LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër jashtë funksionit, çahet argjinatoura e Tales, 10 familje të izoluara në Krujë, dëmtohet Ura e Zogut 

• Moti i keq ka përfshirë disa qarqe të vendit. • Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. • Emergjencat civile bëjnë me dije se në Shkodër sipërfaqja e tokës e përmbytur në total është 1920 ha tokë, një nga ujësjellësat është jashtë funksionit, disa akse janë të pakalaueshme. • Në Vlorë është pezulluar deri më 17 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, ndërsa pritet që puna të fillojë normalisht pas kësaj date ku kushtet atmosferike pritet të përmirësohen. • Në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë, ndërsa argjinatura e Talës është çarë. • Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluar. • Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rrethohet me shiritë dhe gurë/ Ura e Zogut në Milot rrezikon shembjen, ndalohet kalimi i këmbësorëve

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Ura e Zogut

MILOT- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh në Milot. Prurjet e larta të lumit Fan dhe Mat kanë dëmtuar urën e Zogut. Struktura e urës pësoi dëmtime jo vetëm në këmbët e saj por edhe në pjesën e harqeve. Aktualisht ura është rrethuar me shiritë dhe gurë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar lëvizjen e këmbësorëve, pasi monumenti i kulturës rrezikon të shembet.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat në vendin tonë për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier italian dhe ka marrë emrin e Mbretit Zog, pasi ai ishte vetë ideatori për ndërtimin e urës. Në ato vite ura ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën. Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rruga e fshatit Geghysen në Valbonë kthehet në 'lumë', banori: Ka 10 ditë kështu, si do i dërgojmë të sëmurët në spital

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Rruga fshatit Geghysen

VALBONË- Rruga e fshatit Geghysen në Valbonë është e pakalueshme, pasi është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe kanë vijuar edhe ditën e sotme. Siç shihet edhe në foto rruga nga të dyja anët është e bllokuar dhe kalimi i njerëzve apo automjeteve është pamundur. Një banor i kësaj zone ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, rrugën e degraduar të fshatit, teksa shkruan se ka 10 ditë në atë gjendje.

"Prsh Joq. Ju lutem publikojeni ka 10 dit kshu tropoje fshati geghysen lagjia gjonaj. Rruga asht e bllokume 2 anet. Po patem nje rast me te smure skemi nga ti transportojme kemi prinder gjysherit e mjaft familjar te moshuar", shkruan banori. 


Autoritetet nuk kanë bërë asgjë për të gjetur zgjidhje për banorët. Siç shihet edhe nga pamjet prania e ujit në këtë rrugë e bën të pamundur kalimin dhe lëvizjen e banorëve të lagjes të cilët ndër të tjera shprehen të shqetësuar se në rast se familjarët e tyre sëmuren nuk kanë si t'i transportojnë në spital. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shkarkohet HEC-i Ulzës dhe Shkopetit, banorët e Lezhës: Nuk njoftuan, kjo është pabesi, do mbyten njerëzit dhe bagëtitë

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Banori i Lezhës

LEZHË- Shkarimi nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit kanë shkaktuar panik te banorët e Lezhës. Niveli i lumit Mat është rritur duke rrezikuar kështu përmbytje kolosale të tokave dhe fshatrave përreth. Vërshimi i ujit ka nisur dhe banorët shprehen se askush nuk i ka lajmëruar për hapejn e portave dhe shkarkimin e ujërave të HEC-it. Ata shprehen të shqetësuar se rrezikojnë të mbyten jo vetëm tokat por njerëzit dhe bagëtitë.

Situata është shumë e vështirë. Shiheni. Të mos njoftojë drejtoria atje, në HEC-in e Ulzës?! Po kjo është pabesi e madhe! Të mbysë njerëzit, të mbysë bagëtitë, tokat! Asnjë njoftim, absolutisht!ja ky plak këtu, nuk ka ditur gjë hiç fare! Lumi ka shkuar tri metra! Këtu nuk merret vesh! Këtu argjinatura nuk rrezikohet, kur atje më poshtë, po!" tha ai. 


Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përmbytjet/ Një kalë bllokohet në mes të ujit në Lezhë, banorët me varkë përpiqen ta shpëtojnë

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur  në qarkun e Lezhës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të shumta. Një kalë është gjendur në rrezik nga përmbytjet. Siç shihet edhe foton më poshtë, kali ka mbetur i bllokuar në mes të ujit ndërsa disa banorë me varkë përpiqen ta shpëtojnë atë.   

Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq, përmbytet për herë të tretë fshati Murqinë në Krujë, 10 familje të izoluara

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Permbytje

KRUJË- Fshati Murqinë i Krujës është përmbytur sërish. 

Dhjetra hektare tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujrat e ti dërgojë për në lumë bën të kundërtën, pasi fut ujin që mbledh dhe ujin e lumit nëpër ara duke bërë kështu që rruga e lagjes fundore e këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Për pasojë 10 familje janë izoluar. Moti i keq ka prekur të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet më të prekura. 

3 VITE ME PARE

Moti në Dibër/ Rrugën e Arbrit me prezencë uji, dëmtohet ura që lidh dy lagjet e Bulqizës 

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
moti i keq

DIBËR- Moti i keq dhe reshjet e denduar të shiut t ërëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit. Mësohet se ura që lidh dy lagjet e Bulqizës është dëmtuar. Deri më tani nuk është marrë masë për zgjidhjen e këtij problemi. 

Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Shkodër sipërfaqja e tokës e përmbytur në total është 1920 ha tokë, një nga ujësjellësat është jashtë funksionit, disa akse janë të pakalaueshme. Në Vlorë është pezulluar deri më 17 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, ndërsa pritet që puna të fillojë normalisht pas kësaj date ku kushtet atmosferike pritet të p0ërmirësohen. Në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Lezhë/ Çahet argjinatura e Tales, 620 ha tokë nën ujë

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Lezhë

LEZHË- Rreth 620 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se është çarë argjinatura e Tales, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë të ujit në disa biznese. Gjithashtu njoftohet se ka kuota të larta te lumi Mat, ndërsa në disa zona raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike. 

NJOFTIMI i PLOTË: 

Në qarkun Lezhë kane rënë rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha te permbytura. .Hidrovori  Tale punon ne kuoten -1.1 m ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.

Hidrovori  Droje - 0.20 m, Hidrovori Shllinza - 0,70 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftoheNi që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave  te shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftim per leshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha tokë të përmbytur. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

Lezha është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, pasi niveli i ujit nëpër lumenj rritet duke bërë kështu daljen nga shtrati dhe duke përmbytur tokat, rrugët dhe banesat përreth. Sakaq, për ditën e sotme parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Reshje dhe erëra të forta në Vlorë, pezullohet deri më 17 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Porti i Vlorës

VLORË- Reshjet e shiut dhe erërat e forta që parashikohet se do të vijojnë gjatë javës, kanë bërë që të merren masa për mjetet lundruese në portin e Vlorës. Emergjencat Civile bëjnë me dije se deri më 17 dhjetor, lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit do të anulohet, për shkak të motit të keq. Parashikohet që deri në këtë datë qyteti bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta. Njoftohet gjithashtu se për anijet e transportit detar lundrimi do të vijojë normalisht. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet mbas datës 17 dhjetor. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 2.00 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2.Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  14-15-16-17 dhjetor 2022.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata e motit në Shkodër/ 1920 ha tokë ende e përmbytur, ujësjellësi jashtë funksionit, disa akse të pakalaueshme

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Shkodër

SHKODËR- Rreth 1920 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në disa zona të qarkut të Shkodrës. Emergjenca civile bën me dije se rruga e Obotit është e pakalalueshme nga mjetet e ulëta, për shkak të prezencës së shtuar të ujit. Njoftohet gjithashtu se, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërsa disa akse rrugore janë të pakalueshme pasi janë bllokuar nga inertet. 

Situata ne Bashkine Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 8.00 është si me poshtë: 1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max. 2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me orën 16.00) 8.70 m kuota max. Bashkia Shkodër toke e përmbytur 1920 Ha; NjA Ana Malit ka te përmbytura një sipërfaqe prej 1100 Ha. Ne rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit. Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha. Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës”, njofton emergjenca civile.

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, pasi niveli i ujit nëpër lumenj rritet duke bërë kështu daljen nga shtrati dhe duke përmbytur tokat, rrugët dhe banesat përreth. Sakaq, për ditën e sotme parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- Prurjet e shumta të lumit Mat, dëmtohet një këmbë tjetër e Urës së Zogut, fundoset rreth 2 metër

Situata e motit në vend/ Ujësjellësi në Shkodër
Ura e Zogut

MILOT- Ura shumë vjeçare e ndërtuar mbi lumin Mat, që në kohën e Mbretit Zog ka pësuar dëmtime të shumta pas reshjeve të shiut. Për shkak të prurjeve të lumit Mat, ura është fundosur rreth dy metër, si dhe iu është dëmtuar një tjetër këmbë. 

Videot më poshtë tregojnë qartë gjendjen e urës:


Ura e Zogut është një nga më të veçantat në vendin tonë për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier italian dhe ka marrë emrin e Mbretit Zog, pasi ai ishte vetë ideatori për ndërtimin e urës. Në ato vite ura ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën.

Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet