LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato: Kontrolle të rrepta për cilësinë e qumshtit dhe mishit

• Kryeministri Edi Rama e cilësoi sigurinë ushqimore si një nga sfidat më komplekse të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. • Gjatë një takimi me operatorët ushqimorë, Rama kërkoi modernizimin e rrjetit të laboratorëve dhe veterinarëve, ndërsa kritikoi ashpër kontrollet e befasishme nga inspektorët. • Kryeministri paralajmëroi se integrimi në BE është “thikë me dy presa” për bizneset, mundësi për ata që përgatiten dhe rrezik mbylljeje për ata që nuk arrijnë standardet. • Sipas Ramës, rreth 900 subjekte në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore janë identifikuar me risk të qartë dhe duhet të ndërveprojnë me autoritetet për të shmangur penalizime apo mbyllje. • Kryeministri deklaroi se thertoret në Shqipëri mbeten larg nivelit të certifikimit për tregun europian, ndërsa veçoi si problematikë ndarjen dhe trajtimin e mbetjeve për të shmangur rrezikun e kontaminimit. • Ndërsa ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se progresi nuk matet më vetëm me ligje, por me sisteme funksionale, inspektime efektive dhe harmonizim real me standardet europiane. • Gonzato ngriti shqetësimin për cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar, duke theksuar se trajtimi i qumështit është një piketë kyçe që Shqipëria duhet të përmbushë në procesin e integrimit.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Siguria ushqimore/ Rama: Thertoret dhe sektori i qumshtit nuk plotësojnë standartet

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekspertë të Bashkimit Evropian kanë inspektuar pikat e prodhimit dhe grumbullimit që lidhen me produktet shtazore dhe nënproduktet e tyre, për të përcaktuar problematikat. Gjatë një takimi me operatorët ushqimorë, Rama theksoi se autoritetet duhet të ndërveprojnë me rreth 900 subjekte, të cilat përballen me rrezik të qartë nëse nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Rama theksoi se niveli aktual mbetet ende larg standardeve të nevojshme për certifikimin e thertoreve dhe aksesin në tregun europian. Sipas Ramës, problematikë kryesore për thertoret janë ndarja e mbetjeve dhe trajtimi i tyre sipas standardeve të BE-së.

"BE ka sjellë një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit të grumbullimit të aktivitetetve që lidhen me produktet shtazore dhe nënproduketet e tyre dhe kanë lënë një sërë detyrash. Ne duhet të veprojmë me 900 subjekte dhe që e kanë rrezikun shumë të qartë. Të gjitha sot në kushtet që janë duhet të bëjnë më shumë. Ne kemi bërë një stabilizimi me kohën kur e kemi marrë këtë detyrë. Ata që kanë kaluar nga kthesa e Kamzës e kanë parë që gjëja e gjallë therrej në tortuar dhe gjaku rridhte lumë. Niveli ku jemi është më i mirë se ai që ishim, por larg nivelit për të marrë certifikatën për të qenë thertore dhe për ti shërbyer tregut europian. Çdo gjë që prodhohet në Shqipëri, del në dyqan në BE. Duhet të ketë siguri për qytetarët europianë. Për thertoret problemi është ndarja e mbetjeve që nuk janë për konsum dhe garantimi i ndarjes sipas BE dhe procesi i trajtimit të mbetjeve për të shmangur çdo rrezik kontaminimi për mjedisin," tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Thikë me dy presa"/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian ka në të njëjtën kohë mundësi të mira dhe rrezik për sipërmarrjen. Gjatë një takimi me operatorët ushqimorë, Rama deklaroi se nga njëra anë integrimi hap një horizont mundësish për bizneset, ndërsa nga ana tjetër theksoi se mund të jetë fatal për bizneset që nuk përmbushin standartet e kërkuara.

Kreu i qeverisë theksoi se sipërmarrjet duhet të informohen qartë për sfidat që i presin dhe për nevojën për të kuptuar pozicionin e tyre aktual në raport me standardet e BE-së. Rama u ndal te sektori i sigurisë ushqimore, duke pranuar se kjo është një nga fushat ku Shqipëria ka kërkuar më shumë kohë në kuadër të negociatave me BE-në për përmbushjen e standardeve. Sipas Ramës, autoritetet duhet të ndërveprojnë me rreth 900 subjekte të identifikuara me risk, duke paralajmëruar se për këto ekziston rreziku i mbylljes.

”Të informojmë sipërmarrjen për atë që e pret nga integrimi në BE, është thikë me dy presa. Njëra është horizont mundësish për ata që do jenë të përgatitur dhe ana tjetër humnerë për ata që nuk do jenë të përgatitur. Ky është realiteti. Ne duhet ta bëjmë të qartë, për të cilët janë të angazhuar, se e nesërmja do të jetë fatale, nëse sot nuk do të kuptojnë se ku janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë të përgatitur për nesër. Procesi i negociatave është vërtet një proces negociatash ku ne na duhet pak më shumë kohë, është ajo që lidhet me këtë fushë, të sigurisë ushqimore. Ne dhe BE negociojmë për një shtyrje për tej afateve, ku standardet duhet të jenë 100% për 100% për ata që janë përfshirë në sektorin e bujqësisë. BE kanë lënë një sërë detyrash, të cilat ne përmes inspektoratit duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte, të cilat kanë rrezikun shumë të qartë. Rreziku i mbylljes. Kjo kërkon informim”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Na duhen modernizimi i rrjetit"/ Rama: Stop kontrolleve të befasishme ndaj bizneseve

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarive është një domosdoshmëri në kuadër të forcimit të sigurisë ushqimore dhe standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Gjatë një takimi me operatorët ushqimorë, Rama theksoi se ligji i shkruar nuk mjafton nëse nuk zbatohet nga njerëzit që luftojnë informalitetin.

Në fjalën e tij, Rama kritikoi ashpër praktikën e kontrolleve të befasishme të iniciuara nga inspektorët, duke shtuar se duhet t'i jepet fund.

"Na duhet modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarëve. Nuk janë detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë. Në fund ligji i shkruar nuyk e bën punën. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duan të luftojnë informalitetitn. Kjo nuk është një çështje ekonomike ose cilësie por është pjesë e luftës së shtetit të së drejtës. Detyrat janë shumë të qarta: Nga njëra anë zhvillimi i mëtejshëm i dijeve dhe trajnimi i mëtejshëm me përgjegjësitë dhe barrën qytetarë të detyrës dhe ndërtimi i një kulture kontrollesh zyrtare në bazë risku të monitoruara nga qendra për ti dhënë fund traditës së vjetër dhe të shëmtuar të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga inspektorët. Janë një shëmti e vërtetë," tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Siguria ushqimore/ Rama: Sfida më komplekse, nuk negociohet por realizohet 

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilësoi sigurinë ushqimore si sfidën më komplekse të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij me operatorët ushqimorë, Rama ka theksuar se integrimi nuk është një proces që lidhet me detyrime formale ndaj të tjerëve, por me përfitimin e një bagazhi të pazëvendësueshëm informacionesh.

Sipas Ramës, ky proces është thelbësor për ndërtimin e standardeve europiane në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Në fjalën e tij, Rama tha se standardet europiane nuk duhen parë si pengesë, por si mundësi për zhvillim.

”Ky proces lidhet me sfidën më komplekse të të gjitha proceseve të anëtarësimit, që është sfida ushqimore. Këtu del në pah rëndësia madhore që ka për ne, procesi i anëtarësimit në BE, të cilin shumëkush e ngatërron me një proces që lidhet me detyra që i plotësojmë për hir të të tjerëve, në fakt ky proces lidhet me një bagazh të pazëvendësueshëm dijeje, që ne duhet ta importojmë nga BE në Shqipëri, për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve.

Për të ndërtuar standarde europiane, që këtu tek ne janë në shërbim të shëndetit të çdo familjeje shqiptare. Pa BE dhe gjithë këtë bagazh dijeje që vjen në këtë proces, ne do ta kishim të pamundur, që të arrinim ato standarde sigurie dhe garanci për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë.

Kur flasim për siguri ushqimore, flasim për një vend që nuk kemi se si ta negociojmë dhe ta realizojmë, nëse nuk zotërojmë dijet për të ngritur gjithë atë grehinë politikëbërëse. Prandaj standardet europiane, të cilat janë sfida për tu fituar, janë maja të vështira për tu arritur, në fund të ditës nuk janë zinxhirë në këmbët tona, por janë krahë që na mundësojnë të ngjitemi më lartë”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Siguria ushqimore/ Gonzato: Duhen sisteme që funksionojnë, kontrolle të rrepta për cilësinë e qumshtit dhe mishit

Siguria ushqimore/ Rama: 900 subjekte rrezikojnë falimentimin. Gonzato:
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se siguria ushqimore mbetet një e mirë publike themelore dhe një nga fushat më komplekse të reformës në kuadër të integrimit europian. Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe operatorët ushqimorë, Gonzato theksoi se progresi në këtë proces nuk matet më vetëm me objektiva dhe legjislacion, por me funksionimin e sistemeve dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas Gonzatos në fokus të transformimit, është kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve sipas standardeve të BE-së, duke u mundësuar autoriteteve të dallojnë operatorët që përmbushin kriteret nga ata që kërkojnë përshtatje themelore.

Gonzato ndaloi te sektorët e mishit dhe qumështit, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar. Ai theksoi se kontrollet e cilësisë janë parakusht për konkurrueshmërinë në tregjet e BE-së.

“Siguria ushqimore një e mirë publike themelore që u takon të gjithë qyyetarëve dhe mbron ato. Siguron që bizneset të konkurrojnë në kushte të barabarta. Është një nga fushat më komplekse të reformës për integrimin në BE. Ecuria në proces nuk matet më vetëm me qëllime dhe legjilsacion, por me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me BE dhe inspektime efektive, në bazë të një vlerësimi rreziku.

Në qendër të transformimit është kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhej me standardet e BE. Kjo bën të mundur që autoritetet të dallojnë operatorët që përmbushin standardet dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore. Kjo është e rëndësishme në sektorë si mishi dhe qumështi. Cilësi e ulët e qumështit të papërpunuar. Kontrollet e cilësisë janë parakusht për të qenë konkurrente në tregjet e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional po hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga ato piketa përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria”, tha Gonzato./Dosja.al

edi rama siguria ushqimore silvio gonzato

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026