LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur nga bombardimet! Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim mjekësor (FOTO)

• Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje ditën e djeshme për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. • Lajmi u raportua nga mediat e mëdha ndërkombëtare, si Associated Press, BBC dhe Reuters. • Arritja e marrëveshjes i hap rrugën përfundimit të luftës mbi njëvjeçare në Gazë, e cila e ka trazuar Lindjen e Mesme. • Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli. • Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. • Ndërkohë disa orë pas shpalljes së këtij armëpushimi, mbrojtja civile në Rripin e Gazës ka njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave që janë vrarë në enklavë, duke theksuar një intensifikim të madh të bombardimeve izraelite . • Sipas tij, 230 persona u plagosën nga granatimet izraelite që ende vazhdojnë. • Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të enjten se një krizë e momentit të fundit me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve. • Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione. • Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por ka një pasqyrë të asaj se si do të duket ajo sipas komenteve të zyrtarëve dhe raportimeve në media bazuar në draftet e rrjedhura të marrëveshjes. • Në fazën e parë do të nisë një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen dalëngadalë nga qendra e Gazës. • Gjatë kësaj faze, Hamasi do t’i lirojë 33 pengje, që pritet të jenë kryesisht gra, të moshuar dhe të sëmurë, në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. • Disa pengje u liruan në nëntor 2023 në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. • Hamas ende mban 94 pengje, por Izraeli beson se vetëm 60 prej tyre janë ende gjallë. • Palestinezët e zhvendosur si pasojë e luftës do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, ndërsa ndihma humanitare do të fillojë të hyjë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. • Gati të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës. • Negociatat e mëtejshme për fazën e dytë dhe të tretë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të zbatimit të marrëveshjes, dhe analistët thonë se kjo mund të jetë sfida e parë e vërtetë për jetëgjatësinë e armëpushimit. • Faza e dytë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve të mbetura dhe, më e rëndësishmja, përfundimin e luftës

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Lufta Izrael-Hamas/ OBSH: Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor (FOTO)

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur
Pamje nga evakuimi

TIRANË - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuar në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor. Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa familja e tij, përfshirë babain, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.

OBSH në Shqipëri ka ndarë pamje nga evakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare.

Njoftimi i plotë i OBSH në Shqipëri:

Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.

Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.

Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.

1 VITE ME PARE

Analiza: Izraeli kërkon të mbajë kontrollin mbi Gazën pas armëpushimit

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Trump u zotua ta shfrytëzojë atë për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe. Këto të fundit këmbëngulin që zgjidhja përfundimtare të jetë krijimi i një shteti të pavarur palestinez. Megjithatë, disa analistë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

Faza e parë e marrëveshjës së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit fillon me një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite. Kjo do t'u mundësonte palestinezëve që ikën në pjesën jugore të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, në veri. Në fazën e dytë, ushtria do të tërhiqej pasi të lirohen të gjithë pengjet, që kërkon negociata të reja. Qëllimi i fazës së dytë është dhënia fund e konfliktit. Për këtë mund të duhen muaj të tërë. Analistët thonë se ndërkohë sulmet janë të mundshme.

“Do të shihni sulme të rregullta izraelite në Gazë, ashtu siç ndodhin në Bregun Perëndimor, gjë që nuk kërkon praninë e një numri të madh të forcave në Rripin e Gazës. Për sulme duhet vetëm liria e lëvizjes”, thotë analisti ushtarak Yonah Bob nga gazeta ‘Jerusalem Post’.

Faza e tretë dhe e fundit, mbulon periudhën pasi të marrë fund konflikti: rindërtimin e Gazës me një strukturë të re qeverisëse. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Analistët thonë se kërcënimet zotit Trump javën e kaluar se “ferri e pret” Hamasin nëse nuk arrihej një marrëveshje përpara inaugurimit të tij, mund të kenë luajtur rol.

“Banorët e Gazës tanimë janë në ferr, por ekziston gjithashtu ndjenja se Trumpi mund të ketë bërë trysni ndaj kryeministrit Netanyahu. Kjo është arsyeja pse po ecim përpara”, thotë Mirette Mabrouk nga Institui i Lindjes së Mesme.

Zoti Trump, në një postim në rrjetin social ‘Truth’ tha se ai do ta shfrytëzojë marrveshjen për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, për të normalizuar marrëdhëniet arabo-izraelite. Vendet arabe vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një shteti palestinez, apo dhënien fund të konfliktit përmes të ashtuquajturës zgjidhja me dy shtete.

“Nuk e shoh këtë si të mundshme nën administratën Trump dhe kjo nuk është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj tij apo dikujt tjetër. Izraelitët dhe palestinezët janë shumë larg arritjes së marrëveshjeve të vështira që janë të nevojshme për zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve”, thotë Jonathan Ruhe nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Analistë të tjerë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës. Korridori ‘Netzarim’ ndan Gazën në pjesën veriore dhe atë jugore. Ajo është shndërruar në një rrugë të gjerë, të asfaltuar, e veshur me dhjetëra kazerma ushtarake, që tregon se Izraeli do të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gazë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se ky nuk është plani i tyre.

“Vendimi se sa do të qëndrojmë i takon qeverisë. E kemi thënë shumë herë, nëse është e nevojshme, mund ta pastrojmë atë zonë brenda 24 orëve”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nadav Shoshani.

Zyrtarët e Hamasit thanë se organizata e tyre e fitoi luftën. Ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit, Khalil al Hayya, tha se Izraeli nuk arriti qëllimet e tij në Gazë. Disa analistë izraelitë paralajmërojnë se Hamasi mbetet me ndikim në Gazë dhe mund të forcohet, nëse Izraeli tërhiqet plotësisht pas lirimit të të gjithë pengjeve.

“Hamasi ende nuk është mposhtur plotësisht ushtarakisht dhe ende e kotrollon Rripin e Gazës. Këto ishin dy qëllimet më të rëndësishme izraelite që u përcaktuan nga qeveria dhe ende nuk janë arritur. Kjo është arsyeja pse kjo marrëveshje nuk është e mirë strategjikisht, por është e mirë nga pikëpamja morale dhe kombëtare për të liruar pengjet”, thotë Jonathan Concricus, ish-zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ushtria thotë se dëshiron krimin e një zone neutrale prej të paktën një kilometri përgjatë kufirit për t'u siguruar që një sulm i Hamasit në Izrael nuk mund të ndodhë më kurrë./ VOA

1 VITE ME PARE

Gaza nuk gjen qetësi edhe pas shpalljes së marrëveshjes së armëpushimit, 73 persona humbin jetën nga bombardimet

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur
foto ilustruese

GAZA- Mbrojtja civile në Rripin e Gazës ka njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave që janë vrarë në enklavë pas shpalljes së një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, duke përmendur një "intensifikim të madh" të bombardimeve izraelite .

"Pas shpalljes së armëpushimit, forcat izraelite pushtuese vranë 73 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 25 gra"në bombardimet që synonin kryesisht qytetin e Gazës, por edhe Khan Younis", tha Mahmoud Bashar, një zëdhënës i mbrojtjes civile.

Sipas tij, 230 persona u plagosën nga granatimet izraelite që vazhdojnë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të enjten se një krizë e momentit të fundit me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

1 VITE ME PARE

Izraeli: Nuk do ta aprovojmë armëpushimin derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur

LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta. Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

Izzat al-Rashq - zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”. Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t’i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve. Netanyahu është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t’i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.

Ndërkohë, bombardimet izraelite gjatë ditës së fundit kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.

Hollësitë e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por ka një pasqyrë të asaj se si do të duket ajo sipas komenteve të zyrtarëve dhe raportimeve në media bazuar në draftet e rrjedhura të marrëveshjes. Në fazën e parë do të nisë një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen dalëngadalë nga qendra e Gazës.

Gjatë kësaj faze, Hamasi do t’i lirojë 33 pengje – që pritet të jenë kryesisht gra, të moshuar dhe të sëmurë – në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Disa pengje u liruan në nëntor 2023 në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. Hamas ende mban 94 pengje, por Izraeli beson se vetëm 60 prej tyre janë ende gjallë.

Palestinezët e zhvendosur si pasojë e luftës do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në fazën e parë të marrëveshjes, ndërsa ndihma humanitare do të fillojë të hyjë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Gati të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës.

Negociatat e mëtejshme për fazën e dytë dhe të tretë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të zbatimit të marrëveshjes, dhe analistët thonë se kjo mund të jetë sfida e parë e vërtetë për jetëgjatësinë e armëpushimit. Faza e dytë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve të mbetura dhe, më e rëndësishmja, përfundimin e luftës./ REL

1 VITE ME PARE

Analiza e DW: Cila është pjesa më sfiduese e marrëveshjes së Gazës?

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur
foto ilustruese

GAZË- Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit parashikon pas lirimit fillimisht të të gjitha grave, të miturve deri në moshën 19 vjeç dhe burrave mbi 50 vjeç, të cilët mbahen peng nga Hamasi, të vazhdojnë negociatat për fazën e dytë të armëpushimit.

Këto negociata planifikohet të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë dhe pritet të pasohen nga lirimi i të gjithë pengjeve të mbetur,  përfshirë edhe ushtarët izraelitë.

Gjithashtu pritet të arrihet marrëveshje për një armëpushim të përhershëm dhe për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

Në një fazë të tretë pritet të dorëzohen të gjithë trupat pa jetë të pengjeve dhe të fillojë rindërtimi i Rripit të Gazës, që është shkatërruar në shkallë të gjërë.

Pritet të pasojnë faza të vështira

Ndërsa faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit nuk është "problem", e dyta do të jetë "e vështirë", tha për DW, analisti Hans-Jakob Schindler. "Sepse në fazën e dytë, duhet të mendohet për fazën e tretë, që është armëpushimi i qëndrueshëm dhe rindërtimi i Rripit të Gazës”, tha ai.

Përveç lirimit të pjesës së mbetur të pengjeve, faza e dytë "do të përmbajë edhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga pjesa më e madhe e Rripit të Gazës, veçanërisht nga zona e vërtetë e sigurisë përgjatë kufirit egjiptian," tha ai.

Cili do të jetë përgjegjës për Gazën?

Në këtë moment do të shtrohet pyetja është se cili do të jetë përgjegjës për Gazën, theksoi Schindler.

"Nëse përgjigja do të jetë se nuk ka përgjigje, atëherë shanset janë shumë të larta që pas një periudhe të shkurtër kohe, përgjegjës do të jetë përsëri Hamasi," tha ai./DW

1 VITE ME PARE

7 të vdekur në Gaza nga bombardimet izraelite disa orë pas shpalljes së marrëveshjes së armëpushimit

Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas/ Dhjetëra të vdekur
Foto ilustruese

GAZA- Mbrojtja civile në Rripin e Gazës tha se shtatë persona u vranë në dy bombardime nga forcat ajrore izraelite këtë mëngjes, disa orë pas njoftimit se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit do të hynte në fuqi të dielën pas 15 muajah luftë.

Granatimet e një shtëpie në lagjen Rimal të qytetit të Gazës vranë të paktën pesë persona, ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën, sipas një deklarate të mbrojtjes civile. Në qendër të të njëjtit qytet, sipas të njëjtit burim, dy persona u vranë në një goditje ndaj një prone.

Mbrëmjen vonë, mbrojtja civile foli për njëzet të vdekur në tre bombardime pas njoftimit nga Katari dhe SHBA se ishte arritur një marrëveshje. Kjo e fundit parashikon një armëpushim nga mesdita e së dielës, lirimin e 33 pengjeve izraelitë dhe në këmbim të rreth një mijë të burgosurve palestinezë, si dhe një rritje të sasisë së ndihmës humanitare që lejohet të hyjë në enklavën palestineze.

Një bastisje e paprecedentë nga krahu ushtarak i Hamasit në sektorët jugor të territorit izraelit më 7 tetor 2023, duke shkaktuar luftën, vrau 1,210 njerëz nga pala izraelite, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 94 mbeten në Rripin e Gazës, por 34 prej tyre janë shpallur të vdekur nga ushtria.

Të paktën 46,707 njerëz, shumica prej tyre civilë, kanë vdekur në operacionet e gjera ushtarake izraelite që atëherë në enklavë, ku situata humanitare përshkruhet si katastrofike, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit. Rripi i Gazës, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

benjamin netanyahu lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje