Jodžir, i njohur për publikun vendas e më gjerë.

Ai çdo ditë regjistron klipe ku tregon shaka për publikun, imiton situata të frymëzuara nga marrëdhëniet ndërpersonale, por edhe ngjarje të zakonshme që ndodhin në rrethin e tij familjar. Videot e Jojires në rrjetet sociale bëjnë çdo ditë të qeshin qindra mijëra njerëz dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e adhurojnë dhe shpërndajnë shpesh klipet e tij.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jovan Radulovic (@jodziir)

Jovan Radulović aktualisht ka 239 mijë ndjekës në Instagram, pothuajse 138 mijë ndjekës e ndjekin në Facebook, mbi 80 mijë në Tik Tok, ndërsa kanali i tij në YouTube i quajtur “Elektricisti i dehur” ndiqet nga mbi 30 mijë përdorues

Mirëpo, edhe pse për publikun njihet si dikush që merret me ndikim, Jovan në moshën 20 vjeçare bëhet përfaqësues i ekipit të karatesë së Jugosllavisë, pastaj Serbisë dhe Malit të Zi dhe në fund Malit të Zi. Ai aktualisht, punon si trajner personal dhe ka një shtëpi lojërash për fëmijë, të cilën e kanë quajtur “Yojjirland”.

Ai është i martuar me gazetaren e TV Nova M, Irena Raduloviq dhe me të ka një djalë Relja dhe një vajzë Irina.

Influenceri beson se shteti ka nevojë për një lloj freskimi dhe se ai mund ta sigurojë atë.

“…Thashë më lejoni të provoj. Është një lloj dashurie, si çdo gjë në jetë, ndodhi spontanisht. Është dashuri për vendin. Dua pak rifreskim të vendit, njerëzit janë të zymtë. Unë i bëj të qeshin përmes rrjeteve sociale, por dua t’i bëj të qeshin në mënyrën e duhur dhe ta çoj këtë vend në drejtimin e duhur dhe në mënyrën e duhur. Kam mbledhur shumë nënshkrime dhe jam befasuar këndshëm”, ka thënë Yodžir për kanalin YouTube të medias malazeze Dan.

Me atë rast ai ka shpjeguar se fakti se ai është i ndryshëm nga kandidatët e mëparshëm është arsye e mjaftueshme që qytetarët ta votojnë atë.

“Unë nuk premtoj kulla dhe qytete, siç premtojnë dhe nuk përmbushin asgjë”. Ata përpiqen të magjepsin njerëzit me rroga, pensione dhe më pas na mashtrojnë ne dhe shtetin. Unë premtoj se do të jetë e këndshme dhe e gëzuar. Nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe. Dua të provoj veten në gjithë këtë dhe ta çoj vendin në rrugën e duhur. “Qytetarët duhet të më votojnë se unë jam ndryshe nga të tjerët, nuk gënjej dhe jam origjinal”, ka shpjeguar influenceri.

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë. President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar. Nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill. Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave.
Presidenti i vendit zgjidhet për pesë vjet.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, deri më tani votojnë 2.9% e votuesve të regjistruar

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov
Procesi i votimit

MAL I ZI- Nga ora 08:00, sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), 2.9 për qind e votuesve të regjistruar ose rreth 15.500 votues kanë votuar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 pjesëmarrja deri në orën tetë ishte 3,5 për qind, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 ishte 3,3 për qind.

Sipas kryetarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Nikshiq (KKZ), Rad Perishiç, të gjitha vendvotimet janë hapur dhe nuk është shënuar asnjë problem që në fillim të votimit.

Banorët e Nikshiqit do të votojnë në 134 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 57.326 qytetarë, që është 1.507 më pak se zgjedhjet lokale që u mbajtën në qytetin nën Trebjes në mars të vitit 2021.

Ndërsa procesi i votimit në Shavnik ka filluar pa asnjë problem. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 1777 qytetarë, që është 161 më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2020.

Në komunën e Pluzhinës, sipas kryetarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Milodarko Jokanoviq, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Të drejtë vote kanë 2349 qytetarë të cilët do të votojnë në 24 qendra votimi.

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi milo gjukanovic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet