Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një restorant në Kamëz. • Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza” dhe lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të restorantit. • Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. • Shpërthimi ka ndodhur në restorantin "Perla e Detit", nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër. • Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. • Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë. • Ndërkohë, pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse. • Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pronarët e restorantit “Perla e Detit” në Kamëz ku ndodhi shpërthimi me tritol gjatë natës kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri. Klodjan Muratit dhe Benard Elezit thonë se s’kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse.
Siç u raportua, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e mbrape të biznesit. Nga shpërthimi janë thyer disa xhama të fasadës së restoranit. Ndërsa kamerat sigurisë kanë fiksuar autorin e maskuar, i cili pasi hedh lëndën plasëse largohet me vrap në këmbë.
Gjithashtu Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi me tritol në Kamëz. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur te restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit. Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa afrohet dhe lë lëndën plasëse i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse, u shkaktua vetëm dëme materiale, konkretisht janë thyer disa xhama të fasadës së restoranit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
KAMËZ- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në “Nënë Tereza”, Kamëz. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al