Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Ndonëse dita e sotme ka nisur me diell dhe pa vranësira në qiell, Vloria akoma po përballet me pasojat e stuhisë dhe shirave të një dite më parë. • Rrugët e qytetit vijojnë ende të mbuluara nga uji, ndërsa sipas raportimeve, situata më problematike është lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. • Mbrëmjen e djeshme 33 familje, konkretisht 55 persona e kanë kaluar natën në konvikte, ndërsa sipas informacioneve në disa lagje energjia vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji. • Uji dhe balta ka vërshyer në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. • Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. • Niveli i ujit në shumë rrugë të yqtetit bregdetar ka arritur 50-60 centimetër. • Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.
12 artikuj për këtë temë.
VLORË- Pasditen e sotme është përmirësuar situata në disa rrugë të qytetit të Vlorës. Pas pamjeve të publikuara ku Vlora duket e "pushtuar" nga uji, tashmë disa rrugë janë pastruar nga uji.
Ajo që ka mbetur pas është balta dhe inertet të cila mbulojnë rrugët. Zona e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi si dhe lagjja Albano dhe Romina kishin prezencë uji gjatë paradites duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por prej pasdites këto rrugë janë bërë sërish të kalueshme nga automjetet dhe qytetarët. Dëmet janë të shumta në rrugën Hasan Kushta në bizneset që operojnë në këtë zonë.
VLORË- Dëmet nga përmbytjet në Vlorë janë të shumta ndërsa çdo qytetar i prekur nga këto dëme kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje për hallin që u ka rënë. Të mbuluar nga balta dhe me banesat të cilat nuk mund të jetojnë dot në to qytetarët kërkojnë zgjidhje sa më parë për situarën e tyre emergjente.
Remzi Limo është një prej banorëve, banesa e të cilit është përmbytur 5 herë. Ai shprehet se ka telefonuar kryebashkiakun, i cili nuk i është përgjigjur, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar me shumë vonesë duke i gënjyer se po shkojnë nga momenti në moment. Limo thotë se kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, pasi niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra jashtë banesës.
“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku te vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre.
Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur, kam marrë edhe të tjerë nuk më janë përgjigjur. Dje morëm policinë, zjarrfikëset, na thonin erdhëm erdhëm dhe na gënjenin. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte”, tha qytetari me lot në sy teksa kërkon zgjidhje.
VLORË- Nga reshjet e dendura të shiut ka patur probleme edhe në Bypassin e Vlorës. Mësohet se ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave të cilat kanë ardhur pas reshjeve të denudra të shiut një dite më parë.
Përshkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin. Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit.
VLORË- Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.
Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin. Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti. Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.
VLORË- Që prej ditës së djeshme qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura të shiut të cilat sollën probleme në disa zona. Por përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as Manastiri i Zvërnecit.
Mësohet se ambienti i jashtëm dhe bodrumet e manastirit kanë qenë nën pushtetin e ujit ndërsa kanë qenë punonjësit e këtij institucioni fetar të cilët kanë larguar ujin. Më tej bëhet me dije se punonjësit ndërhyrë me pompa për largimin e ujit ndërsa kanë theksuar se nuk kanë patur ndihmën e askujt.
VLORË- Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut disa rrugë në qytetin e Vlorës janë ende në ujë ndërsa banorët ndodhen para një realiteti i cili i ka lënë pa shtëpi ose pa biznes. Mësohet se situata më problematike paraqitet në lagjen “Lef Sallata”, atë “10 korriku” dhe pranë bibliotekës së qytetit.
Banorë, punonjës të bashkisë, forca të ushtrisë po punojnë për kthimin e situatës në normalitet ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Shumë biznese kanë dëme të konsiderueshme të cilat mund të kushtojnë miliona lekë.
Në zonën pranë Kalasë reshjet shkaktuan rënie gurësh dhe dherash nga një shkëmb. Dy shtëpi u dëmtuan por pa dëme në njerëz. Tashmë banorët po mundohen të pastrojnë baltën dhe të shpëtojnë çfarë munden nga ajo që la pas shiu.
VLORË- Pas përmbytjeve të regjistruara në Vlorë, qyteti është përballur me një tjetër problematike. Mësohet se një nga pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët. Më tej bëhet me dije se pas përfshirjes nga flakët të pompës janë stakuar edhe tre pompa të tjera.
Mësohet se pompa është përfshirë nga flakët kur po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë. Pas zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse. Ndërkohë një nga punonjësit i cili punon në hidrovorin e qytetit bregdetar ka thënë se si pasojë e mbeturinave që njerëzit hedhin janë shkatërruar 2 pompa.
"Këtu na shkatërruan pompat nga mbeturinat që njerëzit hedhin në kanal. Na nxorën 2 pompa të mëdha jashtë loje. Këtu janë me mijëra mbeturina, dyshek, jorganë, batanije, rrogoza, kolltuqe,divanë, bidona çfarë nuk ka.
Na kanë mbetur të hedhim krokodila në ujë që t’i hanë me gjithë mbeturina. I bëjmë thirrje qeverisë të na sjellin pompa të reja. 30 vite e njëjta situatë. Njerëzit janë të pandërgjegjshëm", ka thënë një punonjës i hidrovorit.
VLORË- Kanë qenë të shumta banesat e prekura nga reshjet intensive dhe përmbytjet e ditës së djeshme. Dy prej tyre në zonën e Kalasë janë tashmë të pabanueshme për shkak të rënies së e gurëve nga një shkëmb
Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.
“Nuk futem nuk kam ku të vete. Jam në qiell të hapur. Na janë tharë rrobat në trup. Kemi bërë thirrje për ndihmë dhe nuk na janë përgjigjur.”, ka thënë një nga banoret.
Ata kanë treguar se në momentin e rënies së gurëve, dolën menjëherë jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.
VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur paraditen e sotme lidhur me situatën e përmbytjeve në qytet. Dredha është shprehur për mediat, se prurjet e reshjeve prej 180 milimetrash në 2 orë e gjysmë dje, është prurje e cila zakonisht regjistrohet në një periudhë rreth 30-ditore sipas tij.
Ai tha se reagimi nga bashkia është përqendruar në zonat më problematike. Më tej tregoi se po punohet edhe të marrë masa për suportin financiar pas dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve.
“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 180 mm shi, prurje e cila mund të ndodhë për një muaj. Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa.", ka thënë Dredha.
VLORË- Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, kanë sjellë përmbytje të mëdha, duke shkaktuar një situatë kritike në qytetin bregdetar të Vlorë. Rrugët e qytetit vijojnë ende të mbuluara nga uji, ndërsa sipas raportimeve, situata më problematike është lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’.
Mbrëmjen e djeshme 33 familje kanë kaluar natën në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës industriale ‘Pavarësia. Në disa lagje energjia vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji.
Dëmet kanë qenë shumta edhe për bizneset në Vlorë, ndonëse ende nuk ka një përllogaritje të saktë. Një farmacist, ka treguar për mediat dëmin e madh që i është shkaktuar biznesit të tij, i cili sipas tij përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
"Niveli i ujit arriti rreth gjysmë metri brenda farmacisë. Humbja ime mund të jetë rreth 100 mijë euro", thotë ai, ndërsa rrëfen momentet e frikës kur ishte i mbyllur brenda, pa mundur të dalë.
"Kemi qëndruar 2 orë brenda. Janë pothuajse 20-50 biznese gjithë kjo rrugë. Kjo është hera e disatë, si një katastrofë.", ka thënë ai.
Një tjetër biznes i prekur ishin edhe lokalet, ku nga videot e publikuara dje në rrjetet sociale, shihej si rrjedha e ujit e cila vërshonte nëpër rrugë, mori para karrige dhe çadra. Një nga pronaret e këtyre lokale dëshmon se ka humbur më shumë se 20 milionë lekë nga përmbytjet e përsëritura.
“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milionë lek për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë”, është shprehur ai.
Autoritetet vendore pritet të nisin punën për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar në gjithë Vlorën për shkak të përmbytjeve katastrofike që goditën qytetin.
VLORË- Ndonëse dita e sotme ka nisur me diell dhe pa vranësira në qiell, Vloria akoma po përballet me pasojat e stuhisë dhe shirave të një dite më parë.
Sipas raportimeve, bajpasi që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes masive të dherave nga mali.
Disa nga lagjet e qytetit vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa dëmet e shkaktuara në biznese dhe jo vetëm llogariten të jenë të shumta.

VLORË- Ditën e djeshme vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Vlora ishte qyteti më i prekur, ku përmbytjet ishin të përmasave të mëdha. Ndonëse ka kaluar situatën më kritike gjatë ditës së djeshme, qyteti bregdetar është zgjuar sot me disa lagje të mbuluara në ujë.
Ditën e djeshme u bë me dije se 33 familje janë evakuuar, konkretisht 55 persona, të cilët e kanë kaluar natën në konvikte. Pas kërkesës së kryebashkiakut Ermal Dredha në ndihmë kanë shkuar edhe Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura.
Çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të pushtojë qytetin, lagjet kryesore, biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme të shumta. Niveli i ujit arrinte 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.