Zjarr në Greqi
GREQI- Ambasada shqiptare në Athinë ka ofruar ndihmë për shtetasit shqiptarë dhe banorët e tjerë vendas të cilët janë në rrezik si pasojë e zjarreve masive në Rodos dhe disa zona greke. Në një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive.
NJOFTIMI I PLOTË:
‼️ Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:
???? Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ????????, në numrat e telefonit ????
➡️ 0030-213 1510903
➡️ 0030-213 1510953;
???? Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme ???????? që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit ????
➡️ 0030-210 3681730
➡️ 0030-210 3681259
➡️ 0030-210 3681350;
???? Ambasadën ???????? në Athinë në numrin e emergjencave ????0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it ???? [email protected].
???? Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.
Evakuimi i dy fshatrave të tjerë të Rodosit, Malonas dhe Massaris, u njoftua më herët nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, duke qenë se në afërsi të dy fshatrave ka rigjallërim të një fronti zjarri.