LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca. Pronarja: S'kam konflikte

• Tritol dyqanit kozmetik në ish-Bllok. •Dosja.al raportoi e para për shpërthimin e fuqishëm pranë biznesit në rrugën 'Sami Frashëri', zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. •Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:15, në një periudhë kur rrugët ishin të boshatisura. • Lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit, i cili është në pronësi të Enisa Pirollit. Ajo është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.•Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, duke qenë se në atë momente, biznesi ka qenë mbyllur e nuk kishte njerëz brenda. •Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, i cili ishte me kapuç, e më pas u largua me mjetin 'Golf' të zi.• Dyshohet se shkak i këtij sulmi mund të jetë bërë konkurenca.•Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tritoli në Tiranë, shpërthimi u rrezikoi jetën dy kalimtarëve, si shpëtuan mrekullisht

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Tritoli në ish-Bllok

TIRANË- Shpërthimi me tritol që tronditi Tiranën një natë më parë u ka rrezikuar jetën dy kalimtarëve. Kamerat e sigurisë kanë treguar se vetëm një minutë para se të shpërthente lënda plasëse që ishte vendosur në derën e një dyqani me produkte kozmetike në Tiranë. Për fat, kalimtarët kanë shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.

Pronarja e biznesit është Enisa Pirolli. Ajo ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca mes bizneseve.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me tritol pranë sheshit Willson në Tiranë, shkak dyshohet konkurrenca

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Shpërthimi me tritol në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur për shkak të konkurencës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar panik në zonë. 

Pronarja e biznesit, Enisa Pirolli ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se autori është filmuar nga kamerat e sigurisë. 

3 VITE ME PARE

Shpërthimi në Tiranë/ Autori kapet nga kamerat e sigurisë, pallati mbetet pa energji

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Biznesi

TIRANË- Shpërthimi me tritol në biznesin e kozmetikës në rrugën 'Sami Frashëri', ka lënë pa energji elektrike të gjithë pallatin. Shpërthimi i cili ndodhi në mesnatë, ishte aq i fuqishëm sa ka tronditur banesat. Sipas banorëve, që pas shpërthimit, pallati nuk ka energji elektrike pasi janë dëmtuar kabujt përcjellës.

Përballë me dyqanin është një bar kafe, kamerat e sigurisë të së cilit kanë kapur autorin e ngjarjes. Këto kamera janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur një dyqani kozmetik në Sheshin ëilson në kryeqytet në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e pronares për të zbuluar se nëse sulmi është kryer nga konkurenca apo nga konflikte të mëparshme. 

3 VITE ME PARE

Tritoli në ish-Bllok! Autori me kapuç, u largua me 'Golf' të zi, banorët: Shpërthimi ishte i fuqishëm

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Këto janë pamjet nga biznesi i kozmentikës, i cili u dëmtua pas shpërthimit me tritol. Dosja.al raportoi e para për shpërthimin e fortë që la pas shumë dëme materiale.

Duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë. “Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues.

Autori dyshohet se ishte një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë.

Biznesi i cili ndodhet në rrugën 'Sami Frashëri', është në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e saj, për të kuptuar dhe zbuluar se nëse autori/autorët janë persona që kanë pasur probleme në të shkuarën me të. Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me tritol në dyqanin kozmetik në Tiranë, zbulohet pronarja e biznesit (EMRI)

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Policia

TIRANË-Dyqani kozmentik, i cili ra pre mbrëmjen e kaluar nga një një shpërthim me eksploziv, është në pronësi të Enisa Pirollit. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën 'Sami Frashëri', në një zonë të populluar të kryeqytetit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me tritol në Tiranë, Policia: Tritoli u vendos në dyqanin kozmetik të një gruaje

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Policia

TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol në një biznes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Forcat blu pranojnë se mbrëmjen e djeshme, në rrugën 'Sami Frashëri' është vendosur një lëndë shpërthyese në dyqanin e kozmetikës. Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme për shpërthimin e fuqishëm që la të tronditur banorët e zonës. 

Sipas forcave blu, lënda plasëse është vendosur në biznesin në pronësi të gruas me inicialet E.P. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në atë moment, nuk ka pasur persona brenda saj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën "Sami Frashëri", në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me tritol në ish-Bllok! PAMJET- Policia rrethon zonën pranë biznesit të rrobave

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Biznesi

TIRANË- Këto janë pamjet e biznesit në kryeqytet, të cilit iu vendos lënda plasëse pak pas mesnatës. Dyqani i veshjeve pranë sheshit 'ëilson' i është vendosur lënda plasëse tritol. Shpërthimi u dëgjua nga banorët e zonës. 

Dosja.al, e cila raportoi e para për këtë ngjarje, sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku zona është rrethuar nga efektivët e policisë. Lënda plasëse mësohet se është vendosur në derën e biznesit.


Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, përveç dëmeve materiale.

3 VITE ME PARE

Shpërthim në Tiranë! I vendoset tritoli butikut të rrobave në ish-Bllok

Shpërthim me tritol dyqanit në ish-Bllok, shkak dyshohet konkurenca.
Biznesi

TIRANË- Shpërthim me tritol në Tiranë. Policia raporton paraprakisht se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Sami Frashëri' afër sheshit 'Wilson', pranë zonës së ish-Bllokut. Më konkretisht, bëhet me dije se në derën e jashtme të një dyqani rrobash është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, duke qenë se në atë momente, biznesi ka qenë mbyllur e nuk kishte njerëz brenda. Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, kujt i përket biznesi në fjalë dhe shkaku i këtij sulmi. 

Njoftimi paraprak: 

Në rrugën Sami Frashëri afër sheshit willson, në derën e jashtme të një dyqani rrobash dyshohet se është hedhur lëndë plasese, si pasojë ka vetëm dëme materiale.

tritol ne ish-bllok enisa pirolli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës