Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një vjedhje spektakolare është zbuluar në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Rozeta Dobi 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir). • Të dy akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 8 milionë lekë të reja dhe bizhuteri me vlerë 50 mijë euro në një shtëpi ku gruaja punonte si pastruese. • Me paratë e vjedhura, të dy kanë blerë makina "Mercedes Benz" që tashmë janë sekuestruar nga Policia e Shtetit. • Shtëpia ku ka ndodhur vjedhja ndodhet në zonën e njohur si Komuna e Parisit, "Rruga e Kosovarëve". • Në momentin e arrestimit, iu janë gjetur 58 mijë euro kesh, florinj, çanta Valentino, 3 makina, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 23-vjeçari Havier Dobi i cili kreu vjedhjen së bashku me nënën e tij, i ika dedikuar asaj një poezi. Në një tatuazh në parakrahun e tij, Dobi ka shkruar fdisa rreshta nga kënga e Stresit 'Të du mam'.
Këtë tatuazh, i riu e ka postuar dhe në rrjetet sociale, duke treguar kështu dhe dashurinë e madhe që ka për nënën e tij.
"Të du mam. Ti je dashuria më e madhe që kam. Sa herë mërzit jam ty të kam pranë. E kët jet ti ma kë dhan. Të du mam" shkruhet në parakrahun e të riut.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja spektakolare në Tiranë. Rozeta Dobi, e cila ka qenë më parë punonjëse e kësaj shtëpie ka përdorur çelsin kopje që u ka mbajtur pronarëve të saj, pasi ka lënë punën. Duke punuar më parë në këtë banesë, 49-vjeçarja dinte çdo lëvizje të pronarëve të shtëpisë dhe vjedhjen e kryen në momentin që nuk kishte njeri në shtëpi.
Pasi kanë marrë sendet me vlerë dhe shumat e parave që shkonin në 120 mijë euro, ata kanë bërë rrëmujë vendin. Kjo është bërë për të inskenuar sikur kjo banesë është vjedhur nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në shtëpinë ku punonte 49-vjeçarja si pastruese jetonte një grua dhe vajza e saj.
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga 23-vjeçari Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën e tij, 49-vjeçare Rozeta Dobi. Policia vuri në hetim familjen për shkak të shpenzimeve të shumta që kishin bërë pas vjedhjes së sendeve dhe shumave të mëdha parash që shkonin në 120 mijë euro.
Dobi, i cili ka pasion boksin nuk e fsheh në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Pasi kryen vjedhjen, i riu bleu dy makina tip 'Benz', ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.
Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

TIRANË- Tre makina tip 'Mercedes-Benz', ora floriri, buxhuteri të shumta dhe mijë euro e dollarë u sekuestruan ngta policia në banesën e 49-vjeçares Rozeta Dobi. Dobi së bashku me djalin e saj Havier, grabitën banesën e ish-punëdhënësit të 49-vjeçares.
Pasi u largua nga puna, Rozeta planifikoi grabitjen së bashku me djalin e saj, në banesën ku ishte punonjësja e mirëmbajtjes. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.
TIRANË- Identitetet e nënës dhe djalit të saj, të cilët vodhën sende dhe shuma parash në vlerë 120 mijë euro janë identifikuar nga policia. Në prangat e policisë kanë rënë 49-vjeçarja Rozeta Dobi si dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi.
Rozeta Dobi fillimisht ka punuar në atë banesë si punonjëse e mirëmbajtjes. Por pasi ka lënë punën, ajo ka thurur grabitjen së bashku me djalin e saj 23-vjeçar. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.

TIRANË- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Të dy ata kanë vjedhur sende dhe shuma parash në një banesë që shkojnë deri në 120 mijë euro. 49-vjeçarja e cila ka qenë punonjëse e mirëmbajtjes në shtëpinë që është vjedhur, me ndihmën e djalit të saj 23-vjeçarit, kanë arritur që të futen e të marrin sende e bizhuteri me vlerë mijëra euro. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Inside". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive. Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj. Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Inside". Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: - R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.
Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.