Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. • Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. • Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme. • Sipas Kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili është shprehur në mbledhjen e grupit, arsyeja e shtyrjes është objekti për Komisionet Hetimore. • Nga ana tjetër një reagim në rrjetet sociale, Rama mohoi kategorikisht atë që e quajti 'pazarin' me Sali Berishën.
5 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner ka dalë ditën e sotmë në një deklaratë për mediat ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së për përmirësimin e situatës dhe kthimin e normalitetit në Kuvend. Bergner u shpreh se ishte kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime ndërsa shtoi se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.
"Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal, duke folur për përmbajtje, pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.
Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit, që prej se në parlament ka nisur zhvillimet deri diku shqetësuese, sikurse i keni konstatuar. Pra, kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.
Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë," u shpreh Bergner.
I pyetur nëse mund të ketë zgjedhje pa pasur ndryshimet e rekomanduara në kod nga Kushtetuesja ambasadori gjerman u shpreh se shpreson për një reformë të sistemit zgjedhor. Ai më tej tha se nuk mund të japë konkluzione pasi reforma ende nuk është mbyllur.
"Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende.
Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore, i cili ka afatin e vet deri në datën 21 Mars. Ky komision do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara parlamentit, përpara Kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi," u pergjigj Bergner.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ironizuar Opozitën për protestën e tyre gjatë këtyre muajve për Komisionet hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Këshillit të Ministrave, Balla ka theksuar se e gjithë zhurma e Opozitës doli që të ishte vetëm një furtunë në gotë. Po ashtu ka thënë së ligji i Komisioneve i miratuar nga shumica adresoi vendimet e Kushtetueses dhe u dha zgjidhje.
"Prej shumë vitesh kemi pasur vendime të Gjykatës Kushtetuese edhe rasti i Komisioneve Hetimore parlamentare. E patë që e gjithë zhurma e opozitës në Kuvend për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë. Sepse ishte ligji i komisioneve hetimore i miratuar nga shumica që adresoi vendimet e gjykatës kushtetuese që i dha zgjidhje”, tha Balla.

TIRANË-Kreu i Grupit Parlament të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i mandatuar nga Partia Demokratike ka folur gjatë mbledhjes së grupit mbi zhvillimet e fundit të negociatave pas shtyrjes së Konferencës së Kryetarëve.
Bardhi ka thënë se po punohet për objektin e Komisioneve Hetimore dhe për nënkomisionin e Reformës Zgjedhore.
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se Konferenca e Kryetarëve është shtyrë për një ditë tjetër.

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me negociatat e PS-së me Partinë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu është përgjigjur akuzave ndaj këtyre negociatave, duke mohuar pazaret me non gratën dhe duke respektuar kushtetutën. Rama ka thënë se nuk ka asnjë bashkëpunim me "Non Gratat" dhe se sipas tij Partia Socialiste ka mbajtur të njëjtin qëndrim lidhur me çështjen. Socialistët sipas Ramës janë me po të njëjtin qëndrim për të vijuar normalisht jeta parlamentare dhe se sipas tij, kjo është një reflektim që vjen nga Opozita.
STATUSI I RAMËS
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro! Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh

TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte caktuar të zhvillohej këtë të mërkurë (13 mars) në orën 13:30 është shtyrë.
Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mes PS-së dhe Rithemelimit ditën e djeshme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e shtyrjes.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.
Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë parimisht të martën (12 mars) lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.