Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK-së se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit. Gonzato vlerësoi punën e këtyre 7 viteve të KPK-së, duke e cilësuar si një arritje të madhe. • Ai shtoi se KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut. • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisionerit Publik dhe KPK-së se procesi i vetting-ut dhe rezultati i tij janë të ndara nga procedura penale. • Dumani tha se vettingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. • Ai shtoi se kjo sfidë bëhet më e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme.• E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi sot nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP). • VanHorn tha se populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe se kjo do të vazhdojë falë punës së mirë. • Ajo shtoi se në vend duhet të vazhdojë progresi kundër korrupsionit duke shprehur dhe mbështetjen e SHBA-ve.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia mbajti fjalën sot në konferencën e përfundimit të mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP). Ilia tha se KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra. Ai shtoi se BE dhe SHBA kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformave të thella të ndërmara në vend, duke nisur me atë të vendosjes së ekonomisë së tregut, forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe së fundmi duke mbështetur reformën në drejtësi dhe vazhdimin e saj.
Pjesë nga fjala e tij:
Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor të vitit 2024, datë kjo që shënon edhe vendimin e fundit të Komisionit u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra, 105 vendime për ndërprerje procesi, 8 vendime për pushimin e procesit, 49 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra. Deri tani, pra 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara dhe vetëm 11% e tyre kanë ndryshuar, tregues ky shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vendimmarrjeve të shkallës së parë të vetingut.
Partnerët tanë historikë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformave të thella të ndërmara në vend, duke nisur me atë të vendosjes së ekonomisë së tregut, forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe së fundmi duke mbështetur fort reformën në drejtësi dhe vazhdimin e saj.
Reforma në sistemin e drejtësisë erdhi si rezultat i domosdoshmërisë për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në disa aspekte dhe për të rikthyer besimin e publikut. Për këtë arsye, rivlerësimi i magjistratëve u bë një kusht i domosdoshëm për reformimin e thellë të këtij sistemi, detyrë kjo që iu besua tri organeve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e përfundimit të mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP). Rusi u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët. Ai shtoi se vlerësimi do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën.
"KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ.
KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë", tha ai.
TIRANA- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi sot nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP). VanHorn tha se populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe se kjo do të vazhdojë falë punës së mirë. Ajo shtoi se në vend duhet të vazhdojë progresi kundër korrupsionit duke shprehur dhe mbështetjen e SHBA-ve.
"Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi.
Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.
Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit", tha VanHorn.
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisionerit Publik dhe KPK-së se procesi i vetting-ut dhe rezultati i tij janë të ndara nga procedura penale. Dumani tha se vettingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai shtoi se kjo sfidë bëhet më e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze.
KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj. SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK.
Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit. Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.
TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK-së se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit. Gonzato vlerësoi punën e këtyre 7 viteve të KPK-së, duke e cilësuar si një arritje të madhe. Ai shtoi se KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut.
"Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek intirucionet e drejtësisë. Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për celjen e grupkaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e instituionet duhet që të ruhet.
KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështje prokurorisë dhe spak. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të jap edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi", tha ai.