LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për Kosovën. Daçiç e detyron të japë dorëheqjen

• Skandal në Serbi. • Deputeti Zvonimir Steviç zuri faqet e para të lajmeve, pasi u kap duke parë video porno në seancën plenare ku po diskutohej çështja e Kosovës. • Disa orë më pas, pasi bëri bujë në rrjet njoftoi dorëheqjen nga mandati. • Por duket se nuk kishte vullnetin e tij të plotë. • Kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i kërkoi Steviçit lënien e mandatit. • Pas shumë diskutimeve, ai iu drejtua Daçiç me fjalët: Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni. • Steviç ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën , si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti. • Në të njëjtën kohë, ai është kryetar i komitetit krahinor të socialistëve për Kosovën.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Seanca për Kosovën, pas deputetit që shihte porno, kolegia e tij e fokusuar te dyqanet e rrobave

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për
Deputetja serbe

SERBI- Seanca e posaçme e Kuvendit për deputetët e Daçiç u përdor për shpërqendrim, pazar dhe porno. Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga Partia Socialiste e Serbisë, Zvonimir Steviç nga Graçanica, ka parë filma për të rritur gjatë një seance speciale të Kuvendit të Serbisë për Kosovën dhe Metohinë.

Derisa deputetët flisnin për situatën në Kosovë e Metohi, deputetet po argëtoheshin me gjëra të tjera. Në anën tjetër, deputetja e Daçiç, Marija Jevđić nga Kraljeva, e cila ishte nënkryetare e Kuvendit në mbledhjen e kaluar, merret me blerje online, patriotikisht, asgjë.

“E kuqe apo e zezë”, pyet ajo veten, “cila ngjyrë më shkon më shumë”.

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për
Deputetja serbe

Sjellja e turpshme e deputetëve të Daçiç do të shënohet përgjithmonë si një nga episodet më të mjerueshme të parlamentarizmit serb.

3 VITE ME PARE

"Si shihni porno në Kuvend?”/ Steviç nuk dha dorëheqje vetë, zbulohet BISEDA me Daçiç: Largohu se s'mund të jesh më deputet...

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për
Zvonimir Steviç dhe Ivica Daçiç

BEOGRAD- Zvonimir Steviç nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij në Kuvendin e Serbisë me iniciativë të tij, por është dashur t'i kërkohet një gjë e tillë. Mediat serbe raportojnë se kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, pyeti Steviçin, duke e gjykuar se përse shihte në Kuvend filma për të rritur. 

"Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë. Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?,”-mësohet se i ka thënë Daçiç.

Në vend që të shpjegonte aktin e tij jashtëzakonisht të papërshtatshëm, Steviç filloi të fliste se si sigurimi i Kuvendit e kishte informuar se po filmohej. Në fillim, Stevçqi u përpoq të mbrohej duke treguar historinë e xhirimeve të të gjithë deputetëve, por atij iu tha qartë se ky nuk ishte justifikim për atë që bëri. Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i socialistëve ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi”.

"Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni,"-tha deputeti i dorëhequr.

Steviç ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti. Në të njëjtën kohë, ai është kryetar i komitetit krahinor të socialistëve për Kosovën.

3 VITE ME PARE

U filmua duke ndjekur filma porno gjatë seancës për Kosovën, jep dorëheqjen deputeti serb, Steviç: Nuk flas tani, më telefononi pas 2 orësh

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për
Zvonimir Steviq

SERBI- Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç ka dhënë dorëheqje ditën e sotme, pasi në media dhe rrjete sociale u akuzua se ka shikuar “filma për të rritur” gjatë seancës për Kosovën, raporton 'Kurir'.

Deputeti Zvonimir Steviq, 66-vjeçar është anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti.

'Kam dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit gjysmë ore më parë. Nuk mund të flas më, më telefononi sërish pas dy orësh'- tha shkurt Stevic per mediat.

Në fillim të seancës së sotme në sallën e kuvendit nuk kishte deputetë të SPS-së.

3 VITE ME PARE

Mediat serbe publikojnë FOTOT- Deputeti serb shikon PORNO në mes të debatit për Kosovën në Kuvend

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për
Deputeti

SERBI- Media serbe 'Blic.rs' ka bërë publike disa foto të një deputeti në sallën e Kuvendit. Ai shihet duke qëndruar në telefon e duke parë filma për të rritur, teksa Kuvendi ishte në mes të debatit për planin evropian për Kosovën.

Në foto shihet qartë se si deputeti i ulur në stolin e parlamentit shikon në celular videon, duke mos i kushtuar vëmendje kolegëve të ulur pranë tij.

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për

Edhe pse fytyra e tij nuk duket në video dhe identiteti i tij nuk mund të përcaktohet me siguri, media serbe thotë se në Twitter thuhet se ai është Zvonimir Stević, deputet nga Partia Socialiste e Serbisë.

Debati për Kosovën në Kuvendin Kombëtar u zhvillua ditën e enjte dhe të premten, më 3 dhe 4 shkurt.

SKANDALI me deputetin serb, shihte porno teksa në Kuvend flitej për

zvonimir steviç ivica daçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet