LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shpalosim nesër programin Shqipëria 2030", Rama në Shkodër: Kush bën punë jo të ndershme, të shkojë aty ku ka vendin

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kandidatët e PS për deputetë në Shkodër. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Partia Socialiste ka formuar një skuadër shumë përfaqësuese që u flet të gjithëve në Shkodër. • Sipas tij, PS përballë ka vetëm horizontin e Bashkimit Europian, ndërsa u shpreh se kundërshtarët e tij janë mbrapa. • Rama nuk la pa komentuar edhe listën e opozitës në këtë qark, të cilën e cilësoi si qesharake, ndërsa shtoi se Shkodra ishte vendi që dikur përfaqësonte çfarë ishte këneta. • Teksa po ironizonte kandidatët demokratë në Shkodër, Rama tha se përjashtim nga "lista e kënetës" bën deputetja Greta Bardelin për të cilën u shpreh se gëzon respekt. • Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se garantët e reformës në drejtësi dhe SPAK është Partia Socialiste. • Ndërkohë për ata që sipas tij devijojnë nga qëllimi i përbashkët dhe e përdorin fduqinë e popullit për punë jo të ndershme duhet të shkojë atje ku e ka vendin. • Ai deklaroi se nesër PS shpalos programin "Shqipëria 2030", ku sipas tij, për çdo fushë ka shumë strategji, ndërsa e cilësoi si program qeverisës. • Rama foli edhe për programin e prezantuar nga opozita, ku tha se ata premtojnë pensione 500 euro dhe naftë 5 cent pa pasur gjë në dorë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nesër shpalosim programin Shqipëria 2030", Rama: Nuk jemi si ata që premtojnë pensione 500 euro dhe naftën 5 cent dhe nuk kanë gjë në dorë

"Shpalosim nesër programin Shqipëria 2030", Rama në
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me kandidatët për deputet në Shkodër, se nesër PS shpalos programin "Shqipëria 2030". Sipas tij ky program për çdo fushë ka shumë strategji, ndërsa e cilësoi si program qeverisës.

Rama foli edhe për programin e prezantuar nga opozita, ku tha se ata premtojnë pensione 500 euro dhe naftë 5 cent pa pasur gjë në dorë.

“Nesër kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, bashkë me të gjithë grupin e deputetëve, për të dhënë një perspektivë. Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale, ne kemi një program që për çdo fushë kemi një mal me strategji, me plan me të gjitha, kështu që është shumë masiv programi ynë, është një program qeverisë.

Nuk jemi hajt të kapim na një gjë, se s’kemi gjë në dorë dhe do i themi do i bëjmë pensionet 500 euro, edhe do bëjmë naftën 5 cent. Këto i thotë kush nuk ka gjë në dorë. Edhe e kam treguar dhe në vend tjetër, më kujtojnë atë skenën kur kam shkuar me Fatos Nanon në një ngushëllim.

Edhe del dikush aty dhe thotë: Kryeministër nuk keni gjë në vijë, po nuk zgjidhët përfundimisht problemin e pronës. E drejt i thotë Fatosi, por ke ndonjë ide ti. Shumë e thjesht tha, merrjani të gjithëve dhe jepjani atyre që e kanë pas dhe gjithë të tjerët të ndahet ky muhabet. Kjo është shumë vizionare dhe shumë e guximshme por këtë duhet ta zgjidhësh me Sabriun që nuk ka gjë në dorë", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama në Shkodër: Kush e përdor fuqinë e popullit për punë jo të ndershme pas shpinës sonë, të shkojë atje ku e ka vendin

"Shpalosim nesër programin Shqipëria 2030", Rama në
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish sot në takimin me kandidatët në Shkodër, se kjo qeveri dorëzoi shpatën e ndëshkimit nga politika te drejtësia. 

Ai u shpreh se përtej të gjitha atyre që i cilësoi si "lajthitje, çudira dhe gabimeve" ai tha se PS do ta mbështesë deri në fund procesin e drejtësisë. Sipas tij, socialistët janë garantët për reformën në drejtësi. Ndërkohë për ata që sipas tij devijojnë nga qëllimi i përbashkët dhe e përdorin fduqinë e popullit për punë jo të ndershme duhet të shkojë atje ku e ka vendin.

Edi Rama: Na tregojnë ne me gisht për një punë të bërë nga drejtësia. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik nuk ka në dorë shpatën. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi, përtej të gjitha lajthitjeve çudirave e gabimeve, është një proces historik i domosdoshëm që do ta mbështesim deri në fund. Ata që nuk do të kenë kurrë gjë në dorë, SPAK-un e shohin si të vetmen shpresë, aleat për të bërë opozitë. Bufi thotë më 12 maj do ta shkrijmë. Jemi ne garantët për reformën në drejtësi dhe duhet të jemi shumë krenar për këtë gjë. Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përse PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku e ka vendin.

1 VITE ME PARE

"Lista e opozitës për Shkodrën është qesharake", Rama: Janë kartëvizita e kënetës, përjashto një deputete për të cilën kam respekt

"Shpalosim nesër programin Shqipëria 2030", Rama në
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh në takimin me kandidatët socialistë se PS do të bëjë shumë për Shkodrën, pasi sipas tij është lënë mbrapa. 

Rama gjatë fjalës së tij, nuk la pa komentuar edhe listën e opozitës në këtë qark, të cilën e cilësoi si qesharake. Më tej shtoi se Shkodra ishte vendi që dikur përfaqësonte çfarë ishte këneta.

Teksa po ironizonte kandidatët demokratë në Shkodër, Rama tha se përjashtim nga "lista e kënetës" bën deputetja Greta Bardelin për të cilën u shpreh se gëzon respekt.

“Kemi bërë një tranfuzion të gjakut në PS. Në këtë skuadër janë edhe ata që me siguri do të jenë pjesë e asaj stafete që do të kalojë në duart e një gjenerate tjetër. Unë besoj shumë që ajo që filluam me Benetin që rezultoi histori suksesi, duke i dhënë Shkodrës mundësinë të zgjedhë, përtej llogoreve partiake, është sot edhe në këtë skuadër.

Ka njerëz që vijnë nga një rrugë e gjatë me PS, nga një rrugë e nisur me PD, njerëz që vijnë nga emigracioni, eksperiencat e ndryshme, apo ëndrrat e pasionet deri dhe tek më të rinjtë fare të Shkodrës që janë të përfaqësuar. Ne duam të bëjmë shumë për Shkodrën sepse është lënë shumë mbrapa. Jemi në një betejë me një prapambetje të madhe. Kemi ndryshuar Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrëz, Vaun e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër do të ndryshojnë të gjitha. Do e mbështesim Shkodrën me projekte madhore, që tek hekurudha Durrës-Prishtinë që do cekë Shkodrën deri tek projektet e vogla në dukje, por shumë domethënëse.

Por na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë rikthyer sërish tek disa personazhe që të vjen zor t’i përmendësh emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu. Kartëvizita e kënetës është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhje me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim me kandidatët për deputetë në Shkodër: Përballë kemi vetëm horizontin e BE, kundërshtarët i kemi mbrapa

"Shpalosim nesër programin Shqipëria 2030", Rama në
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kandidatët e PS për deputetë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Partia Socialiste ka formuar një skuadër shumë përfaqësuese që u flet të gjithëve në Shkodër. Ai tha se përballë PS ka vetëm horizontin e Bashkimit Europian, ndërsa u shpreh se kundërshtarët e tij janë mbrapa. 

Rama: Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do. Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime sharje britma dhe lehje.

 

edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale