LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të Kosovës në KiE, fjalën përfundimtare e japin ministrat në maj

• Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës. • Votimi kaloi me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime. • Në debatin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të KiE në Strasburg, janë paraqitur për diskutim dhjetëra përfaqësues të shteteve të ndryshme.• Në seancë mori pjesë edhe delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa për diskutim janë paraqitur, nënkryetarja e Kuvendit, Sarand Bogujevci dhe deputetët Arben Gashi dhe Enis Kervan. • Ndërkaq nga Shqipëria kanë mbajtur fjalën e tyre Blerina Gjylameti dhe Lulzim Basha. • Shumica e vendeve kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në KiE.• Ndërkohë kundër raportit të Dora Bakoyannis kanë dalë përfaqësuesja e Serbisë, deputeti i Hungarisë dhe Bosnje Hercegovinës. • Ndërkohë po ditën e sotme, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. • Gjithashtu ditën e djeshme në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim. • Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. • Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

14 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE, zbardhen EMRAT e deputetëve që votuan kundër

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
foto ilustruese

STRASBURG- Kosova është afruar mbrëmjen e sotme një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Europës. Kjo u vendos pas votimit në Asamblenë Parlamentare, të KiE ku me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime iu hap rrugë finalizimit të anëtarësimit. 

Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, një nga Qipro.

Ndërkohë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Lista e plotë delegatëve që votuan kundër Kosovës në KiE:

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD)

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina)

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari:  Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

1 MUAJ ME PARE

"Moment historik", DW: Asambleja Parlamentare e KE-së pro anëtarësimit të Kosovës

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të

KOSOVË- Më shumë se dy të tretat e deputetëve të Këshillit të Evropës votuan pro Këshillit të Evropës. Kundër ishin vetëm 29 deputetë. Të gjitha amandamentet e Serbisë që e kundërshtonin anëtarësimin e Kosovës u hodhën poshtë.

Me votimin e sotëm në Strasburg në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që u cilësua si hapi i parafundit, tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht, nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Diskutimi në Asamble zgjati disa orë dhe një numër i madh deputetësh të KE-së e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Këshill. Raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila hartoi raportin për Kosovën, tha se "gjatë punës së saj, nuk ka lënë gur pa lëvizur në përgatitjen e raportit”, duke shtuar se me miratimin e raportit të saj, "pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale”, dhe në këtë kuadër i bëri thirrje Këshillit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën të bëhet anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës.

Dora Bakoyannis, tha se "raporti i saj, nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve”. Pesë shtete të Bashkimit Evropian akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës

Depuetja serbe në Këshill, Biljana Pantiç Pila, duke iu drejtuar deputetëve tha se "çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të Kosovës nuk mund të anashkalohet”, dhe sipas saj Kosova nuk mund të jetë anëtare.

"Ju keni vendosur të shkelni ligjin ndërkombëtar. Nëse lejoni të ashtuquajturën Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themelimin e Asociacionit, atëherë Asociacioni nuk do të themelohet asnjëherë”, tha Pantiç.

Moment historik për Kosovën

Njëri nga folësit në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte deputeti gjerman Frank Schwabe, i cili pas miratimit të raportit "përgëzoi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj të plotë në Këshill”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmanidhe kryeministri Albin Kurti e cilësuan mbështetjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës si një "moment historik në rrugëtimin e saj evropian”.

"Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës pro mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut”, shkroi Presidentja Osmani. Kryeministri Albin Kurti shpreson që gjatë muajit maj edhe Këshillit të Ministrave do ta ftojë përfundimisht Kosovën që të bëhet anëtare e KE-së.

"Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951 Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, shkroi kryeministri Kurti.

Sipas tij "prej anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti me shumicë votash anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. 171 deputetë votuan pro, dhe vetëm 29 deputetë ishin kundër. Serbia kishte paraqitur disa amandamente që e kundërshtonin mbështetjen për Kosovën, por të gjitha amandamentet e saj u hodhën poshtë.

Marrë nga DW

1 MUAJ ME PARE

Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të Kosovës në KiE

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
seanca

STRASBURG- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Po ditën e sotme, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Gjithashtu ditën e djeshme në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

1 MUAJ ME PARE

Gashi në KiE: Kosovës i është mohuar për shumë gjatë vendi në Evropë

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
arben gashi

STRASBURG- Deri tani shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën në seancën e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në përfundimin të seancës, pritet edhe votimi i raportit.

Ka mbajtur fjalën e tij edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pjesë e delegacionit të Kosovës, ku tha se Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi në KiE.

“Tepër gjatë Kosovë i është mohuar vendi në Evropë. Sot këtu qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm që të marrim vendin tonë në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në KiE, nuk është vetme çështje e rëndësisë politike, por edhe çështja e imperativit moral për të gjithë atë që kanë besuar në parime demokratike, të drejta të njeriut, etj. Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë, të qëndroni pranë Kosovë dhe parimeve që definojnë identitetin tonë evropian”, ka thënë Gashi. 

1 MUAJ ME PARE

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, mbështes raportin për anëtarësimin e saj

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
seda goren boluk

STRASBURG- Përfaqësuesja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük, teksa po mbante fjalën e saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, surprizoi me deklaratën e saj.

Ajo tregoi se është me prejardhje nga Kosova, ndërsa shprehu edhe mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.

“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.

1 MUAJ ME PARE

Pro anëtarësimit në KiE/ Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë! Thirrja për Serbinë

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
olekseiy goncharenko

STRASBURG- Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Dua të përgëzoje Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çka po ndodhë. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikojeni çka po ndodhë në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko.

Deputeti në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje t’i shkëputë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“T’i drejtohem Serbisë, shiheni vendet tjera në histori. Kemi pasur kënaqësinë të punojmë me një Serbi demokratike. Nuk ndërtohet më perandoria serbe. Nuk ka mundësi në Ballkan. Nuk ka më vend në Evropë për perandor”, ka thënë deputeti ukrainas.

1 MUAJ ME PARE

Përfaqësuesja serbe i drejtohet Bakoyannis: Po tregoheni hipokrite! Deputeti i Bosnje Hercegovina kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
deputetja serbe

STRASBURG- Përfaqësuesja e Serbisë, Biljana Pantiç-Pilja, në Asamblenë Parlamentare të KiE-së ka kundërshtuar raportin e Dora Bakoyannis për Kosovën.

Deputetja serbe i është drejtuar Bakoyannis duke i thënë se kishte kërkuar si kusht Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjithashtu e akuzoi se është hipokrite dhe se nuk ka integritet. 

“Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre? Kam guximin që ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk folët për të drejtat e serbëve?”, ka thënë Pantiç-Pilja.

Ndërkohë edhe deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviç, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

“Do të jem kundër këtij propozimi, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim, është absurde të bëhët një vendim i tillë, është një paradoks dhe trup”, u shpreh ai.

“Ju përkujtoj që autoritetet e Prishtinës me veprimet e tyre të njëanshme nuk veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe shkelin marrëveshje ndërkombëtare e dimë që Prishtina nuk ka bërë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ndërsa ju po e bëni këtë në një kohë të vështirë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit po përpiqen të normalizohen me negociata. Po vini një precedent të pabesueshëm po e shkelni KiE, a po krijoni një rregull të ri me këtë precedent. Po hapni kutinë e Pandorës”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Gjylameti në Strasburg: Të pranojmë Kosovën, vota për të është votë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
seanca

STRASBURG- Në seancën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës po diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim. 

Mes delegatëve të shteteve të ndryshme mbajti fjalën dhe Blerina Gjylamenti e cila prej disa kohësh mban postin zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjylameti bëri thirrje për pranimin e Kosovës në KiE për stabilizimin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individ në Kosovë, pavarësisht etnisë të jetojë me dinjitet. Një votë për Kosovën është votë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Është një mesazh që Europa të jetë e bashkuar dhe me rëndësi që Kosova të bashkohet me ne sot që po përballemi me sfida të reja. Le të pranojmë Kosovën, le të përqafojmë këtë mundësi historike.”, u shpreh Gjylameti.

Në fund të seancës pritet të votohet për raportin e Dora Bakoyannis. Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

1 MUAJ ME PARE

Diskutimet për anëtarësimin/ Përfaqësuesi i Hungarisë del kundër raportit. Deputeti italian-Serbisë: Është edhe për serbët që jetojnë në Kosovë

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të

STRASBURG- Rreth një orë më herët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka nisur diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, ndërkohë që në fund pritet edhe votimi.

Disa nga delegatët kanë mbajtur fjalën e tyre, mes tyre edhe Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, ku tregoi se është kundër raportit që u prezantua sot. Një ndër arsyet kryesore, siç tha ai, është çështja e mosthemelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton REL.

“Çështja e dytë është Serbia. Mospërfillja e interesave të Serbisë është destabilizuese”, tha ai. 

Deputeti gjerman Frank Schëabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Pieo Fassino, përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE. Deputeti italian ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pas kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane. Anëtarësimi do të mund të na ndihmonte edhe neve sepse bëjmë hapa të përbashkët edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kjo është  e nevojshme për të siguruar stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Fassioni.

1 MUAJ ME PARE

Seanca në Asamblenë Parlamentare të KiE/ Deputeti i Kosovës: Kemi përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të

STRASBURG- Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka mbajtur fjalën e tij deputeti i Republikës së Kosovës, Enis Kervan.

Teksa po delegatët e vendeve po diskutojnë raportin për anëtarësim, Kervan ka thënë se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë në favor të raportit të përgatitur nga eurodeputetja greke, Dora Bakoyannis.

FJALA E KERVAN: 

Përpara se të futem në këtë temë, dua të falënderoj nga zemra, Doran, për punën e saj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e patundur. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju dhe ata që keni kontribuar për ta bërë këtë moment historik si për Kosovën ashtu edhe për Këshillin e Evropës. Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne kemi mbështetur me zell parimet e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, me një angazhim të fortë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

Ne promovojmë tolerancën, dialogun dhe pajtimin, në përputhje me standardet ndërkombëtare si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave. Për më tepër, Kushtetuta jonë garanton mbrojtjen e të drejtave ekonomike, politike, kulturore, fetare, gjuhësore, arsimore dhe mediatike për të gjitha pakicat kombëtare. Të nderuar kolegë, në shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ju bëj thirrje që të votoni në favor të raportit të përgatitur nga e nderuara znj. Bakoyanis. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është thjesht një gjest simbolik; është një hap i prekshëm drejt sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët tanë.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet një fener shprese, duke ofruar një nivel më të lartë të mbrojtjes për të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, veçanërisht për pakicat dhe këtë e them si përfaqësues i njërit prej pakicave kombëtare në Kosovë. Dua ta mbyll duke i kërkuar secilit prej jush që të marrë parasysh rëndësinë e votës suaj. Duke mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ju jo vetëm që po mbështesni aspiratat tona për integrim evropian, por gjithashtu po rikonfirmoni parimet e drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Vota juaj do të hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme, ku Kosova qëndron me krenari në familjen evropiane, ku të drejtat e të gjithë individëve respektohen plotësisht. Sot Kosova pret miratimin tuaj për përfshirje në këtë komunitet të nderuar. Le të bashkohemi, duke përqafuar diversitetin multietnik të Kosovës, si pjesë integrale e kësaj familjeje të madhe.

1 MUAJ ME PARE

DISKUTIMI/ Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE, raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes nga shtetet

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
dora bankoyannis

STRASBURG- Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg po diskutohet për raportin e anëtarësimit të Kosovës në KiE. 

Përpiluesja e raportit, Dora Bakoyannis ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Bakoyannis foli edhe për vendet që e kritikuan për raportin e saj, ku tha se kritikuese ishin kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën. Ndërkohë shtoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve

“Për ato, do të doja me gjithë zemër që të jenë të sinqertë, sepse në realitet çështja e tyre asnjëherë nuk ka qenë se cilat, apo nëse i janë caktuar parakushte Kosovës. Nuk ka mund të ketë asnjë parakusht që këto vende do të mbështesnin një raport pozitiv, për të njëjtën arsye se kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë asgjë me kriterin e pranimit që raporti im ekzaminon. Ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetit të Kosovës. Ky është kundërshtim, e kuptoj, dhe do të ishte më e guximshme prej tyre nëse do ta thoshin këtë. E përsëris sërish: raporti nuk mban qëndrim në shtetësinë. Kjo nuk është kërkuar nga Komiteti i Ministrave. Nëse do të obligohesha nga Komiteti i Ministrave që të thosha opinionin tim mbi shtetësinë, nëse Komiteti i Ministrave do të kërkonte mendimin tim apo opinionin tonë mbi shtetësinë, kurrë nuk do ta merrja këtë raport, dhe do të rreshtohesha me qëndrimin aktual të Greqisë. Por kolegë të dashur, nuk është kështu dhe s’ka qenë kurrë”, u shpreh ajo.

1 MUAJ ME PARE

Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ 59 delegatë mbajnë fjalën e tyre, kush janë përfaqësuesit nga Shqipëria dhe Kosova

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
asambleja parlamentare e kie

STRASBURG- Ka nisur seanca ku do të shqyrtohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në debatin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, janë paraqitur për diskutim 50 përfaqësuese të shteteve të ndryshme.

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE, po merr pjesë edhe delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa për diskutim janë paraqitur, nënkryetarja e Kuvendit, Sarand Bogujevci dhe deputetët Arben Gashi dhe Enis Kervan. Ndërkaq nga Shqipëria do të diskutojnë Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj. Në emër të grupeve politike do të flasin Iulian Bulai nga Rumania, Alexis Tsipras nga Greqia, Frank Schwabe nga Gjermania, Ingjerd Schie Schou nga Norvegjia dhe Zsolt Nemeth nga Hungaria.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare. Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

1 MUAJ ME PARE

Shqyrtohet sot anëtarësimi i Kosovës në KiE, nis seanca në Strasburg

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
seanca

FRANCË- Ka nisur në Strasburg seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim. Kosova pret që Asambleja Parlamentare ta japë dritën gjelbër sot, ndërsa votimit do t’i paraprijë një diskutim dinamik.

Lista e folësve që do të marrin pjesë në këtë diskutim përpara votimit, është publikuar më herët. Deputetët kosovarë Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci do të jenë anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të flasin në Amablenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Nga Shqipëria, ndërkaq janë katër përfaqësues që do ta marrin fjalën: Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj. Në listë janë gjithsej 59 përfaqësues nga shtete të ndryshme që do të flasin, ndër të cilët 6 serbë.

Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

 

1 MUAJ ME PARE

"Pritet drita jeshile", sot votimi për raportin për Kosovën para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, çfarë dihet deri më tani?

HISTORIKE! Asambleja Parlamentare i thotë PO anëtarësimit të
Foto ilustruese

STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë një seance plenare në Strasburg. Fjala është për miratimin e një mendimi pozitiv apo jo për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, një organizatë e cila kryesisht merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.

Një ditë para votimit në Strasburg ka pasur konsultime të shumta për të parë se si është disponimi. Ka pasur takime mes delegacioneve të partive politike, ndërsa delegacionet nga Serbia dhe nga Kosova kanë bërë përpjekjet e fundit për t’i bindur deputetët që në numër sa më të madh të votojnë në favor të tyre. Në rastin e Kosovës të miratojnë opinionin pozitiv për anëtarësim, ndërsa në rastin e Serbisë të votojnë kundër.

Nga Kosova në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës, ndërsa takime në nivele të ndryshme ka mbajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përshtypja e delegatëve të disa vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, është se do të mund të sigurohen votat e favorshme për Kosovën në këtë seancë. Por, ata kanë vërejtur se në momentin e fundit ka pasur lëvizja nga disa vende anëtare të cilat e njohin Kosovën si shtet, por nuk janë të sigurta në mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në këtë moment.

Do të jetë sfidë edhe të sigurohet prania e numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin e nevojshëm. Për këtë duhet të jenë të pranishëm së paku një e treta e anëtarëve të përgjithshëm të Asamblesë. Ndërsa, nevojitet dy e tretat e votave të të pranishmëve që raporti për Kosovën të kalojë. Përmendet edhe mundësia që një numër i caktuar i deputetëve të mos marrin pjesë fare në seancë, në mënyrë që të mos shihen duke votuar as në favor e as kundër.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht për të pranuar apo jo Kosovën si anëtaren më të re të organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Por, ka zëra në qarqet diplomatike që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj. Kjo lidhet edhe me aktivitetin e vendeve të QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat zakonisht e mbështesin Kosovën, por tani duan të shohin nga Kosova lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa i përket raportit, për të cilin do të votohet të martën, në të themelimi i Asociacionit përmendet si kusht pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, mësohet se delegacioni i Italisë ka propozuar një amendament në këtë raport, duke kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin para anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Deri në momentin e fundit do të jetë e paqartë se si do të shkojnë votat dhe në cilën formë do të miratohet teksti. nDebati për Kosovën dhe votimi pritet të zhvillohet pasditen e së martës në Strasburg./ REL

keshilli i europes kosova

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni